Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Kujdes, mos qendroni shume ulur!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Kujdes, mos qendroni shume ulur! Empty
MesazhTitulli: Kujdes, mos qendroni shume ulur!   Kujdes, mos qendroni shume ulur! I_icon_minitimeFri Jan 21, 2011 8:42 am

Një studim i “University College London” ka llogaritur se të qëndrosh
çdo ditë rreth katër orë ulur përpara ekranit të vogël rrit rrezikun e
sëmundjeve vdekjeprurëse me 48 për qind dhe atë për të vdekur nga
sëmundjet kardiake me 125 për qind.
Kujdes, mos qendroni shume ulur! 1295264473-mos_rrini_shume_ulur
Nuk ka rëndësi nëse shkoni në
palestër çdo ditë, nuk pini duhan, dhe alkool: armiku i vërtetë i
zemrës suaj është televizori, sidomos nëse kaloni katër orë ulur përpara
ekranit të vogël. Nëse praktikoni një zakon të tillë, rreziku për
infarktet dhe sëmundjet kardiovaskulare rritet ndjeshëm. Përfundimi ka
dalë nga një studim i “University College London”, sipas të cilit të
kalosh shumë kohë përpara televizorit, shkakton rritje të përgjithshme
të sëmundjeve vdekjeprurëse me 48 për qind dhe rrit me 125 për qind
rrezikun për të vdekur nga sëmundje kardiake. Studimi i publikuar në
“Journal of the American College of Cardiology”, është fryt i një
studimi të bërë tek 4.512 persona të ndjekur për katër vjet radhazi,
gjatë të cilëve 325 vdiqën dhe 215 kanë pasur të paktën një sëmundje
kardiovaskulare. Duke krahasuar të dhënat mbi shëndetin me ato mbi
sasinë e orëve të kaluara përpara televizionit apo kompjuterit,
kërkuesit gjetën një rritje të rrezikut tek ata që çdo ditë qëndronin
ulur për më shumë se katër orë, e kjo ndodhte edhe në mungesë të
zakoneve të këqija si alkooli, duhani dhe në prani të zakoneve
“pozitive” si ushtrimet fizike.

“Një mënyrë për të qenë të
shëndetshëm është edhe zvogëlimi i kohës që kalohet ulur. Tre ose katër
orë përpara televizorit në ditë janë shumë, që përveçse është mënyra më
pasive dhe më pak kreative për të kaluar kohën, përfaqëson dhe rrezik të
madh për shëndetin”, ka treguar një prej autorëve, Emmanuel Stamatakis,
i Departamentit të Epidemilogjisë dhe Shëndetit Publik. Megjithatë të
tjerë specialistë, sidomos ekspertët italianë, i kanë parë me
skepticizëm këto përfundime. “Rezultatet e studimit janë shumë shabllon
dhe ‘kapin’ interesin e atyre që e lexojnë e që mund të arrijnë në
përfundimin se duke parë televizor, mund të na dhëmbë zemra. Por nëse do
të hyhet në detaje, do të zbulohen të veçanta të rëndësishme që na
bëjnë të kemi dyshime mbi vlefshmërinë e këtij pohimi”, shpjegon
profesor Paolo Camici, drejtor i shkollës së specializimit në sëmundjet
kardiovaskulare në universitetin “Vita-Salute San Raffaele” e Milanos.
Në veçanti profesori bën me dije se vullnetarët që janë marrë në
shqyrtim, janë intervistuar përmes telefonit, duke deklaruar me zë për
kohën mesatare që kalonin para televizorit, pa asnjë kontroll objektiv
mbi verdiktin e deklaratave të tyre. Në bazë të rezultateve të sondazhit
u ndanë më pas në tre grupe dhe më vonë u pa se ata që kalonin më tepër
se katër orë përpara televizorit, kishin më shumë mundësi për t’u
prekur nga sëmundjet kardiovaskulare.

“Megjithatë - shpjegon
Camici – duke parë detajet e studimit, vihet re se si komponentët e
grupit të fundit janë mesatarisht 4-5 vjet më të mëdhenj se të tjerët,
kryesisht të seksit mashkull dhe në pjesën më të madhe të prekur nga
sëmundjet kronike, si tensioni i lartë i gjakut dhe diabeti. Megjithatë
edhe pse autorët kanë futur të dhëna statistikore për të korrigjuar këto
diferenca, e dhëna kryesore është se subjektet që shohin më shumë
televizor kanë edhe një numër të madh arsyesh për të zhvilluar sëmundje
kardiovaskulare. Në fund, pika kyçe është se ai që ka përcaktuar
rrezikun më të madh për këto subjekte, nuk është televizioni në vetvete,
por fakti që qëndrojnë të ulur për shumë kohë”.

Sipas raportit
të vitit 2002, të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ekzistojnë ende
faktorë në gjendje të ndikojnë konkretisht në mënyrë negative
jetëgjatësinë e njeriut në vendet e industrializuara. Në veçanti bëhet
fjalë për aspekte që varen nga sjellja apo zakonet e jetës së individëve
dhe nga faktorë të modifikueshëm, si duhani, përdorimi i substancave
alkoolike, jeta sedentare, mbipesha, reduktimi i konsumit të frutave dhe
perimeve dhe përdorimi i substancave narkotike. Duhani, sipas raportit,
lidhet mesatarisht me një reduktim të 12,2 viteve jetë, alkooli në një
shkurtim prej 9,2 vjetësh dhe jeta sedentare me 3.3 vjet jete më pak.
Televizor apo jo, duket se çelësi për të qenë të shëndetshëm fshihet në
një kompleks faktorësh që shkojnë nga ushqyerja te stili i jetesës.
Sigurisht duke kaluar edhe tek ushtrimet e përditshme fizike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Kujdes, mos qendroni shume ulur!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kujdes nga antispastikët!
» Qëndrimi ulur, rrezik për shëndetin !!
» Qëndrimi ulur, i dëmshëm për shëndetin
» Juventusi e dëshiron ta mbajë Aquilanin me çmim të ulur
» Kujdes nga antispastikët!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: