Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Përfshijeni gështenjën në ushqimin tuaj!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Përfshijeni gështenjën në ushqimin tuaj! Empty
MesazhTitulli: Përfshijeni gështenjën në ushqimin tuaj!   Përfshijeni gështenjën në ushqimin tuaj! I_icon_minitimeThu Jan 27, 2011 7:21 am

Përfshijeni gështenjën në ushqimin tuaj! 26-geshtenje4
Londër, 26 janar - Ka shumë arsye që ta hamë gështenjën, përkujtojnë nutricionistët. Frutat aromatike me mbështjellës të fortë me ngjyrë kafe të errët janë burim i shkëlqyeshëm i mineraleve, vitaminave dhe fibrave, dhe përveç kësaj kanë më pak kalori dhe yndyra sesa frutat e tjera arrore.
Frutat arrore janë: arra, lajthia, bajamja dhe gështenja. Gështenja mund të jetë e pjekur, e zier, në formë të puresë, në torta, ëmbëlsira dhe salcat ekzotike për ushqime me mish.

Përplot me vitaminë C
Shijen e shkëlqyeshme e përcjellin njëkohësisht edhe veçoritë e mira, të cilat janë treguar si shumë të dobishme për shëndet. Nga frutat e tjera arrore dallon, sepse ka nivel më të ulët të yndyrave, dhe është e vetmja që përmban vitaminën C. Dietologët theksojnë që për dallim nga frutat e arrës e të lajthisë, përbërësi kryesor i të cilave është vaji yndyror, përbërësi kryesor i gështenjës është niseshteja, e cila në farërat e papërpunuara është rreth 44 për qind. Për shkak të sasisë së madhe të niseshtesë, nga gështenja mund të përdoret mielli i cili më vete apo i përzier me miellin e drithërave mund të përdoret edhe për përgatitjen e bukëve dhe pjekurinave. Ka shije të shkëlqyeshme, me plot vitamina, minerale, është ushqyese, tretet lehtë, e përshtatshme për ushqim të të moshuarve dhe të fëmijëve. Me gjashtë deri 10 miligramë të fibrave të patretshme në 100 gramë, frutat aromatike me mbështjellës me ngjyrë kafe të errët klasifikohen në mesin e artikujve ushqimorë me përmbajtje më të madhe të këtyre substancave.

Gështenja e pjekur ka vlerë më të madhe ushqyese
Përmban vitamina të grupit A, C dhe B dhe minerale të rëndësishme, si kaliumi dhe fosfori, në sasi më të vogël, kalcium, magnez, sulfur, klor, hekur, bakër, dhe mangan. Meqenëse gështenja është e pasur me kalium, por nuk përmban shumë natrium, rekomandohet në dietën e të sëmurëve me çrregullime të veshkave dhe të gjakut. Gështenja e pjekur ka vlerë më të madhe energjike, sasi më të madhe të proteinave, yndyra, vitamina dhe sasi të dyfishtë të karbohidrateve sesa kur është e përgatitur në mënyra të tjera. Përmban vitaminën E dhe fitokimikalie, të cilat nuk gjenden në gështenjën e zierë. Në anën tjetër, gështenja e zier përmban sasi më të madhe të substancave minerale.

Gështenja me pak kalori
Në krahasim me arrat, të cilat janë jashtëzakonisht kalorike dhe në 100 gramë kanë madje 691 kalori, gështenja është mjaft dietale, me vetëm 170 kalori në porcionin me madhësi të njëjtë, çka do t’i befasojë ata të cilët u frikësohen kalorive të tepërta. Për dallim nga e buta, gështenja e egër nuk hahet për shkak të shijes jashtëzakonisht të hidhur, por duke iu falënderuar efektit shërues përdoret në prodhimet e preparateve farmaceutike, kryesisht për shërimin e sëmundjeve të venave. Gështenja është një nga artikujt e parë ushqimorë që i ka ngrënë njeriu dhe për këtë ka dëshmi arkeologjike. Botanikët gështenjën e rendisin tek pemët, por për shkak të mënyrës dhe vendit të rritjes renditet edhe në drunjtë pyjorë. Fruta e gështenjës 53 për qind është ujë, 3 gramë proteina, 44 gramë karbohidrate, ndërsa përbërësi kryesor është nishesteja, e cila është 44 për qind në farën e pazier, sipas së cilës sasi është e ngjashme me pataten.

Gështenja në ushqim

Nga prodhimet e saj prodhohet edhe mielli, i cili i përzier me miellin e drithërave jep bukë dhe pjekurina ushqyese. Mielli është i pasur me sasi të mjaftueshme të sheqerit që krijohen në frutën e thatë. Fruta e gështenjës është i pasur edhe me kalcium, kalium, ndërsa përmban dhe fosfor, hekur dhe shumicën e vitaminave B. Gështenja tretet lehtë, ndërsa proteinat që i përmban me vlerë mund të krahasohen me katër për qind, aq sa ka në ve. Mjalti i gështenjës është shumë mjekësor dhe ndihmon tek gastritisi, mbron mëlçinë dhe i kontribuon qarkullimit më të mirë. Frutat të cilat zihen apo piqen janë shumë të shijshëm, ndërsa ekzistojnë edhe si ushqime të pavarura apo përgatiten si pure, në supa, si shtesë e delikatesave dhe ushqimeve të ndryshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përfshijeni gështenjën në ushqimin tuaj!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Molla për zemrën tuaj!
» Dërgojeni fytyrën tuaj në hapësirë
» YouTube” – Do të shpërblejë mundin tuaj
» Takimi i parë me fëmijën tuaj!
» Zgjedhni çajin tuaj ideal

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Keshillave :: Ushqimi dhe Dieta-
Kërce tek: