Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Kushtet klimatike në Kosovë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Kushtet klimatike në Kosovë  Empty
MesazhTitulli: Kushtet klimatike në Kosovë    Kushtet klimatike në Kosovë  I_icon_minitimeWed Feb 02, 2011 8:43 am

Klima e Kosoves eshte ne pjesen me te madhe kontinentale, duke rezultuar me vere te ngrohte dhe dimra te ftohte me ndikime Mesdhetare dhe Alpine (temperatura mesatare brenda vendit luhatet nga + 30 °C (vere) ne – 10 °C (dimer)). Megjithate, per shkak te ngritjeve te pabarabarta ne disa pjese te vendit, ka ndryshime ne temperature dhe shperndarjen e reshjeve.

Dhjetori dhe Janari jane konsideruar si muajt me te ftohte. Korriku dhe Gushti, si muajt me te ngrohte te vitit. Sasia maksimale e reshjeve eshte arritur ndermjet Tetorit dhe Dhjetorit. Ndermjet Nentorit dhe Marsit, ne Kosove mund te bjere debore, madje dhe ne pjeset e sheshta te vedit.sasia me e madhe e reshjeve mund te bjere ne rajonet malore te Kosoves.

Lugina midis Mitrovices dhe Kaçanikut i perket zones me te thate te vendit. Ne kontrast me te, fusha e Dukagjinit midis Pejes de Prizrenit eshte pershkruar si nje zone shume pjellore me me shume reshje midis Nentorit dhe Marsit.

Bazuar nga kushtet klimatike, Kosova mund te ndahet ne tre zona klimatike si me poshte:

* Zona klimatike e Kosoves (Rrafshi i Kosoves),
* Zona klimatike e Dukagjinit (Rrafshi i Dukagjinit) dhe
* Zona klimatike e maleve dhe e pjeseve te pyllezuara.

Zona klimatike e Kosoves (Rrafshi i Kosoves), qe perfshin luginen e Ibar – it eshte i ndikuar nga masa ajri kontinentale. Per kete arsye ne kete pjese te vendit dimrat jane me te ftohte me temperatura mesatare mbi – 10 °C, por ndonjehere nen – 26 °C. Verat jane shume te nxehta, me temperture mesatare 20 °C, disa here mbi 37 °C. Kjo zone eshte e karakterizuar nga nje klime e thate dhe reshje vjetore totale afersisht 600 mm ne vit.

Zona climatike e Dukagjinit (Rrafshi i Dukagjinit), qe perfshin kurrizin ujendares te lumit Drini i Bardhe, eshte i ndikuar shume nga masa ajri te nxehta, qe pershkojne Detin Adriatik. Temperaturat mesatare gjate dimrit luhaten nga 0.5 °C deri ne 22.8 °C. Reshjet vjetore mesatare te kesaj zone klimatike jane 700 mm per vit. Dimri eshte i karakterizuar nga reshje te forta debore.

Zona klimatike e Maleve dhe zonave te pyllezuara eshte e karakterizuar nga nje klime tipike pyjore, qe eshte e shoqeruar me reshje te forta shiu (900 deri 1,300 mm ne vit), dhe vera eshte shume e shkurter dhe e ftohte dhe dimrat jane te ftohte me sasi te medha debore.

Perfundimisht, mund te thuhet se territori i Kosoves eshte i karakterizuar nja nje klime me diell me temperatura te ndryshueshme dhe kushte me lageshti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Kushtet klimatike në Kosovë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Shkencave egzakte :: Gjeografi & Gjeologji-
Kërce tek: