Po afrojnë ditët vendimtare, e frika po shtohet. Punëtorët e Aeroportit Adem Jashari, nuk janë të sigurt për të ardhmen e tyre, derisa kanë mbetur vetëm 2-3 javë deri në kalimin e kompetencave tek koncesionari. Shkurta Berisha, ka 7 vjet që punon në kontrollin e pasaportave.
U druhet dy mundësive – largimit nga puna, ose vazhdimin e kontratës me pagë më të ultë. “Jemi ka frikohemi sepse po qarkullojnë fjalë se mund të ketë reduktime të stafit e largim të njerëzve nga puna.
Por ka edhe fjale se mund të ketë edhe ulje të pagave. Por ekziston një marrëveshje ndërmjet konzorciumit dhe qeverisë që këto gjera mos te ndodhin së paku për tri vjetet e ardhshme. Ne shpresojmë se kjo marrëveshje do të respektohet”, tha Shkurta Berisha. Bartja e kompetencave tek konsorciumi Limiak-Lyon pritet të bëhet në pjesën e dytë të muajit shkurt, por sipas një njoftimi nga ana Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, është shtyrë për së paku një muaj.
Por frika më e madhe mbetet tek ulja e pagave që në bazë të kontratës nuk do duhej të lëvizin për tre vjetër e ardhshëm. Atmosferën e rënduar e pranon edhe menaxhmenti aktual. Agron Mustafa, drejtor menaxhues në Aeroportin e Prishtinës tha se vërehet se mungon disponimi tek punëtorët. Ata janë te shqetësuar për mundësin e lëvizjes së pozitave te tyre dhe mundësinë e uljes se pagesës se tyre.
“Në bazë të kontratës së nënshkruar ndërmjet qeverisë e konzorciumit thuhet se nuk do të ketë zvogëlim të numrit të punëtorëve në aeroport për tri vitet e ardhshme. Gjithashtu sipas marrëveshjes nuk mund të ketë edhe zvogëlim të ardhurave te tyre brenda kësaj periudhe, e për këtë edhe janë garant institucionet kosovare te cilat edhe janë nënshkruese të kontratës”, tha Mustafa për Klan Kosova.
Kocensionarët kishin dhënë zotime të qarta në ditën kur nënshkruan kontratën me qeverinë. “Sa për stafin, ata të gjithë do të vazhdojnë të punojnë sepse do të ketë punë shtesë” kishte deklaruar Sezai Becaksuz, zëvendëskryetarë i bordit të kompanisë Limak. Por nëse nuk përmbushet marrëveshja, punëtorët nuk i përjashtojnë mundësin e futjes në grevë të një pjese të tyre. E tash i mbetet qeverisë, të kujdeset që të mos ketë shkelje të kontratës nga koncesionarët.