Dr. Selami Sylejmani, dr.sci
Fekondimi artificial ose fekondimi i asistuar, përfshinë një numër metodash me të cilat kontrollohet dhe ndihmohet, jo vetëm fekondimi i qelizës vezë, por edhe transporti i embrionit, implantimi, zhvillimi dhe ecuria e shtatzënisë.
Dr. Selami Sylejmani, dr.sci
gjinekolog, ultrasonist
Poliklinika “Ginekos” Prizren
www.ginekos.comtel. 044 11 99 00, 04 91 19 900
Themeli i rezultateve te të gjitha teknikave të riprodhimit, qëndron në maturimin adekuat të një ose më shumë qelizave vezë, dhe veprimet dhe manipulimet kualitative në laboratorët biologjik. Të gjitha metodat e fekondimit artificial mund të kryhen edhe në cikle spontane normale, ose në cikle menstruale me stimulim të ovulacionit. Shtatzënia e arritur me metoda të fekondimit artificial, është e ngarkuar me rrezik të shtuar për dështim spontan, si dhe me komplikime të tjera gjatë shtatzënisë.
Nëse koncentrimi i spermatozoideve është më i vogël se 20 milion/ml, ky rezultat shënohet ose quhet si oligozoospermia . Nëse lëvizshmëria e spermatozoideve është më e ulët se 40%, ky rezultat quhet ose shënohet si asthenozoospermia. Terathozoospermia është gjendje kur format morfologjike normale janë më pak se 30%. Nëse fare nuk ka prani të spermatozoideve në lëngun spermatik, kjo gjendje ose rezultat quhet azoospermia. Në të gjitha këto raste, problemi i sterilitetit mund të zgjidhet me metoda asistuese të riprodhimit.
Inseminimi artificial (AIH): përkufizohet si hedhje e spermës paraprakisht e trajtuar në mënyrë speciale në traktin gjenital të femrës (vaginë, më së shpeshti hapësirën e mitrës, ose tubat uterine). Parakusht kryesor për një gjë të tillë është që tubat uterine të janë të lira. Shkaku më i shpeshtë për të bërë inseminimin artificial, është zvogëlimi i fertilitetit të spermës së mashkullit, si lëvizshmëri e vogël ose e dobët e spermatozoideve, kualitet jo i mirë i sekretit të qafës së mitrës gjegjësisht indeksi cervikal i pa përshtatshëm, antitrupthat kundër spermatozoideve si dhe te shkaku i panjohur. Inseminimi artificial mund të bëhet në ciklet e rregullta natyrale, por edhe në ciklet menstruale te të cilët stimulohet ovulacioni. Në ciklet të cilët monitorohet ovulacioni me ultrasonografi - folikulomteri, dhe LH timin, suksesi i kësaj metode arrijnë deri nga 15-20% të rasteve. Përveç inseminimit homolog (AIH-së), në rastet kur rezultati i spermiogramit të bashkëshortit është patologjik, mund të bëhet edhe inseminimi heterolog, me spermën e donatorit, e cila spermë duhet të merret nga banka e spermës. Rezultatet e këtij lloji të inseminimit sillen në rreth 12-15%, ndërsa rezultati i përgjithshëm (për një numër ciklesh) nga 55-70% të rasteve.
GIFT (gamete intrafallopian transfer): Aspirimi i qelizës vezë të pjekur gjatë ndërhyrjes operative (laparoskopi), dhe pas përgatitjes së lëngut spermatikë, përzihet me qelizën vezë, dhe kjo përzierje e qelizës vezë së bashku me lëngun spermatikë, sërish kthehet me të njëjtën mënyrë në tubin uterinë. Edhe pse suksesi i kësaj metode është rreth 35-40%, kjo metodë përdorët më rrallë, sepse kërkon një ndërhyrje operative, dhe tuba të shëndosha uterine.
http://www.telegrafi.com/fo/foto-2selami.jpg" border="0" alt=""/>
ZIFT (zygote intrafallopian transfer) ose transferimi i qelizës vezë të fekonduar- zigotit në tubin uterin: Në këtë rast, qeliza vezë e aspiruar si te rasti për GIFT-n ose e aspiruar me rrugë transvagjinale, së bashku me spermatozoidin lihen në inkubacionit për 24 orë, për të ardhur deri te fekondimi. Tani qeliza vezë e fekonduar, kthehet në tubin uterin. Kjo metodë e riprodhimit të asistuar, aplikohet më rrallë, në rastet kur spermiogrami është me një shkallë të theksuar subfertiliteti, ndërsa kushti për një manipulim të tillë mbetët i njëjtë që tubat uterine të janë të shëndosha dhe intakte.
IVF (in vitro fertilisation) ose fekondimi në epruvetë: Aspirimi i qelizës vezë të pjekur kryhet me rrugë vagjinale, qoftë në ciklet spontane (të pa stimuluara) ose në ciklet menstruale ku ovulacioni induktohet- stimulohet. Inkubacioni i qelizës vezë me spermën e përgatitur në mënyrë speciale, është pak më i gjatë, dhe zgjatë rreth 48 orë, ndërsa embrioni, në stadin 4 dhe maksimalisht 8 qelizor, kthehet me kateter të hollë, special në hapësirën e mitrës (embriotransfer). Suksesi i kësaj metode të riprodhimit të asistuar, sillën nga 15-45%, ndërsa rezultati përmbledhës sillet në rreth 60-80%. Rezultatet pas moshës 38 vjeçare të jetës bie dhe pas moshës 40 vjeçare për 3-4 herë është më i ulët. Në rastet kur nuk janë transferuar të gjitha embrionet në hapësirën e mitrës, atëherë konservohen-ngrihen në azotin e lëngshëm në minus 196 ºC (krioprezervacion), të cilët mund të ruhen deri në 5 vjet. Embrionet sipas nevojës mund të shkrihen, dhe në fazën e trupit të verdhë të transferohen në hapësirën e mitrës (krio-embriotransfer). Suksesi i këtij manipulimi sillet në rreth 8-15% për një cikël.
ICSI (intracytoplasmic spermatozoa injection) - mikroingjeksioni ose, futja e spermatozoidit brenda citoplazmës së qelizës vezë. Është teknika më e suksesshme dhe më e shpeshtë e mikromanipulimit, dhe aplikohet në rastet me dëmtim të rëndë të spermiogramit si në oligoasthenozoospermia, si dhe nëse nuk vjen deri te fekondimi me metoda të tjera të riprodhimit të asistuar. Gjatë kësaj metode të riprodhimit të asistuar, pas aspirimit të qelizës vezë të pjekur, me veprim, manipulim special (mikromanipulim), një spermatozoid injektohet brenda qelizës vezë, dhe pastaj si te rasti me IVF, pason stadi i inkubacionit, dhe në stadin 4 gjegjësisht 8 qelizor të embrionit kthehet në hapësirën e mitrës. Përparësi e kësaj metode është se mund të shfrytëzohen spermatozoidet e fituar me ndërhyrje mikrokirurgjike. Feknondimi i qelizës vezë sillet në rreth 60-70%, ndërsa ndërsa suksesi i metodës sillet në rreth 25-40% për embriotransfer