Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Mekanika kuantike

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mekanika kuantike  Empty
MesazhTitulli: Mekanika kuantike    Mekanika kuantike  I_icon_minitimeThu Feb 03, 2011 10:46 am

Disa nga orbitalet e para elektronike të atomit të hidrogjenit të treguara si grafe të ngjyrosura të densitetit probabilistik Mekanika kuantike është dega e fizikës që trajton sistemet atomike dhe nënatomike si dhe bashkëveprimin e tyre me rrezatimin në terma të madhësive të observueshme. Ajo bazohet mbi faktin që të gjitha format e energjisë lëshohen në njësi diskrete të quajtura "kuante". Duhet theksuar se, teoria kuantike lejon vetëm përdorimin e llogaritjeve probabilistike ose statistike mbi tiparet e thërrmijave nënatomike, të dhëna nëpërmjet funksionit valor. Ekuacioni i Shrodingerit në mekanikën kuantike luan rolin analog që ligjet e Njutonit dhe ligji i konservimit të energjisë luajnë në mekanikën klasike — pra, ai parashikon sjelljen e sistemeve dinamike në të ardhmen— ky funksion është një ekuacion vale i dhënë në terma të funksionit valor i cili parashikon në një mënyrë analitike dhe preçise probabilitetin e ngjarjeve dhe rezultateve. Sipas teorive të vjetra të fizikës klasike, energjia trajtohet si një fenomen i vazhdueshëm, kurse lënda mendohet si diçka që zë një vend në hapësire dhe lëviz në mënyrë të vazhdueshme. Sipas teorisë kuantike, energjia emetohet dhe absorbohet në njësi të vogla, diskrete. Një copë individuale ose paketë energjie, quhet një kuant (shumës. kuante), kështu që në disa raste ajo sillet tamam si një grimcë lënde; të gjitha thërrmijat shfaqin veti valore kur janë në lëvizje kështu që në mekanikën kuantike lënda nuk mendohet si e lokalizuar në një vend por si e shpërndarë në një farë mënyre.Për shembull, drita, ose rrezatimi elektromagnetik, që lëshohet ose absorbohet nga një atom ka vetëm frekuenca (ose gjatësi valësh) të caktuara, siç mund të shihet nga vijat spektrale që i korrespondojnë elementit të atij atomi. Teoria kuantike tregon se keto frekuenca i korrespondojnë energjive të përcaktuara të kuanteve të dritës, ose fotoneve, kjo del nga fakti qe elektronet në një atom lejohen të marrin vetem vlera të caktuara të energjisë, ose e thënë ndryshe elektronet mund të ekzistojne vetëm në nivele të caktuara energjitike, një kuant energjie emetohet ose absorbohet kur frekuenca është në proporcion të drejtë me diferencën e energjisë me dy niveleve. Formalizmi i mekanikes kuantike u zhvillua gjatë 1920-ve. Në 1924, Luiz de Brojli propozoi se valët dritore nuk janë të vetmet të cilat shfaqin një karaker dual, pra vala sillet si thërmije siç ndodh në efektin fotoelektrik dhe në spektrat atomike, edhe thërrmijat grimcore shfaqin dukuri valore. Sugjerimi i de Brojlit dha dy formulime të ndryshme të mekanikës kuantike. Mekanika valore e Ervin Shrodingerit (1926) përfshin përdorimin e një koncepti matematik, funksionit valor, i cili është i lidhur me probabilitetin e gjëndjes së një thërrmije në një pikë të hapësirës. Mekanika e matricave e Uerner Hajzenbergut (1925) nuk e përmend fare konceptin e funksionit valor ose koncepte të ngjashme, e megjithatë ajo u tregua se ishte komplet ekuivalente me teorinë e Shrodingerit. Një zbulim shume i rëndësishëm në teorine kuantike është parimi i papërcaktueshmërisë, i enunciuar për herë të parë nga Hajzenbergu në 1927, i cili vendos një limit absolut teorik në saktësinë që mund të arrihet në disa matje; si rezultat i kesaj, mendimi i disa shkencetareve se gjendja fizike e nje sistemi mund të matet në menyre ekzakte për tu përdorur në parashikimin e gjendjes së sistemit në të ardhmen duhet të braktisej. Mekanika kuantike u kombinua me teorinë e relativitetit në formulimin e P. A. M. Dirakut (1928), e cila, përveç të tjerash, parashikoi ekzistencën e anti-thërrmijave. Zhvillime të tjera të teorisë përfshinë statistikën kuantike, të prezantuar në një formë nga Ajnshtajni dhe S. N. Bose (statistika Bose-Ajnshtajn) dhe në një formë tjetër nga Diraku dhe Enriko Fermi ( statistika Fermi-Dirak); Elektrodinamika kuantike, merret me bashkeveprimin midis thërrmijave të ngarkuara dhe fushës elektromagnetike; përgjithësimi i saj jepet nga, teoria kuantike e fushës; dhe elektronika kuantike. Zbulimi i mekanikës kuantike në fillimin e shekullit të 20-të revolucionoi fizikën, sic shihet mekanika kuantike është një nga degët më themelore në pothuajse të gjitha fushat kontemporare të kerkimit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Mekanika kuantike
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mekanika klasike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Shkencave egzakte :: Matematikë & Fizikë-
Kërce tek: