Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 'Gjeografia' maqedone sllavizon emrat e zonave shqiptare

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

'Gjeografia' maqedone sllavizon emrat e zonave shqiptare Empty
MesazhTitulli: 'Gjeografia' maqedone sllavizon emrat e zonave shqiptare   'Gjeografia' maqedone sllavizon emrat e zonave shqiptare I_icon_minitimeFri Feb 18, 2011 3:46 pm

'Gjeografia' maqedone sllavizon emrat e zonave shqiptare


Teksti i gjeografisë së Maqedonisë për vitin e dytë të gjimnazit të reformuar, i autorëve maqedonas Vasileski, Markovski, Panov, Dimitrov dhe Pavllovski, të botuar në vitin 2003 nga shtëpia botuese "Prosvetno Delo" e Shkupit është i stërngarkuar me gabime shkencore. Ky tekst shkollor është përkthyer në mënyrë joprofesionale. Në seminarin e mbajtur në vitin 2004, në Shkup, ne profesorët shqiptarë të lëndës së gjeografisë e bojkotuam këtë libër. Vendosëm që ky libër të mos përkthehet në gjuhën shqipe, pa e bërë korrigjimin rrënjësor të njësive mësimore, sidomos ato pjesë të librit që kishin të bënin me kufijtë shtetërorë, me toponimet që janë përdorur në gjuhën sllave, me strukturën etnike të popullsisë në Maqedoni etj. Fatkeqësisht, doli një pseudoshqiptar Gjergj Gjurafçaj, i cili për pak pará e përktheu tekstin e sipërthënë, madje në mënyrë joprofesionale. Kështu që në çdo faqe ka mbi dhjetë gabime gjuhësore, morfologjike, sintaksore dhe terminologjike. Turpi më i madh është se emrat e qyteteve dhe të vendeve, pa kurrfarë ndjenje morale dhe kombëtare, janë të shkruara në gjuhën maqedonase, si për shembull: Skopje, Kiçevë, Bitolla, Çenginsko Kale, Markova Noga etj. Këta libra të fëlliqur ngelin dokumentacion për të ardhmen. Me çfarë morali disa gjeografë shqiptarë i detyrojnë nxënësit të pajisen me kësi librash të fëlliqur?! A nuk i vret pak ndërgjegjja këta profesorë shqiptarë që autoktoninë e popullit tonë në këto troje të Ballkanit t'ua shpjegojnë nxënësve të tyre, ashtu siç shkruan në këtë tekst të bastarduar?! A nuk është absurde që një tekst shkollor i dedikuar edhe për nxënësit e paraleleve me mësim në gjuhën shqipe të hartohet nga pesë autorë maqedonas pa u përfshirë në të as edhe një autor shqiptar?! Dhe kjo ndodh në kohën e pluralizmit, në kohën e demokracisë dhe të ekonomisë së tregut. A nuk flet kjo për monopolin e autorëve maqedonas për hartimin e teksteve shkollore, që u jepen detyrimisht edhe nxënësve shqiptarë? Kjo flet edhe për monopolin e shtëpisë botuese "Prosvetno Delo" të Shkupit. Kjo është dëshmi e një politike diskriminuese ndaj arsimit shqip në Maqedoni.

Më skandaloze dhe më tmerruese janë rreshtat e faqes 99 të librit. Prej rreshtit të parë e deri në rreshtin e nëntëmbëdhjetë të faqes së sipërthënë, thuhet se shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur para 220 vjetësh, përkatësisht nga fundi i shekullit 19. Akoma më fyese dhe krejtësisht joshkencore është pjesa e këtij teksti të gjeografisë, ku thuhet se shqiptarët në Maqedoni janë krijuar me shqiptarizimin e maqedonasve.

Kuazishkencëtarët maqedonas, me kuaziargumente dhe me fakte shkencërisht të paverifikuara, tentojnë ta paraqesin veten si pasardhës antikë, duke mohuar prejardhjen sllave të tyre dhe duke injoruar prejardhjen ilire të shqiptarëve. Le ta dinë këta "shkencëtarë" se pikëpamjet e tyre janë të paqëndrueshme, retrograde dhe anakronike. Tezat e tilla nuk i kontribuojnë bashkëjetesës në Maqedoni dhe ndërtimit të shoqërisë multietnike dhe multikulturore. Pikëpamjet e tilla të autorëve maqedonas të lartpërmendur, të librit të gjeografisë për gjimnazet e reformuara, i përkasin shek. XIX. Këtë e bëjnë vetëm për të fituar të drejtën e trashëgimisë së hapësirës së quajtur Maqedoni. Në këtë libër mohohet pra autoktonia e popullit shqiptar në Maqedoni, duke theksuar se shqiptarët në këto troje paskëshin ardhur nga Shqipëria. Përndryshe, për autoktoninë e shqiptarëve në Maqedoni ka shumë të dhëna, të cilat vërtetojnë se këto troje janë të banuara që nga e kaluara e largët historike. Kështu që, shqiptarët që jetojnë sot në këto troje, janë në tokat e stërgjyshërve ilirë. Dhe krejt kjo hapësirë gjeografike, etnike, kulturore dhe linguistike përbën një trung etnik. Kjo është e vërteta shkencore dhe jo ajo që shkruhet në librin e gjeografisë të autorëve maqedonas, të dedikuar edhe për nxënësit shqiptarë. Në fund të fundit, kur bëhet fjalë për këto hapësira, edhe kundërshtari më i madh serb i shqiptarëve - Jovan Cvijiçi, thekson se çdo hulumtim në Gadishullin Ballkanik fillon me ilirët.

Përndryshe, për gjenezën e këtij populli ka shumë të dhëna arkeologjike. Në rrethinën e Tetovës, gjatë gërmimeve arkeologjike janë zbuluar sende dhe mjete me vlerë të madhe historike. Për shembull, Menada (Valltarja ilire) e Tetovës, e zbuluar në vitin 1933 në afërsi të lokalitetit të quajtur "Çeshma e Balezës" është një statujë bronzi nga periudha ilire, që i takon shekullit VI p.e.s. Ky është artefakti arkeologjik më i vjetër i gjetur në rajonin e Tetovës. Statuja me përmasa 9 cm. e gjatë dhe 4 cm. e gjerë gjendet në muzeun e Tetovës. Me hapjen e kanalit për ndërtimin e hidrocentralit në lumin Shkumbin të Tetovës, është gjetur një amforë e madhe. Për këtë artefakt, arkeologët serbë kanë thënë se u përket dardanëve dhe se ka shërbyer për të fshehur drithin nga barbarët. Për autoktoninë e shqiptarëve në Maqedoni ekzistojnë edhe shumë argumente të tjera.

Librin e gjeografisë për gjimnazet e reformuara, të shtëpisë botuese "Prosvetno Delo" të Shkupit, për shkak të përmbajtjes antishqiptare dhe joshkencore, arsimtarët e gjeografisë dhe nxënësit shqiptarë duhet ta nxjerrin nga përdorimi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
'Gjeografia' maqedone sllavizon emrat e zonave shqiptare
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Historia Shqiptare-
Kërce tek: