Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Data me rendesi kombetare qe nga viti 1878 deri me 2010

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Data me rendesi kombetare qe nga viti 1878 deri me 2010  Empty
MesazhTitulli: Data me rendesi kombetare qe nga viti 1878 deri me 2010    Data me rendesi kombetare qe nga viti 1878 deri me 2010  I_icon_minitimeFri Jan 21, 2011 6:30 pm

Data me rendesi kombetare qe nga viti 1878 deri me 2010



Nga Faton Krasniqi



1878
Në Shën Stefan nënshkruhet Marrëveshja e Paqes midis Perandorisë Ruse
dhe Perandorisë Osmane me të cilën pjesë të tokave shqiptare iu dhanë
Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të Zi. – Vazhdon shpërngulja e dhunshme e
shqipatrëve prej Serbisë Jugore dhe prej Malit të Zi. – Kuvendi kombëtar
themelon në Prizren Lidhjen Shqiptare. – Mbahet Kongresi i Berlinit, në
të cilin njihen zgjerimet e Serbisë dhe të Malit të Zi në tokat
shqiptare.




1879
Në Stamboll themelohet Shoqëria e të shtypurit shkronja shqip, me
kryetar Sami Frashërin. – Ushtria malazeze fillon sulmet kundër Plavës e
Gucisë.




1880
Forcat e Lidhjes Shqiptare shpartallojnë ushtrinë malazeze në Velikë,
Pepaj dhe Rrzhanicë. – Konferenca e Berlinit vendos t’i japë Malit të
Zi, në vend të Hotit dhe të Grudës, qytetin shqiptar Ulqinin me rrethin e
tij. – Mblidhet Kuvendi i Gjirokastrës, i cili vendos që të luftohet
për formimin e shtetit autonom shqiptar. – Lindi Fan Noli. Vdiq më 1965.




1881
Kuvendi i jashtëzakonshëm i Lidhjes Shqiptare, që mblidhet në Prizren,
shpall Qeverinë e Përkohshme me kryetar Ymer Prizrenin. – Forcat e
Lidhjes Shqiptare çlirojnë një sërë qytetesh në Kosovë dhe në Maqedoni. –
Ushtria turke ripushton qytetet që kishin çliruar forcat shqiptare dhe
shtyp Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.




1883 Shpërthen kryengritja kundërosmane në malësinë e Mbishkodrës.



1885 Zhvillohet kryengritja në Kosovë e udhëhequr nga Sylejman Vokshi.



1887 Në Korçë hapet shkolla shqipe.



1893 Shpërthen kryengritja kundërosmane e udhëhequr nga Haxhi Zeka në Pejë.



1896 Sulltan Abdyl Hamiti shpall dekretin mbi reformat në vilajetin e Rumelisë.



1897 Komiteti shqiptar i Stambollit, i kryesuar nga Sami Frashëri, shpall manifestin Ç’duan shqiptarët.



1899
Formohet Lidhja Shqiptare e Pejës në krye me Haxhi Zekën. – Botohet
programi kombëtar i Sami Frashërit Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do
të bëhetë?




1902 Shpërthen kryengritja kundërosmane në Mirditë.

1906 Nën drejtimin e Komitetit të Manastirit fillon formimi i çetave të para atdhetare.



1908
Shpërthen revolucioni xhonturk.- Fillon punimet Kongresi i Manastirit
për njësimin e alfabetit shqip. – Lindi Eqrem Çabej. Vdiq më 1980.




1909 Në Elbasan hapet Shkolla Normale Shqipe.



1910
Zhvillohet beteja midis kryengritësve shqiptarë të udhëhequr nga Idriz
Seferi dhe forcave turke në Grykën e Kaçanikut dhe kryengritësve
shqiptarë të udhëhequr nga Isa Boletini e Hasan Budakova dhe forcave
turke në Shtimje e Caralevë. – Shpërthen kryengritja kundër xhonturqve
në Malësinë e Mbishkodrës e udhëhequr nga Ded Gjo Luli.




1911/12 Në tokat shqiptare zhvillohen kryengritje të mëdha për pavarësinë e Shqipërisë.



1912 Fillojnë luftërat ballkanike. – Kuvendi kombëtar i Vlorës shpall Pavarësinë e Shqipërisë.



1913
Ushtritë serbe dhe malazeze bëjnë masakra masive në tokat e pushtuara
shqiptare në Kosovë, në Maqedoni dhe në Mal të Zi. Fillojnë shpërnguljet
e shqiptarëve në Turqi. – Konferenca e Ambasadorëve në Londër cakton
kufijtë e Shqipërisë. Më shumë se gjysma e popullit shqiptar dhe e
trojeve të tij etnike mbesin jashtë kufijve të Shqipërisë!




1914 - 1918 Lufta e Parë Botërore.



1914
Qeveria greke shpall zyrtarisht pushtimin e Shqipërisë së Jugut. –
Italia pushton Sazanin dhe Vlorën. – Vazhdon shpërngulja e shqiptarëve
në Turqi dhe kolonizimi i Kosovës me serbë.




1915 Ushtria serbe fillon agresionin në Shqipërinë e Mesme, kurse ushtria malazeze pushton Shkodrën.



1916
Ushtria austro-hungareze hyn në Shqipërinë e Veriut. – Ushtria italiane
hyn në Gjirokastër, Sarandë dhe Përmet. – Ushtria franceze hyn në
Korçë.




1918 Formohet Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës. Fillon lëvizja e kaçakëve.



1919
Hapet Konferenca e Paqes në Paris. – Nënshkruhet Marrëveshja
Tittoni-Venizellos. – Bëhet kolonizimi me serbë e malazez i tokave
shqiptare në Kosovë, në Maqedoni e në mal të Zi.




1920
Hapet Kongresi i Lushjës. – Avni Rrustemi e vret në Paris Esad Pashë
Toptanin. – Çlirohet Vlora prej italianëve. – Ndërhyrja e armatosur e
ushtrisë jugosllave në Shqipërinë e Mesme. – Shqipëria pranohet anëtare e
Lidhjes së Kombeve. – Mbretëria Serbe-Kroato-Sllovene nxjerr të
ashtuquajturin Dekretligjin mbi kolonizimin e viseve jugore – të tokave
shqiptare.




1921
Kryengritja separatiste e Marka Gjonit në Mirditë. – Konferenca e
Ambasadorëve në Paris aprovon kufijtë e Shqipërisë. – Formohet qeveria e
Hasan Prishtinës.




1924
Formohet qeveria e Fan Nolit. – Këshilli i Lidhjes së Kombeve ia njeh
Shqipërisë Shën Naumin. – Reparte jugosllave bëjnë sulme kundër
Shqipërisë. – Ahmet Zogu merr pushtetin. – Xhandarmëria dhe ushtria
serbe i vazhdojnë ekspeditat ndëshkimore nëpër Kosovë dhe likuidimet
masive të shqiptarëve. Vritet Azem Bejta.




1925 Shpallet Republika Shqiptare.



1928 Shqipëria shpallet monarki, kurse Ahmet Zogu mbret i Shqipërisë.



1931 Mbretëria Jugosllave nxjerr Ligjin mbi kolonizimin e viseve jugore.



1936 Lindi Ismail Kadare.



1937
Në Klubin Kulturor Serb, në Beograd, bëhet projekti për shpërnguljen e
dhunshme të shqiptarëve prej Kosovës dhe Maqedonisë në Shqipëri dhe në
Turqi.


1938 Nënshkruhet Konventa jugosllavo-turke për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi.



1939 Italia pushton Shqipërinë. Shpërthejnë demonstrata kundërfashiste në qytetet kryesore të Shqipërisë.



1939-1945 Lufta e Dytë Botërore.



1946 Kombetarja shqiptare ne futboll humb me rezultat tenistik nga Hungaria 9:0



1941 Pushtimi i Jugosllavisë prej Gjermanisë dhe bashkimi i një pjese të tokave shqiptare në Jugosllavi me Shqipërinë.



1942 Në Konferencën e Pezës krijohet Fronti Antifashist Nacionalçlirimtar.



1943 Kapitullimi i Italisë dhe pushtimi i Shqipërisë prej Gjermanisë.



1943-44
Në Fshatin Bujan të Malësisë së Gjakovës mbahet konferenca Themeluese e
Këshillit Nacionalçlirimtar për Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit, në
të cilën miratohet Rezoluta për bashkimin e Kosovës dhe trojeve të tjera
shqiptare në Jugosllavi me Shqipërinë.




1945 Kapitullimi i Gjermanisë.



1946
Asambleja Kushtetuese shpall Republikën Popullore të Shqipërisë. –
Shpallet Reforma arsimore. Arsimi, shkenca dhe arti i nënshtrohen
doktrinës dogmatike të realizimit socialist. – Me Kushtetutën e
Jugosllavisë Popullore Federative, Kosova me Rrafshin e Dukagjinit
shpallet qark autonom i Republikës Popullore të Serbisë, kurse
territoret e tjera shqiptare ndahen midis Republikës Popullore të
Maqedonisë dhe Republikës Popullore të Malit të Zi.




1948 Shqipëria bashkohet me Rezolutën Informative të Partive Komuniste dhe Punëtore.



1955 Kuvendi Popullor i Shqipërisë ratifikon Traktatin e Varshavës. – Shqipëria pranohet në OKB.



1955/56
Në Kosovë organizohet i ashtuquajturi aksioni për mbledhjen e armëve,
që sjell shpërnguljen e qindra mijëra shqiptarëve në Turqi.




1961 Shqipëria shkëput marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik dhe lidhet me Kinën.

1966
Mbahet Plenumi IV i KQ të LKJ në të cilin dënohet dhuna dhe terrori i
Shërbimit të Sigurimit Shtetëror mbi popullin shqiptar, kurse
nënkryetari i Jugosllavisë, Aleksandër Rankoviqi, me një numër
bashkëpunëtorësh, shkarkohet prej pozitave politike dhe shtetërore për
shkak të veprimtarisë së atij Shërbimi.


1968
Në Prishtinë shpërthejnë demostratat shqiptare në të cilat kërkohen të
drejtat kombëtare dhe statusi i Republikës për Kosovën. Shuhen
brutalisht prej milicisë serbe.




1973
Mbahet Plenumi IV i KQ të PPSH në të cilin mirren vendime për forcimin e
luftës klasore dhe ideologjike në fushën e krijimtarisë artistike e
shkencore. Bëhen burgosje të udhëheqësve në fushë të kulturës.




1974
Miratohet Kushtetuta e re e Jugosllavisë, me të cilën shqiptarëve u
njihen më shumë të drejta, kurse Kosova bëhet element konstitutiv i
Federatës Jugosllave. – Mbahet Plenumi V i KQ të PPSH pas të cilit bëhen
likudime në kreun ushtarak të Shqipërisë.




1975
Mbahet Plenumi VII i KQ të PPSH pas të cilit bëhen pastrime në rradhët e
udhëheqësve shtetetëror dhe partiak të Shqipërisë.




1980 Vdiq Josip Broz Tito.



1981
Në Kosovë shpërthejnë demonstratat masive në të cilat kërkohet që
Kosovës t’i pranohet statusi i Republikës. Serbia dhe Jugosllavia u
përgjigjen me dhunë kërkesave të shqiptarëve.




1985 Vdiq Enver Hoxha.



1986
Shpallet Memorandumi i Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve, në
të cilin kërkohet që Kosovës t’i merret statusi i autonomisë i njohur në




Kushtetutën e vitit 1974.

1989 Serbia me dhunë ia merr Kosovës autonominë e njohur në Kushtetutën e vitit 1974.



1990
Deputetët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës miratojnë Deklaratën mbi
Pavarësinë e Kosovës. – Serbia e suprimon Kuvendin e Kosovës. –
Deputetët e Kosovës miratojnë në Kaçanik Kushtetutën e Republikës së
Kosovës. – Në Shqipëri përmbyset diktatura komuniste.




1991
Mbahet referendumi në të cilin populli shqiptar i Kosovës deklarohet
për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur. – Bashkësia Evropiane e shpall
shpërbërjen e Jugosllavisë.




1992
Zgjedhjet shumëpartiake për President, Parlament dhe Qeveri të
Republikës së Kosovës ,President Zgjidhet Prof.Dr Ibrahim Rugova.




1997 Vdiq Nene Tereza



1998 Del publikisht Ushtria clirimtare e Kosoves.



1999 Me 24 mars 1999 NATO-ja sulmon soldatesken serbe dhe Serbine.



1999 Ne qershor thyhet kufiri shqiptaro-shqiptar



1999 Hyjne ne Kosove forcat e NATO-s.



2000 Mbahen zgjedhjet e pergjithshme ne Kosove,te organizuara nga bashkesia

Nderkobetare-UNMIK-u



2000\07
Funksinon qeveria e perkohshme e Kosoves,me President Prof.Dr Ibrahim
Rugova,Kryeministra : Bajram Rexhepi,Ramush Haradinaj,Bajram Kosumi,Agim
Ceku.




2006 Janar,Vdiq Presidenti Ibrahim Rugova.



2008,17 shkurt Kosova shpall Pavaresine e saj.



2008 Hapetr tuneli i Kalimashit ,udha e kombit.



2009 Perfaqsesuesja e Kosoves ne futboll Mund ate te Arabise Saudite me rezultat, 2:1.



2010 Bie qeveria e Kosoves pasi Presidenti i vendit Fatmir Sejdiu shkeli kushtetuten.



2010 Disa ministra dhe qeveritare te Kosoves akuzohen per korrupsion nga gjykatat vendore dhe EULEX-i.



2010 BE-ja bene liberalizimin e vizave me Shqiperine.





2010 Mbahen zgjedhjet e prakohshme ne Kosove, kus shenohet numer rekord i partive politike.





(Literatura e shfrytezuar : Historia e popullit shqiptar qe nga viti 1878 e deri me sot)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Data me rendesi kombetare qe nga viti 1878 deri me 2010
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rilindja Kombëtare
» Lohan: Data për vizat është në dorën e Shqipërisë
» Villa: Fitorja më me rëndësi se goli
» Zaccheroni: Milan-Juventus, pa rëndësi
» Pini ujë mineral para ndonjë takimi me rëndësi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Historia Shqiptare-
Kërce tek: