Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Lindja permireson trurin e grave

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Lindja permireson trurin e grave Empty
MesazhTitulli: Lindja permireson trurin e grave   Lindja permireson trurin e grave I_icon_minitimeFri Jan 21, 2011 8:40 am

Lindja permireson trurin e grave 1295536056-lindja_femijes

Është njëlloj si një Big Bang emotiv. Pas një lindjeje, asgjë nuk është
si më parë. Koka, zemra, trupi mendimet vërtiten rreth asaj qenieje të
vogël që sapo ka dalë në jetë e që kërkon gjithçka nga ty: ushqim,
dashuri, ngrohtësi, buzëqeshje. Do s’do, do t’i bësh të gjitha ato që ai
kërkon, jo sepse ndihesh i detyruar, por sepse e ndjen ta bësh diçka të
tillë. Gjithçka mund të ndodhë kur lind një fëmijë. Nënat, zakonisht në
këtë fazë, që zgjat nga muajt e parë të jetës deri në vitet e para të
jetës së fëmijëve, duket sikur nuk kuptojnë më asgjë, janë krejtësisht
të dhëna pas një roli të ri që përfshin djepin, hapat e para apo fjalët e
para të fëmijës që kanë sjellë në jetë. Duket sikur truri i grave, edhe
i atyre që e kanë vuajtur shumë mëmësinë, pëson një metamorfozë
psikofizike, që edhe pse flitet shumë, por nuk ka studime të mirëfillta,
karakterizohet në shumicën e herëve nga një paragjykim negativ.


burgosurat e një stuhie hormonale, që sipas bindjeve të zakonshme është
shumë e vështirë të çlirohen, gratë e bëra nëna bëhen më pak të
besueshme për punën (mjafton një temperaturë dhe ikin me vrap në shtëpi
pa pyetur për pasojat), më pak të disponueshme drejt bashkëshortëve dhe
gjithmonë të zjarrta në debatet çerdhe, babysiter, ushqimi, gjumi e të
kuptueshme si kurrë më parë. A janë këto të gjitha të vërteta? Ndoshta
pjesërisht, por leximi i këtyre simptomave duhet bërë në të kundërt, siç
tregon një studim i bërë nga shkrimtarja dhe gazetarja Katherine
Ellison, me titull: “The mommy brain. How motherhood make us smarter”.
Një libër shumë i zjarrtë që çmonton pjesë pas pjese mendimet e gabuara
mbi mëmësinë, që duke u bazuar në disa studime shkencore tregon se të
bësh një fëmijë, i bën gratë më inteligjente dhe të afta të bëjnë shumë
gjëra njëkohësisht.

Vetë shtatzënia modifikon trurin e tyre, dhe
oksitocina, hormoni kryesor i lindjes, stimulon kapacitete sociale dhe
produktive që të njëjtat gra, para se të bënin një fëmijë nuk mendonin
se i kishin. Sigurisht që është e vërtetë se nënat e reja janë pak të
shpërqendruara, dhe vendosin pastën e dhëmbëve në frigorifer, vdesin për
gjumë dhe lënë të tjera gjëra pa bërë, por kjo ndodh sepse janë të
angazhuara në diçka tjetër më të rëndësishme dhe truri i tyre
seleksionon prioritetet. Një revolucion i vërtetë, me pak fjalë, që
synon t’i kthejë amësisë kuptimin e saj të vërtetë. Gjithçka përmbys atë
çka mendohej se, pa lindjes gratë ndihen më të vetmuara dhe bien shumë
në peshë. Kësaj teme, potencialit të pabesueshëm të mendjes së nënave, i
kishte kushtuar një libër dy vjet më parë edhe Massimo Ammaniti,
profesor i psikopatologjisë së zhvillimit në universitetin “La sapienza”
të Romës dhe një psikanalist i famshëm.

Aty ai tregonte për
metamorfozën emotive dhe kimike të mendimit femëror, që shoqëron
shtatzëninë dhe lindjen e një fëmije, ku emocionet janë të njëjta me një
histori dashurie shumë të fortë dhe romantike. “E njoh librin e
Katherine Ellison dhe kërkimit të cilit i referohet, në veçanti atij të
Universitetit të Yale. Është një fill i ri mendimi që tregon se ajo që
ndodh gjatë shtatzënisë, se ajo që aktivizohet në qarkun cerebral të
nënave, qëndron në inteligjencën femërore, d.m.th duke i zgjeruar
aftësisë e tyre në të gjitha fushat. Nga ana tjetër, gratë në muajt që
pasojnë lindjen duhet të përgatiten për detyra të reja, të interpretojnë
nevojat e fëmijës së porsalindur, dhe të shkojnë përtej asaj që ato
kanë treguar se dinë të bëjnë.

Pastaj ky trajnim fenomenal bëhet
inteligjencë emocionale, plasticitet, aftësi për lidhje të reja. Të
gjithë elementë që merren gjatë kësaj kohe, më pas tregohet se janë të
çmuar edhe në botën e punës”. Nga ana tjetër, Silvia Vigetti Finzi,
psikoanaliste dhe autore e disa librave shumë të rëndësishëm për
fëmijët, tregon se “ardhja në jetë e një fëmije është ndoshta
eksperienca më e bukur që një grua mund të provojë në jetën e saj, ndaj
është e pashmangshme që me mëmësinë gruaja të fitojë aftësi të reja të
panjohura më parë.

Megjithatë, duket se sot kjo inteligjencë e
jashtëzakonshme emotive ‘mbytet’ nga vështirësitë për të krijuar
familje. Përkundrazi, sot sheh prindër që janë të gatshëm të bëjnë çdo
lloj gjëje për të pasur një fëmijë në çfarëdolloj moshe. Sigurisht,
mjafton të dëgjosh atë se çka thonë ato, se sa e vështirë është të
rrisësh një fëmijë, por kjo i bë ato që të përballen me situata nga më
të ndryshmet”. Me pak fjalë, të qenit nënë përmirëson ndjeshëm aftësitë
tona emotive, por nga ana tjetër sjell edhe disavantazhe ekonomike dhe
sociale. Sipas Chiara Volpatos, profesoreshë e psikologjisë sociale në
universitetin ‘Bicoca’ të Milanos, kur bëhesh nënë kupton që të ardhmen e
sheh me një sy tjetër, sepse janë pikërisht edhe fëmijët që i shtyjnë
ta bëjnë këtë. Është e pabesueshme se si ndryshon kapaciteti produktiv
pas lindjes. Këto studime, që më në fund vlerësojnë mendimin e nënave,
janë vërtet të rëndësishme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Lindja permireson trurin e grave
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Soja përmirëson kualitetin e gjumit
»  60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë
» Çaj i gjelbër përmirëson çrregullimet e gjumit
» Zbulim që përmirëson shtatzëninë
» Google përmirëson kërkimin e fotografive

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: