Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Mitrush Kuteli

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mitrush Kuteli  Empty
MesazhTitulli: Mitrush Kuteli    Mitrush Kuteli  I_icon_minitimeFri Feb 04, 2011 8:39 am



Jam shqiptar
e kosovar;
zot e krenar,
zot e bujar
mbi këtë dhé,
q'e kam si fe,
e përmbi fé:
E kam vatan!
E kam atdhe!
Që gjysh stërgjysh,
që brez pas brez,
që gjithëmonë.

Ti shqa thërret,
ti shqa bërtet,
gjer lartë në retë
se jam barbar.

Jo, s'jam
si bërtet ti,
si buçet ti,
ti, Mal i Zi.

Po vendin tim e dua,
lirinë e dua,
e s'dua
zot
mbi mua.

Kënga e parë

QËNDRIMI

Se jam këtu kur s'kish njeri,
kur s'kish kufi
as fqinjëri,
as shqa të zi.

Se jam këtu kur Mal i Zi
ish Iliri;
kur nga një det në tjetrin det
isha zot vetë!
Unë jam këtu nga moti
kur vetë Zoti
e bëri fushën fushë
e malin mal.

Unë jam këtu e do të jem
- dem baba dem -
sa mali të bëhet hi
e hiri mal përsëri.
Ma thonë emrin Asim Qerim
mbetur jetim
që në vegjëli.
Jam si më sheh
e si më njeh;
kësulëbardhë e kryelidhur,
kryelidhur me një shami;
me tri shami
për trimëri!

Jam eshtërmadh,
i vrazhdë jam,
e bojalli -
dhe sytë e mi
janë plotë shkëndi
si batërdi.
Dhe kam uri
si s'ka njeri -
për drejtësi
e për liri.
Si të gjithë asimët
e të gjithë qerimët
e vendit tim.

Ma thonë emrin Asim Qerim
mbetur jetim
që në vegjëli;
se babën tim ma vranë
naçallnikët,
podporuçnikët
edhe gllavnikët.

Ma vranë
se urdhër dha vojvodi
e krali vetë:
"Të vritet!"
Se ish kosovar
dhe se ish zot
mbi këtë dhe!

Dhe tokën që kisha nga baba
nga gjyshi
rrënjë pas rrënjë -
prej qindra vjet,
prej mijëra vjet,
ma morën.
Ah!
Ma morën vatanin
që e desha si xhanin!

Ma morën,
me armë në duar,
me gjak nëpër duar.
Agrarët!
Xhandarët!
Tyxharët!
Të gjithë tok
u bënë shok;
si sorrat
për kërrmë.

Oborin ma morën
gjer në shtëpi
dhe ngrenë për vete shtëpi
në sytë e mi!
Dhe unë,
ja, unë,
që isha zot
që qëmot,
mbeta pa dhé,
bujk pa dhé,
bari pa kopé -
këtu
në dheun tim.

Dhe plori m'u ndryshk,
hambari m'u myshk...

Po shpresa s'mu vyshk!


Kënga e dytë

DURIMI

Durova,
durova,
sa nuk duron njeri,
as Perëndi!

Më thanë të shkruhem vojnik
e mynafik
i kombit tim.

Më dhanë armë të vras
vëllanë,
sipas kanunit
të gjakut...
Po s'desha!

Dhe në e bëra ma falni,
se jam gjaknxehtë.

Më thanë të ngrihem të ik
ku qielli puthet me dhenë;
Stamboll,
Anadoll,
e më tej.
Se vetëm andej
paska për ne
popull pa zot -
vend boll...

Po malli i tokës s'më la,
po malli i fushës s'më la,
as gjaku i babës s'më la.

Dhe mbeta këtu,
i huaj,
si qen,
në vendin tim,
të babës tim...
Mbeta rajá,
e ndër rajá,
si për hatá;

në uri,
në qesëndi,
në skllavëri
të shqaut të zi.

Më thanë të ik në Allbani,
vatan i ri
i kombit tim,
si shkoi Selmani,
Hasani
e Dani.

Po dot nga toka s'u ndava
dhe mbeta të jem
ku jam
e ku do të jem.

Më thanë të shkoj në sheher
të shqahut të madh,
me sharrën në krah,
me kryet përdhé,
jaban
e beter;
portë më portë,
derë më derë,
i mjerë
e zemër sterrë,
për një kotherrë
bukë.
Po malli i vendit s'më la.
Ah, malli i gjakut s'më la
e mbeta këtu,
rajá.

Ta shemba shqa kufirin
që ngrite ti
në vendin tim e përmbi varr
të babës tim.

Ta shemba,
ta dogja,
me zjarrin e shpirtit,
të vuajtjes
dhe të urrejtjes.

Me zemërim,
me vrull të madh,
e bubullimë
që s'ka mbarim

Se vjete ti më çave,
më ndave,
më vrave,

armik - lugat,
armik -xhelat!


Kënga e tretë

SULMI

Ti bëre azape - s'u tremba,
ti ngrite kufire me gjemba,
fortesa ti ngrite;
t'i shemba!

Tani,
tani,
atje ku ti,
o Mal i Zi,
ngrite kufi
që ndanin
e çanin
vëllazëri;
Hej!
Sot!
Shkon
e valon
parmenda!

T'i bëra të gjitha rrëmujë
dhe ty
gjurma t'u zhduk
si në ujë.

I bie arë mes për mes
e gjer në brez,
e përmbi brez,
humbas
me gaz
në grurin tim,
të dheut tim,
të babës tim,
të birit tim;
sot e përjetë,
jetë pas jetë!

Dhe ndie qysh flet,
me zë të qetë,
im atë vetë
nga balta poshtë:

"Ta mbroni dhenë
ku eshtrat kam,
ku hi e tokë
e pluhur jam.

Ta mbroni dhenë
që e ushqej
dhe sot si dje,
me kurmin tim.

Ta mbroni dhenë,
me zjarr ta mbroni,
me gjak ta mbroni!
Të derdhni gjakun

me grushte plot -
po kurrë lotë,
as sot, as mot!
Se loti është robëri,
gjaku - liri!"


Kënga e katërt

NDËRTIMI

Jam eshtërmadh
e bojalli
e me japi,
si më sheh ti,
si më njeh ti.

Po kam një zemër
në gjoksin tim
që pa pushim
më rreh
si Drin.
Dhe babën tim kur e kujtoj,
lotoj...

Të pashë të vrarë, or Baba,
e pa qefin, si për hata,
rreth e përqark me xhandërma.
Desha të qaj e s'qava dot,
e të bërtas, sbërtita dot,
pa asnjë lot, pa asnjë lot.

Dhe prita sot të derdh një lot.

Tani,
tani,
unë jam gati
të vdes që sot,
se rroj përmot;
mbytur me gjak,
po jo me lotë,
për këtë dhe,
q'e kam si fé
e përmbi fé.
E kam vatan,
e kam atdhe!

Hej!
Po buças me zë kabá,
sa të dëgjohet në qiell lá,
sa të dëgjojë fund e kreje
kush gjak shqiptari ka në deje:
Shaban - vëlla!
Destan - baba!
Hej!
Komb i lirë kosovar,
ti komb shqiptar, ti zot krenar,
ti djalëri - ti pleqëri,
bëru gati!
Bëru gati për vrull të ri,
ta djegësh botën,
ta bësh hi,
për liri,
për Shqipëri!


Kënga e pestë

QËNDRIMI

Tani,
tani!
- O Mal i Zi -
ja unë,
ja ti!

Po unë - jo ti,
se jam këtu kur s'kish njeri
dhe as kufi
as fqinjëri...

Unë jam këtu kur Mal i ZI,
me Shumadi,
me Dallmati - sa mban e gjitha Shqehëri,
ish Iliri!
Kur nga një det në tjetrin det
isha zot vetë!
Se jam këtu nga moti
kur vetë Zoti
e bëri fushën - fushë
e malin mal.

Unë jam këtu
e do të jem,
- dem baba dem -
sa mali të bëhet hi,
e hiri mal përsëri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mitrush Kuteli  Empty
MesazhTitulli: Re: Mitrush Kuteli    Mitrush Kuteli  I_icon_minitimeFri Feb 04, 2011 8:39 am

Kënga e katërt

NDËRTIMI

Jam eshtërmadh
e bojalli
e me japi,
si më sheh ti,
si më njeh ti.

Po kam një zemër
në gjoksin tim
që pa pushim
më rreh
si Drin.
Dhe babën tim kur e kujtoj,
lotoj...

Të pashë të vrarë, or Baba,
e pa qefin, si për hata,
rreth e përqark me xhandërma.
Desha të qaj e s'qava dot,
e të bërtas, sbërtita dot,
pa asnjë lot, pa asnjë lot.

Dhe prita sot të derdh një lot.

Tani,
tani,
unë jam gati
të vdes që sot,
se rroj përmot;
mbytur me gjak,
po jo me lotë,
për këtë dhe,
q'e kam si fé
e përmbi fé.
E kam vatan,
e kam atdhe!

Hej!
Po buças me zë kabá,
sa të dëgjohet në qiell lá,
sa të dëgjojë fund e kreje
kush gjak shqiptari ka në deje:
Shaban - vëlla!
Destan - baba!
Hej!
Komb i lirë kosovar,
ti komb shqiptar, ti zot krenar,
ti djalëri - ti pleqëri,
bëru gati!
Bëru gati për vrull të ri,
ta djegësh botën,
ta bësh hi,
për liri,
për Shqipëri!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mitrush Kuteli  Empty
MesazhTitulli: Re: Mitrush Kuteli    Mitrush Kuteli  I_icon_minitimeFri Feb 04, 2011 8:40 am

Kënga e tretë

SULMI

Ti bëre azape - s'u tremba,
ti ngrite kufire me gjemba,
fortesa ti ngrite;
t'i shemba!

Tani,
tani,
atje ku ti,
o Mal i Zi,
ngrite kufi
që ndanin
e çanin
vëllazëri;
Hej!
Sot!
Shkon
e valon
parmenda!

T'i bëra të gjitha rrëmujë
dhe ty
gjurma t'u zhduk
si në ujë.

I bie arë mes për mes
e gjer në brez,
e përmbi brez,
humbas
me gaz
në grurin tim,
të dheut tim,
të babës tim,
të birit tim;
sot e përjetë,
jetë pas jetë!

Dhe ndie qysh flet,
me zë të qetë,
im atë vetë
nga balta poshtë:

"Ta mbroni dhenë
ku eshtrat kam,
ku hi e tokë
e pluhur jam.

Ta mbroni dhenë
që e ushqej
dhe sot si dje,
me kurmin tim.

Ta mbroni dhenë,
me zjarr ta mbroni,
me gjak ta mbroni!
Të derdhni gjakun

me grushte plot -
po kurrë lotë,
as sot, as mot!
Se loti është robëri,
gjaku - liri!"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mitrush Kuteli  Empty
MesazhTitulli: Re: Mitrush Kuteli    Mitrush Kuteli  I_icon_minitimeFri Feb 04, 2011 8:40 am

Kënga e dytë

DURIMI

Durova,
durova,
sa nuk duron njeri,
as Perëndi!

Më thanë të shkruhem vojnik
e mynafik
i kombit tim.

Më dhanë armë të vras
vëllanë,
sipas kanunit
të gjakut...
Po s'desha!

Dhe në e bëra ma falni,
se jam gjaknxehtë.

Më thanë të ngrihem të ik
ku qielli puthet me dhenë;
Stamboll,
Anadoll,
e më tej.
Se vetëm andej
paska për ne
popull pa zot -
vend boll...

Po malli i tokës s'më la,
po malli i fushës s'më la,
as gjaku i babës s'më la.

Dhe mbeta këtu,
i huaj,
si qen,
në vendin tim,
të babës tim...
Mbeta rajá,
e ndër rajá,
si për hatá;

në uri,
në qesëndi,
në skllavëri
të shqaut të zi.

Më thanë të ik në Allbani,
vatan i ri
i kombit tim,
si shkoi Selmani,
Hasani
e Dani.

Po dot nga toka s'u ndava
dhe mbeta të jem
ku jam
e ku do të jem.

Më thanë të shkoj në sheher
të shqahut të madh,
me sharrën në krah,
me kryet përdhé,
jaban
e beter;
portë më portë,
derë më derë,
i mjerë
e zemër sterrë,
për një kotherrë
bukë.
Po malli i vendit s'më la.
Ah, malli i gjakut s'më la
e mbeta këtu,
rajá.

Ta shemba shqa kufirin
që ngrite ti
në vendin tim e përmbi varr
të babës tim.

Ta shemba,
ta dogja,
me zjarrin e shpirtit,
të vuajtjes
dhe të urrejtjes.

Me zemërim,
me vrull të madh,
e bubullimë
që s'ka mbarim

Se vjete ti më çave,
më ndave,
më vrave,

armik - lugat,
armik -xhelat!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mitrush Kuteli  Empty
MesazhTitulli: Re: Mitrush Kuteli    Mitrush Kuteli  I_icon_minitimeFri Feb 04, 2011 8:40 am

Kënga e parë

QËNDRIMI

Se jam këtu kur s'kish njeri,
kur s'kish kufi
as fqinjëri,
as shqa të zi.

Se jam këtu kur Mal i Zi
ish Iliri;
kur nga një det në tjetrin det
isha zot vetë!
Unë jam këtu nga moti
kur vetë Zoti
e bëri fushën fushë
e malin mal.

Unë jam këtu e do të jem
- dem baba dem -
sa mali të bëhet hi
e hiri mal përsëri.
Ma thonë emrin Asim Qerim
mbetur jetim
që në vegjëli.
Jam si më sheh
e si më njeh;
kësulëbardhë e kryelidhur,
kryelidhur me një shami;
me tri shami
për trimëri!

Jam eshtërmadh,
i vrazhdë jam,
e bojalli -
dhe sytë e mi
janë plotë shkëndi
si batërdi.
Dhe kam uri
si s'ka njeri -
për drejtësi
e për liri.
Si të gjithë asimët
e të gjithë qerimët
e vendit tim.

Ma thonë emrin Asim Qerim
mbetur jetim
që në vegjëli;
se babën tim ma vranë
naçallnikët,
podporuçnikët
edhe gllavnikët.

Ma vranë
se urdhër dha vojvodi
e krali vetë:
"Të vritet!"
Se ish kosovar
dhe se ish zot
mbi këtë dhe!

Dhe tokën që kisha nga baba
nga gjyshi
rrënjë pas rrënjë -
prej qindra vjet,
prej mijëra vjet,
ma morën.
Ah!
Ma morën vatanin
që e desha si xhanin!

Ma morën,
me armë në duar,
me gjak nëpër duar.
Agrarët!
Xhandarët!
Tyxharët!
Të gjithë tok
u bënë shok;
si sorrat
për kërrmë.

Oborin ma morën
gjer në shtëpi
dhe ngrenë për vete shtëpi
në sytë e mi!
Dhe unë,
ja, unë,
që isha zot
që qëmot,
mbeta pa dhé,
bujk pa dhé,
bari pa kopé -
këtu
në dheun tim.

Dhe plori m'u ndryshk,
hambari m'u myshk...

Po shpresa s'mu vyshk
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mitrush Kuteli  Empty
MesazhTitulli: Re: Mitrush Kuteli    Mitrush Kuteli  I_icon_minitimeFri Feb 04, 2011 8:41 am

Rrinte Suli me Sulën në hijen e një lisi kombëtar edhe përkëdhelnin dyfeqet kreshnike me nga një leckë vaj. Këtë e bënin për të kaluar kohën e për të shprehur dashurinë kreshnike për armët kreshnike.


Dhe që të dy, si trima kombëtarë, e kishin ngjeshur mesin me kollanë e gjoksin me rripa. Kollanët ishin mbushur me paketa fishekë edhe varur kishin bomba të kuqe.


Të tjerë fishekë e bomba kombëtare kishin nëpër xhepat kreshnikë.


I foli Sula Sulës:


- Ore, ti e ke të papërdorur dyfekun e as që di në shpon.
- Kam zbrazur njëzet paketa. Qe kalamidhet!
- Ke zbrazur në bosh, jo në plot...
- Qysh në bosh? I kam rënë një zogu majë një lisi edhe e kam rrëzuar, i kam rënë një lepuri, i kam rënë një thiu të egër...
- Të thashë se ti ke zbrazur bosh, më havadan. Ti s'hyn në rradhën e burrave. Hajt!
- ...
- Ore, a ke zbrazur më njeri? Se atëhere i thonë plot. Je goxha burrë, e s'ke vrarë njeri!
- Jo, njeri kurrë! Kur të më bjerë hasmi në pusi, do t'ia shkrep.
- Prit gomar të mbijë bar!




Fluturoi një zog kombëtar nga lisi kombëtar edhe hija e tij kreshnike shqiti për një grimë në truallin e fisit arbënor, ku ujku nuk e ha ujkun, po arbri e ha arbrin, si urdhëron Kanuni i Lekë Dukagjinit (ndjesë pastë!).


I foli Sula Sulit:


- Po ti sa herë e ke përdorur pushkën?
- Dy! Një herë i rashë Zeqos edhe e lashë kapicë, në lëmë. Gjysmë herë kur plagosa Zyferë e gjysmë herë Stavron. Këto të dyja bëjnë një. E një e para: dy!


U duk larg një si pikë e zezë që lëvizte në rrugë. I foli Sula Sulës:


- Ja, shikon tutje, po vjen një njeri! Bjeri!
- S'di cili është...
- Çudi e madhe! As ai nuk di cili je ti. Atij i qënka shkrojtur t'i biesh ti me dyfek të ri. I erdh exheli. Apo s'ta mban?
- I bie po mos merret vesh...
- S'ka si merret vesh. Unë s'rrëfej!
- Me besa-besë?
- Me besa-besë e për kokën e dyfekut.
- Atëherë t'i bie?
- Bjeri!




Në këtë kohë pika që lëvizte në rrugë ish madhuar se e shtynte exheli drejt pushkës kreshnike kombëtare.


Sula ish i përulur prej Sulit se kish shtënë vetëm bosh. Turp i madh për një trim kombëtar e për një pushkë kreshnike të lyer me vaj!


U shtri barkazi në mezhdë, i fjeti synë pushkës edhe i hoqi këmbëzën.


Edhe pika lëvizëse nuk lëvizi më...


Edhe Sula puthi çarkun e dyfekut kreshnik për provën e naltë...


... Qanë e vajtuan në shtëpi. Shkulën flokët nëna e motrat e të vrarit. U kanos vëllai të marrë gjakun nga hasmi i vjetër i shtëpisë, po puna është se pushka kreshnike e Sulës nuk mbeti në turp kombëtar.


Edhe Suli e mbajti fjalën e nuk e tradhtoi Sulën...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mitrush Kuteli  Empty
MesazhTitulli: Re: Mitrush Kuteli    Mitrush Kuteli  I_icon_minitimeFri Feb 04, 2011 8:42 am

Me di a nuk me di se qaj,

me di a nuk me di se vuaj

ne oret e thella te nates,

kur ngrihem i cmendur te shkruaj

me gjakun e zemres te shkruaj.

Me di a nuk me di se agimet

me gjejne pa gjume ne shtrat,

me shpirt te shkretuar nga dhembja,

e dhimbshem i pres perendimet,

me ankth i pres perendimet.

Me di a nuk me di se sot

u drodha kur pashe pranveren, (vjeshten)

qe zbriste me flladet e prillit (tetorit),

e embel sic ishte qemot,

e hidhur sic ishte qemot.

Me di a nuk me di se vuaj

ne oret e thella te nates,

ku ndjehem nga jeta i huaj,

nga vendi i lemjes i huaj.

Me di a nuk me di....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mitrush Kuteli  Empty
MesazhTitulli: Re: Mitrush Kuteli    Mitrush Kuteli  I_icon_minitimeFri Feb 04, 2011 8:42 am

Kuteli - Si neser...
Do te peshperite era ndaj mbremje si nj'here,

prej valesh do ngrohet hena si sot,

me iskra prej bryme do mbuloj' mermere

dhe bota do jete si ish dhe qemot

Si neser do shtrihet lendina per mbi varr

Vale-dheu do zene t'palosen ngadale,

do ende parevera e lule e bar,

dhe zile do rreshqasin qe prej male.

Do qeshe dielli ne qoshen e nje reje,

do thaje lotet mbi lulet e qershise, larg,

mbytur do ndjehet gjemimi i nje rrufeje,

permbi mal do hapet brez'i Perendeise.

Do shtroje dhe dimri qilim te argjendte

mbi pllocen e tretur, mbi kryqn'e anuar,

do rritet harrimi me dherin e rende

dhe une do fle, ty duke t'enderruar.... (dhe te t'harruar)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mitrush Kuteli  Empty
MesazhTitulli: Re: Mitrush Kuteli    Mitrush Kuteli  I_icon_minitimeFri Feb 04, 2011 8:42 am

ABC-ja e Kreshnikeve
A

- E njeh Zenelin?
- Jo, nuk e njoh!
- U bë për të vrarë. E do ta vras!
- Si e qysh?
- Dje më shkeli hijen!
- Hijen tënde?
- Timen! Ecja rrugës, në diell, kur më arriti Zeneli. Hija ime ishte aty poshtë. Ish e gjatë, sepse dielli perëndonte. E priste më dysh rrugën. Zeneli më dha tungjatjetën edhe ma shkeli hijen. Ç'të bëj?
- Vraje!
- E vrava.
- Aferim!
Pas pakëz, duke pirë duhan.
- Fëmijë ka Zeneli?
- Ka po janë të vegjël.
- Vraji!
- T'i vras?
- Vraji se do rriten. Më mirë tani sesa më vonë.
- Mirë thua; ke të drejtë. Do t'i vras! Do t'i shuaj! I ati më shkeli hijen. Kjo s'është pak!



B


- Dëgjove gjë?
- Jo.
- E vranë Todrin.
- Ku?
- Në mes të tregut.
- Kishte faj?
- Tani s'ka faj se është i vdekur, po atëherë kish.
- Si e qysh?
- Todri po shikonte një dru telefoni. Ish pak si i vrenjtur se s'kish me se të blinte bukë. Iu afrua një burrë me mustaqe, trim me fletë si çdo burrë me mustaqe, edhe i tha: - Bre qen!
- E njihte burri me mustaqe Todrin?
- Jo nuk e njihte. Por e vërteta: burri me mustaqe kish të drejtë. Bre qen! - i tha trimi me mustaqe: Bile i tha: Bre qen i qenit! Pse vështron me inat drunë e telefonit?
- Më fal, se të pres fjalën: druri i telefonit mos ish i trimit me mustaqe?
- Jo. Druri mund të ish i kujt të ish. A mund të mos ish asfare, mall pa zot si është malli i shtetit. Po sidoqoftë Todri e vështronte me inat drunë e telefonit.
- Ndofta sepse kish barkun bosh...
- Punë e tij. Bre qen, tha trimi, bre qen i qenit! Pse, bre, vështron me inat drunë e telefonit? Todri desh t'i përgjigjet, po trimi nuk e la: nxori koburen edhe e vrau. - Na, i tha, të të mësoj unë të shikosh me inat drunë e telefonit!
- Kish të drejtë trimi.
- Doemos, se po të mos kish nuk e vriste.



C


- S'po e shoh prej disa ditësh Zefin.
- As e ke për të parë, Zefin e vranë.
- Pse? Kush?
- Fajin e kish Zefi.
- Fol!
- Nipi i të kunatit të vëllait të Zefit...
- Nuk mora vesh. Edhe një herë, të lutem.
- A ka një vëlla Zefi?
- Ka.
- Edhe ky a ka një kunat?
- Ka.
- Edhe kunati a ka një nip?
- Ka.
- Pra, nipi i të kunatit të vëllait të Zefit kish rënë në gjak me një shtëpi kreshnike kombëtare.
- Vetë nipi?
- Jo, shtëpia. Punë e vjetër, gjysh-stërgjysh, po ti e di se gjaku s'falet.
- Jo! Po të falet, humb burrnia, ndera e trimnia.
- Po, pra... E meqë shtëpia e të nipit të kunatit të vëllait të Zefit ish në gjak, erdhën edhe e vranë Zefin, sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit, (ndjesë pastë!).
- Në e vranë sipas Kanunit, bënë mirë. Iu rrittë ndera e trimnia e burrnia hasmit të shtëpisë të të nipit të kunatit të vëllait të Zefit. Më vjen keq për Zefin, se ish njeri me kulturë - pesë vjet në Torino, poet e shkrimtar... - po në qenka punë gjaku, shumë mirë që u vra! Duhet ruajtur ndera, trimnia e besnia e kreshnikia e fisit të racës arbënore. Duhet ruajtur përgjithmonë Kanuni i Lekë Dukagjinit (ndjesë pastë!) sidomos për punë ndere, trimnie, kreshnikie, besnikie. Pse ndryshe kombi i racës kombëtare ilire edhe pellazge kreshnike arbënore asht në rrezik me hupë. Dhe që të ketë qetësi të plotë Shkëlqesia e Tij Lekë Dukagjini që na la Kanunin, duhet medoemos t'i digjet shtëpia Zefit edhe t'i priten drurët e kopshtit kombëtar.
- Eja të pimë nga dy-tri gota për shëndet të Lekë Dukagjinit (i rrofshin çunat!) e për nderën, trimninë, besnikinë e kreshnikinë mijëvjeçare që na nderon truallin tonë kombëtar e fisnik.
- Eja të pimë po koburet t'ia dorëzojmë një miku, se kam frikë mos të shkel hijen, o mos shoh me inat ndonjë dru telefoni...



Ç


- Ore, thonë se ti e vrave Selmanë...
- Unë, jo!
- Po kush?
- Dyfeku im!
- Ky që ke në krahë?
- Ja, ky! Pse s'ta mbush synë?!
- Si jo. Dyfek të këtillë s'kam parë as në Turqi.
- E ke mirë. Dyfek si të turkut s'ka në botë, se turku i punon me merak. Po ky imi është veç botës. Pandeha se s'të pëlqen...
- Si u bë puna e Selmanit?
- I qe shkrojtur ta vras unë, nga e shkrojtura nuk shpëton dot.
- E ke hak. Që kur e polli e ëma, iu shkrojt në qitap: këtë çun do ta vras Ymeri me një dyfek turku. Po aman më thuaj si erdhi puna që e vrave?
- Me një të shtënë e lashë thes. Erdhën edhe e ngritën në tabut.
- Ti ku ishe?
- Prapa ferrës.
- Ai?
- Shkonte rrugës.
- Bukuri! Si trimat e vrave. Edhe ai bëri mirë që ra si thes. Të lumtë dora ty edhe dyfekut i lumtë çarku!
Ymeri qeshi se iu kujtua thesi. Selmani ra menjëherë si një thes me misër pa pasur kohë t'i thotë: faleminderit se më vrave - si e do burrnia, kreshnikia e besa shqiptare. Po Ymeri zemërgjerë e shpirtluan, ia fali këtë të metë.
- Shkaku i vrasjes?
Fajtor ka qenë Selmani! Sepse Selmani ka një nip nga ana e mbesës. Nipi i mbesës së Selmanit ka një qen edhe ky qen qopek i ka lehur një herë mikut të të nipit të së mbesës së Ymerit. Miku iu qa të nipt, nipi iu qa mbesës, mbesa iu qa Ymerit edhe Ymeri mori dyfekun dhe e vrau Selmanë...



D


Rrinte Suli me Sulën në hijen e një lisi kombëtar edhe përkëdhelnin dyfeqet kreshnike me nga një leckë vaj. Këtë e bënin për të kaluar kohën e për të shprehur dashurinë kreshnike për armët kreshnike.
Dhe që të dy, si trima kombëtarë, e kishin ngjeshur mesin me kollanë e gjoksin me rripa. Kollanët ishin mbushur me paketa fishekë edhe varur kishin bomba të kuqe.
Të tjerë fishekë e bomba kombëtare kishin nëpër xhepat kreshnikë.
I foli Sula Sulës:
- Ore, ti e ke të papërdorur dyfekun e as që di në shpon.
- Kam zbrazur njëzet paketa. Qe kalamidhet!
- Ke zbrazur në bosh, jo në plot...
- Qysh në bosh? I kam rënë një zogu majë një lisi edhe e kam rrëzuar, i kam rënë një lepuri, i kam rënë një thiu të egër...
- Të thashë se ti ke zbrazur bosh, më havadan. Ti s'hyn në rradhën e burrave. Hajt!
- ...
- Ore, a ke zbrazur më njeri? Se atëhere i thonë plot. Je goxha burrë, e s'ke vrarë njeri!
- Jo, njeri kurrë! Kur të më bjerë hasmi në pusi, do t'ia shkrep.
- Prit gomar të mbijë bar!
Fluturoi një zog kombëtar nga lisi kombëtar edhe hija e tij kreshnike shqiti për një grimë në truallin e fisit arbënor, ku ujku nuk e ha ujkun, po arbri e ha arbrin, si urdhëron Kanuni i Lekë Dukagjinit (ndjesë pastë!).
I foli Sula Sulit:
- Po ti sa herë e ke përdorur pushkën?
- Dy! Një herë i rashë Zeqos edhe e lashë kapicë, në lëmë. Gjysmë herë kur plagosa Zyferë e gjysmë herë Stavron. Këto të dyja bëjnë një. E një e para: dy!
U duk larg një si pikë e zezë që lëvizte në rrugë. I foli Sula Sulës:
- Ja, shikon tutje, po vjen një njeri! Bjeri!
- S'di cili është...
- Çudi e madhe! As ai nuk di cili je ti. Atij i qënka shkrojtur t'i biesh ti me dyfek të ri. I erdh exheli. Apo s'ta mban?
- I bie po mos merret vesh...
- S'ka si merret vesh. Unë s'rrëfej!
- Me besa-besë?
- Me besa-besë e për kokën e dyfekut.
- Atëherë t'i bie?
- Bjeri!
Në këtë kohë pika që lëvizte në rrugë ish madhuar se e shtynte exheli drejt pushkës kreshnike kombëtare.
Sula ish i përulur prej Sulit se kish shtënë vetëm bosh. Turp i madh për një trim kombëtar e për një pushkë kreshnike të lyer me vaj!
U shtri barkazi në mezhdë, i fjeti synë pushkës edhe i hoqi këmbëzën.
Edhe pika lëvizëse nuk lëvizi më...
Edhe Sula puthi çarkun e dyfekut kreshnik për provën e naltë...
... Qanë e vajtuan në shtëpi. Shkulën flokët nëna e motrat e të vrarit. U kanos vëllai të marrë gjakun nga hasmi i vjetër i shtëpisë, po puna është se pushka kreshnike e Sulës nuk mbeti në turp kombëtar.
Edhe Suli e mbajti fjalën e nuk e tradhtoi Sulën...



DH


Vasili me Veselin ishin shokë. Shokë që në vogëli - ngrohur më një diell, lagur më një ujë. Pastaj erdh puna që Veseli vrau Vasilin edhe Vasili vrau Veselin. Që të dy ia dhanë flakë më flakë, si trima të ndjerë që na nderojnë vendin e kombin kombëtar kreshnik.
Puna rrodhi kësilloj:
Vasili me Veselin rrinin në një hije edhe bisedonin. Aty pranë ish lumi. Pranë lumit një plep. Vasili tha:
- Hajde plep, hajde, që të mbolli dora e Krishtit!
Veseli tha:
- E keq, or mik, e mbolli dora e Muhametit!
- E Krishtit!
- E Muhametit!
E filluan si me të qeshur po doli e ngjeshur se sikush gojën e kish të tijën edhe me bukë e ushqente. Po përveç gojës, kishin edhe kobure në brez, si çdo shqiptar i vërtetë.
- Plepin e mbolli Krishti!
- Plepin e mbolli Muhameti!
Pak-pak! koburet kreshnike, flakë më flakë!
E që të dy u vranë!
Njëri për plepin e Krishtit, tjetri për plepin e Muhametit...



E


Selmani vrau Selmanin; Stefani vrau Stefanin; Hasani vrau Kristanin; Mestani vrau Vasilin...
Puna rrodhi kësilloj:
Rrinin që të gjithë edhe vështronin malet e larguar.
I pari i tha të dytit (Selmani Selmanit):
- Mali që përtej është më i lartë se ai tjetri.
- Jo, e ke jangëllësh. Ai tjetri është më i lartë nga ai që përtej.
- Jo, ti e ke keq!
- Jo unë, po ti!
Hynë në valle edhe të tjerë: dy Stefanë, një Hasan, një Mestan, një Kristan, një Vasil, një Halil...
Si trima që ishin, e bënë fora edhe u vranë trimërisht në shesh të burrave. U ngritën pastaj edhe farefisi edhe i dogjën shtëpinë njëri-tjetrit.

Dhe malet mbetën si ishin: male...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mitrush Kuteli  Empty
MesazhTitulli: Re: Mitrush Kuteli    Mitrush Kuteli  I_icon_minitimeFri Feb 04, 2011 8:43 am

LETRA E FUNDIT
SIME SHOQE


Kaq afër jemi, por kaqë larg
Të lutem mos më prit-
Na ndajnë terre rreth e qark
Dhe yll për mua s’ndrit.

Përse ta lidhësh fatin tënd
Me një pafat si unë,
Kur di se emri im u shëmb
Me dhunë e me përdhunë?

Pra hidhe hapin guximtar
Ndaj jetës së gëzuar.
Dhe më harro këtu, në varr,
Të vdekur pa mbuluar.

Se unë pres, përças po pres
Një udhë fort të gjatë
Dhe një të martë, në mëngjes,
Do hidhem nëpër natë.

Nëpër një natë që s’ka mbarim
Po qetësi për jetë:
Pushim...harrim...pushim...pushim...
Në prehjen e vërtetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mitrush Kuteli  Empty
MesazhTitulli: Re: Mitrush Kuteli    Mitrush Kuteli  I_icon_minitimeFri Feb 04, 2011 8:43 am

PRANVERË

Nëpër hekurat e tkurrura si gardh
Nëpër dhogat e thumbuara me thumb
Një rreze dielli hyri si për çudi
Brenda në terrin e hadhit.

I nemitur dritën e kuqe vështroj
Dhe rrah ta shtie rrezen nër duar
Por zinxhirat, që tringëllijnë me kobe
S’më lenë të ngrihem më këmbë.

Pra sytë i mbyll që rrezen mos e shoh
Por s’di se si nga jashtë vjen
Një erë e athët plisi dhe lajmin sjell
Se në botë ka ardhur pranvera.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mitrush Kuteli  Empty
MesazhTitulli: Re: Mitrush Kuteli    Mitrush Kuteli  I_icon_minitimeFri Feb 04, 2011 8:43 am

YLLI I KARVANIT

Doli ylli i karvanit
-lart mbi një botë një qiri-
E vështroi i jetimuar
Nga zëndani im i zi.

Pas një rreze që më hodhi
Lashë hadhin e po ik-
Ah, më falni, jam i mjerë
Pra po ik nga vendi i lik.

Po më doli para reja
Ma preu rrugën e karvanit...
S’kam ç’të bëj, do kthehem prapë,
Brenda ferrit të zëndanit.

Dhe do pres të dalë rishtas
Në mos sonte, tjetër herë,
Që të sulem si i çmendur
Nëpër qiej, nëpër erë.

Kush e di...do të gjej udhës,
Ndër ethire nj’yll me bisht-
Do t’i lutem të shpjerë
Lart e lart në Zoti Krisht.

Do t’i falem, përgjërohem,
Të më bëjë hi e baltë
Të më shkelin gjith të mirët
Pranë fronit tij të lartë.

Oh, për hir të Gollothasë
Dhe të brinjësë së shpuar
Prit, o Zot edhe dëgjoji
Gjithë tmerret që kam vuar.

Por në s’do as Zoti i jetës-
Sëkam ç’të bëj i mjeri unë
E le qiellin, zbres te ylli,
Doemos, me të përdhunë.

Pa kur ylli do kalojë
Zotëronjës, sipër detit,
Do të shëmbem tatëpjetë,
Shpirtin do t’ja jap lanetit.

Veç në dhe mos kthehm prapë,
Ku ka hekura, zinxhira
Orë e çast ta ndjekin hapin
Errësira...Egërsira...

Ah, më fal, o ti këndonjës
Se me fjal’ të turbulloj.
Jam në terr e jam i mjerë
S’di ç’të bëj, pra ëndërroj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mitrush Kuteli  Empty
MesazhTitulli: Re: Mitrush Kuteli    Mitrush Kuteli  I_icon_minitimeFri Feb 04, 2011 8:43 am

LUTJE

Unë, Mitrushi, poet shqiptar,
Fort do t’i lutesha nënës
Që të më hidhte një litar
Varur në bri të hënës.

Edhe pastaj, si për çudi,
Të gjendem varur n’erë
Dhe të thërres: “Sa lumturi!”
Në erë, mbi skëterë.


Dihet se sistemi komunist kërkonte prej artistëve e në veçanti prej shkrimtarëve e poetëve, një krijimtari të mbrujtur me ideologjinë e kohës e në shërbim të saj. Çdo krijimtari tjetër që mund të dilte jashtë kornizave të ngushta e të ngurta të realizmit socialist, quhej e kotë, e keqe, madje e dëmshme dhe e dënueshme. Shembuj të tillë janë të shumtë, por ndër ta mund të përmendim dënimin e të ndjerit Vangjush Tushi dhe thyerjen e skulpturave nudo të të ndjerit Janaq Paço.
Kundër asaj ideologjie që shkatërronte krijimtaritë e mirëfillta dhe u linte fushë të lirë “krijuesve” ordinerë, Mitrushi shkroi këtë poezi që do ta quaja satiriko-dramatike, të cilën pata fatin të ma linte të shkruar si kujtim gjithashtu në kapakun e atij libri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mitrush Kuteli  Empty
MesazhTitulli: Re: Mitrush Kuteli    Mitrush Kuteli  I_icon_minitimeFri Feb 04, 2011 8:44 am

KOPSHTARI BILBILI DHE DERRI

-Pa më thuaj, shpes i kotë,
Me ç’qëllim je ti në botë?
-Të këndoj – bilbili tha.
-Po kënga jote ç’qëllim ka?
-Këtë punë, vallahi,
Nuk e di.
-Ti këndoke pa qëllim
dhe kullot në kopshtin tim?

Mora thikën dhe e therra.
(Qiellin) do ta mbush me derra.



Nga Mitrushi kam një tjetër kujtim të hidhur, poemën “Rrjedhin lumenjtë”
Këtë poemë mund ta shkruante vetëm ai, sepse vetëm ai e dinte historinë e Ilirisë, si të thuash, në majë të gishtërinjve.
Në çdo varg të saj spikatin njohuritë e tij të thella e të sakta të gjeografise dhe të historisë së asaj Ilirie që shtrihej nga Stërmadhi Danuov valëvezullonjës deri poshtë, Buzë Jonit të kaltër dhe të Adrias valëdendur.
Përshkrimi i hollësishëm në atë poemë i viseve dhe i fiseve ilire, i bëri redaktorët e atëhershëm të thoshin se s’kuptohet nga lexuesi, mbasi ka shumë emra të panjohur, por mendja të çon të dyshosh se prapa këtyre fjalëve fshiheshin shkaqe të tjera...
Mitrushi nuk ka dashur të shkruajë një poemë me lajle e lule, me rima, ritme e figuracione të shumta, por të na jepte panoramën e plotë të Ilirisë së madhe të dikurshme, Së Epërme, Së Mesme dhe Së Poshtme, ku:

“Në gjithë skajet e vendit të lumur,
Anembanë kumbonte një e folme
E vetëme: ilirishtja e strallët-
Vigmë barinjsh dhe kushtrim luftëtarësh,
Farkuar në kudhra mijëvjeçarësh.”
“...Gjuhë e fortë, vlugmadhe e ëmbël,
E mbrujtur para se të ishin mbrujtur
Tufët e hyjnive të lashtësive...”


Pastaj na tregon dyndjen e legjioneve gjakatare romane, me skota të larme të shkulura vatrash...

“Por lukunitë nuk kishin të sosur,
se pas një skote një tjetër vërshonte
Nga fundra gufash dhe stërfundra honesh,
Me urë në dorë e thikë ndër dhëmbë,
Që kishin banesa me tenda lëkurësh...”

Që linin pas

“Rrënime, rrëmbime, varrime së gjalli...”

Sepse fiset ilire ishin

“një farë dhe një gjuhë, por – vaj! Të ndarë
Pa besëlidhje armësh...Pëllëmbë e hapur
Që grusht nuk u bë për të goditur rëndë
Armikun që tkurrej të zgrapë plëngun...”

Dhe tek sheh që nga gjithë ajo Iliri e madhe mbeti vetëm një pëllëmbë tokë dhe biri m’i vogël
I ilirit të lashtë, trimi Arbër,

Mitrushi nuk e mban dot rënkimin që i del nga shpirti:

“Hej, histori! Ti, histori e lashtë
E botës ilire së perënduar,
Përse më bren e bluan kaq dhimbshëm
Në orët e vogla të natës së bardhë?...”

Me ankthin e frikshëm të humbjes edhe të asaj cope tokë të mbetur nga Iliria e Madhe këtu, buzë Adrias e Jonit, Mitrushi e mbyll poemën me kushtrimin:

“Mbani, burra,
Me dorë të fortë flamurin e Arbërit
Të skuqur me gjak ndër luftra të rrepta.!

E dëgjojnë vallë bijt’ e sotëm të Arbërit thirrjen e Mitrushit?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
Sponsored content





Mitrush Kuteli  Empty
MesazhTitulli: Re: Mitrush Kuteli    Mitrush Kuteli  I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mitrush Kuteli
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Letersia Shqipëtare-
Kërce tek: