Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Fillon parandalimi i sëmundjeve të kafshëve në Kosovë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Fillon parandalimi i sëmundjeve të kafshëve në Kosovë Empty
MesazhTitulli: Fillon parandalimi i sëmundjeve të kafshëve në Kosovë   Fillon parandalimi i sëmundjeve të kafshëve në Kosovë I_icon_minitimeTue May 25, 2010 4:43 pm

Fillon parandalimi i sëmundjeve të kafshëve në Kosovë

Fillon parandalimi i sëmundjeve të kafshëve në Kosovë F.0525124426605_m

Me një demonstrim ajror nga aeroporti i Prishtinës, Zyra
ndërlidhëse e KE-së dhe Agjencia Kosovare e Ushqimit dhe Veterinarisë
filluan të martën shpërndarjen e parë të vaksinave orale për
parandalimin e tërbimit te kafshët e egra.
Projekti i
Kontrollit dhe/ose zhdukjes së sëmundjeve të kafshëve në Kosovë është
pjesë e programit rajonal pesëvjeçar i financuar nga BE-ja që synon
kontrollimin e tërbimit dhe etheve klasike të derrit në kafshët e egra.
Kosova merr 5 milion EUR për këtë projekt, ndërsa për fazën e parë
dyvjeçare BE-ja ka ndarë 1 milion EUR.
“Është kënaqësi kur e sheh që Kosova është e gatshme të mbajë
standarde të larta të shëndetit publik, është e interesuar për produkte
të pastra ushqimore, bagëti të shëndoshë dhe i kupton kriteret e BE-së”,
tha Kjartan Björnsson, shef i Operacioneve në Zyrën ndërlidhëse të
KE-së.
Të mërkurën, më 26 maj, aeroplanët do të fillojnë të shpërndajnë
300,000 sasi vaksine që do të hidhet në tërë pjesën rurale të Kosovës.
Karremat të cilat përmbajnë vaksinën do të shpërndahen gjatë tri ditëve
të ardhshme nga katër aeroplanë specialë me krahë të fiksuar të KFOR-it
dhe ekipe të udhëzuara.
Vaksina kundër tërbimit të kafshëve të egra parandalon përhapjen e
sëmundjes te gjedhët, kafshët shtëpiak dhe njerëzit. Kjo vaksinë
specifike është dëshmuar se është i vetmi mjet tërësisht efektiv për
zhdukjen e kësaj sëmundjeje në Evropë.
Shpalljet në radio për të paralajmëruar popullatën e Kosovën për
hedhjen e vaksinës janë transmetuar një javë para fillimit të
operacioneve. Shpalljet në radio janë projektuar për të ndihmuar
njerëzit që të kuptojnë si të veprojnë me karremat e vaksinës dhe si t’i
mbrojnë gjedhët dhe fëmijët nga kontakti i rastësishëm me vaksinën
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Fillon parandalimi i sëmundjeve të kafshëve në Kosovë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: