Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.
Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.
Lamtumirë Ronaldo – sulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave
Autori
Mesazh
A.Z™ Moderator/e
Postime : 2150
Titulli: Lamtumirë Ronaldo – sulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave Wed Feb 16, 2011 12:16 am
Është ky një largim dëshpërues për sulmuesin më të mirë ekstrem të të gjitha kohërave…pasi skuadra e tij Corinthians u eliminua nga Copa Libertadores (Liga e Kampionëve e Amerikës Jugore), për Ronaldon (origjinalin) nuk kishte opsion tjetër… Në kulmin e karrierës së tij, shumë kohë më parë, askush nuk luajti futboll me kënaqësinë dhe lirinë e Ronaldos. Ai ishte i dashur, i përkrahur dhe i mbrojtur nga tifozë nga çdo kënd i këtij planeti. Por, shkëlqimi i brazilianit shumë shpejtë u zhduk. Michael Ballack, Andriy Shevchenko, Francesco Totti dhe Ronaldo, të gjithë këta lindën brenda një jave. Por, jo si moshatarët e tij, kapitulli i fundit i karrierës së brazilianit është tragjik.
Nuk do të ekzistojë më ajo britmë ‘hurra’ e fundit në vendlindje, fund ky gjithçka pos i dinjitetshëm i një karriere epike. Ai duhet të ketë respekt universal. Ai duhet të kishte mirënjohje të një zëri. Por, në vend të kësaj, ai u bë një figurë qesharake. Ronaldo u fundos tmerrshëm…
Historia u takon zakonisht të mëdhenjve. Dëshmitë u japin atyre gjithçka, por lëvdatat vetëm sa mrekullojnë të arriturat. Mirëpo pluhuri ka mbuluar karrierën sa fenomenale aq dëshpëruese të Ronaldos – ai është i shkuar dhe i harruar. Koha e tij te Corinthians ishte një martesë e pa zakontë dhe e thyer që nga fillimi. Ai stërviti me klubin e fëmijërisë Flamengo para se të kalonte te rivali, që ia bëri atij ofertën më të mirë. Marrëdhëniet e tij me tifozët e Flamengos nuk ishin të mira…ai ishte fotografuar duke i ofenduar tifozët, të cilët natë e ditë mbanin veshur fanellat e tij, festonin me të!
Ronaldo ishte ‘llastuar’ nga çmenduria e presidentit Andres Sanchez, që ia mundësoi brazilianit legjendar shkuarjen nëpër klubet e natës, kur asnjë lojtari tjetër kjo nuk i lejohej. Ëndrra e tij për të shkuar deri në fund të Copa Libertadores me klubin e tij Corinthians ishte shuar. Nuk ka më kthesë për Ronaldon. Vullneti i tij është harxhuar. Është koha për t’u larguar.
Është një fund i sëmurë ky për fenomenin. Karriera e tij ishte e mbushur plotë deklarata kontraverse. Filloi me premtime të pa kufishme dhe përfundoi me shumë prej tyre të pa realizuara. Ai është sulmuesi ekstrem më i mirë që ka parë bota ndonjëherë, një prej më të mëdhenjve të të gjitha kohërave, ende na fascinon se çfarë ka qenë, e çfarë është tani… Çfarë do të kishte ndodhur po që se do të kishte qëndruar më shumë se një sezon te Barcelona? Ai ishte vetëm 19 vjeçar kur mbajti në dorë titullin e La Ligas. Festimi i Sir Bobby Robsonit që vrapoi pas Ronaldos në realizimin e golit ndaj Compostelas përfshin gjithë atë që kanë parë shikuesit – krenari pa fund.
Çfarë do të kishte ndodhur po që se nuk do ta kishte pësuar vuajtjen pas finales së vitit 1998? Ai nuk ishte me shëndet të mirë atë ditë në Paris. Koka e tij ishte diku tjetër. Ai ishte reduktuar në një hije, një imitim i mjerë i vetvetes së tij të frikshme, përderisa Zidane me shokë siguroi lehtë fitoren.
Çfarë do të kishte ndodhur nëse gjuri i tij i dobët do të kishte mundur të mbijetonte një ‘herë të dytë’? Ai u rikthye shumë shpejtë në shtëpinë e tij të dytë, shtratin e operacionit, pas lëndimit ndaj Lecces. Rikthimi i pa realizuar ndaj Lazios na e bën të pa përshtatshëm këndvështrimin nga ky aspekt, edhe tani, një dekadë më vonë. Me gjithë sinqeritetin, Ronaldo kurrë nuk u riaftësua nga ky lëndim.
Çfarë tjetër do të mund të kishte ndodhur? Vetëm fakti që një karikaturë do të mund të kalonte këtë figurë prej kolosi…shaka kjo, apo jo? Një sulmues më të shpejtë, më të fuqishëm dhe më të drejtpërdrejtë se Ronaldo nuk është parë ndonjëherë. Saktësia e tij para golit mbetet e pa kalueshme. Por, paraja nuk është gjithçka…me atë nuk mund të bleni imunitetin. Ronaldo vdiq te Corinthians. Por, në kokën tonë, ai u pensionua në vitin 2002 pasi shënoi dy golat ndaj Gjermanisë në finalen e Kampionatit Botëror. Ai mbajti flamurin e Brazilit mbi krahët e tij, mbajti trofeun me duar lart dhe buzëqeshi duke nxjerrë lehtë-lehtë dhëmbët e tij.
Lamtumirë Fenomen…
Lamtumirë Ronaldo – sulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave