| Lule ajri-hasije kryeziu | |
|
|
|
Autori | Mesazh |
---|
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu Mon Feb 07, 2011 10:52 am | |
| Letra e shqyer
Ulur përballë murit
Gris letrën
Zarfin le përmbi
Duke kërcitur dhëmbët
Emblema e letrës rri varur
Në duart që po dridhen
Ritmi i çrregulluar i frymëmarrjes
Nga egoja në superego humb
Postieri shikon me habi
Në korsi të mbyllur rri
Shpërthen sajesë memece
Nga pjerrësi labirinthi | |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu Mon Feb 07, 2011 10:52 am | |
| Përfundimi
Dallgë e valë
Mbi njeri
Në breg
Ishte ulur
Fillimi
Priste | |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu Mon Feb 07, 2011 10:52 am | |
| Llogaria
Në vend të kafesë
Një gotë ujë porosita
Kur mora llogarinë
Nga çmimi i lartë
Uji në fyt më mbeti | |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu Mon Feb 07, 2011 10:53 am | |
| Naiviteti
Në ditën e vogël
Paqartësi e madhe
E nesërmja
Do të jetë e thinjur
Para kohe | |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu Mon Feb 07, 2011 10:53 am | |
| Thinjësi
Pas perde zalisja stërkëmbth
Thyhen ndjenjat nga vetëtima
Kur prapa mbyllet dera
Bredh mendja në marrëzi
Dufi i shpirtit në shi rri
Me inat mbyllet dhe dremitet
Për të parë finalen
Mban dietë egoizmi
Nga thinjësia
Nuk ka mund të identifikojë
Kush ka mbetur
E kush ka ikur | |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu Mon Feb 07, 2011 10:54 am | |
| Zjarri mistik
Kurmi i furtunës venitur në vetëtimë
Zjarrmon përdalur
Prishë urtësinë në rrugëtim
Shpirtit i digjet ndjenja e trëndafiltë
Kur bluan të gjitha medikamentet
Zgjatet dora e shpirtit
Zjarret numërova
Piremanët në mënyrë cinike
Përvetësojnë përgjumshmërinë
Me vogëlimë shpirtërore
Të ekuilibruar dirigjojnë
Një qiell një diell
Nuk i ngroh të gjithë njësoj | |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu Mon Feb 07, 2011 10:54 am | |
| Lëkundje
Pema shkundet
Pa u vërejtur nga askush
Degët këputen nga lëkundja
Trungu plak
Asnjëherë nuk lëvizë | |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu Mon Feb 07, 2011 10:54 am | |
| Dështimi
Herë kthehesha
Herë ndalesha
Shekujt shtangeshin
Në të njëjtin vend
Sa herë ecja
Dështoja
Sa herë fjeta
Më gjykoi vdekja | |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu Mon Feb 07, 2011 10:54 am | |
| Dorë universi
Çka më duhet këmisha
Prej gjetheve
Kur gjellën ma zjenë
Epilepsia
Nën degë molla e rënë
Para kohe
E papjekur po kalbet
Me dorën time prej universi
Kam drejtuar trupin e lodhur
Në mes të një loje
Më shfaqet Eva
Nuk më kujtohet
Frymëmarrja e saj
Prej gruaje
A më kishte prekur | |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu Mon Feb 07, 2011 10:54 am | |
| a kishte lënë pushtetin Adamit
Ose dridhej para kohe
Kur i thanë se prej trupit të saj
Prej çdo pushteti
Do të kërkohet autopsi | |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu Mon Feb 07, 2011 10:55 am | |
| Ndoshta Adami do të hidhërohet
Pak para lutjes
Shikoj hijen se si derdhet
Nga trupi
Hëna më dëftohet
Liria po ecën
Prej një reje në tjetrën
Thonë se ka pushuar te Guri i Madh
Në burim ka pirë ujë
Dhe prapë ka shkuar
Te Molla e Kuqe më ka shikuar
Kur kam zgjatur dorën
Më ka thënë se nuk e di
A do të përqafohemi
| |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu Mon Feb 07, 2011 10:55 am | |
| Hëna më ka pëshpëritur
Eva po digjet
Në pritje
Në lojën e Universit
Eva shtrenjtë e ka paguar mollën
Në rrugën e gjatë
Kam pasur temperaturë
Dhe kam qenë e uritur
Duke ngrënë mollën e një klithme
Sytë e mi prej universi
Po digjen si Eva
Nuk e di se kush është i çmendur
Dhe kush prej kujt i ndjekur
Nëse kërkoj azil
Ndoshta Adami do të hidhërohet | |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu Mon Feb 07, 2011 10:55 am | |
| Eva dhe plakja
Shpirti paqtor i Eves
Ishte plakur në pritje
Të fluturimit të Zogut
Nuk më kujtohet
Kishte parë ndonjëherë
Adamin duke ardhur
Trupi i tij prej gjenerali
Sa e sa herë ka urdhëruar
Pushtimin
Ishte lodhur
Nga molla dhe grila e Evës
Cili ishte mashtrimi i radhës
Mbeta në mes tyre
Si të dal nga zjarri
Ndërsa unë ende
Po tretem në kafaz | |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu Mon Feb 07, 2011 10:55 am | |
| Loja e kafazit
Nën këmishën e robërisë
Një grua pret
Para dritares së reklamave
Brenda vetes
Herë zgjohet
Herë vdes
Mitet thonë se në njërën
Pjesë të saj
Janë përmbysur
Të gjitha liritë
Në pushtetin e mureve
Kur të hapet porta
E përshëndetjeve
Këmisha e saj vjetrohet
| |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu Mon Feb 07, 2011 10:56 am | |
| Teatri
Jam më e etur
Se të gjithë ata që i njoh
Dridhem para një gruaje
Që pështyn Teatrin | |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu Mon Feb 07, 2011 10:56 am | |
| Nuk jam e huaj
Nëpër qytet shikoj reklamat
Kaloj afër dritares
Njerëzit brenda darkojnë
Nuk jam e uritur
Ndonëse nuk kam ngrënë
Ngopem me aromë gjellërash
Si një e huaj në kalim
Zjarrmon lakuriqe ëndrra
Syri mbetet larg | |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu Mon Feb 07, 2011 10:56 am | |
| Libri i ngushëllimeve
Në fund të rrugës
Është hapur libri i ngushëllimeve
Miqtë e mi u nënshkruan
U nënshkruan të gjithë njerëzit
Që e panë
Duke bartur shpresën
Si ajrin e heshtur | |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu Mon Feb 07, 2011 10:56 am | |
| Shi i egër
Më le të qetë
Vetminë time ta ruaj
Si një rojtar besnik
Ti ende kërkon
Në mënyrë të egër
Dhe dita ditës më dukesh i tillë
Kur në mua pikturon engjëllushen
Nën akullin tim
Etja moliset
Asnjë formë
Nuk më pëlqen
As fjalët që digjen në syrin tënd
Unë kam parë etjen tënde
Por nuk e di
Pse s’të lagë shiu im i egër | |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu Mon Feb 07, 2011 10:57 am | |
| Mes antonimit
Jemi ulur pranë një tavoline
Të heshtur rrimë
Kemi porositur dy pije të ftohta
Ta shuajmë etjen tonë
Kamarieri bie dy kafe të nxehta
Ne edhe më tutje heshtim | |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu Mon Feb 07, 2011 10:57 am | |
| Baraspesha
Gruaja është e lindur
Në ditën e shërbëtorëve
Tabaku në duart e saj të qara
Ruan baraspeshën për shpifje
Burri pi kafenë e mëngjesit
Me gotën e ujit plot
E ku ta di unë sa është e rëndësishme
Të tregohet diçka
Asaj i duhet edhe buzëqeshja
Të arrihet baraspesha | |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu Mon Feb 07, 2011 10:57 am | |
| Vajza e trëndafili
Në rrugë takova vajzën
Nga dora trëndafili i ra
Kalimtari pa e hetuar
E shkeli
Unë e vajza
Për një çast
Shputës i dhamë rast | |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu Mon Feb 07, 2011 10:57 am | |
| Vesi
Përbrenda vetes shkëputem
Me gjilpërë qep lëkurën
Që e tëra të mbes
Një ditë nga kllapat kur të ikë
E tëra do të jem
Por me ves | |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu Mon Feb 07, 2011 10:58 am | |
| Dinjiteti
Thyeje pasqyrën
Mesditën mos e vërtit pranë meje
Nën çadrën e kuqe të tejdukshme
Mos u çmend para gjyqit
Mos u përul pranë jetës së ngratë
Digje gjymtyrën e thatë
Të trungut tënd të njomë
Mos e zbulo zbraztinë e qypit | |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu Mon Feb 07, 2011 10:58 am | |
| Gota e zbrazët
Pi verën
Lë pak
Në fund të gotës
Bie rreze e hënës
Pasqyrohet
Pi edhe pak verë
Të mbetur
Dhembja e njëtrajtshme
Zbrazet | |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu Mon Feb 07, 2011 10:59 am | |
| Kanuni digjet
Edhe pak forcë
Më duhet të ngritem
Që të mos veniten mendjet
Po më duhet aq ujë
Sa të lotoj mbi temperaturën
Që po digjet
Në një pikë shiu
Kam hapur rrugë për lagje
Ndërsa në rrudhat e mia prej gruaje
Kanuni digjet | |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu Mon Feb 07, 2011 10:59 am | |
| Lule loti
Një flutur në ajër
Shpërndan aromën e saj
Në një lulebore le ngjyrat
Pastaj e djeg bryma
Kur atmosfera ndërron
Parimi i egër përsoset
Në derë të mbyllur
Shkelet lulja prej pluhuri
Unë me lulen pëshpërita
Lulja ende
Nuk e ka parë
Lotin si avullohet
Pa e fshirë mbishkrimin
Me ngjyrë të zezë
Që shkruan çertifikatën e vdekjes
| |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu | |
| |
|
| |
| Lule ajri-hasije kryeziu | |
|