Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës Empty
MesazhTitulli: Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës   Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës I_icon_minitimeFri Feb 18, 2011 3:12 pm

Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës

Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës Al
ngaAlbert Hitoaliaj
Kronologji e shkurter e perdorimit te ketij simboli

1) Aparenca e pare historike: afersisht ne vitin 2300 para eres
sone ne disa gdhendje qe gjenden ne Lagash te Babilonise (Iraku i sotem)
2) E shfaqur ne monumente te qyteterimit te Hititeve, 1250 para eres sone
3) E perdorur si simbol kryesor i Perandorise se Bizantit
4) E perdorur nga Sulxhuket (Turqi) ne shekullin e 13 te eres sone
5) Per here te pare shfaqet e dokumentuar ne Evrope rreth vitit
1800 te eres sone (pikturat te cilat e dokumentojne kete, ndodhen ne nje
manastir ne St.Emmeram/Regensburg te Gjermanise)
6) E perdorur per here te pare si simbol ne armatura ne Habsburg, 16 mars 1365
7) Qe nga 1433 eshte pjese simbolikes se ushtrise gjermane
8) Qe nga shekulli i 15 eshte e perdorur ne Rusi, fillimisht nga Caret e tani nga shteti
9) Shqiperia e perdor ne flamur dhe e ka simbol kombetar. Eshte simboli yne me i lashte


Ja se ç'simbolizon shqiponja me dy koka

Shqiponja me dy koka konsiderohet nga shume studiues si simboli me i
lashte i botes. Ka simbolizuar gjithmone pushtetin. Nuk ka asnje embleme
dhe asnje kuptim heraldik qe mund te perafrohet me te dhe te jete i
mbushur me nje antikitet te tille.

Po cila eshte rruga e ketij simboli neper shekuj, çfare simbolizon ai ne
te vertete, ku e ka zanafillen, pse e perdorin shume shtete dhe ku mund
te kete lindur?

Keto dhe pyetje te tjera kane qene objekt i shume studimeve te cilet
jane bere ne lidhje me te. Nje nga keto eshte ai qe shpjegimin ne lidhje
me simboliken e shqiponjes me dy koka e jep nepermjet okultizmit. Le te
shohim se si ka ardhur deri ne ditet tona simboli yne kombetar, por mbi
te gjitha le te shohim nese eshte vertet simboli yne dhe a jemi te
sigurt nese e dime domethenien e tij?

Per te kuptuar se ç'simbolizon shqiponja me dy koka duhet te shikosh
shume larg ne lashtesi. Jane rreth 4300 vjet qe na ndajne qe nga
gdhendja me e lashte qe tregon nje shqiponje me dy koka (e gjetur ne
Babiloni).

Ne tempullin e vjeter summer ne qytetin Eshnunna (Tell Asmar), shfaqet
simboli i nje shqiponje me dy koka. Shqiponja me dy koka ishte simboli i
zoterve dhe prezantonte pushtetin dhe absoluten. Ky simbol shfaqet ne
monumentet e perandorise se pare Hitite dhe i atribuohej perendise
Nergal. Gjithashtu, ai ishte nje nga simbolet me te fuqishme te kultures
fenikase.

Pra lashtesia e ketij simboli daton qe ne fillimet e qyteterimeve. Me e
veçanta e tij qendron ne perdorjen e elementit te dy kokave. Eshte
pikerisht ky detaj ai qe eshte edhe çelesi i shpiegimit te kuptimit te
kesaj embleme te lashte.

Po si ka mundesi qe ky simbol i fuqishem i botes antike dhe i
qyteterimeve me te njohura pagane te qendronte ne te njejtin rang, te
ishte perseri me i fuqishmi i heraldikes mesjetare, te behej
paradoksalisht simbol i krishterimit (perandoria bizantine e kishte
simbol kryesor ndersa kisha ortodokse edhe sot e kesaj dite e ka simbol
shqiponjen e e florinjte me dy koka) dhe te jete edhe sot simbol i shume
shtetve, ushtrive e shoqerive?! Per te bere nje lloj krahasimi, ndahet
ne dy periudha perdorimi i ketij simboli, ne eren tone dhe para eres
sone.

Studiues te ndryshem te cilet japin shpjegimin ne lidhje me kete simbol,
jane dakort ne te njejten pike. Ky simbol, ne fillimet e eres sone
pavarsisht se u perdor nga mbreter e perandori qendroi vetem si kompozim
figurativ pasi kuptimi qe fshihte ne vetvete u kamuflua qellimisht.

Prej kohesh eshte arritur ne perfundimin se ky simbol nuk eshte
shqiponje me dy koka, ashtu si emertohet nga e gjithe bota, por eshte
nje feniks, nje shpend legjendash e mistik i cili ne lashtesi ishte
qenia me magjike. Per te kuptuar se perse e nga kush ky simbol u
transformua dhe u emertua shqiponje me dy koka duhet te dime se çfare
simbolizonin keta dy shpende, shqiponja dhe feniksi ne antikitet.

Simboli i shqiponjes gjate shekujve
Ka simbolizuar diellin, zjarrin, ajrin, jeten, qiellin dhe Zotat e
diellit. Zeusi ne skeptrin e tij mbante nje shqiponje. Ajo ishte simbol i
perendise qe drejtonte gjithe hierarkine qiellore (sipas mitologjise se
grekev te lashte, te cilet e trasheguan kete te fundit nga pellazget.)
Per paganet, shqiponja, ajo natyralja (me nje koke), ishte nje embleme e
Jupiterit, i cili ishte Zot i moralit ligjit, rregullit dhe denues i
fajtoreve. Tek Druidet ajo ishte simbol i qenies hyjnore.

Ne Enciklopedine e Kelteve thuhet se: "Shqiponja eshte embleme
e Zoterve te Qiejve dhe e Diellit qe mbyt erresiren. Shqiponja me dy
krere, eshte simbol i zoterve binjake dhe simbolizon pushtet dhe
gjithedije te dyfishte. Ky eshte nje simbol me origjine Lindore dhe
shfaqet gjithashtu edhe ne traditatat e Eellsit dhe te Irlandes, por ne
traditen Kelte shfaqet me rralle".
Shqiponja dhe luani i Innishoeen ishin te perdorura si simbole kryesore Keltiko-druide.

Sipas indianeve te Amerikes, shqiponja eshte pika neper te cilen
rrjedh energjia ne Bote. Shqiponja gjithashtu kryen "udherrefimin eterik
mes boteve", ku ajo shnderrohet ne udheheqese dhe u sjell personave
energjine dhe informacionin per te kaluar ne bote te tjera.

Ne vitin 102 para eres sone, konsulli romak Marius,
dekretoi qe shqiponja me nje koke te behej simbol i Perandorise se Romes
(me poshte do te shohim se perse Perandoria e Romes pati ndikimin e
shqiponjes me dy koka dhe kush e solli ate).
Besohet se flamuri i pare standart i Profetit Muhamed, ne shekullin e
7?te eres sone, ishte nje flamur pa asnje lloj simbolike ne te, kjo per
te qene ne kundershtim me flamurin kombetar standart te fisit pagan
Quraish tribe, Al?Uqaab, i cili kishte nje shqiponje te zeze te vendosur
mbi nje sfond te bardhe. Shqiponja e tyre ishte e konsidruar si e
shenjte dhe besohej se merrte shpirtrat nga Toka per ne qiell.

Shamanet turq te Azise Qendrore gjate ritualeve te tyre ndertonin
nje shkalle me 7 ose 9 stika druri dhe ne maje vendosnin shqiponjen.
Per ta, shqiponja ishte simbol i hyjnores dhe ajo konsiderohej si roje
dhe shoqerues i shpirtrave ne momentin e lenies se Tokes pas vdekjes.

Gdhendjet e gjetura ne shkembinj ne keto zona tregojne se sa e
rendesishme ishte kjo simbolike. Religjioni shaman turk mbijetoi edhe
per shume kohe pas pranimit te Islamit. Tougrul Beig (993?1063 era
jone), themeluesi i shteti Selxhuk kishte emertimin metaforik "Shqiponje".
Ne heraldiken e mesjetes dhe ne ate moderne, shqiponja eshte simbol i
guximit dhe mbahet pikerisht per te treguar nje gje te tille.
Shikim i shkurter mbi shqiponjen me dy koka dhe heraldiken.

Per te lashtet, shqiponja me dy koka ishte embleme e ekuilibrit i cili
konsistonte ne nje trup te perbashket qe udhehiqej nga dy koka, njera
femra tjetra mashkulli. Gjithashtu ajo simbolizonte universin ne teresi,
i cili ishte i ndertuar nga dy forca, ato superiore dhe ato inferiore.

Kjo qenie eshte perfekte nga te gjitha pikat e shikimit dhe perfeksioni
eshte i tipizuar ne te dyja kokat, te cilat kane te njejtin dinjitet.
Eshte embleme e finalizimit te individit, ku shpirti arrin ciklin final
dhe fuqine absolute. Duke pasur nje simbolike kaq te fuqishme, ajo u
perdor gjeresisht nga shume popuj.

Shqiponjat jane te perdorura heraldike si ne formen e pikturave ashtu
edhe ne ate te gdhendjes. Jo vetem shqiponja e plote por edhe pjese te
saja si koka, flatrat apo kthetrat, jane perdorur si simbolika nga shume
vende.

Ashtu si luani qe konsiderohet mbreti i kafsheve, ashtu dhe shqiponja
konsiderohet mbreti i shpendeve. Duke qene se ka nje simbolike kaq te
fuqishme, shqiponja eshte perdorur gjeresisht ne te gjith anet e Globit.
Ajo ka egzistuar paralelisht si simbol me nje ashtu edhe me dy koka.
Simboli i shqiponjes (si me nje dhe me dy koka) eshte perdorur me shume
ne Evrpoen Kontinentale sesa ne heraldiken angleze. Kur mbreteronte
Henry III (1216?1272), shqiponja haset vetem ne tre raste. Shpesh
shqiponjat (perjashto heraldiken italiane), jane te pikturuara me
sqepin, gjuhen dhe majat e flatrave me ngjyre te ndryshme nga ajo e
trupit. Nje shqiponje mund te jete e paraqitur me nje apo edhe me dy
koka dhe te pakten ne nje rast (ne Gjermani) egziston edhe nje variant
ku shqiponja eshte me tre koka. Versioni i thjeshte, ku dy kokat shohin
ne drejtime te kunderta dhe shqiponja ka vetem nje trup, eshte edhe
simboli i cili trajtohet si ai origjinali. Ndryshimet e tjera dhe
shtesat qe i jane bere si psh kryqe, arme, kurora, luane etj i perkasin
kryesisht periudhes se shekullit te 11, periudhe e cila mbahet edhe si
lulezim i heraldikes.

Monedha islamike te periudhes se Khalif Nasreddin Mahmoud bin Mohammad
(vitet 1200) mbajne ne njeren ane shqiponjen me dy koka dhe ne anen
tjeter yllin e Davidit. Ndersa shqiponja me dy koka e Bizantit eshte
shfaqur fuqishem, rreth shekullit te 13 ne heraldiken perendimore.

Nje rast i veçante eshte edhe perdorimi i emblemes se shqiponjes me dy
koka nga heraldika e hebrejve. Ky eshte nje nga faktet me
interesante?veçanerisht sepse behet fjale per periudhen e mesjetes.
Dihet boterisht qe hebrejte, nuk kane preferenca per te tjeret e kesaj
bote, pasi konsiderojne veten si popull i zgjedhur. Ne nje doreshkrim
Mahzor ( liber hebre ) te shek. 15?te, i cili ndodhet ne Bibloteken
Ambrosiana te Milanos, tregohet nje koleksion armesh, ku nje shqiponje
me dy koka shfaqet para se gjithe shenjave te tjera.

Rusia dhe ndikimi i fuqishem i shqiponjes me dy koka te sllavet.
Ky simbol, nje ndikim te fuqishem pati edhe ne Rusi. Aktualisht,
shqiponja me dy koka eshte embleme shteti ne Rusi. Ajo eshte vendosur
mbi monedha, flamuj, dokumente zyrtare, vula etj.

Ky simbol u shfaq per here te pare ne Rusi ne vitin 1472 me dhenien e te drejtave te fronit per Sofiya Paleolog,
per shkak te marteses se saj me Ivan Vasilevich III. Sofiya Paleolog
ishte mbesa e perandorit te fundit te Bizantit, perandorise e cila pati
shqiponjen me dy koka si simbol kryesor.

Caret rus e konsideronin veten si perandore te perandorise se trete, ku e para ishte Roma
(ne Rome u perdor shqiponja si simbol) ndersa e dyta ishte
Kostandinopoja e me pas Bizanti ( po ashtu me shqiponjen me dy koka si
simbol). Edhe vete emri i tyre, Car, ishte transformim i emrit Cezar.

Ne gjoksin e shqiponjes me 1730 u vendos shenjtori Georgy Pobedonosec i
cili shfaqet hipur mbi nje kale te bardhe duke vrare nje dragua. Ky
ishte simboli i triumfit te se mires mbi te keqen. Kete ndikim ata e
percollen edhe ne vendet e tjera sllave, te cilat kishin qene pjese e
perandorise bizantine. Aktualisht shqiponja me dy koka perdoret nga
Serbia dhe nga Mali i Zi.

Ngjyra e zeze e shqiponjes dhe kuptimi i saj

Ngjyrat e ndryshme te shqiponjes kishin te benin me rangjet e ndryshme
te cilat perfaqesoheshin me kete shenje. Sipas shpjegimeve te autoreve
te ndryshem, shqiponja e arte me dy koka, ishte simboli mbreteror.

Keshtu me rradhe do te vinin edhe ngjyrat e tjera, ku e argjenta ishte
per rangje me te uleta, ato me ngjyra te ndryshme (unike apo te
perziera) i perkisnin shtresave te tjera, apo edhe momenteve e vende te
ndryshme sipas te cilave perdoreshin. Nder keto klasifikime, vend te
veçante ka shqiponja e zeze, e cila nuk kishte shkelqimin e arte te
shqiponjes mbreterore, por me hijen qe ka impononte seriozitet dhe
autoritet. Ajo ishte shqiponja qe perdorej ne lufte. Shqiponjat e
zeza perdoreshin kur kryheshin luftera dhe ngjyra e tyre nuk kishte te
bente me rangun pasi te gjithe mbanin shqiponje te zeze ne beteje.

Simboli i Feniksit, nje prej qenieve me mistike

Tregojne per te emrat e njohur te botes antike latine dhe greke
Per te pare se ç'lidhje ka simboli i shqiponjes me dy koka me ate te
feniksit legjendar, duhet te sqarojme me pare se çfare simbolizonte
feniksi. Ne lidhje me feniksin kane shkruajtur edhe disa prej emrave me
te njohur te antikitetit. Ja se ç'thone dy prej tyre.

Sipas historianit latin, Ovid:
Ovidi e pershkruan keshtu feniksin: "Shumica e qenieve te gjalla
lindin nga qenie te tjera, por egziston nje specie e cila riprodhon
vetveten. E quajne feniks. Ky nuk jeton me fruta apo me bime, por me
rreshire dhe me lengje pemesh aromtike. Kur ai ka jetuar 500 vjet,
nderton nje fole ne maje te nje peme arre apo palme.
Ne te ai akumulon kanelle dhe gjithfare lloje bimesh te tjera aromatike
nga te cilat nxirren esencat e parfumeve. Nderton me to nje fole ne te
cilen vendoset dhe ndersa vdes, nxjerr jashte frymen e tij te fundit e
cila perzihet me eren e bimeve aromatike.
Nga trupi i feniksit qe vdiq del nje feniks i ri, i destinuar qe te
jetoje po aq gjate sa edhe paraardhesi i tij. Sapo rritet ai largohet
nga pema e cila ishte vendlindja e tij dhe varri i paraardhesit. Ai merr
me vete hirin e te parit dhe e çon ne tempullin e diellit ne
Heliopolis, ne Egjypt. Ai jeton ne vetmi."


Herodoti do te shkruante per Feniksin:
"Nje shpend tjeter i shenjte eshte feniksi. Une vete nuk kam pare
ndonje feniks, perveç rasteve kur e kam pare te pikturuar, por eshte nje
shpend shume i rralle dhe viziton qytetin e diellit, Heliopolis, ne
intervale qe zgjasin afersisht 500 vjet. Ai eshte momenti ne te cilin
feniksi vdes dhe nga hiri i tij lind pasardhesi.
"

Ketu shihet qarte se feniksi ka te beje me kultin e lashte egjyptian te
diellit. Shpjegimin e ketij simboli dhe lidhjen qe ka ky me ate te
shqiponjes me dy koka e japin studiuesit e okultit dhe te Masonerise. Masoneria eshte bazuar pikerisht ne religjionet e lashta misterioze te Egjiptit dhe te Babilonise.

Çfare eshte Masoneria, ç'simbolizon, ku dhe si lindi ajo?

Filozofia materialiste e Egjiptit te vjeter vazhdoi se ekzistuari edhe
pas zhdukjes se ketij civilizimi. Ishte adoptuar nga disa çifute dhe e
mbajten te gjalle brenda ne doktrinen kabaliste. Nga ana tjeter, nje
numer i mendimtareve greke kishin adoptuar filozofine e njejte dhe e
ri?interpretuan dhe e perjetesuan ne forme te shkolles se mendimit te
njohur si "Hermeticizem".
Studiuesi turk, Dr. Selami Isindag e spjegon keshtu origjinen e kesaj filozofie dhe vendin e saj ne masonerine moderne:
"Ne Egjiptin e vjeter ekzistonte nje shoqeri fetare qe la si
trashegim nje sistem te besimit dhe te menduarit ne hermeticizem. Edhe
Masoneria kishte diçka te ngjashme. P.sh., ata qe kishin arritur deri ne
nje nivel te caktuar, percillnin ceremonite e shoqerise, zbulimet mbi
mendimet dhe ndjenjat e tyre shpirterore dhe mandej i pasonin tek ata qe
ishin ne nivele me te ulta.
Pitagora ishte njeri nder hermeticistet qe shkollohej ne keto
shkolla. Organizatat dhe sistemet filozofike te shkolles se Aleksandrise
dhe Neoplatonizmit i kishin rrenjet e tyre ne Egjiptin e vjeter dhe
atje gjendeshin disa ngjajshmeri mes tyre dhe ritualeve masonike.
" Isindag eshte shume i qarte ne lidhje me ndikimin e Egjiptit te vjeter ne origjinen e Masonerise kur deklaron: "Frankmasoneria eshte organizate shoqerore dhe rituale qe i ka fillet e saja ne Egjiptin e vjeter."

Edhe shume autoritete te tjera masonike thone se origjina e Masonerise
eshte ne shoqerite sekrete te kulturave te lashta pagane, siç jane ato
nga Egjipti i vjeter dhe Greqia antike. Nje mason i vjeter, i deklaruar,
turk, Celil Layiketez, ne revisten "Mimar Sinan", ne artikullin me titull "Fshehtesia masonike: Çfare eshte sekrete e çfare jo?" shkruan:
"Ne civilizimet e vjetra greke, egjiptase dhe romake ekzistonin shkolla
mistike qe ndeshen ne kontekst te nje shkence te caktuar apo njohuri
sekrete. Antaret e ketyre shkollave mistike ishin pranuar vetem pas nje
periudhe te gjate te studimeve dhe te riteve te pranimit.

Ne mesin e ketyre shkollave, e para qe mendohet te jete hapur, ka qene
shkolla e "Ozirisit". Ajo bazohej ne ngjarjet e lindjes se ketij Zoti,
rinise, luftes kunder erresires, vdekjes dhe ringjalljes se tij. Keto
çeshtje ishin dramatizuar ritualisht ne ceremonite e performuara dhe ne
kete menyre ritet dhe simbolet qe prezentoheshin ishin me shume efektive
per shkak te pjesemarrjes aktuale.

Vite me vone, keto rite themelojne qarkun e pare te rendit te
vellazerise qe aktualisht vazhdon me emrin e Masonerise. Vellazerite e
tilla çdo here vendosin ideale te njejta dhe kur jane ne presion jane ne
gjendje qe te jetojne ne menyre sekrete. Ata ishin ne gjendje qe te
mbijetojne deri me sot pasi ata vazhdimisht nderronin emrat dhe format e
tyre.

Por, ata i mbeten besnik simbolizmit te lashte dhe karakterit te tyre te
veçante i cili kalon dore me dore si trashegimi ( Mimar Sinan, 1992,
Nr. 84, f. 27-29)." Pra ruajtja e simbolikes dhe trashegimi i saj deri
ne ditet aktuale ka te beje edhe me perdorimin prej tyre te simbolit te
shqiponjes me dy koka apo ndryshe simbolit te feniksit.

Pse simboli i feniksit u emertua shqiponje me dy koka dhe ç'simbolizon
ai realisht? Masoneria eshte e mbushur me simbole magjike. Po ç' eshte
nje simbol magjik? Simbol magjik, sipas studiuesit amerikan Fredrick
Goodman, eshte nje imazh i cili fsheh nje kuptim te brendshem ne
vetvete, pra nje imazh qe ka dykuptimesi, por qe kuptimi i vertete
fshihet nga pamja, e cila sherben vetem per kamuflim.

Po te egzaminosh simbolet masonike dalin ne pah kuptime te fshehta qe
tregojne pershkallezimin e pushtetit, hyjnores, te keqes e keshtu me
rradhe. Shqiponja me dy koka eshte simboli apo shenja me e dallueshme
masonike. Per te eshte folur shume sepse ajo ka nje shperndarje te
gjithanshme. ("Magic Symbols" nga Fredrick Goodman, fq.6)
Qe ne momentin e pare, ne ate te emerimit, njerezit gabohen pasi ne
dukje ajo eshte nje shqiponje me dy koka, por simbolet magjike kane
pikerisht kete qellim, te kamuflojne kuptimin. E verteta eshte se ky
imazh simbolizon nje shpend tjeter, feniksin.

Ne Egjiptin e lashte ky simbol ishte simbol i shkollave te misterit.
Shqiponja ishte nje shpend te cilit i atribuoheshin fuqi magjike, ashtu
si spieguam me lart. Emertimi i simbolit te feniksit ne shqiponje me dy
koka ishte i thjeshte sepse shqiponja ishte nje shpend qe qendronte
perkrah feniksit ne hierarkine e te mbinatyrshmes dhe kishin edhe
ngjashmeri fizike mes tyre. Keshtu qe pati nje nderrim te emrave, por
simboli ruajti te njejtin pozicion dhe ngeli shenja me e pushtetshme.

Ne shekujt e eres sone emri i feniksit do te harrohej dhe simboli do te
quhej shqiponje me dy koka. Spjegimi jepet nga autori masonik, Manly P.
Hall ne librin e tij "The Phoenix: An Illustrated Review of Occultism and Philosophy" (Feniksi: Nje shikim i ilustruar mbi okultizmin dhe filozofine):

"Mes te lashteve egzistonin historira per nje zog perrallor te quajtur
feniks. Ai eshte pershkruar nga shkrimtaret e hershem si nje zog qe i
perngjan nga forma shqiponjes, por me disa dallime te vogla. Trupi i
feniksit eshte i mbuluar me pupla te purpurta, ndersa pendet e flatrave i
ka me ngjyre blu dhe te kuqe. Koken e ka te bardhe dhe ne qafe ka nje
rreth me ngjyre te arte. Ne fund te shpines se feniksit gjendet nje tufe
puplash me ngjyre te ndezur.

Eshte besuar se ky shpend jeton per 500 vjet dhe gjate vdekjes se tij
trupi hapet dhe del prej andej nje feniks i ri. Per shkak te ketij
simbolizmi fenksi eshte pare gjithmone si prezantues i pavdeksise dhe i
ringjalljes. Feniksi eshte nje nga shenjat e shoqerive apo vllazerive
sekrete te cilat zanafillen e egzistences se tyre e kane ne lashtesi.

Keto shoqeri sekrete studionin misterin dhe synonin ringjalljen e
njeriut pas vdekjes. Kjo eshte edhe arsyeja pse feniksi ishte simboli
tyre pasi ata besonin te ringjallja. (faqe 176?177)". Megjithate ky
simbol (shqiponja me dy koka apo feniksi) nuk eshte simbol qe lindi ne
qyteterimin Egjiptian. Ai ka qene fillimisht i perdorur nga Sumeret e me
pas nga qyteterimi Hittit dhe Persian.

A eshte shqiponja me dy koka simbol qe i perket shqiptareve?

Konfliktin mes te krishtereve qe kishin filluar te shperndanin doktrinen
e tyre dhe qyteterimit pagan i cili nuk pranonte te shnderrohej ne te
krishter e zgjidhi mendjemrehtesia perandoreve me te medhenj te Romes.

Kostantini i Madh ka hyre ne histori si perandori qe themeloi
Kostandinopojen qytetin qe trumpetoi krishterimin anembane botes.
Kostantini i Madh ishte ligjeruesi i krishterimit ne Perandorine Romake,
çka i dha perhapjen me te madhe te krishterimit. Kostantini ishte Ilir
nga Nish, pjese e Dardanise se atehershme.

Duhet pasur parasysh se Shen Pali themeloi nje nga kishat e para ne bote ne Dyrrah rreth vitit 50 p.e.s, gje qe tregon se iliret kishin filluar qe ta shikonin krishterimin me me besim se pjesa tjeter e Botes.

Pra nje perandor i Romes, i cili ishte ilir me origjine, themelon
nje perandori ku simbol vendos shqiponjen me dy koka. Kostandinopoja,
qyteti ne te cilen ai nderton qendren e kesaj perandorie eshte e
rrethuar nga qytete te tjere qe Dardanet kishin ndertuar (Troja u be me e
famshmja por nuk ishte qyteti i vetem i famshem). Megjithate ky nuk
eshte i vetmi ilir i cili perdori shqiponjen e cila ishte pjese e
besimeve ilire.

Pirroja i Epirit sipas historianeve latine kishte si totem
shqiponjen dhe nje nga emertimet qe u viheshin atij dhe luftetareve te
tij ka qene "shqiponje". Gjithashtu edhe Aleksandri i Madh apo Leka i Madh e ka perdorur kete simbol. Kete gje e vertetojne gjetje arkeologjike te cilat jane ndertuar nen influencen e tij.

Qe shqiptaret te jene "pronaret e ligjshem" te simbolit te shqiponjes me
dy koka, duhet qe te kete nje lidhje direkte mes tyre dhe qyteterimeve
te cilet e kane perdorur per here te pare kete simbol. Gdhendjet me te
lashta te shqiponjes me dy koka jane gjetur ne Babiloni.

Kane qene Hititet ata qe e kane perdorur gjeresisht kete simbol por mendohet se ai eshte trasheguar nga Sumeret. Studiuesja hollandeze, Micha F. Lindemans,
e cila eshte edhe themeluesja e nje prej librarive me te te medha te
mitologjise on?line, jep lidhjen mes Hititeve dhe shqiptareve. Ajo eshte
nje prej studiuesve te ndryshem te cilet kane arritur ne nje perfundim
te tille. "Civilizimet kryesore organizonin jeten e tyre rreth qyteteve
kryesore ku zhvillohej jeta e tyre ekonomike shoqerore e poltike.

Latinet u quajten Romane per shkak te Romes legjendare pasi etrusket te
cilet e themeluan ate qyteterim kishin si kryeqender qytetin Alba Longa;
athiniotet quheshin te tille per shkak te perendise Athina e cila i dha
edhe emrin qytetit; Hittitet quheshin te tille per shkak te kryeqendres
se tyre qe quhej Hattusas sipas emrit te mbretit te tyre Hattus?
Shqiptaret (albanet) si nje prej fiseve te panumerta ilire, quheshin te
tille per shkak te qytet?shtetit Albanopolis, ku ne gjuhen e Hittiteve
dhe ne ate ilire fjala "ALP" do te thote i bardhe.

Ashtu si dhe qyteterime te tjera antike, Iliret ne mitologjine e tyre tregonin se kishin prejardhje hyjnore. Duket se emri ALBANIAN
nuk kishte ndonje kuptim apo peshe shume te veçante perderisa nuk e
identifikuan vetveten me kete emer. Aktualisht, pasardhesit e Ilireve
(albanians), e quajne veten pasardhes te shqiponjes me dy koka
(shqiptar).

Ne perandorine romake, shqiponja ishte figure standart dhe paraqitej me
nje koke. Ndikimi i gjeneraleve ilire, te cilet arriten deri ne fronin
imperial, u pasqyrua edhe ne perdorimin e simbolit te shqiponjes me dy
koka. Ata perdornin emblemen e parardhesve te tyre anadolliane (nje nga
kryeqendrat e qytetermit Hittit ishte Anadolli i sotem). Nje prove
tjeter qe iliret e kishin si simbol kryesor, eshte edhe tempulli i
Sirkapit (Pakistan).

Ne kete faltore qe kane ngritur njerezit e udhehequr nga Aleksandri i
Madh qendrojne te gdhendura shqiponja me dy koka. Gjithashtu, sot e
kesaj dite ne Shqiperi ka nje krahine malore e cila quhet HOTI, i ngjashem me emertimin e kryeqytetit hitit, HATTI." Ky eshte fragment i nje prej studimeve te ndryshme qe jane bere per hititet, qyteterim i cili ishte nje qyteterim ilir.

Dardanet, me migrimet e tyre, ishin bere pjese e qyteterimit hitit. Profesor David Hawkins, i shkolles qe merret me studimet orientale dhe afrikane ne Londer ("School of Oriental and African Studies, London"),
para disa vitesh deshifroi nje shkrim ne nje statuje prane Izmirit.
Statuja ishte gdhendur mbi nje shkemb dhe emri i mbreti te cilit i
atribuohej ishte MIRA. Ky zbulim ishte nje hap me tej ne gjetjen e
te vertetave historike mbi Iliret dhe Hititet. Studimet rreth hititeve
kane hedhur drite mbi shume lidhje qe ata kishin me fise ilire ku
kryesoret ishin dardanet.

Se bashku me keta te fundit, ata krijuan Trojen, e cila sipas studiuesve
e kishte pasur emrin fillestar YLLUSA (nga ku rrjedh ILIOS, emri i
Iliades se famshme se Homerit). Keto dhe shume fakte te tjera qe bazohen
mbi shkrimet hitite, tregojne qarte se Hititet ishin pjese e
qyteterimit te madh Ilir. Hititet ka shume mundesi qe ta kene marre kete
simbol nga sumeret. Ne kryeqendren e perseve, te cilet kishin ndikime
ilire, ne Persepoli (ne Iranin e sotem), ka nje statuje e cila tregon shqiponjen me dy koka.

Ne mes te banoreve me ngjyre te Mesopotamise, ALP_an, ishin ata njerez
te cilet dalloheshin per ngjyren e tyre te bardhe. Per ta mbyllur po
permendim edhe nje studim te rendesishem qe eshte bere ne lidhje me
mbreterine Hitite.

Studiuesi Trevor Bryce, ka botuar nje studim te plote ne lidhje
me keta te fundit: "The Kingdom of the Hittites (Mbreteria e Hititeve),
Oxford 1998. Ne te ai thote: "Duke ju referuar emrave te mbreterve
hitite, shikohet se ata kane prapashtesen ?ili, menyre e cila i
identifikonte ata me yllin, me Diellin, Zotin me te fuqishem ne
antikitet. Perveç Ilireve dhe Hititeve, nuk ka asnje popull tjeter ne
Azi apo Evrope, qe te perdore prapashtesen ?ili pas emrit te nje mbreti.

Mes gjuheve semitike, prapashtesa -ili, tregon thjesht Zotin." Hititet
dhe Iliret kishin te njejten kulture e qyteterim dhe te njejten gjuhe.
Ne studimin e mesiperm behet nje analize e bazuar mbi elemente gjuhesore
dhe gjetje arkeologjike.
Pra qyteterimi i cili ka lene te gdhendur mbi gure figuren e simbolit me
te fuqishem e me te pushtetshem te antikitetit, ka pasardhes ata qe
flasin akoma gjuhen e tij, ka pasardhes shqiptaret. Shqiptaret,
pasardhesit e ilireve, jane "pronaret e ligjshem" te nje simboli te
cilin e mbante nje popull qe themeloi qyteterimet me te medha te
antikitetit.
Ja pse feniksi (nga ne njihet si shqiponje me dy koka) simbolizon Djallin

Ka nje fazen kur bota pagane u shnderua ne te krishtere. Per te pasur
sukses ne ndjekjen e doktrines se krishtere, perandoria e Romes, e cila u
be nismetarja kryesore e ketij proçesi, mitet dhe festat pagane i
shnderrroi ne te krishtera. Pjese e ketij shnderrimi ishte edhe
identifikimi i te keqes universale, me nje qeenie te vetme te
mbinatyrshme. Kjo qenie ishte Luciferi, apo ndryshe edhe djalli apo
engjelli rebel i drites qe u hodh nga qielli ne flaket e ferrit.
Ai do te jete qe nga viti 0 deri ne ditet tona kundershtari i vetem i
qiellit. Me te drejte lind pyetja, po ne vitet para eres sone kur
njerezit besonin ne shume perendi kush ishte ai qe u rebelua, kush ishte
e keqja? Te greket e lashte, miti i Prometeusit, i cili u premtoi dhe u
dha njerezve driten dhe dijen eshte ai qe njihet si simboli i rebelimit
ndaj perendive. Ky mit nuk eshte autentik, por eshte thjesht riprodhim i
mitologjive me te lashta si Hitite e Fenikase, te cilat kane perdorur
nje mit te tille me perpara se te lindte figura e Prometeusit.

Ne eren tone djallin e kane paraqitur si premtues dijesh ne shkembim te
shpirtit. Paralel me kete figure mund te shihet Prometeusi, i cili solli
zjarrin (simboli i drites dhe dijes), por me vete solli edhe merine e
perendive dhe si pasoje vuajtjet per njerezit. Ne librin e saj mbi
okultin "Now Is The Dawning" faqe 281, Barbara Walker, nje feministe radikale, ben nje lidhje te simbolit te feniksit me Luciferin.

"Egjiptianet besonin se Feniksi ishte perfaqesues ose simbol i nje
perendie e cila simbolizonte driten ne qiell dhe pas shkelqimit (si
Luciferi apo ndryshe Satana sips kristianizmit eshte engjelli i drites)
pati nje denim apo flijim ne zjarr ku vdiste dhe rilindte. Ky eshte nje
detaj i cili si shume te tjere tregon se feniksi eshte simbol i asaj
perendie qe ne ditet e sotme quhet Lucifer apo edhe Satana.
"

Ndersa William Schnoebelen, nje tjeter studiues i okultit, ne librin "Satan's Door Revisited" faqe 4, shkruan:
"Nga egjiptianet besohej se feniksi ishte nje zog hyjnor. Feniksi digjet
ne momentin e fundit te jetes dhe rilind nga hiri i tij. Shumica e
studiueseve te okultizmit mendojne se ky shpend simbolizon Luciferin i
cili u denua duke u hedhur ne flake, por qe nje dite do te rilinde
perseri dhe do te kete te njejtin pushtet si me pare." Pra nese kjo
perendi egzistonte qe para krishterimit, atehere pse duhet besuar qe
simbolizon Luciferin, i cili bashke me kristianizimin e Bores? Pyetje te
kesaj natyre jane te shumta por fenomeni me i çuditshem eshte se
feniksi eshte simbol i krishterimit ne te njejten kohe.

Shqiponja me dy koka u be e njohur si simboli i perandorise se Bizantit,
por shpiegimi i perdorimit te nje shqiponje me dy koka ne vend te asaj
me nje ishte se simbolizonte shperndarjen nga Lindja ne Perendim te
perandorise. Natyrisht qe ky ishte vetem nje shpiegim formal sepse e
verteta eshte krejt ndryshe. Ja se ç'thote nje prej emrave me te njohur
te studimit te historise dhe teologjise.

Studiuesi i religjioneve Godfrey Higgins, ne vepren e tij
Anacalypsis (kapitulli ii., f. 441), jep nje shpjegim te sakte mbi
jetgjatesine e ketij shpendi. Kjo veper unikale per llojin e saj, eshte
botuar ne vitin 1833, pas vdekjes se tij ne nje tirazh te limituar dhe
permban perfundime qe vijne nga studimi i me shume se 200 veprave.

Autori jep nje shpiegim te detajuar edhe mbi jeegjtesine e feniksit dhe simboliken e tij. Higgins thote: "Feniksi
eshte simboli i nje cikli te perseritshem e te pafund, ciklit diellor, i
cili zgjat fiks 608 vjet. Ai i referohet fjales fenikase, e cila eshte
edhe rrenje e feniks, FE - cikel.
Feniksi u adoptua ne fillimet e hershme nga nga Kristianizmi dhe
paraqtije te ndryshme te tij jane ne gjetur edhe neper varre. Legjenda e
lashte e ketij simboli dhe ajo qe ai simbolizonte (perjetesia),
padyshim qe u be shtyse qe feniksi te ishte simboli vdekjes dhe
ringjalljes se Jezusit."


Nder te gjithe keto studime dhe perfundime, nje gje eshte e sigurt,
feniksi apo ndryshe dhe simboli i shqiponjes me dy koka eshte emblema me
e pushtetshme dhe me magjike qe ka ekzistuar ndonjehere.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës   Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës I_icon_minitimeFri Feb 18, 2011 3:14 pm

]Çfarë përfaqësojnë dy kokat e shqiponjës?

Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës Albania_flag
nga Vitore Nela

Jemi disa grupe ku mblidhen shqiptaret emigrante ketu ne [b]Fildelfia, sipas lokaleve te ndryshme qe kemi çelur. Midis bisedave linden idera te ndryshe per çeshtjen: "Çfare
perfaqesojne dy kokat e shqiponjes se flamurit tone? Disa e dine se
jane dy krahinat e Shqiperise qe ne kohen e Skenderbeut, disa se ato
perfaqësojne veriun dhe jugun ose gege dhe toske, pikerisht per te
verteten qe eshte nje dhe jo dy, cilen duhet te pranojme?
Besojme se gazeta “Shekulli” me rubriken e saj “KONTAKT”, do te na ndihmoje ne kete drejtim. Pershendetje nga emigranti Ligor Luarasi, SHBA.

I dashur lexuesi ynë Ligor! Ne të “Kontakt”, pasi lexuam e-mailin tuaj,
kontaktuam me një prej historianëve tanë, që ka studiuar periudhën
përkatëse, prof. Kasem Biçoku. Ai na shpjegoi se asnjëra nga të vërtetat
që ju njihni, nuk është e vërtetë. Sipas profesorit, shqiponja
dykrenare është përdorur si simbol pushteti dhe dokumentohet se është
përdorur për herë të parë nga perandori Kostandin dhe më pas u bë
traditë vendëse në të gjithë Ballkanin. U përdor edhe nga Skënderbeu,
për të treguar se ishte përfaqësues i sundimit paraosman. Kush është
rrjedha historike? Profesor Kasem Biçaku tregon: Në lashtësi ka
qenë shumë i përhapur totemizmi (lloj besimi që adhuronte kafshët dhe
shpendët, duke i konsideruar si mbrojtës dhe themelues të njerëzimit).
Shqiponja është konsideruar si bashkudhëtare e perëndive dhe vetë
perëndi. Ajo dhe luani janë konsideruar kudo si mbretër, përkatësisht të
shpendëve dhe të kafshëve, për këtë arsye figura e shqiponjës dhe
luanit janë më përfaqësueset në heraldikat (stemat, shenjat) e vjetra.
Shqiponja është simbol pushteti, guximi dhe lartësimi shpirtëror. Ka
qenë simbol pushteti perandorak, prandaj është dhe në heraldikat e shumë
vendeve.

Shqiponja me dy krerë është përdorur si simbol që në shekullin VII para erës sonë në Turkmenistan.
Shqiponja e zezë me një kokë është përdorur si simbol në perandorinë
romake dhe me përhapjen e Krishtërimit u përdor edhe nga kisha.

Shqiponja dykrenare është përdorur për herë të parë nga perandori me origjinë iliro-shqiptare, Kostandini
(306-337), themelues i Kostandinopojës, duke i krijuar perandorisë
romake dy qendra administrative; Romën dhe Kostandinopojën dhe shqiponja
simbolizonte keto dy vende. Gjatë sundimit të perandorit iliro-shqiptar
Justiniani I (527-565) u bë bashkimi i dy kishave dhe si simbol i
përbashkët kishtar u bë shqiponja dykrenare, prandaj gjendet si simbol
nëpër kishat mesjetare të Shqipërisë dhe Ballkanit. Në shekullin XX në
perandorinë Bizantine shqiponja dykrenare shfaqet me krahë gjysmë të
hapur dhe vazhdoi të shfaqej ashtu.

Shqipëri, si simbol pushteti, shqiponjën e kanë përdorur familjet sundimtare shqiptare të mesjetës si Kastriotët, Arianitët, Muzakajt, Topiajt Gjurashët po ashtu edhe Çernojoviçët e Malit të Zi.
Duke përdorur shqiponjën si simbol të pushtetit të tyre, dëshmohet se
këto familje kanë qenë funksionare të larta gjatë Perandorisë Bizantine.

Me shembjen e Perandorisë Bizantine në vitin 1453, shohim që nga
Skenderbeu u përdor edhe ngjyra e flamurit të Bizantit dhe me këtë donte
të tregonte se ishte vazhdues i pushtetit paraosman, megjithëse i bëri
dallime qoftë stemës dhe flamurit, për ta dalluar nga ai i Bizantit. Në
vulën e Skënderbeut, ku është shqiponja dykrenare, ndërmjet dy krerëve
të saj është vendosur një yll me 6 cepa. Mbi këtë yll është një yll
tjetër me 8 rreze.
Kurse në stemën e Kastriotëve që është gdhendur 2 herë në varrin
monumental të nipit të Skënderbeut, Kostandinit, ylli është me 8 cepa
dhe mbi krerët e shqiponjës janë dy kurora mbretërore. Me këto simbole
Skënderbeu tregonte pretendimin se kishin prejardhje nga Aleksandri i
Madh, gjë që e kemi të shprehur në epigrafin e Alfonsit në një kishë të
Valencias në Spanjë. Pra shqiponja dykrenare është përdorur masivisht
nga sundimtarët si simbol pushteti dhe mund të konsiderohet traditë
romako- bizantine.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës   Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës I_icon_minitimeFri Feb 18, 2011 3:15 pm

Ku mbeti flamuri i Vlorës?

nga Sheradin Berisha


Për shumë vite me radhë ka dominuar versioni zyrtar, se flamuri që Ismail Qemali ngriti më 28 Nëntor 1912 në Vlorë,u qëndis nga korçarja Marigo Pozio, që jetonte në atë kohë në Vlorë dhe ajo e qëndisi atë brenda natës. Por, ky version i shndërruar në mit nuk i kënaqi të gjitha interpretimet që bëhen kohëve të fundit.

Një version tjetër që del nga kujtimet e pjesëmarrësve të Kuvendit të Vlorës, vë në pah se, flamuri që Ismail Qemaili ka ngritur në Vlorë,është po ai që zbukuronte podiumin e Hotelit- „Kontinental“ në Bukuresht, në mbrëmjen e 5 nëntorit 1912. Takimi i Ismail Qemaili me komunitetin shqiptar të Bukureshtit, realisht vendosi shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë,që do të jetësohet 23 ditë më vonë në Vlorë. Të gjitha burimet rezultojnë se flamuri u mor nga Spiridon Ilo dhe gjatë gjithë udhëtimit me shpurën e Ismail Qemailit,e ka mbajtur me vet në gji. Meqë z.Ilo ishte djali i tezes së Marigo Pozios,natën e 27 nëntorit,ka fjeturr në shtëpinë e saj në Vlorë dhe sipas dëshmive,znj. Pozio ka qëndisur brenda natës vetëm theket e flamurit. Sipas kujtimeve të Vangjo Ilos (djalit të Spiridon Ilos)flamuri që e ka sjellur i ati nga Bukureshti në Vlorë ishte i stampuar e jo i qëndisur dhe ka pas përmasën 80 cm me 1 metër. Ky flamur nuk ishte i qëndisur më fije ari siç është pohuar deri më tani,por ka pasur thekë të verdhë, të cilat siç u tha më lartë, i ka qëndisur Marigo Pozio.

Ekziston edhe një version tjetër që lidhet me emrin e Marigo Pozios. Në një shkrim të gazetës“Dielli“që botohet në SHBA,thuhet se flamurin e ngritur në Vlorë e kishin sjellur mërgimtarët shqiptarë nga Amerika në Korfuz,për këtë qëllim. Meqenëse Marigo Pozio (grua e një tregëtari vlonjat),ato ditë ndodhej në Korfuz, në pamundësi që ta fuste një mashkull flamurin në Shqipëri(për shkak të pengesave të mëdha doganore), këtë e bëri Marigo Pozio, e cila e mbështolli brenda veshjeve të sipërme dhe e solli në Vlorë.

Eqrem bej Vlora thotë se flamuri që u ngrit në Vlorë, në vitin 1914
u dogj nga grekët në Delvinë!

Ndërkaq,përveç këtyre versioneve, Eqrem bej Vlora (kusheri i Ismail Qemalit), në kujtimet e tij,thotë se-flamuri që u ngrit më 28 Nëntor 1912 në Vlorë, ishtë një flamur që e mbaja në shtëpi si kujtim,të dhuruar solemnisht më 1909 nga një pinjoll i familjes Kastrioti (don Aladro Kastrioti) me banim në Paris. Dhe këtë pohim të Eqrem bej Vlorës e vërtetojnë plotësisht disa dokumente(letërkëmbime) që janë gjetur në maj 2004 në arkivat e ministrisë së jashtme të Shqipërisë.

1. Në dokumentin e parë thuhet se në vitin 1930 qeveria shqiptare ka marrë një vendim të rëndësishëm që flamurin e ngritur në Vlorë ta kthente në një material muzeal dhe për këtë qëllim,prefekturës së Vlorës i drejtohet me një letër zyrtare,ku i kërkohej ta gjej flamurin dhe ta sjellin në Tiranë për ta vendosur në muzeun kombëtar.Në vitin 1930 pothuaj se të gjithë protagonistët ishin gjallë përfshirë këtu edhe Marigo Pozion.

2. Ndërkohë Prefektura e Vlorës i dërgon një letër zyrtare ministrisë së brendshme të Shqipërisë(asokohe ministër ishte Musa juka) në të cilën sqaron se flamuri,që Ismail Qamaili e ka ngritur në Vlorë ishte pronë private e Eqrem bej Vlorës,ashtu siç thotë edhe vet Eqrem bej Vlora në kujtimet e tij.Së këndejmi kjo perfekturë kërkonë nga ministria që t´i drejtohet zyrtarisht Eqrem bej Vlorës,i cili asokohe ishte zyrtarë i qeverisë shqiptare(mbretërisë zogiste) në Athinë.

3. Zoti Rauf Fico,ministër i jashtëm i Shqipërisë përmes një letre dërguar z.Eqrem bej Vlorës në Athinë,kërkon që ta dorëzon flamurin për ta vendosur në muzeun kombëtar.

4. Ndërkohë z.Eqrem bej Vlora në letër-përgjigjen e tij prej 3 faqesh, pasi e falënderon ministrinë e jashtme që më në fund është kujtuar për ta kthyer flamurin e ngritur në Vlorë,në material muzeal,me keqardhje thotë,se ai flamur nuk ekziston më!Në vijim ai shpjegon se ky flamur, pas përfundimit të Kuvendit të Vlorës,u rikthye në shtëpinë e tij dhe ka vazhduar ta mbajë atë si të shenjtë. Mirëpo në vitin 1914 kur në Vlorë hynë forcat rebele të Shqipërisë së Mesme,nga frika se do ta gjenin flamurin(sepse shtëpitë e bejlerëve shqiptar që kishin orientime perëndimore u dogjën tërësisht),zonja Delvina-një grua patriote që kishte qëndruar në shtëpinë e tij, gjatë largimit nga Vlora e merr edhe flamurin me vete në Delvinë.

Znj.Delvina këtë flamur e ruan me kujdes(si të shejt) së bashku me sendet e saja pesonale. Asokohe, ndonëse në jug të Shqipërisë krijohet qeveria„vorio-epirote“ që luftonte për bashkimin e kësaj pjese shqiptare me Greqinë, familja e znj. Delvina duke qenë në fokus për t´u persekutuar,detyrohet të largohet për në Korfuz, dhe lënë gjithçka kishin në shtëpinë e tyre.Pas një kohe,shtëpia plaçkitet nga forcat “vorio-epirote“dhe digjet me të gjitha gjësendet së bashku me flamurin. Pra,sipas këtyre dokumenteve që gjinden në arkivin e ministrisë së jashtme të Shqipërisë,duket se janë demantuar të gjitha versionet që kanë të bëjnë më flamurin,që është ngritur më 28 Nëntor 1912 në Vlorë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës   Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës I_icon_minitimeFri Feb 18, 2011 3:15 pm

Flamuri Kombëtar


(Flamuri shqiptar në Sheshin e Shën Pjetrit,
me rastin e Beatifikimit të Nënë Terezes)


Flamuri Shqiptar konsiderohet ndër flamujt më të vjetër të popujve evropian.
Shumë historianë flamurin e sotëm shqiptar me shqiponjë dykrenare i japin disa kuptime.
Shpjegim më të mire ka dhënë studiusi Jaho Braho në librin e tij "Flamuri i kombit Shqiptar". Enigma e zanafillës së shpiponjës dykrenare që shpalos tek populli ynë është trashëguar nga kohët e hershme me besimet e kultin për këtë shpend.
Shqipojën dykrenare shpjegohet që e kishin paraardhësit tanë qysh në kohën e bronzit dhe që shfaqet në kulturen arkeologjike në perdhën e kekurit (mijëvjeçarit e pare p.e.r.)
Ky studijus është bazuar kryesisht në strukturat shpirtërore e materiale të krijuara ndër mijëravjeqarë, nga populli ynë dhe janë ruajtur dhe trashëguar po nga kultura materijale në hajmali, ornamente, në qendisje tekstile popullore e gdhendje në gur. Ai shpalos një hulumtin të pultit të shqiponjës, tek parailirët (pellazgët) dhe tek ilirët. Kjo është parë në anë të shumë diciplinave shkencore, si arkiologjia, etnologjia, mitologjia shqiptare, thënie të shkrimtarëve të vjetrë te Greqisë së lashtë e të Romës dhe është gjurmuar në studimet e mëparshme. Gjithashtu ai i kushtohet vazhdimësisë së praktikimit të flamurit kombëtar shqiptar, që nga 2 Marsi i vitit 1444 e deri në ditët tona në vazhdimësi. Nga studimet dhe botimet e derisotme për vazhdimësinë e njohjes dhe praktikimit të vazhdueshëm të flamurit, mbizotëronte mendimi, që aji ishte harruar në shekujt e gjatë të pushtimit osman. Si rezulutat i gjurmimit në pasurinë tradicionale dhe të dukumentave të shkruar për popullin tonë dhe për të tjeret është bërë e mundur veçimi dhe pasqyrimi, se qfarë mori nga kultura jonë Perandoria Bizantine për kultin e shqiponjës dhe hulumtime për simbolin e shqiponjës tek popujt e tjerë. Shqiponjën dykrenare e mori Bizantia nga kultura e kulti ilir për shqiponjën dhe më vonë e morën edhe shumë popuj tjerë, por ky simbol, që megjithëse ishte i ilirëve, më vonë u bë i disa princave, shteteve, e perandorive. Kjo në një kapitull të shkurtë është paraqitur duke ju referuar një literature të gjerë. Shumëherë dëgjohet nga historianë të ndryshëm se shqiponja dykrenare është marrë nga bizantët që bie ndesh me konstatimin e studiusit Braho.

Ka edhe pohime që shqiponja me dy krena është emblema që Konstandini i Madh zgjodhi për të përfaqësuar Bizantinë, në kohën e ndarjes së perandorisë Romake në Lindje dhe Perëndim. Kjo është arsyeja që shqiponjën me dy krena e gjen në flajujt e gjithë vendeve të Lindjes, kryesisht atyre të besimit ortodoks. Konstandini i Madh qe një perandor romak me origjinë ilire sipas të cilit mori emrin edhe qyteti i Stambollit të sotëm që u quajt në atë kohë Konstandinopojë (qyteti i Konstandinit). Shqiponja fluturon më lart se çdo shpend tjetër dhe është e pamposhtur nga zogjtë e tjerë, pra për këtë në vetvete përbën krenarinë e një kombi. Ka pohime ë shpeshta se shqiponja dykrenare simbolizon Shqipërinë e Jugut dhe të Veriut, toskët dhe gegët. Zanafillën e flamurit gjer tani më së miri e shpjegon z. Jaho Braho, që me këtë studim ai konstaton zanafillën e traditës mijëravjeçare të shqiponjës dykrenaretek ilirët e në vazhdimësi deri në ditët tona.

Hidhet dritë mbi atë, që i dha Perandorisë Bizantine populli ynë dhe vërtetohet, se është populli shqiptar që e trashëgoj shqiponjën dykrenare tek bizantinët, dhe jo sikur është thënë deri sot, se ne shqiptarët e morëm nga bizantinët. Ndriçohet vazhdimësia e praktikimit të flamurit kombëtar shqiptar në vazhdimësi në pushtimin e gjatë osman dhe jo si është thënë deri më sot, se ai ishte harruar. Në periudhën që nga 28 nëntori 1912 deri më sot bëhet një kronologji e luftës dhe përpjekjeve të pandërprera për ruajtjen dhe shpalosjen e simbolit të shtrenjtë kombëtar nga gjithë popullsia shqiptare autoktone në Ballkan. Prej kohës së Skënderbeut e deri në shpalljen e pavarësis së Shqipëris në vitin 1912 flamuri shqiptar pothuajse ishte i panjohur për shqiptarët. Edhe për ringjalljen e flamurit jepen shumë variante. Një ndër to është fjalimi i Nolit për Konicën që ai e konsideron si zbuluesi i flamurit. Në fjalimin mortor të Konicës, Noli tha: "Nofta e dini që asnjë nga flamurët e fqinjve tanë ballkanikë nuk është më i vjetër se një qind e pesdhjetë vjet. Disa prej atyre nuk e kanë mbushur as qindin akoma. Flamuri ynë është të pakën 500 vjet i vjetër, dhe nofta disa qindra vjet të tjera përmi to. Është flamuri historik i Skënderbeut, kryetrimit kombëtar që luftoi njëzet e pesë vjetë me radhë kundër Turqve dhe ka qenë luftëtari i funtëm ne Ballkan, i cili ka përballuar Sulltanët më tëmëdhenj të Turqisë. Pas vdekjes së Skënderbeut, Shqipëria, e nneveritur prej fuqive evropjane, ra nV duart e Turqve. Për katër qint vjet me radhë atdheu ynë ka rënkuar nënë zgjedhën e Sulltanëve. Në këtë periudhë Flamuri i Skënderbeut u harrua, dhe askush nuk e dinte që egzistonte gjer sa u zbulua prej një studenti të ri në historinë latinishte të kënderbeut prej Barletit. Ay student ishte Faik Konitza dhe atë flamur që ka qeverin flamurin e kuq me shkabën e zezë dykrenare, na e ka zbuluar ay vetë pas një harrimi prej katër qind vjetësh".

Prej 1912 e deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri ishin përdorur disa lloje të flamujve. Sot shqiptarët kanë flamurin të ngjashëm me atë që ka përdorur Skënderbeu, me disa ndryshime të vogla.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës   Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës I_icon_minitimeFri Feb 18, 2011 3:16 pm

Flamurin shqiptar e ka zbuluar Alandro Kastrioti, jo Marigoja

nga Gjovalin Muzhani

Si shqiptar ndjej një kënaqësi të veçantë, që pata rastin t'ju vë në dijeni për këtë të vërtetë të historisë sonë kombëtare, që u errësua në padijeni, duke u përbaltur qartësinë, si uji i burimit të pastër të vërtetësisë historike. Shkrimtari i madh, novelisti Ernest Koliqi, në të përkohshmen "Shejzat" (Le Pleiadi), Viti VIII, 1964, Nr. 3-4, faqe 77 shkruan artikullin me shumë vlerë: "Ekrem Vlora", në përkushtim të të ndjerit Ekrem Vlora, që ndërroi jetë në fund të marsit 1964. Qe një ndër personalitetet e larta i kulturës së diasporës shqiptare. Një zotëri i njëmendët, që e nderonte gjakun shqiptar me veti të rralla njerëzore (humane) dhe të prumtë e njerzishëm. Sjellja e tij me shfaqje fisnikrije të shpirtit, fryt i edukatës bujare. I lindur midis miradive.

Edukata e tij s'përbuzte kërkend, me sjellje të buta plot urtësi. Në ligjërimin e tij biseda dilte e rrjedhshme, e dashtun, e sinqertë me nota të burimit Arbnor. Qe poliglot, i pëlqente pastërtia e gjuhës shqipe. Fjala e tij e thjeshtë, qe bindëse, me logjikë të thellë si aristokrat i vaditun. Me vullnet e zotësi, voziti në dallgët e jetës plot travajë. I mërguem jetoi me nder e djersën e ballit. Spikaste stoiçizmi, për t'u admiruar, tue fitue bukën me nderë si shqiptar fisnik. Punoi pa ankime tue përballue shuplakën dërmuese të fatit, që u nda për jetë nga Regjimi Diktatorial me bashkëshorten e të bijën fort të dashtun. Kur i përmendte, iu dridhte buza e goja e tronditej në zemër. Pak shpresë pati se s'do t'i shihte së gjalli... Ky mendim e lodhte ditë e natë... Ky patriot leu në Vlorë më I. VII. 1885, nga Syrja Bej Vlora e Hibri Hanem Toptani. Mësimet e para i mori në familje nga një tubë mësuesish të zotë, që e përgatitën mirë për gjuhët: turkishten, arabishten, persishten, frengjishten, gjermanishten, anglishten, italishten e greqishten. Ma vonë mësoi mirë shqipen. Pranohet në shkollën e mesme Basel të Zvicrës. Klasat e nalta të gjimnazit në Akademinë Perandorake Mbretnore Theresianum të Vjenës në shoqni me aristokracinë Austro-Hungareze. Specializohte për çështje Ballkanike në Universitetin e Vjenës. Në vitin 1905-6, fitoi doktoratën në fakultetin ligjor të Stambollit. Pranohet si Atashe në Ministrinë e jashtme Otomane. 1907 dërgohet sekretar Ambasade në Petersburg. Që në Vjenë u mor me problemet e Pavarësisë së Shqipërisë. Në thirrje të atdhetarizmit vjen në Shqipëri në vitin 1912. 1913 senator i Vlorës, nënkryetar i Senatit. Në kohën e Princ Vidit qe sekretar i Ministrisë së jashtme të Shqipërisë. 1916-19 italianët e internuan si Austro fil. 1922 Kryetar Bashkie në Vlorë. 1925 senator, mandej përfaqësues i Shqipërisë në Londër, 1927. Në Athinë 1930. Në vitin 1933 Minstër i Punëve të jashtme të Shqipërisë. 1942 Ministër i tokave të Lirueme. Detyrat i kreu me përpikmëri. Qe një diplomat i vërtetë me kulturë poliedrike. Botoi në gjermanisht dy vepra: Aus Berat und vom tomor (Sarajevo-Daniel, A.Kajan 1911). E Die Mahrheit über da Vorghen der Juntürken in Albanien (Wien Laipzig Fromme 1911). Së fundi Drejtori Bernath i Institutit Sudost të Mynchenit kërkoi të shkruante kujtimet e veta, lodhur nga emigracioni, pejzat e jetës iu këputën pa e përfundue në moshën 79-vjeçare, më 29. III. 1964. Qe një humbje e madhe kombëtare. Ekrem Vlora erdhi në Shqipëri kur nevoja kje ma e madhe për shpalljen e pavarësisë, 1912. Kushëriri i tij Ismail Kemal Vlora do të shpalosë flamurin e Pavarësisë. Mjeshtri i pendës, shkrimtari talentuem E. Koliqi, këtij artikulli ia bashka-njet me inteligjencë tue ba me dijtë: "Shkruesi i këtyne rradhëvet përfitoi shumë nga biseda e këtij Zotnije rranxë-are, dengë me dije e pervojë e mendjesquetësi. Pes muej para se mordja e pa mëshirshme me e rrëmbye tregoi disa rrethana me shpalosjen e Pavarësisë në Vlonë. Flamuri i Skënderbeut valoi në erë të lirë mbas 5 shekuj errësinet, nga nji balkue i shtëpisë së Vlorajvet. Lajmi që ai më dha mbi flamurin e përdorun në at rasë besoj se asht mirë të njifen...

Dhurata që Ekrem beu pat nga Aladroja Kastrioti (Nji intelektual me shumë kulturë, me prezencë) dhe i njoftun. Në banesën e vet pati nji Bibliotekë shumë të pasur me fondin e libravet Albanologjik dhe koleksion të pasun me piktura e foto mbi Shqipninë, që s'e kam pa kund ma të pasun.

"Nji mbramje të vitit 1910, Pretendenti i Fronit të Skanderbeut e fton Ekrem beun në nji darkë ku gjetën pranë ma se 30 vetë t'aristokracisë ndërkombëtare. Darka ishte shtrue në pallatin e nji kushrinës s'Aladros, nji dukeshe franceze. Kah fundi darkës, nji shërbëtor i veshun me shejnakë (en livre) solli nji kuti të kuqe stolisë me shytin e artë të Don Aladro-s dhe e mbajti me të dyja durtë. Aladroja u ngrit në këmbë, në shej të nji thekunije (emocioni) të madh në fytyrë. Çoi kapakun e kutisë dhe nxori prej saj nji flamur shqiptar të kuq me shkabë të zezë krah-hapun. Foli fjalë të zjarrta e të prekshme me nji tingull trishtimi në za, si me i pasë ndie zemra se nuk do të arrinte me e pa at flamurë me value lirisht mbi tokën shqiptare. Pohoi para të ftuarve besimin e vet mbi ardhmëninë fatbardhe të dheut të Kastriotit dhe parafoli Pamvarësinë... se shpejt do të ishte punë e kryeme." Në fund atë flamur ia dorëzoi Ekrem beut duke i thënë: "Unë jam plak e drue se nuk do ta shof ditën e lume të lirisë shqiptare; Ju jeni i ri, mirrnje e sillnje në Atdhe; Premtoftë Perëndija që shpejt të shtjellohet në qiella të lira të Shqipnisë."

Atë flamur Ekrem Vlora e mori gjithkund me vete, në Stamboll e në Shqipëri. Kur Ismail Kemal Vlora më 28. XI. 1912 u përgatit të shpallë Pavarësinë, kërkoi një flamur shqiptar e nuk e gjeti. Murat Toptani, që ishte ato ditë mysafir në shtëpi të Vlorajve i ra ndërmend se kishte parë një flamur kuq e zi në dhomën e Ekrem beut. I tregoi Ismail Kemalit. Ia lypën Ekrem beut e ai flamur i Aladro Kastriotit u valëvit si simbol lirie mbas 500 vjetësh në Vlorë, ditën 28. XI. 1912. Duke ia dorëzuar Ekrem beut atë dhuratë, Aladroja kishte paraparë afrimin e ditës së Pavarësisë shqiptare dhe njëherësh parandier se ai vetë nuk do të ishte më gjallë në atë rast të gazmueshëm. Pra del e qartë e vërteta historike si drita e diellit në agim. Fjala e tij shkruar nga mjeshtri i pendës Koliqi është e peshuar si në kandar të farmacisë. E. Koliqi vdiq pas 11 vjetëve, 1975, duke lënë këtë thesar.

1. Eshtrat e Ekrem Vlorës, e këtij dijetari patriot të madh, pushojnë në Vjenën e kulturës.

2. Ekrem Vlora u takua me Alandron për herë të parë në Paris, 1900, që vazhdoi korrespondencën deri në 1910, që i dorëzoi reliken e flamurit të Skënderbeut.

Fjalori Enciklopedik Shqiptar në faqen 276 shkruan: "Flamuri shqiptar, simbol i kombit dhe i shtetit, i luftërave të popullit shekullore për liri e pavarësi, për ruajtjen e identitetit kombëtar kundër çdo përpjekjeje për nënshtrim dhe asimilim. Simbas dëshmive historike Gj. Kastrioti (Skënderbeu) kishte një flamur të kuq me shqiponjën e zezë dykrenare... Ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë, 28. XI. 1912, ishte shprehje e shpalljes së pavarësisë kombëtare. Flamuri shtetëror i R.P.SH. paraqet një fushë të kuqe me një shqiponjë të zezë dykrenare, mbi të cilin është një yll i kuq me pesë cepa. Raporti një me një e dyzet. (Neni 108 i Kushtetutës).

Në faqen 864 shkruhet: "Pozio Maringo", 1878-1932. Leu në Hoçisht të Korçës. Në vitin 1904 vendoset në Vlorë. Punoi për përhapjen e mbajtjen e shkollave shqipe e të ndërgjegjes kombëtare dhe emancipimin e gruas. Dallohet për fjalimet patriotike e botimet në shtyp. Me duart e saj qendisi flamurin që u ngrit ditën e shpalljes së Pavarësisë, dhe në shtëpinë e saj u shumëfishuan flamurë të tjerë, që zbukuronin dritaret e qytetit.

Shënim i imi: Vdiq në Tiranë, varri i saj mbeti në harresë. Pse? Flamurët që shumëfishoi në shtëpi, pse nuk u vendosën në ndonjë ekspozitë?!...

Duhet të ndërgjegjësohemi për historinë e vërtetë. E vërteta flet vetë, pa koment.

3. E. Koliqi qe drejtori i Liceut të Korçës dhe profesori i E. Hoxhës. (Kur vdiq vëllai i madh i E.H., e ngushëlluan të atin, që i tha "Vajti i miri e mbet rezili". E vërteta historike të dalë e pamohueshme. E. Hoxha mashtroi historinë pas kulturës së vet. Një intelektual me mend e dije shumë, i doktoruar e banues në Trieste, mik i E. Koliqit tregon se: "Miqësia e Koliqit me E. Vlorën ishte më se vllazërore, i lidhte një ideal i përbashkët, lufta kundër diktaturës së kuqe në Tiranë. Ia rrëfenin mendimet njëri-tjetrit. Këtë artikull Koliqi na e tregon si të thuash si një amanet."

Pa dalë nga tema e kureshtja historike, një tjetër e vërtetë doli në shesh nga kujdesi i këtij shkodrani mik i joni, që e falenderoj se na jep për të lexuar "Shejzat". Kishte kaluar pushimet verore vitin e kaluar në Mljet, ishulli i fundit në arqipelagun e ishujve të Dalmacisë. Këtu ishte njohur me historianin kroat Antun Tonko Vojvoda, i cili porsa kishte botuar një libër me titull "Mljet ishulli i Odisesë". Vojvoda i dhuroi mikut shkodran këtë libër me një përkushtim. Përmbajtja e librit në fjalë është plot dyndje historike, duke filluar me një luftë të ashpër midis Ilirëve e Romakëve 100 vjet para Krishtit. Mbas Romakëve ishulli zaptohet nga Grekët, dhe më vonë nga Republika e Raguzës (sot Dubrovniku). Në vitin 1930, në këtë ishull sundoi mbreti Mihail me origjinë kroate i cili e pati ndenjen në Shkodër. I biri i tij me emër Konstantin Baden kërkoi të ndërtojë një qytet në këtë ishull duke i dhënë emrin Skadarski Grad (qyteti i Shkodrës). I nderuari miku shkodran e ka vizituar këtë vend. Përveç gërmallave e mureve të rrëzuara nga ai qytet i Shkodrës, nuk ka mbetë asgjë. Sidoqoftë jemi përpara një të vërtete historike, ndoshta e panjohur deri sot në vendin tonë.

Këtij shkodrani të mirëfillët i shprehu mirënjohjen e thellë dhe falenderimet e përzemërta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës   Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës I_icon_minitimeFri Feb 18, 2011 3:16 pm

Përjetësia e përbuzur! Historia e shqiponjës dykrenore

nga Idriz Morina

Populli shqiptar, që shumë studiues të huaj dhe vendës emrin e tyre e lidhin me emrin e shqiponjës, vazhdon ta respektojë këtë simbol si njërin nga pasuritë e tij më të shenjta. Dhe një lidhje e tillë duket se është bërë e përjetshme që kur Skënderbeu e ngriti në Krujë më 28 nëntor 1443, ndërsa në Lidhjen e Lezhës më 1444 e shpalli si flamur të saj, dhe vetë si kryetar i saj dhe kryekomandant i forcave të princërve shqiptarë të kohës.



Por, ndërsa shqiptarët në Shqipëri tashmë e kanë identikë flamurin kombëtar me atë shtetëror, sipas Flamurit të Skënderbeut, shqiptarët në Kosovë po privohen jo nga pasja e tij si flamur kombëtar, por shtetëror. Për më keq, ishin vetë institucionet e Kosovës, përkatësisht Ekipi Negociator dhe me miratimin e Kuvendit, që përjashtuan çfarëdo përngjasimi të flamurit të Kosovës me atë kombëtar, me përjashtimin në ngjyrat kuqezi dhe në përdorimin e shqiponjës dykrenore. Po ashtu ata përjashtuan me konkurs edhe flamurin e Dardanisë. Veçanërisht për përjashtimin e të parit këmbëngulte Veton Surroi, duke trumbetuar se një mundësi të tillë e përjashtonte pakoja Ahtisari, edhe pse një gjë e tillë ishte plotësisht e paargumentuar edhe për vetë faktin se ajo pako nuk është në fuqi, dhe që ende nuk i dihet fati. Ndërsa, kundër flamurit të Dardanisë, që ishte dizajnim i Presidencës së udhëhequr nga Presidentit Ibrahim Rugova, ishte kryesisht PDK-ja, ndërsa LDK-ja thuaja pa asnjë rezistencë i hyri valles. E tërë ana e keqe e kësaj është se ai konkurs edhe pas sa muajve nuk është përfunduar, ndërsa kanë konkurruar qindra veta me më shumë se një mijë propozime.

Dhe për herë të parë shqiptarët që me aq këmbëngulje në të gjitha situatat historike, dhe në jetën e përditshme, që ta ruajnë kultin e tyre, shqiponjën dykrenore, privohen nga vetë përfaqësuesit e vet.
Sipas ekspertëve të heraldikës, një flamur ndryshon nga tjetri, ‘qoftë edhe me vetëm një element, ngjyrë a shenjë, më shumë a më pak’. Kjo është përgjigja për ata që thonë se nuk mund të kemi një flamur me Shqipërinë. Pra, thjeshtë ishte një abuzim dhe një nëpërkëmbje e institucionit të flamurit që po i bëhej nga vetë përfaqësuesit shqiptarë, dhe jo vetëm simbolit, por edhe atyre mijëra e mijëra shqiptarëve që u vranë, masakruan e u shpërngulën vetëm pse nuk e mohonin flamurin.

Studimin më të plotë shkencor, më argumentues dhe më voluminoz e ka bërë studiuesi i heraldikave Jaho Brahaj, me botimin e librit të sapo promovuar, “Flamuri i kombit shqiptar”, origjina, lashtësia. Po sipas këtij autori dhe të tjerëve, janë me qindra e mijëra argumente që janë ruajtur që nga lashtësia e veçanërisht gjatë mesjetës së vonë.

Shqiponja një dhe dykrenore trashëgim nga ilirët
Shqiponja dykrenore është e dokumentuar qartësisht tek paraardhësit tanë, që nga shek.VI para e re. Por, sipas studiuesit Braho, gjurma më e vjetër që ka mbetur e shqiponjës dykrenore, është në trojet e perandorisë Hetite, shek 12 para e re. Shqiponja dykrenore hetite mban në dy kthetra një lepur, lepurin hënor, ..’edhe në Shqipëri, sipas dëshmive të albanologut De Grand, ruhej një basoreliev, që në fundin e shek. XIX ishte në kishën e Trushit (Shkodër), ku ishte gdhendur një shqiponjë krahëhapur me kthetra mbi një lepur’.

Ndërsa, gjurmë të simbolit të shqiponjës një krenore, pothuajse të njëkohshme apo pak më vonë se ajo hetite është tek popujt e Mesopotamisë së Lashtë, ndërsa në rajone të Iranit të sotëm është dy krenore. ‘Shqiponjën kult e kanë edhe popuj të tjerë, si p.sh. edhe astekët e Amerikës, por me dy kokë vetëm Hititët, popullsia e vjetër e Iranit dhe Ilirët e njihnin dhe e praktikonin’. Por, vazhdimësia e saj nuk është ruajtur as nga hititët e as nga iranianët.

Dokumenti më i vjetër ilir është i shek VI para erës së re, nga një gdhendje në një urnë guri, e dy luftëtarëve ilir, që paraqet një ritual, ku në mburojën e njërit shihet skalitja e shqiponjës dykrenore, e gjetur në Ribic të Kroacisë, territor ku jetonte fisi ilir i Japodëve. Paraqitja kultike në tri pllaka të ndryshme e shqiponjës dykrenore dhe ‘lisin e jetës’ bashkë me diellin, e shek.VI para e re, e zbuluar në Gostil në Mal të Zi.

Përveç këtyre dokumenteve, thuaja të po asaj kohe janë edhe një tokëz ilire me motivin e shpendit me dy kokë e shek V para e re, e zbuluar në Tumat e Matit. Në hajmeli ilire të shekujve VI-V para erës së re, ku dallohen dy kokat e shqiponjës me drejtime të kundërta. Ndërsa, shqiponja një krenare është gjetur në një pllakë guri gëlqere e shekujve të parë të erës së re në kishën e Mesopotamit në Sarandë.

“Sipas autorëve grek, pellazgët apo parailirët njoftojnë se besonin se kishin lindur nga dheu, në një maje mali, aty ku ata kishin vend kultin e diellit, prandaj ishin gjysmëhyjnor, sepse kishin krijuar rrezet e diellit dhe tokën.... e rëndësishme është se ky mit është ruajtur edhe brenda strukturës së ndërgjegjes e pasurisë kulturore të popullit tonë.”

Kulti për shqiponjën
“Në lashtësi dhe në vazhdim shqiponja dykrenore përfaqëson fuqinë diellore në këtë e atë botë, botën tokësore dhe botën e përtejme, ditën dhe natën, si një trup i vetëm, që ekziston i shfaqur vetëm me njësinë brenda unitetit të dyzuar”, është shpjegimi që jep Braho në librin e përmendur. Po sipas këtij autori, ‘Shqiponja udhëtonte sipas besimeve të lashta, deri tek dielli, kjo është dëshmuar në mitet e besimit të Dodonës Pellazgjike, me shqiponjën me simbolin e rrufesë ndër kthetra që ia sillte Zeusit’.

Ky është autori më bindës dhe që hedh poshtë dyshimet se nëse shqiptarët e kishin përvetësuar këtë simbol nga bizantinët. Sipas tij arianitët që dokumentohen që në shek e XI e kishin shqiponjën dykrenore, ndërsa nuk dihet kush e patën më parë, paleologët bizantinë, të cilët e fiksuan në stemë në shek e XIII, ndërsa tek shqiptarët gjendet në po atë kohë tek Dera e Gropajve, ndërsa Dera e Kastriotëve e paraardhësve të Skënderbeut e kishte para shek XV.

Po ashtu sipas Brahos, ‘Shqiponjën në Ballkan e kishin të parët iliro-arbrit, dhe si rrjedhojë ata ua dhanë të tjerëve. Po ashtu edhe shqiponja një krenare në Ballkan dhe Evropë, në stemat dhe heraldikat familjare gjendet tek Arbërit, gjurmët më të hershme të evidentohen në Principatën e Arbrit, e cila e përdori në flamurin e saj shtetëror.

Shqiponja dykrenore që është e të njëjtës kohë me atë bizantine, është shumë më e hershme se e të gjitha vendeve në gjithë Evropën, përpara serbëve, rusëve, habsburgëve të Austrisë, Perandorisë Shenjtë Romake. Rusët e kishin marrë tek nga martesa e Sofia Paleologut me të birin e Carit të Rusisë, pas vitit 1472. Shumë vjet pasi tashmë Skënderbeu e kishte shpallur flamurin e Kastriotëve Flamur Kombëtar më 1444 në Lezhë.
Jaho Braho, në librin e tij monumental rendit edhe shumë fakte të tjera të mesjetës së vonë e këndej, si Shqiponja në kishën e Rodonit e shek XV, ku Skënderbeu e kishte ndërtuar edhe kështjellën dhe atje kalonte pushimet. Ndërsa, vula e Skënderbeut daton më së voni nga shekulli XV nga një pikturë e vitit 1459, shqiponja e gdhendur në gur në portën e kishës së kështjellës së Himarës, fundi i shek.XV.

Shqiponja e emblemës së familjes fisnike Kastriota-Tribalda e gdhendur në kishën Santa Maria della Misericodia, Mesagne, Itali, mesi i shek. XVI, në monumentin mbi varror të Konstandin Kastriotit, të porositur nga Donika Kastrioti gruaja e Skënderbeut. Vula e Pleqësisë së Arbrit, fundi i shek. XVI. Dëshmia e Frang Bardhit për shenjat dhe stemën e Skënderbeut, përshkrimi i anglezit V.Spencer, 1835, pastaj i M. Puzhad më 1867, që thotë se mirditorët shërbejnë në ushtrinë osmane të komanduar nga krerët e tyre natyral dhe nën flamurin e tyre sikur të Skënderbeut. Vula e Shoqërisë “Bashkimi”, Durrës, shek XX 1906, Flamuri i ngritur në Vlorë nga Ismail Qemali, Vula e administratës së qeverisë së Vlorës, 1913.

Pra, shqiptarët dhe paraardhësit tanë e përdorën simbolin e shqiponjës në luftëra, ceremoni e kremte krahinore e familjare, në artë dhe në punime nga më të ndryshmet. Ajo është simbol i preferuar në ikonostase të Kishës ortodokse, në kisha katolike, në sixhade, në furkë, në lugë druri, në djep, në karrige druri, në arka, në piktura, kuti kafe sheqeri që bashkë formojnë shqiponjën dykrenore, në vulë (blatë) druri, në qëndisma të ndryshme, në mbulesë tavoline, në flamuj të punuar në avlëmend, në gurë, në perlë guacke, gdhendje në dru, në paranik (pështjellak), në brez, në çanta, në veshje qytetare në Berat etj, në tokëz, në xhubletë, në jelek ari, në veshjet e arbëreshëve të Italisë, në afreskat e kishave, në monumente mbivarrore, si ajo e nipit të Skënderbeut, Në vallet si ajo e shqipeve, vallja e vdekjes së shqipes dhe ringjalljes.

Sipas Brahos, Hasan Cekës e autorëve të tjerë të shumtë, simboli i shqiponjës nuk është i trashëguar nga Mesjeta, por ai në dy format e tij, si një krenore dhe dykrenore është trashëguar dhe kultivuar pashkëputshëm që nga para historia, në forma të ndryshme dhe se është dominuar si referencë kulti, qoftë edhe si bashkëdyzim në modelin e kultivuar kishtar, si përngjasim i kryqit, por që edhe ky simbol është parakristian tek ilirët.
Shqiponja është e pranishme në kulturën e varreza mesjetare të Krujës të shek IX, në Koman në po atë kohë, në Kosovën Lindore, në Përmet, gjendet e gdhendur në gur tek arbrit para se të vinin sllavët në Ballkan, në themelet e një kishe në Maqedoninë e sotme në shek VI-VII, në kishën e Shën Kollit në Ohër në shek XI. “Bizanti nuk e krijoi as në art, as në religjion, as në simbolikë shqiponjën”, thotë studiuesi Braho.

Përdorimi i Flamurit shtetëror të Skënderbeut
Sipas studiuesit Braho, Flamuri në gjendjen e trashëguar sot, që është flamuri më i vjetër në Evropë, i pandryshuar, dokumentohet se ishte përdorur edhe në krahinën e Matit më 1702 e ’03, por ‘gjithsesi besohet që edhe më parë në Kuvendin e Dukagjinit të Matit 1601-’02’. Ndërsa, më pas po ai flamur, që ndonjëherë riprodhohej jo me saktësi, ishin flamujt e ngritur pas revolucionit Xhon Turq më 1908, më pas më 1910, 1911, 1912, Kuvendi i Junikut, i Vlorës. Flamujt nga 1899 nga Konica e më pas deri më 1907. Në kuvendin e Dibrës etj.

Flamuri i Dardanisë
"Dardania ka qenë emër i madh edhe për gjërat e tjera, pra edhe si mbretëri që ka qenë një prej mbretërive ilire. Edhe ilirët kanë pasur disa mbretëri. Edhe sot shqiptarët duhet të kenë më shumë shtete. Ja pra edhe ilirët atëherë kanë pasur disa mbretëri,edhe pse hapësirën e kemi pasur shumë më të gjerë. Po edhe në këtë hapësirë pse jo", thoshte Presidenti Ibrahim Rugova në intervistën që kam bërë për “Bota sot” për flamurin e Dardanisë, pati shpjeguar autorësinë dhe simbolikën e flamurit të propozuar nga ai.

Cilat janë shenjat dalluese të kompozicionit të flamurit presidencial, përkatësisht atij shtetëror dhe cili është imazhi i tyre?
Kryetari dr.Rugova: Pra, de fakto është vula që quhet vula e presidentit të Republikës së Kosovës. Kjo është vula e Gjergj Kastriotit Skënderbeut me disa kombinime, që kemi bërë me banerin a shallin e në të cilin shkruan Dardania, me mburojën kuqezi dhe po ashtu janë edhe stelat që janë shumë të vjetra, dardane etj., që simbolizojnë qëndrueshmërinë, plleshmërinë, edhe jetën e Kosovës. Pra janë shumë karakteristike për Dardaninë antike, për Kosovën. Pastaj është ylli gjashtërrembësh që është ylli i Skënderbeut. Pra kemi bërë një kombinim apo një dizajn që i përgjigjet historisë së popullit dhe Shtetit të Kosovës, që ka simbolikën e vet edhe natyrisht me një prapavijë, e cila është blu teget a e fortë. Mund të themi se kjo vulë presidenciale ka një moshë gati dhjetëvjeçare, nga '92 e deri tash. Pra, ky ishte edhe hapi i parë edhe në planin e krijimit të simboleve shtetërore a si i thonë ekspertët e Heraldikës, por gjithsesi simboleve shtetërore. Po ashtu mund të them se flamuri presidencial është dizajnuar sipas modelit të flamurit presidencial të SHBA-ve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës   Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës I_icon_minitimeFri Feb 18, 2011 3:16 pm

"SHQIPTAR", LIDHET ME SHQIPONJËN, APO DO TË THOTË "AI QË KUPTON"?

Shkruan: Dr ANILA OMARI

Emri etnik shqiptar, vjen nga ndajfolja shqip që emërton gjuhën. Në zanafillë kuptimi i kësaj fjale duhet të ketë qenë "qartë, kuptueshëm", siç ka mbetur në gjuhën e komunikimit të përditshëm në shprehjet "a ha shqip?", "a merr vesh, a kupton?", "shqip po ta them", "po ta them qartë, kuptueshëm". Për prejardhjen e fjalës shqip është shprehur, së pari, Gustav Meyeri në Fjalorin e tij Etimologjik të vitit 1891. Ai e lidh me foljen shqipoj të cilën e jep me vështrimin "kuptoj", siç ruhet ende në të folmen e shqiptarëve të Ukrainës në fjalën shqiptoj (p.sh., ti shqypton si ne?, "a kupton si ne?", nok shqiptoj, "nuk kuptoj", khs.Selim Islami, BSSH, nr.2, 1955; Sefer Musliu dhe Daut Dauti "Shqiptarët e Ukrainës. Udhëpërshkrime dhe punime shkencore", Shkup, 1996).

Në shqipen popullore kemi edhe shqipëlloj "shpjegoj diçka qartë e kuptueshëm, ia them shqip" (FGjSSh 1980). Vetë foljen shqipoj Meyeri e nxjerr nga latinishtja excipio "kuptoj, dëgjoj", pra sipas tij shqiptar është në thelb "ai që kupton". Kjo etimologji e Meyerit nuk është pranuar përgjithësisht nga gjuhëtarët, me argumentin që fjala latine nuk do të thotë "kuptoj", por "marr, vë mënjanë, përjashtoj, pranoj" (Çabej), dhe se folja shqip-oj nuk është parësore, por një rrjedhojë e shqip, dhe më e re se kjo, meqenëse nuk përdoret në të gjitha krahinat e Shqipërisë (Demiraj). Nga një kërkim që kemi bërë në Fjalorin latinisht-italisht të Calonghit, rezulton se, ndër kuptimet e shumta të foljes excipio të latinishtes, gjenden edhe vështrimet "kap me shqisa, me veshë", "mësoj, dëgjoj", "pranoj në gjykim", "interpretoj" e disa të tjera që u afrohen kuptimeve që jep Meyeri. Kështu, në mbështetje edhe të fjalës shqiptoj "kuptoj" të së folmes së shqiptarëve të Ukrainës, teza e Meyerit mund të rivlerësohet, ndërkohë që mbetet kritika për karakterin e prejardhur dhe përhapjen e kufizuar të foljes shqipoj, shqiptoj, shqipëlloj.

Një hipotezë tjetër shumë e përhapur e prejardhjes së emrit shqiptar është ajo që e lidh atë me emrin e shpendit shqipe si emër totemi (M. Lambertz) qysh prej kohës së Skënderbeut. Këtë mendim në fillim e pati pranuar me njëfarë rezerve edhe Çabej, por më pas e kritikoi me arsyetimin se tek autorët e vjetër këto dy trajta dallohen qartë: shqip shkruhet me i, ndërsa emri i shpendit shkruhet rregullisht me y, shqype, çka tregon se janë dy fjalë të ndryshme. Në autorë veriorë të mëvonshëm ndeshet edhe trajta me y për gjuhën, emrin e banorit dhe vendin: shqyp, shqyptar, Shqypni, por këto mund të jenë asociacione me emrin e shpendit, duke i lidhur të parët me "etimologji popullore" me të dytin.

Janë shprehur edhe mendime të tjera për burimin e këtij emri, të cilat nuk kanë gjetur miratim të gjerë. Është një gjë e njohur se emrat e popujve përgjithësisht mbeten të errët për nga kuptimi e burimi etimologjik. Dihet se për herë të parë emri shqiptar del në vendimet e Kuvendit të Arbënit të vitit 1703, botuar në vitin 1706, në fjalinë "… a dīnë mir giuhën e shqipëtarëvet". Më parë dhe krahas tij është përdorur emri arbën/arbër. Kohët e fundit është zbuluar Fjalori italisht-shqip i Da Leçes, 1702, nga studiuesi arbëresh Matteo Mandalà, ku del gjithashtu emri shqiptar, që e hershon (anticipon) kështu në kohë shfaqjen e emrit. Në parathënien e Fjalorit, Da Leçe shkruan: "Këte Dikcionār, oh Shqipëtār i dashun, e shkrova jo për zotinī tande, qi di mā fort se unaj vete për vetëhe, qi jam për së largu e giuhënë e shqipëtarëvet e kam posi nji kafshë së huoje".

ÇFARË ËSHTË ETIMOLOGJIA?

Etimologjia është një degë e Gjuhësisë që studion prejardhjen e fjalëve, historinë e tyre, kohën kur kanë hyrë në një gjuhë, nga cili burim dhe se si kanë ndryshuar në kohë, format dhe kuptimet e tyre. Kjo është Etimologjia Shkencore. Ajo rindërton gjenealogjinë e fjalës, duke u nisur nga gjendja e sotme e saj dhe duke u ngjitur në gjendjen më të hershme që mund arrihet. Ndërsa me Etimologji Popullore kuptohen ato etimologji që e përcaktojnë në mënyrë të gabuar prejardhjen e fjalëve, duke u mbështetur zakonisht te ngjashmëritë thjesht tingullore me fjalë të tjera të njohura, pa marrë parasysh ligjet e zhvillimit historik të gjuhëve. Etimologjia Popullore është një mënyrë arsyetimi, me të cilën ai që flet lidh në mënyrë të vetvetishme, por gabimisht, një fjalë me një tjetër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
Sponsored content





Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës   Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Historia Shqiptare-
Kërce tek: