| Mjeksia-Grup
| Kuriozitete në Mjekësi | |
| | Autori | Mesazh |
---|
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Kuriozitete në Mjekësi Sat Jan 22, 2011 6:23 pm | |
| Doni të jeni të përjetshëm?
Një organizëm gjenetikisht i modifikuar, që jeton 10 herë më shumë se një organizëm i zakonshëm, është krijuar nga shkencëtarët e Kalifornisë. Bëhet fjalë për zbulimin më të madh dhe më të rëndësishëm për zgjatjen e jetës, të arritur deri më tani nga shkencëtarët që merren me fenomenin e plakjes. Nëse mënyra e përdorur do të mund të adoptohej dhe zhvendosej me të njëjtin sukses edhe te njerëzit, me pak fjalë jeta do të mund të zgjatej deri në 800 vjet. Por a ka mundësi që kjo të shndërrohet në një realitet? Valter Longo është një shkencëtar amerikan, pjesëtar i njërit prej grupeve të vegjël, por me influencë të specialistëve, të cilët besojnë në mundësinë e zgjatjes së jetës njerëzore deri në disa shekuj, madje, sipas tyre, kjo jo vetëm që është e mundur, por është e pashmangshme. Pikërisht puna e tij në Universitetin e Kalifornisë së Jugut çoi në krijimin e një specieje qelizash kërpudhore, që në vend të tharjes në fund të javës së parë të jetës mundën të jetonin për 10 javë të tjera, madje edhe për më shumë. Me pak fjalë, ai mundi të eliminonte dy gjene, të cilat i zëvendësoi me një tjetër gjen dhe më pas "krijesën" e vendosi në kushtet e një diete me kalori minimale. Në këtë mënyrë, ai dhjetëfishoi kohën e ekzistencës së kërpudhës së majasë, e cila përdoret dendur nga bukëpjekësit. Rezultatet e këtij studimi u botuan këtë javë në revistën "Libraria Publike e Shkencës së Gjenetikës".
Por, sigurisht që ekziston një dallim shumë i madh mes qelizave të kërpudhës së majasë dhe atyre njerëzore. Megjithatë, kjo nuk e ndalon shkencëtarin në fjalë që të besojë se e njëjta metodë mund të përdoret e përshtatur edhe te qeniet njerëzore për të zgjatur jetën e species sonë. "Kemi hedhur themelet e riprogramimit të një jete të shëndetshme. Nëse do të arrijmë të mësojmë funksionimin e mekanizmit të jetëgjatësisë, atëherë do të mund ta aplikonim atë në të gjitha qelizat e organizmit", thotë shkencëtari. Sipas tij, sigurisht që zbulimi i mekanizmit që do të shtojë jetëgjatësinë në 800 vjeç është ende shumë, shumë larg, por nuk është shumë e ndërlikuar arritja e moshës 120-vjeçare, shoqëruar me një shëndet dhe formë të mirë fizike e mendore. Ai nuk mendon se ka një limit që mund të caktojë kufirin maksimal të jetëgjatësisë te njerëzit. Por, për një numër të madh shkencëtarësh, deklaratat e kolegëve të tyre, që merren me studimin e zgjatjes së moshës së njeriut, janë thuajse deklarata heretike. Në fushën e disiplinës shkencore, që merret me jetëgjatësinë e species sonë, ekziston një pikëpamje, sipas së cilës një njeri maksimalisht mund të jetojë deri në 125 vjet. Zhan Kalment, personi që deri tani, sipas dokumentacionit rezulton të ketë qenë më jetëgjati, jetoi plot 122 vjet e 164 ditë. Sipas pjesës më të madhe të shkencëtarëve, gruaja super e moçme ishte thjeshtë një krijesë me fat, që për shkak të një kombinimi të çuditshëm të kushteve të jetesës dhe gjenit arriti të kapë "tavanin" e jetëgjatësisë së një qenieje njerëzore. Grupi i shkencëtarëve që e shohin me një skepticizëm absurd idenë se jeta njerëzore mund të zgjatet deri në 800 vjet, përfaqësohet nga gerontologu (gerontologjia është shkenca që studion plakjen e organizmit të qenieve njerëzore) i famshëm britanik, Robin Hollidej.
Në librin e tij të fundit "Plakja: Paradoksi i jetës", ai bën këtë argumentim në lidhje me pretendimin e grupit të vogël të shkencëtarëve të pasionuar pas jetës shekullore: "Si është e mundur që të bëhen deklarata e të kihen pretendime të tilla? Së pari, ato injorojnë plotësisht literaturën e deritanishme në lidhje me plakjen e organizmit njerëzor, injorojnë të gjitha materialet shkencore të mirargumentuara në lidhje me patologjinë njerëzore. Por, ajo çka është më e frikshme, është se rekomandohet përdorimi i teknologjive që ndërhyjnë në qeliza dhe në vetë ADN-në njerëzore për të krijuar njeriun e ri bionik, që do të arrijë t‘i shmanget plakjes përmes zëvendësimit e këmbimit të pjesëve të trupit që dalin jashtë përdorimit". Si edhe shumë shkencëtarë të tjerë, Hollidej është shumë skeptik në lidhje me idenë se jetëgjatësia e species njerëzore është një çështje e manipulueshme shkencërisht, mjafton të gjesh mjetet e duhura. "E gjithë rryma që përfaqësohet nga shkencëtarët që janë pro zgjatjes së jetës në kufij jashtë normales biologjike e me mënyra artificiale është më pranë fantashkencës se sa realitetit. E gjithë literatura e deritanishme sugjeron mbështetur në eksperimente dhe studime të mirëfillta, se maksimumi i jetës për qeniet njerëzore është mosha 125 vjeç dhe kjo është e pashmangshme dhe e pakorrigjueshme", thotë Hollidej. Nga ana e tij, Valter Longo, përmes eksperimentit të tij, sugjeron se është e mundur zgjatja e ekzistencës, të paktën në rastin e kërpudhës së majasë, në dhjetëfishin e asaj që konsiderohet si jetëgjatësia normale, pra nga një javë dhe 10 të tilla. "Ajo çka unë mund të vërtetoj, ndryshe nga sa pretendohet nga shkencëtarët tradicionalë, është se kam përftuar një shtim të jetëgjatësisë dhe kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë", thotë shkencëtari kalifornian. Sipas tij, duke hequr dy gjene të njohura ndryshe si RAS2 dhe SCH9 që shkaktojnë plakjen te qelizat e kërpudhës së majasë dhe kancerin te qelizat njerëzore dhe më pas vendosja e qelizave të kërpudhës në një dietë me kalori të pakta, mundësoi rezultatin e mësipërm, i cili teorikisht konsiderohet i pamundur, por që praktikisht është arritur me sukses. Frenimi i kalorive është shpallur tashmë një mënyrë efikase në përpjekjet për rritjen e jetëgjatësisë te shumë organizma, duke filluar nga kërpudhat e majasë apo nematodat (krijesat më të shpeshta shumëqelizore, njëherazi edhe më të voglat në formë krimbash) e deri te mizat e frutave e te minjtë. Megjithatë, opinionet e shkencëtarëve janë të ndryshme për sa i përket kufizimit të kalorive në këmbim të jetëgjatësisë në rastin e species njerëzore. Por, ama, dihet se një dietë e pasur me kalori, yndyra dhe karbohidrate çon në obezitet, diabet dhe simptoma të tjera të dëmshme, që e dëmtojnë organizmin dhe shkurtojnë ekzistencën e tij. Biologët mendojnë se kufizimi i kalorive shkakton te shumë kafshë një gjendje më pranë urisë. Në vend që të shpenzojnë rezervat e tyre të energjisë për riprodhim, në organizmin e tyre gjithçka frenohet, përveç nevojave dhe funksioneve jetike të trupit. Ndërkohë që riprodhimi lihet për një periudhë kur kushtet të jenë më të mira. Kjo taktikë përkon fare mirë me idenë e përgjithshme që ekziston për kafshët, të cilat zgjedhin gjithmonë njërën nga të dy strategjitë e të jetuarit: ose fekondimin e shpejtë dhe shkurtimin e jetëgjatësisë, ose uljen e kapacitetit riprodhues dhe zgjatjen e jetës. Minjtë, për shembull, e transferojnë pjesën më të madhe të energjisë së tyre për riprodhim, duke sjellë në dritë çdo vit disa pasardhës, por në këmbim të kësaj, ekzistenca e tyre është e shkurtër, vetëm dy ose maksimumi tre vjet. Ndërsa lakuriqët e natës, të cilët kanë thuajse të njëjtën përmasë dhe masë trupore si minjtë, kanë maksimumi 2 pasardhës në vit dhe mund të jetojnë deri në 30 vjet. Po përse një specie kafshësh jeton më gjatë e një tjetër ka një jetëgjatësi më të shkurtër? Kjo ka qenë objekt studimi për shkencëtarët, që prej dhjetëvjeçarësh. Sikurse tregojnë minjtë dhe lakuriqët e natës, ekziston mundësia që gjenet të ndikojnë në shtimin e jetës, ndaj pyetja është: përse nuk e bëjnë këtë në mënyrë të vazhdueshme dhe të gjithë krijesat? Ndërsa pyetja që do ndopak? Përse nuk mund të jemi të pavdekshëm? Një nga përgjigjet më bindëse njihet ndryshe edhe si: "teoria e disponueshmërisë". Shkurtimisht bëhet fjalë për idenë që gjenet mund të zgjasin jetën e një organizmi, por kjo mund të ndodhë vetëm si një shkëmbim mes kostos dhe përfitimit të një veprimi të tillë.
Mendohet se riparimi i "makinerisë" me emrin trupi i njeriut është i mundur, pas goditjeve që ai merr ditë pas dite nga gjithë vështirësitë me të cilat e përball jeta. Por vjen një moment kur nuk ia vlen më një gjë e tillë dhe kostoja rritet në mënyrë të jashtëzakonshme. Në këtë pikë trupi bëhet "i disponueshëm". Që nga ai moment, nga pikëpamja e gjeneve, nëse ato do të rimerreshin për të riprodhuar vetveten nuk do të ishte ndonjë mëkat i madh. Pikërisht duke u nisur nga kjo teori, shkencëtari Longo është i mendimit, madje ushqen bindje të plotë në lidhje me atë, se plakja jo vetëm që është një efekt anësor i jetës, por është e mundur që të programohet gjenetikisht. Duket një ide shumë ndjellëse për kë e ëndërron pavdekësinë, megjithatë mes shkencëtarëve të ndryshëm ekziston bindja se qëllimi dhe shkaku kryesor i plakjes dhe vdekjes është hapja e rrugës që natyra u bën brezave të ardhshëm. Pra, duhet të ikë njëri që t‘i vijë radha një tjetri. Në njëfarë mënyre është një akt altruizmi i njërës gjeneratë në favor të ardhmërisë së gjeneratës tjetër. Dhe kjo, përmes mekanizmit të plakjes dhe vdekjes. Programimi i plakjes njerëzore është një mundësi, por ende nuk dihet nëse kjo është saktësisht kështu apo jo, por nëse plakja mund të programohet te kërpudhat, atëherë kjo ndoshta mund të ndodhë edhe te qeniet njerëzore, çka do të thotë që njerëzit mund të jetojnë më gjatë dhe nëse kjo është e mundur, atëherë përse duhet të kemi frikë nga një gjë e tillë?
Përrallat e "përjetësisë": Njerëzit më të moçëm në botë
Zhan Kalment
Nëna dhe babai i saj jetuan deri në 90 vjeç, por asnjëri nuk mundi ta eklipsonte rekordin e Zhanës, e cila vdiq në vitin 1997 në moshën 122-vjeçare. Lindi në vitin 1875. Gjatë jetës së saj u takua edhe me Van Gogun, si dhe mori pjesë në funeralin e Viktor Hygosë në vitin 1885.
Shigechiyo Izumi
Mban titullin e mashkullit me jetëgjatësinë më të madhe dhe vjen nga një ishull i largët japonez. Ishte fermer dhe punën e nisi që në moshë të njomë, për ta lënë në moshën 105-vjeçare. Pra punoi për 98 vjet rresht. Kishte dobësi uiskin dhe pinte duhan deri në moshën 70-vjeçare. Jetoi plot 120 vjet dhe vdiq në vitin 1986.
Edna Parker
Lindi në Indi dhe jetoi aq gjatë sa "përcolli" për në varr të gjithë fëmijët e saj. Është ende gjallë në moshën 114-vjeçare. U lind dhe u rrit në një fermë dhe ende është në gjendje të ecë, të lexojë poezi dhe të recitojë.
Florie Balduin
Balduin, lindi në vitin 1896 dhe jetoi në Leeds në një azil për disa dhjetëvjeçarë. Ajo thoshte se kishte takuar Mbretëreshën Viktoria në një vizitë mbretërore. Jetoi 113 vjet.
| |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Kuriozitete në Mjekësi Sat Jan 22, 2011 6:23 pm | |
| Për sa kohë mundet truri të qëndrojë pa oksigjen?
Një fëmijë është gjetur në një liqen të ngrirë. Teorikisht fëmija ishte i mbytur prej 40 minutash. Mjekët mendojnë se ata ende mund t’a kthejnë në jetë me pak ose aspak dëmtime të trurit. Para disa kohësh mendohej se qelizat e trurit fillonin të vdisnin 4 minuta pas mosfurnizimit me oksigjen. Sot, pas disa rasteve të të paspjegueshme të mbijetesës, mjekët nuk janë aq të sigurtë se truri mund të vdesë aq shpejt; ‘ai vetëm provon’ka thënë një kirurg.
Refleksi i zhytjes në ujë ndihmon shumë për të shpëtuar nga mbytja. Kur koka futet në ujë të ftohtë, i ftohti stimulon reagimin e reflekseve dhe për këtë arsye metabolizmi ngadalësohet, kështu që truri dhe organet e tjera jetësore kanë më pak nevojë për oksigjen se zakonisht. (Ulja e temperaturës së trupit është një formë që përdoret në neurokirurgji, pikërisht sepse me uljen e temperaturës metabolizmi i trupit ngadalësohet). Gjithashtu, gjaku rishpërndahet nga këmbët e krahët në tru dhe organe të tjera që kanë më shumë nevojë për oksigjen. Sikurse reflekset zhduken kur koka është jashtë ujit, tentimi për të kthyer të mbyturin në jetë duhet të fillojë në të njëjtin moment që nxirret nga uji.
Faktin që tempëratura e ulët redukton nevojshmërinë e të gjithë organeve për oksigjen është provuar edhe nga kirurgjia e trapianteve. Në fakt, ortopedikët e specializuar në zëvendësimin e pjesëve të arteries rekomandojnë që pjesët zëvendësuese duhet të vijnë të konservuara – pas një pastrimi rrënjësor – në një thes plastik të mbushur me akull dhe i mbyllur hermetikisht. Kështu pjesët e zëvendësuara të arteries funksionojnë pas 6-12 orë pas operacionit. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Kuriozitete në Mjekësi Sat Jan 22, 2011 6:24 pm | |
| Pse uniforma e kirurgeve eshte jeshile?
Eshte vene re nga psikoanaliste se ngjyra jeshile jep nje efekt qetesues te pacientet dhe mund te ndihmoje ne sherimin e tyre.per kete arsye shume mjeke dhe kirurge veshin uniforme jeshile si dhe dhomat ku rrine pacientet i lyejne jeshile.jeshilja do te thote paqe,qetesi pasterti dhe njeshmeri me natyren. Gjithashtu ngjyra jeshile eshte komplementare ete kuqes. Kirurgeve u duhet qe gjate nje operacioni te rrine per ore te tera duke pare gjakun( i kuq) dhe kjo gje ben qe pas nje kohe te gjate te kene probleme per te dalluar ngjyrat.Dhe duke krijuar uniformat jeshile syri arrin te mos lodhet dhe te dalloj te kuqen nga jeshilja. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Kuriozitete në Mjekësi Sat Jan 22, 2011 6:24 pm | |
| Truri dhe Çokollata
Në vitin 1982, dy psiko-farmakologë, Dr. Majkëll Libovic (Michael Liebowitz) dhe Dr. Donald Klajn (Donald Klein), dhanë një shpjegim pse njerëzit e mërzitur për çështje dashurie u futen çokollatave me turinj. Gjatë punës së tyre me gra që kërkonin vazhdimisht stimulime emocionale dhe që më pas kalonin në depresion, ata zbuluan që të gjitha kishin një gjë të përbashkët në gjendjen e tyre të depresionit; të gjitha, pa asnjë përjashtim, hanin sasi të mëdha çokollate. Ata spekulluan që ky fenomen kishte lidhje me kimikatin feniletilaminë (FEA), i cili na bën të ndjejmë pasionet që i shoqërojmë me rënien në dashuri, një ndjesi e ngjashme me atë të amfetaminës. Por kur merr fund emocioni i dashurisë, truri nuk prodhon më FEA, dhe ne vazhdojmë të kërkojmë atë ndjesi, shpejtësinë emocionale të kimikatit. Ku mund ta gjesh me shumicë këtë kimikat dashuri-nxitës? Tek çokollata. Kështu është e mundur që disa njerëz hanë çokollatë me shumicë sepse prodhon të njëjtën ndjesi kënaqësie që gëzojmë kur jemi në dashuri. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Kuriozitete në Mjekësi Sat Jan 22, 2011 6:24 pm | |
| Bioetika dhe e ardhmja e njerezimit
Këshilli i Presidentit Bush për bioetikën ka botuar një raport për pasojat e mundshme morale dhe politike të zhvillimeve të kohëve të fundit në shkencë dhe mjekësi. Autorët paralajmërojnë se aftësia për të tjetërsuar dhe kontrolluar proceset jetësore mund të sjellë pasoja negative tek njerëzit.
Në librin fantastiko-shkencor “Brave New World” botuar në vitin 1932 nga shkrimtari britanik Aldous Huxley, njerëzit pinë një tabletë të quajtur “soma” që i bën ata të kënaqur. Fëmijët lindin në laboratorë të caktuar nga embrione të krijuara me kujdes.
Po të zëvendësosh “somën” me një nga ilaçet e njohura që të ngrejnë humorin, si Prozac dhe po të shikosh përparimet në inxhinierinë gjenetike dhe në klonim, bëhet e qartë se jemi në prag të kthimit në realitet të fantazisë së librit “Brave New World”. Doktor Leon Kass është kryetar i Këshillit të Presidentit për Bioetikën. Ja ç’thotë ai:
“Epoka e bioteknologjisë filloi plot shpresa. Përparimet në gjenetikë, në zbulimin e barnave të reja dhe në mjekësinë rigjeneruese premtojnë kura për sëmundjet e frikshme dhe lehtësimin e vuajtjeve të tmerrshme. Përparimi në shkencën neurologjike dhe në psiko-farmakologji premtojnë kura më të mira për të sëmurët mendorë. Teknikat e riprodhimit me ndërhyrje nga jashtë u kanë dhënë shansin mbi një milion çifteve që nuk mund të riprodhojnë, pra që të kenë fëmijët e tyre”, thotë ai.
Por doktor Kass mendon se në të ardhmen bioteknologjia nuk do të përdoret për qëllime terapike. Ai mendon se shkenca do të bëhet në mënyrë të pashmangshme një mënyrë për arritjen e lumturisë dhe përsosmërisë tek njerëzit: jetë më e gjatë, trupa më të fortë, shpirtra më të lumtur, sukses më i lartë dhe fëmijë më të mirë. Megjithatë, Këshilli i Presidentit për Bioetikën paralajmëron se tjetërsimi dhe kontrolli mbi mendjen dhe trupin e njeriut mund të kenë një ndikim negativ tek liria njerëzore, dinjiteti, ndjenjat dhe integriteti moral.
Doktor Kass thotë se përpjekjet për të kontrolluar mendjen e njeriut përmes barnave që ngrenë humorin dhe stimulantëve janë të diskutueshme. Ai thotë se çelësi për tarritjen e lumturisë nuk është përbërja kimike e trurit, por rrjeta e pasur e marrëdhënieve njerëzore.
Përfundimet e Këshillit të Presidentit për Bioetikën u diskutuan në një takim të organizuar nga Instituti Amerikan Enterprise. Një nga pjesëmarrësit në diskutim, profesor Peter Lawler i Kolegjit Berry beson se çdo përpjekje për të arritur lumuturinë mendore përmes mjeteve teknologjike dhe farmaceutike do të resultojë të pafrytshme dhe kundërproduktive.
“Të gjitha përpjekjet moderne ose teknologjike për të na bërë ta ndjejmë botën më shumë si shtëpinë tonë, na ka bërë të ndjehemi më shumë të pastrehë. Edhe në këtë rast nuk do të jetë ndryshe. Shumë shpejt mund të vijë dita që të na krijohet bindja se për t’u bërë të lumtur nuk ka rrugë tjetër përveç pirjes së një grushti tabletash. Kjo varësi e re dhe thelbësore nga manipulimi teknologjik do ta bëjë ekzistencën tonë më të kushtëzuar se asnjëherë më parë. Dhe nën lumturinë tonë sipërfaqësore, do të jetë një formë e re ankthi, një trishtim vërtet i madh. Vrapi ynë drejt lumturisë do të jetë më fanatik dhe më i kotë se kurrë”.
Anëtarët e Këshillit të Presidentit për Bioetikën theksojnë se qeveria amerikane nuk do ta përdorë teknologjinë për të imponuar vizionin e saj për një shoqëri të përkryer. Ata mendojnë se në vende të hapura me tregje të lira, përdorimi i lëndëve biologjike që ngrenë humorin do të jetë personal dhe vullnetar. Megjithatë, ata paralajmërojnë se kultura e prirur nga tregu dhe konsumi mund të krijojë nxitjet e veta të fuqishme për të luftuar për një jetë më të mirë dhe të përmirësuar biologjikisht. Për këtë arsye në raport thuhet se shoqëritë e lira duhet të përpiqen të reflektojnë në atë që i jep jetës më shumë kuptim dhe të heqin dorë nga kënaqja e menjëhershme e çdo dëshire njerëzore. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Kuriozitete në Mjekësi Sat Jan 22, 2011 6:34 pm | |
| Zemra jonë është pompa më e përpikte në botë.
Për çdo 23 sekonda nëpër zemër kalojnë 5 litra gjak.
Për një ditë zemra shtie në qarkullim 19 mijë litra gjak.
Për 60 vjet qarkullojnë 480 milionë litra gjak.
Kjo pompë tejet e përsosur me vetëlëvizës speciale peshon mesatarisht 230 gramë te femrat, ndërsa 280 gramë te meshkujt.
Gjaku qarkullon nëpër enët e gjakut 100 mijë kilometra për 23 sekonda. Kjo shpejtësi e qarkullimit të gjakut është 215 herë më e madhe se shpejtësia e anijeve në gjithësi.
Për 11 sekonda, 25 miliardë kamionë mbartës të ngarkuar me oksigjen dhe materie ushqyese të domos-doshme (rruzat e kuqe të gjakut) shkarkojnë barrën e tyre nëpër qeliza të uritura të kapilarëve të gjakut.
Jeta e rruzave të kuqe zgjat 42 ditë, ndonëse ato me përballim mund të jetojnë deri në 127 ditë. Kjo do të thotë se gjaku ynë ripërtëriet për çdo 2 muaj, pra 200 miliardë rruza të kuqe të gjakut lindin dhe vdesin për çdo ditë.
Gjatë ecurisë së frymëmarrjes mbushen me oksigjen 400 milionë zgavra në mushkëritë tona. Sipërfaqja e zgavrave (kanaleve) është 150 m².
Diafragma, muskuli që ndan zgavrën e kraharorit nga ajo e barkut, është organi muskulor më veprues gjatë jetës së njeriut. Ky organ nuk pushon asnjëherë. Ky muskul tkurret (kontrahon) 11 mijë herë në orë, afro 264 mijë herë gjatë ditës apo 670 milionë herë për 70 vjet jetë.
Truri ynë është kompjuteri më i përsosur në botë. Ai përbëhet prej 100 miliardë qelizash të përhimta, e barabartë me një fuqi të mbi 10 mijë programeve komjuterike në veprim të përhershëm. Sipërfaqja e këtyre komjuterëve është 250 mijë km² (sa gjysma e sipërfaqes së Francës). Të shtojmë edhe diçka: nevojiten pak dashuri dhe intimitet për të lindur krijesën e re, njeriun. Këtë nuk mund ta realizojë kurrë asnjë kompjuter.
Për çdo ditë shkenca zbulon gjëra të reja te njeriu. P.sh në kohë të fundit biologët e Universitetit të Miçigenit zbuluan në lëkurë dhe në flokë të njeriut metale, siç janë: argjendi, plumbi, kallaji, zinku, hekuri, bakri dhe alumini.
Ciklonet dhe anticiklonet rrallëherë kalojnë shpejtësinë 130 deri 140 km në orë, kurse shpejtësia e ajrit që del prej mushkërive nëpër kordhat zanore gjatë teshtitjes arrin shpjetësinë 390 km në orë.
| |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Kuriozitete në Mjekësi Sat Jan 22, 2011 6:34 pm | |
| Nga momenti i shuarjes së cigares së fundit
Që në 20 minutat e para të ndërprerjes së pirjes së duhanit, organizmi i njeriut fillon t’i kthehet gjendjes normale. Zemra është më mirë që në 24 orët e para, mbaresat nervore pas 48 orësh, ndërsa mushkëritë pas disa muajsh.
Pas 20 minutash: Shtypja e gjakut dhe pulsi bien në vlera normale, temperatura e duarve dhe këmbëve ngrihet në vlerat normale.
Pas 8 orësh: Përqendrimi i monoksidit të karbonit në gjak bie dhe i afrohet normales, përqendrimi i oksigjenit në gjak rritet deri në vlerën e duhur.
Pas 24 orësh: Zvogëlohet rreziku nga infarkti i zemrës.
Pas 48 orësh: Mbaresat nervore fillojnë të ripërtërihen, përmirësohet ndjenja e nuhatjes dhe shijes, të ecurit është më i lehtë.
Pas 2 javësh deri në 3 muaj: përmirësohet qarkullimi i gjakut, rritet kapaciteti i mushkërive deri në 30%.
Pas një deri në nëntë muaj: Zvogëlohet numri i kollitjeve, tendosja e sinuseve, lodhja dhe frymëmarrja e shpejtuar, rigjenerohen qelizat e mushkërive.
Pas një viti: Rreziku nga sëmundjet koronare kardiovaskulare është 50% më e ulët sesa te duhanpirësit. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Kuriozitete në Mjekësi Fri Jan 28, 2011 9:27 am | |
| Nëse vendosni një kokërr rrush me një gotë plot shampanjë, ajo do të fundoset, pastaj do të kthehet në sipërfaqe, përsëri do të fundoset, dhe kështu pa ndërprerë.
Amerikanët në ditë harxhojnë rreth 42 tonë asipirinë dhe në vit harxhojnë rreth 5 miliardë dollarë për kozmetikë, nevoja toaleti, salone kozmetike dhe frizere.
Kompania "Bayer" ka reklamuar në vitin 1898 një ilaç kundër kollitjes e cila ka përmbajtur heroin.
Ujin e gazuar e ka zbuluar në vitin 1767 Joseph Priestly.
Çamçakizin e parë e ka patentuar William Finley Semple në vitin 1896.
Kleopatra ishte e martuar me vëllaun e saj të madh, deri sa ai u mbyt në lumin Nil. Pastaj ajo u martua me vëllaun tjetër 11 vjet më i ri. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Kuriozitete në Mjekësi Fri Jan 28, 2011 9:28 am | |
| Një shkollë në Meksiko Siti po ofron orë mësimi për të mësuar vajzat se si të bëhen gra të përkryera. Shkolla "Tota Topete" është duke ofruar orë shtesë pas mësimit të rëndomtë për vajzat 13 deri 18 vjeçare. Mësimet përfshijnë gatim, qepje, hekurosje, kujdes ndaj fëmijëve dhe çështje speciale feministe siç janë vendosja e luleve në banjo dhe vendosja e inicialeve në peshqir. Një profesor nga kjo shkollë tha se aftësitë e fituara në këtë shkollë është rrezik që të humben nga kujtesa e tyre si shumë gra meksikane të cilat më shumë kujdesen për karierën e tyre sesa jetës në shtëpitë e tyre. Tash çdo grua dëshiron që të punojë por kjo nuk është e mundur në qoftë se jeni bashkëshorte apo nënë. Kjo nënkupton se duke mos u kujdesur për bashkëshortin tuaj mund të vijë deri te divorci. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Kuriozitete në Mjekësi Fri Jan 28, 2011 9:28 am | |
| Gabby Gingras, 3 vjeçare ka lindur e pandjeshme ndaj dhembjes. Pa marrë parasyshë se sa shumë rrëzohet në tokë ajo nuk ndjen dhimbje dhe nuk qanë. Babai i saj se një ditë ajo një ditë u rrëzua nga shkallët dhe u ngrit menjëherë sikurse nuk ka ndodhur asgjë. Gabby është lindur me një çrregullim gjenetik i cili quhet "Hereditary Sensory dhe Autonomic Neuropathy Type-5", por mjekët thonë se ky është rasti i parë në botë. Vëllau i saj Steve dhe motra Trish thonë se Gabby ishte një fëmijë i mrekullueshëm deri sa ajo nuk filloi të kafshonte. Në trupin e njeriut ekzistojnë fije nervore të cilat duhet t'i regjistrojnë dhembjet dhe t'i dërgojnë ato në tru, por këto fije nuk punojnë te Gabby. Mjeku i Gabby-it, doktor Steve Gingras tha se dhimbja është për të na mbrojtur neve edhe pse njerëzit mendojnë se dhimbja është negative. Pasi që Gabby nuk ndjen dhembje i ka humbur dhëmbët e saj pasi që ajo nuk ndjente kurrëfarë dhembje duke i shkaktuar të tjerëve dhimbje. Dhëmbët nuk iu janë thyer duke kafshur lodra apo anëtarët e familjes por janë nxjerrur nga dentisti pasi që ajo ka kafshuar gjuhën e saj dhe ka shkaktuar lëndim në gojën e saj. Ajo poashtu e ka lënduar edhe syrin e saj të djathtë me të cilin nuk sheh më. Ajo para një viti ka thyer fëlçinë por askush nuk e kishte ditur për më shumë se një muaj, ajo po ashtu ka pasur edhe një djegie të shkallës së dytë por nuk kishte ndjerë dhembje. Prindërit e vajzës që nuk ndjen dhembje kanë thënë se, edhe pse vajza e tyre nuk ndjen dhembje ata shpresojnë se ajo do të ndjejë lumturi në të ardhmën. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Kuriozitete në Mjekësi Fri Jan 28, 2011 9:29 am | |
| Dy vllezër nga Kucetine e Bosnjës kanë zbuluar se janë njerëz të pazakonshëm, njëri nga vëllezërit pas një kontrollimi mjekësorë pasi kishte pasur një aksident automobilistik ka zbuluar se kishte katër veshkë. Josip Galic tha se ishte i befasuar kur kuptoi se kishte katër veshkë, por kjo e shpjegonte se pse ai mund të pinte më shumë alkool se gjithë shokët e tij dhe kurrë të mos dehej. Vëllai i tij Ante po ashtu pas një vizite te mjeku kishte zbuluar se edhe ai kishte 4 veshkë. Pas një kontrolli më të detajizuar nga mjekët u konstatua se veshkët "extra" ishin të madhësisë normale dhe janë në gjendje të rregulltë. Ata kanë thënë për një gazetë Boshnjake se edhe pse kanë "më shumë" veshkë nuk kanë ndër mend t'i shessin organet e tyre, por do të ishin të gatshëm t'i jepnin anëtarëve të familjes apo shokëve në ndonjë rast emergjent. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Kuriozitete në Mjekësi Fri Jan 28, 2011 9:29 am | |
| në Skoci do të testohet tableta për të cilën shkenctarët pohojnë se mund të zgjasin jetën. Nëse testimi është i suksesshëm, duke faleminderuar kësaj tablete do të mund të jetojmë 120 vjet. Skocezi Steve Parkinson, kryetarë i gjigantit farmaceutik Amerikan "CereMedixa", thotë se studimet rreth kësaj tablete "magjike" po bëhen në Skoci. Këta shkenctarë të cilët kanë zbuluar këtë tabletë spjeguan se si vepron. Në këtë tabletë gjendet edhe proteina ependymin, të cilën e prodhon truri i njeriut, e cila stimulon trupin për të prodhuar antioksidantë të vet për luftë kundër sëmundjeve, njohton Daily Records. Këto antioksidantë i përmbajnë pemët dhe perimet, dhe këta shkenctarë njohtojnë se një tabletë ka vlerë sikur të kishit ngrënë 10 kilogram pemë dhe perime në ditë. "Secili që përdor këtë tabletë do të ndjehet shumë më mirë dhe do të ketë më shumë energji. Në vend se t'i japim pacientave kemikalje, ne atyre do ti japim barëra natyrale" tha Parkinson. Testimi i këtyre tabletave po bëhet në Edinburg, dhe testuesit e parë do të jenë të sëmurit me probleme në mushkëri. Bill MacNee, një profesor në universitet, është i sigurt se kjo tabletë do të ketë ndikim të madh edhe në shërimin e sëmundjes së Alzaimerit. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Kuriozitete në Mjekësi Fri Jan 28, 2011 9:30 am | |
| 1. Shpejtesia e drites eshte 186,000 milje/seconde. 2. Drites i duhen 8min e 17 sec per te udhetuar nga dielli ne siperfaqen e Tokes. 3. Ne tetor te vitit 1999 lindi personi i 6 bilionte. 4. 10% e gjithe njerzve te lindur gjate koherave, jane gjalle ne keto momente. 5. Toka rrotullohet me nje shpejtesi 1000 milje per ore dhe udheton permes hapesires me shpejtesi 67000 milje per ore. 6. Cdo vit, Token e trondisin mbi nje milion termete. 7. Kokra me e madhe e bresherit qe ka rrene ndonjehere ka qene mbi 1 kg dhe ky bresher rra ne Bangladesh ne 1986. 8. Cdo vit rrufete vrasin 1000 njerez. 9. Ne Tetor te vitit 1999 nje ajzberg (iceberg) me madhesine e Londres lundroi i lire ne Anktartik. 10. Te gjitha atomet e hidrogjenit ne trupat tane u krijuan rreth 12 bilion vjet me pare, gjate Big Bang-ut. 11. Toka, Hena dhe Dielli jane 4.56 bilion vjet. 12. Merimangat e zeza, femra, hane burrat e tyre pas ciftezimit. 13. Nje te milionten, e te miliontes, miliontes, miliontes, se miliontes se sekondes pas Big Bang, Universi kishte madhesine e nje dardhe. 14. Struktura e DNA-se u determinua (?) fillimisht nga Watson dhe Crick ne 1953. 15. Ne 1997 shkencetaret krijuan kromozomin e pare sintetik njerzor. 16.Termometri u krijua nga Galileo ne 1607. 17. Lupa zmadhuese, u krijua nga anglezi Roger Bacon, ne 1250. 18. Alfred Nobel shpiku dinamitin ne 1866. 19. Cmimi i pare Nobel ne fizike u fitua nga Wilhelm Rontgen, ne 1895, pasi ai shpiku rrezet X. 20. Pema me e larte ka qene nje eukalips australian, i cili ne vitin 1872 ishte 435 kembe. 21. Ne 1967, Kristian Barnard beri transplantimin e pare te zemres - pacienti i tij jetoi vetem 18 dite. 22. Majmunet mund te kuptojne rreth 300 shenja te ndryshme. 23. Virusi Ebola vret 4 nga 5 njerzit e infektuar. 24. Gjirafat flene vetem 20 minuta ne 24 ore. Ato nuk shtrihen asnjehere. 25. Kripa perdoret akoma si lek rreth nomadeve te Ethiopise. Ne nje periudhe ushtaret Romake jane paguar me gripe dhe nga kjo vjen dhe fjala rroge (salt - salary = anglisht, salarium - latinisht). Gjithashtu kur u krijuan monedhat, ne to ishte shtypur nje shenje e cila tregonte se sa kripe mund te nderrohej me to. Shenja quhej "hallmark" duke ditur se ne greqisht "hal" qendron per kripe. 26. Ideja qe molekulat kane forme tre-dimensionale ka qene e Luis Pasteur, i cili ne 1844 e mbrojti kete ide duke u mbeshtetur ne faktin se solucione te perbera nga dy perberje kimike me perberes te njejte nuk mund te thyejne rrezen e drites ne drejtime te kunderta. 27. Greket e Lashte, kane pas ujitur arkat me vere te quajtura ne ate kohe "kratere". Ata besonin se alkooli safi, mund te perdorej vetem nga barbaret. 28. Jo shume larg nga Flagstaff, ne Arizone, ndodhet nje krater 1.2 km i gjere dhe 200 m i thelle. Ai eshte krijuar gati 50000 vjet me pare, kur nje meteor goditi Token. Duke supozuar se shpejtesia me te cilen meteori udhetonte ishte rreth 17.5 km per sekonde.
29. Njerzit kane 46 kromozome, peshqit krey (? crayfish) kane 200. 30. Ne trupin e njeriut ndodhen 60,000 milje damare gjaku. 31. Utopia eshte nje teren i madh dhe i sheshte, ne Mars. 32. Diten kur u varros Alexander Graham Bell, i gjithe sistemi telefonik ne Amerike u stakua per 1 minute, ne nder te tij. 33. Ndodhen gati me shume se 100 bilion galaksi ne Univers. 34 Me shume mikrobe ngjiten gjate takimit te duarve, sesa gjate puthjeve. 35. Pika me e shpejte e shiut e godet token me shpejtesi 18 milje per ore. 36 Nq se Dielli do kishte madhesine e nje topi plazhi, atehere Jupiteri do kishte madhesine e nje topi golfi, ndersa toka do kishte madhesine e nje bizeleje. 37. Duhet me shume se nje ore per nje trup te rende te zhytet 6.7 milje poshte, ne pjesen me te thelle te oqeanit. 38. Ndodhen me shume krijesa te gjalla ne siperfaqen e lekures se njeriut, sesa njerez ne siperfaqen e Tokes. 39. Balena Gri,cdo vit migron 12500 milja nga Artiku ne Meksike dhe kthehet. 40. Reth nje milion bilion neutrone nga Dielli kalojne ne trupin tuaj vetem gjate leximit te kesaj fjalie. 41. Drites i duhen 13 sec per te udhetuar rreth Tokes. 42. Nje bebe ne 2000, lind me nje dhemb 43. Edhe nq se fluturojme me shpejtesine e drites, perseri do na duhej 2 milion vjet te shkonim ne afersi te galaxise me te madhe prane nesh, Andromeda. 44. Cdo ore Universi, zmadhohet gati nje bilion milje ne cdo drejtim. 45. Vendi me i thate ne bote, i banuar nga njerez, eshte Aswan, ne Egjipt ku cdo vit bie vetem .02 inch shi. 46. Pjesa me e thelle e oqeaneve, eshte ne Paqesor, gati 35797 kembe ethelle. 47. Krateret me te medha te krijuara nga renja e meteoreve, ndodhen ne Sudbury, Ontario ne Kanada dhe Vredefort ne Afriken e Jugut. 48. Shkretetira e Saharase eshte shkretetira me e madhe ne bote, me siperfaqe 3500000 milje katror. 49. Ne shekullin e 14te, Vdekja e Zeze, vrau 75,000,000 njerez. Transmetohej nga mikrobe te miut te zi. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Kuriozitete në Mjekësi | |
| |
| | | | Kuriozitete në Mjekësi | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|