Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Inteligjenca, kryesisht, trashëgohet

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Inteligjenca, kryesisht, trashëgohet Empty
MesazhTitulli: Inteligjenca, kryesisht, trashëgohet   Inteligjenca, kryesisht, trashëgohet I_icon_minitimeThu Feb 03, 2011 6:39 am

Londër, 3 shkurt - Vështirë është të definohet (jo)inteligjenca. Edhe pse kjo shpesh bëhet në kuadër të fenomeneve të cilat në thelb e kanë konceptin e inteligjencës, për shembull, përmes zgjidhjes së problemeve, procesit të mësimit, të kuptuarit etj., kjo në fakt është e gabuar. (Kjo do të ishte si kur fizikani do të kishte definuar gravitacionin me termet e mollës, e cila i bie në kokë). Më e arsyeshme është të konsiderohen disa koncepte të rëndësishme të lidhura me inteligjencën. Së pari, e ashtuquajtura inteligjencë gjenetike, respektivisht, ato aspekte të biokimisë, fiziologjisë dhe neurologjisë së trurit të cilat janë në thelb të përjetimit të vetëdijes dhe sjelljes (në çka më së shpeshti numërohet edhe mësimi, si dhe zgjidhja e problemeve). Ato janë rezultat i trashëgimit gjenetik, ndërsa hulumtimet më të reja tregojnë që treguesit e matshëm të funksionimit biologjik (për shembull, koha e reagimit, potencialet e evokuara) lidhen shumë me koeficientin e inteligjencës së matur me teste. Sipas një vlerësimi të ashpër, 70 për qind e koeficientit të inteligjencës është e përcaktuar me inteligjencë gjenetike. Pjesa tjetër 30 për qind janë faktorët kulturorë, familjarë, të rritjes, arsimorë dhe social-ekonomikë. Në fund, vjen edhe koncepti i të ashtuquajturës inteligjencë praktike, e cila tani për tani nuk ka vlerësim shkencor (ka shumë gjëra në lojë që i shpëtojnë kontrollit shkencor), por nuk ka dyshim që ekziston. Inteligjencën praktike e përcaktojnë për shembull shëndeti, motivimi, përvoja, mekanizmat e përballimit me stresin, karakteristika të personalitetit etj.
Në kohën e fundit shkruhet shumë për një segment të inteligjencës praktike - inteligjencën emocionale. Me këtë koncept përshkruhen karakteristikat siç janë: të kuptuarit e ndjenjave të veta, dhembshuria për të tjerët dhe rregullimi i emocioneve me qëllim të përmirësimi të jetesës.
Terman në kohën e vet ka studiuar rrugën jetësore të 1500 fëmijëve gjenialë (me koeficient të inteligjencës prej 140 apo më të lartë). Ka konkluduar që shumica e atyre fëmijëve (kanë qenë) shumë të suksesshëm në jetë, pra kanë pasur edhe inteligjencë të lartë praktike. Megjithatë, rreth 6 për qind të tyre ishin të pasuksesshëm; struktura e personalitetit të tyre dhe rrethanave të jashtme kanë pamundësuar përdorimin e inteligjencës në mënyrë të dëshirueshme sociale. Eysenck këtu shton se si “në anën tjetër dikush mund të jetë i suksesshëm në aspektin social, e të mos jetë edhe aq inteligjent. Ekzistojnë mjaft grupe të tilla: sportistët, argëtuesit, pjesëtarët e familjeve mbretërore, prostitutat – janë shembull i mirë për këtë”. (Politikanët nuk përmenden, duket që ky grup mund të jetë i suksesshëm edhe në aspekt social, por dhe inteligjent).
Koeficienti mesatar i inteligjencës (IQ) sillet në mes 90 dhe 110. Supozohet që 140 e kanë Madonna dhe Sharon Stone. Koeficientin më të lartë të matur e ka Marylin vos Savant: 228! As këndon, as aktron, por duket bukur. Merret me hulumtime në fushën e arsimit dhe të mjekësisë. Dhe shkruan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Inteligjenca, kryesisht, trashëgohet
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: