Trekendeshi i
Bermudes, zona misterioze.
Vendi ku jane zhdukur pa shkak anijet qe
kane hyre ne te. Thuhet se ne kete zone jane zhdukur dhe aeroplane qe
kane fluturuar mbi te.
Perpjekje per zbulimin e ketij misteri kane
qene te shumta por asgje konkrete nuk eshte arritur.
Kush ka njuhuri
te tjera qe lidhen me kete mister le te na i tregoj.Termi
trekendesh ka lindur nga forma qe ka hapesira ku ndodhin fenomene te
pashpjegueshme. Ne nje linje te drejte nga Miami (Florida) ne Porto Rico
dhe perseri nje tjeter linje nga Porto Rico ne ishujt Bermude, linje qe
me pas rikthehet nga Bermudet ne Miami, te treja me nje gjatesi prej
1000 Miljesh seicila formohet ai qe eshte quajtur prej shume vitesh
Trekendeshi i Bermudeve.
I ashtuquajturi trekendesh eshte bere
objekt i nje sere shkrimesh sensacionale dhe i zhdukjeve te mistershme
si dhe disa anomalive qe eshte pothuajse e pamundur te shpjegohen
shkenceritsht apo brenda koncepteve tona per fiziken, kimine dhe vete
kohen apo materien ne te. Rasti zyrtar qe e shnderroi trekendeshin ne
nje nga fenomenet me te mistershme dhe te frikshme te globit eshte ai i
vitit 1945 me te famshmen Skuadriljen e 19. Ne daten 5 dhjetor te vitit
1945, 5 bombardues te rende te tipit Avenger rreth mesdites nisen nga
baza ushtarake e Fort Lauderdale, Florida, per nje fluturim stervitor.
Koha paraqitej mese e pershtatshme per nje fluturim te tille dhe
ekuipazhi pervec nje piloti te ri, ishte me eksperience te mjaftueshme
duke patur seicili te pakten 400 ore fluturimi. Mbas pothuajse 2 oresh
nga nisja e tyre, u kap nje mesazh qe mendohet se ka qene midis
komandantit te skuadriljes dhe njerit prej piloteve i cili i thoshte qe
kishte humbur orientimin. Instrumentat nuk funksiononin ndersa edhe vete
komunikimi midis tyre kishte nderhyrje te forta ne frekuence. Mesazhe
te shkeputura u vazhduan u kapen nga kulla e kontrollit ne Fort
Lauderdale, Florida, dhe po ashtu nga disa drejtues anijesh te vogla
private te ndodhura ne afersi. Nga permbajtja e tyre kuptohet qe te
gjithe kishin humbur orientimin, instrumentat keqfunksionin nga nje lloj
nderhyrje e forte magnetike dhe vizibiliteti ishte pothuajse zero. Me
pas sinjalet u nderprene dhe vetm heshtje. Nga Fort Lauderdale u ngrit
nje avion kerkimi dhe fill mbas tij nje tjeter ne nje distance kohore te
shkurter. Kur avioni i pare ju afrua trekendeshit dhe ui zhduk ne nje
re te bardhe (nga e cila nuk doli me kurre) ne kullen e kontrollit u kap
nje mesazh qe thoshte Mos hajde mbas meje, o zot kjo nuk eshte
tokesore....
Mbas ketij mesazhi avioni i dyte i kerkimit u kthye
ndersa i pari u zhduk si te tjeret per te mos u gjetur me kurre. Cdo
perpjekje per te gjetur ndonje gjurme nga skuadrilja e avioneve rezultoi
e kote por fakti me trondites per kerkuesit ishte ai qe nuk u gjet
asnje gjurme e vetme vaji motorash gje qe ndodh rendom ne raste
rrezimesh ne det, ose ndonje nga objeket e vete avioneve ndonje xhakete
shpetimi ose gjera te tjera te kesaj natyre. Cdo gje dukej sikur ishte
perpire nga uji.
Arsyeja pse u zgjata me kete "aksident" ka te beje
me faktin qe prej asaj dite fama e trekendeshit mori perpjestime te
medha dhe njohu nje lloj zyrtarizimi ndonese nga organizma te caktuara
te qeverise amerikane, fenomeni kishte disa kohe qe po studiohej.
Qe
prej asaj dite numri i raportive per zhdukje anijesh dhe aeroplanesh si
dhe varkash te volga apo anijesh te medha eshte rritur ndjeshem. Nisur
dhe nga kurajo e njerezve per te folur dhe me ne fund thyerja e heshtjes
prej disa nga deshmitareve qe kane perjetuar situata te ndryshme brenda
trekendeshit, lista e zhdukjeve fatkeqesisht eshte pasuruar ndjeshem.
Studiues te ndryshem te te gjitha fushave, fizikante, kimiste,
oqeanologe, gjeologe, arkeologe etj i kane kushtuar jeten dhe pasionin e
tyre studimit te ketij fenomeni dhe sot e kesaj dite ndonese kane dale
shume teori per ate qe mund te ndodhi ne trekendesh, asnjera prej tyre
nuk mund te quhet e provuar teresisht. Nje prej tyre nga me
prestigjiozet Carls Berlitz (seminarin e te cilit pata fatin ta degjoja
ne Itali ne mars te vitit 1993) i cili eshte autor i shume librave per
kete fenomen (njeri prej tyre i perkthyer edhe ne shqip Pa Lene Gjurme)
ka mbledhur informacionin me te madh qe ekziston per trekendeshin duke e
koordinuar punen e tij dhe me te famshmin ufolog Dr Carl Sagan apo
Stanton Friedman dhe Allen Hynek si dhe me studiues te tjere te fushave
te materies dhe fenomenve natyrale.
Ne nje pamje te pergjithshme per
ate qe ndodh ne trekendesh ata kane dale me nje teori qe deri tani
eshte nga me te qendrueshmet. Ana me pozitive e ketij studiuesi, ne
ndryshim me shume te tjere eshte qe ai merr ne konsiderate cdo lloj
teorie te paraqitur nga shkenctare te ndryshem madje i perfshin ato ne
referimet e tij ne te gjithe auditoret e botes.
Me pak fjale gjeja me
e zakonshme qe verehet ne Trekendesh nga anijet dhe sidomos nga avionet
eshte ndryshimi i papritur i kohes. Nga nje pamje e qarte dhe nje qiell
blu, papritur cdo gje shnderrohet ne nje mjegull te dendur ne nje te
ashtuquajtur White Out qe nga pilotet shpjegohet si bashkimi i qiellit
me ujin ne kuptimin e orientimit, pra mjegulla eshte kaq e denduar sa
nuk arrin te shquash ku mbaron ajri dhe fillon uji. Kesaj i shtohet edhe
mosfunksionimi i plote i instrumentave magnetike si rezultat i
nderhyrjeve shume te forta qe shmangin cdo lloj orientimi si dhe humbja
pothuajse e plote e komunikimit si rezultat i daljes jashte perdorimit
te aparaturave. Nje gje tjeter qe deshmohet rendom eshte dalja papritur e
disa reve ne forme konike dhe ne momentin kur pilotet jane futur brenda
tyre, eshte deshmuar qe per disa caste kane provuar nje lloj ndjesie
sikur kane humbur gravitetin. Nga disa pilote te forcave ajrore
amerikane gjate nje stervitje ne kohen e krizes se raketave ose sic
njihet nga te gjithe si konflikti kuban, eshte deshmuar qe jane "kapur"
nga nje re e tille dhe ajo qe kane perjetuar eshte sa e mrekullueshme aq
dhe misterioze dhe e frikshme. Ne momentin qe grupi i avioneve futet ne
re, humbasin komunikimin me kullen e kontrollit, instrumentat fillojne
te keqfunksionojne dhe ajo qe i shtangu me shume ishte humbja e
gravitetit si dhe pamja qe kishin para syve. Ne momentin qe u futen ne
re e cila nga larg dukej e nje permase te vogel, qielli ishte i paster
dhe shume i qarte. Ndersa ne momentin qe futen brenda rese ajo nuk
kishte te mbaruar dhe cuditerisht ndryshonte forme duke u rrotulluar
brenda vetes me shpejtesi. Nga te gjithe pilotet pamja e brendeshme e
rese pershkruhet si ne ngyjuren e aluminit dhe qe zgjatohej ne formen e
tunelit. Ne fund te tunelit shikohej toke, po nje pamje shume e vecante
per pilotet qe e njihnin mire ate zone te bregdetit. Ne momentin qe
skuadrilja del nga reja, rifitohet komunikimi me radio, busulla fillon
funksionimin por ajo qe ishte me shokuesja ishte qe te gjithe avionet
kishin pershkuar nje distance prej me shume se 1500 miljes ne nje hark
kohor prej 15 minutash. Gje e pamundur per teknologjine tone pa harruar
qe edhe sasia e karburantit te harxhuar ishte ajo qe zakonisht perdoret
per nje fluturim rreth 100 mile. Per te mos harruar qe grupi i piloteve e
pa veten e tyre shume shume largt destinacionit dhe per kete arsye ata
nuk mund te njihnin bregdetit qe pane gjate kohes qe ishin brenda rese.
Natyrisht kjo deshmi eshte e atyre fatlumeve qe i kane perjetuar gjera
te tilla brenda Trekendeshit dhe kane dale gjalle prej tij por shume te
tjere jane zhdukur pa lene gjurme.
Te kthehemi tek Berlitz dhe tek
teorite e tij. Ai mbeshtet fort teorine qe ne zonen e trekendeshit ka
nje shmangie te forte magnetike qe krijon nje lloj deformimi kohor si
dhe dimensional (sipas koncepteve tona per dimensionin dhe njohurite qe
kemi per ekzistencen e vetem 3 prej tyre). Nje lloj force e
pashpjegueshme ndodhet brenda trekendeshit, force e cila shpesh here
shperthen duke thithur anije, aeroplane dhe njerez per te mos i kthyer
me kurre. Nese keta fatkeq ne nje menyre ose tjetren perfundojne ne nje
dimension tjeter apo ne nje bote me te mire, atehere le ti urojme qe te
kthehen nje dite dhe te na tregojne per ato qe kane pare. Eshte marre
shume ne konsiderate edhe teoria e ekzistences ne trekendesh te nje lloj
StarGate, ose nje lloj porte per te kontaktuar bote te tjera. Nga te
gjithe njihet teoria e famshme e kontiniumit hapesire-kohe por brenda
trekendeshit kjo duket sikur nuk para perfillet. Me pak fjale disa nga
ligjet e fizikes qe ne njohim aty nuk perfillen. Shume anije kane humbje
ne kohe, disa prej tyre pershkojne distanca qe nuk i justifikon as koha
e shpnezuar, as karburanti dhe as teknologjia tokesore. Shume prej tyre
deshmojne per nje beteje te vertete magnetike brenda Trekendeshit te
Bermudeve qe shoqerohet me shperthime te forta elektrike, eren e
squfurit qe eshte e zakonshme gjate shperthimit te rrufeve si dhe
pranine e mjeteve te panjohura nga teknologjia jone UFO dhe USO
(Unidentifying Sea Object). Per nje stuhi te tille magnetike ka deshmi
dhe nga kronikat e Kristofor Kolombit ne nje nga udhetimet e tij brenda
trekendeshit ku gjate nje stuhie magnetike ai humbi 6 nga anijet e tija
te ngarkuara me ar dhe me sende te tjera te vyera. Shume here jane
deshmuar pamje te ufove ne kete zone sidomos gjate stuhive te tilla
magnetike po ashtu dhe pamje te ufove qe zhyten me shpejtesi te ma
imagjinueshme nen siperfaqen e oqeanit pa bere piken me te vogel te
zhurmes dhe pa lene asnje gjurme ne uje. Nje fenomen i tille eshte pare
me shume ne Detin e Sargaseve, pjesa veri lindore e trekendeshit aty ku
dhe aktiviteti magnetik eshte me i madhi. Disa studiues e lidhin
veprimtarine e madhe magnetike ne kete zone si rezultat i efektit qe
krijohet nga sistemi i propulsionit qe perdoret nga UFO dhe duke qene se
pamja e tyre brenda trekendeshit deshmohet pothuajse nga te gjithe, kjo
teori mbeshtetet si nga me te fortat per fenomenin. Shmangiet e
pashpjegueshme ne kohe, ne distanca dhe crregullimi teresor i te gjitha
aparaturave eshte gjithmone i pranishem.
Disa studiues mbeshtetin
teorine e ekzistences se Atlantides ne zonen e trekendeshit. Te gjithe
kemi degjuar per kontinentin e humbur (do bej nje shkrim me vone per
kete gje) por edhe kjo teori eshte e lidhur me nje aktivitet
jashtetokesor pasi mendohet qe nese kontinenti i fundosur eshte brenda
trekendeshit atehere ai ne nje menyre ose tjetren ka lidhje me nje
teknologji te panjohur nga shkenca jone dhe qe smund te shpjegohet
tjeter vecse me nje prani aliene.
Te shkruash per Trekendeshin e
Bermudes natyrisht do duheshin mijera faqe per te thene cdo gje qe dihet
apo supozohet. Ajo qe ka me shume rendesi eshte qe cdo gje deri me sot
nuk mund te provohet shkencerisht. Fenomenet qe ndodhin akoma nuk mund
te kuptohen nga shkenca jone dhe sidomos nga botekuptimi jone per
dimensionet dhe perkuljet e kohes. Teoria e fundit qe po mbeshtetet nga
nje grup shume brilliant shkenctaresh eshte ekzistenca e tuneleve ne
hapesire qe mundesojne shkurtimin e distancave midis planeteve,
sistemeve diellore dhe vete galaksive. Trekendeshi me fenomenet qe
ndodhin eshte nje prove per kete teori. Plus teoria tjeter per
ekzistencen e nje dimensioni te katert te cilin ne akoma nuk mund ta
emerojme sepse koncepti jon eshte vetem 3 dimensional. Pra lartesi,
gjeresi dhe gjatesi. Cdo gje tjeter jashte ketij trinomi akoma nuk te
perceptohet nga te gjithe sepse eshte jashte botekuptimit tone per
ambjentin qe na rrethon.
Sic e thashe me siper qeveria amerikane (e
shquar per fshehje informacioni apo per tendence keqinformimi) e ka
anashkaluar te pakten zyrtarisht ate qe ndodh ne trekendesh por nga ana
tjeter ka filluar prej shume kohesh te studioje fenomenin, majde shume
me perpara sec mund te mendohet.
Rasti me tipik eshte ai i te
ashtuquajtures Eksperimenti i Filadelfias i bere ne vitin 1943.
Nepermjet krijimit te nje rryme te forte magnetike u arrit transportimi
brenda casteve i nje destrojeri te marines amerikane nga Philadelphia,
Pennsylvania, ne Norfolk, Virginia.
Anija USS Eldridge me nje
ekuipash prej disa dhjetra vetesh u teletransportua brenda disa casteve
ne nje distance qe do ti duheshin ore te tera navigimi. Fatkeqesisht
eksperimenti pati pasoja shume te renda per ekuipazhin te cilet gjate
teletransportimit u kthyen ne nje gjendje transparente dhe te temerruash
shikonin gjymtyret dhe pjeset e tjera te trupit te beheshin te
padukshme. Shume prej tyre paten probleme mendore, disa vdiqen nga
shkaqe te panjohura dhe disa u mbyllen neper institucione speciale dhe
kur dolen prej andej, askush nuk deshironte me te fliste per ate qe
kishte ndodhur. Cdo gje u mbulua nga heshtja dhe konspiracioni dhe duket
sikur qeveria amerikane e ka nderprere kete eksperiment.
Per te
mbyllur kete shkrim dua te shtoj nje tjeter fakt shume te cuditshem. Ne
te njejten forme dhe ne te njejten zone, vetem se ne anen tjeter te
globit tokesor ekziston nje tjeter trekendesh ne detin e Japonise qe
quhet Trekendeshi i Djallit. Cdo gje ketu ndodh ne te njejten menyre si
ne trekendeshin e Bermudeve dhe fenomeni duket te jete i njejte perfshi
zhdukjet dhe anomalite e tjera. Mbas nje studimi te detajuar rezultoi qe
te dy trekendeshat perputhen plotesisht vetem se ne ane te kunderta te
globit.