| Mjeksia-Grup
| Historia e Shqipërisë - Arbëria | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Historia e Shqipërisë - Arbëria Mon Mar 28, 2011 7:53 pm | |
| Detyrë Presioni që ushtruan popullsitë sllave gjatë shek. VII-X nuk mundi to ndryshonte karakterin etnik të shqiptareve. Ate nuk mundi ta ndryshonte as presioni bizantin që ushtrohej me anën e administratës, kishës dhe kulturës. Tiparet kulturale-etnike të shqiptarëve në shek. XI ne nuk i njohim nga burimet letrare ose dokumentare, pasi këto mungojnë krejtësisht. Në mungesë të tyre këtë problem na a ndriçojnë deri diku të dhënat arkeologjike. Nga këto, materialet më të pasura janë zbuluar në nekropolin pranë fshatit Koman që ndodhet mbi një pllaje mali në krahinën e Pukës, jo shumë larg luginës së Drinit. Objekte të ngjashme me ato të Komanit u zbuluan edhe në vende të tjera të Shqipërisë si (brënda në Krujë, në Kepin e Rodonit, në Malin e Robit e gjetkë. Kultura materiale u zbuluar në këto vende ka marrë prej kohësh në historiografi emrin Kultura e Komanit.
Objektet e kësaj kulture u zbuluan për herën e parë në Koman më 1898. Ato u gjetën në një shumicë varresh që bënin pjesë në nekropolin e një qëndre banimi të lashtë, sot të zhdukur. Pranë nekropolit ndodhen gërmadhat e dy kishave. Pjesa më e madhe e këtyre objekteve është prej bronxi dhe hekuri, pjesa tjetër prej argjendi dhe qelqi dhe ndonjë objekt i rallë prej balte (poça). Objekte prej bronxi e hekuri janë kryesisht armë të cilat shërbenin njëkohësisht edhe si vegla pune, si p.sh. sopata, thika, maja shtizash, këmesa, etj. Pjesën tjeter e objekteve e përbëjnë stolitë për zbukurimin e burrave e sidomos të grave, të punuara pjesërisht prej bronxi, pjesërisht prej argiendi e qelqi, si p.sh. unaza, pafta rrypash, karfica, vëthë, rrathë dore.
Mungesa e enëve prej balte në inventarin e varreve, stolisjet në formë kryqi që ndodhen në disa objekte, prania e nekropolit afër dy kishave, dëshmojnë se nekropoli i Komanit është i kohës kur krishterimi ishte përhapur edhe në viset e thella malore. Tipi i sopatave të zbuluara në Koman ka ngjashmeri me sopatat e përdorura në vende të ndryshme të Evropës në shek. VII-XI. Mbishkrimet, të cilat tani janë deshifruar, janë në gjuhën greke-bizantine dhe kanë ngjashmëri, përsa i përket tekstit, me mbishkrimet e përdorura në monedhat bizantine të shek. XI dhe më vonë. Në bazë të ketyre të dhënave del se varret e Komanit i përkasin shek. VIII-XII, ndoshta edhe më vonë. Materiale të po kësaj kulture të zbuluara vitet e fundit në Krujë, e shtyjnë lashtësinë e kulturës së Komanit deri në kohën e vonë antike.
Kultura e Komanit eshtë kultura materiale e shqiptarve të cilët banonin në mënyre të pandërprerë në këto krahina. Ketë e provojnë nga njëra anë ngjashmëritë që kanë në formë disa objekte të kulturës së Komanit me disa objekte zbukurimi të kulturës materiale të ilirëve. Nga ana tjetër, trajta e disa stolisjeve (veçanërisht ato të paftave), të gjetura në varret e Komanit, kanë shumë ngjashmëri me stolisjet e përdorura nga malësorët shqiptarë të kësaj zone deri në ditët tona. Mënyra e ndërtimit të varreve në nekropolin e Komanit është pothuajse e njëjtë me mënyrën e varreve që kanë përdorur malësorët e këtyre krahinave deri në kohën e sotme. Veç kësaj objektet e kulturës së Komanit janë gjetur në atë zonë ku pikërisht në shek. XI shqiptarët përmenden nga burimet e shkruara historike si banorë të saj. .
Kultura e Komanit përfaqëson kulturën e herëshme shqiptare. Objektet e saj pjesërisht kanë tipare të ngjashme me ato ilire, pjesërisht kanë trajta të reja të cilat duhet të jenë krijuar gjatë shekujve të mëvonshëm. Ndikimi i kulturës romake, bizantine e sllave te objektet e kulturës materiale të Komanit është i kufizuar. Kjo provon se gjatë shekujve të mesjetës së herëshme, popullsia shqiptare e rrudhur në krahinat malore e ruajti kulturën e vet materiale të trashëguar nga koha antike, e pasuroi atë duke krijuar trajta të reja dhe i rezistoi asimilimit nga ana e kulturave romake, bizantine e sllave.
Kultura e Komanit është kultura e një shoqërie të organizuar në bashkësi. Por objektet e kësaj kulture tregojnë se bashkësitë fshatare apo fisnore të këtyre krahinave kishin filluar të çthureshin. Mënyra e ndërtimit të varreve dhe inventari i tyre dëshmojnë se edhe popullsitë shqiptare të krahinave malore në shek. X-XI ishin ndarë në shtresa, ndoshta edhe në klasa. Varret e të pasurve dallohen në mënyrë të qartë nga ato të të varfërve. Varret e të pasurve janë punuar më me kujdes, ato janë ndërtuar me gurë të zgjedhur e të skalitur, shpesh herë të veshur me suva, inventari i tyre është i shumtë dhe i pasur, në varret e grave të të pasurve, stolisjet (vëthët, rrathët, etj.) janë zakonisht prej argjendi. Varret e njerëzve të varfër, përkundrazi, janë të thjeshta dhe me inventar të pakët. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Historia e Shqipërisë - Arbëria Mon Mar 28, 2011 7:54 pm | |
| Kultura e Hershme
Detyrë Presioni që ushtruan popullsitë sllave gjatë shek. VII-X nuk mundi to ndryshonte karakterin etnik të shqiptareve. Ate nuk mundi ta ndryshonte as presioni bizantin që ushtrohej me anën e administratës, kishës dhe kulturës. Tiparet kulturale-etnike të shqiptarëve në shek. XI ne nuk i njohim nga burimet letrare ose dokumentare, pasi këto mungojnë krejtësisht. Në mungesë të tyre këtë problem na a ndriçojnë deri diku të dhënat arkeologjike. Nga këto, materialet më të pasura janë zbuluar në nekropolin pranë fshatit Koman që ndodhet mbi një pllaje mali në krahinën e Pukës, jo shumë larg luginës së Drinit. Objekte të ngjashme me ato të Komanit u zbuluan edhe në vende të tjera të Shqipërisë si (brënda në Krujë, në Kepin e Rodonit, në Malin e Robit e gjetkë. Kultura materiale u zbuluar në këto vende ka marrë prej kohësh në historiografi emrin Kultura e Komanit.
Objektet e kësaj kulture u zbuluan për herën e parë në Koman më 1898. Ato u gjetën në një shumicë varresh që bënin pjesë në nekropolin e një qëndre banimi të lashtë, sot të zhdukur. Pranë nekropolit ndodhen gërmadhat e dy kishave. Pjesa më e madhe e këtyre objekteve është prej bronxi dhe hekuri, pjesa tjetër prej argjendi dhe qelqi dhe ndonjë objekt i rallë prej balte (poça). Objekte prej bronxi e hekuri janë kryesisht armë të cilat shërbenin njëkohësisht edhe si vegla pune, si p.sh. sopata, thika, maja shtizash, këmesa, etj. Pjesën tjeter e objekteve e përbëjnë stolitë për zbukurimin e burrave e sidomos të grave, të punuara pjesërisht prej bronxi, pjesërisht prej argiendi e qelqi, si p.sh. unaza, pafta rrypash, karfica, vëthë, rrathë dore.
Mungesa e enëve prej balte në inventarin e varreve, stolisjet në formë kryqi që ndodhen në disa objekte, prania e nekropolit afër dy kishave, dëshmojnë se nekropoli i Komanit është i kohës kur krishterimi ishte përhapur edhe në viset e thella malore. Tipi i sopatave të zbuluara në Koman ka ngjashmeri me sopatat e përdorura në vende të ndryshme të Evropës në shek. VII-XI. Mbishkrimet, të cilat tani janë deshifruar, janë në gjuhën greke-bizantine dhe kanë ngjashmëri, përsa i përket tekstit, me mbishkrimet e përdorura në monedhat bizantine të shek. XI dhe më vonë. Në bazë të ketyre të dhënave del se varret e Komanit i përkasin shek. VIII-XII, ndoshta edhe më vonë. Materiale të po kësaj kulture të zbuluara vitet e fundit në Krujë, e shtyjnë lashtësinë e kulturës së Komanit deri në kohën e vonë antike.
Kultura e Komanit eshtë kultura materiale e shqiptarve të cilët banonin në mënyre të pandërprerë në këto krahina. Ketë e provojnë nga njëra anë ngjashmëritë që kanë në formë disa objekte të kulturës së Komanit me disa objekte zbukurimi të kulturës materiale të ilirëve. Nga ana tjetër, trajta e disa stolisjeve (veçanërisht ato të paftave), të gjetura në varret e Komanit, kanë shumë ngjashmëri me stolisjet e përdorura nga malësorët shqiptarë të kësaj zone deri në ditët tona. Mënyra e ndërtimit të varreve në nekropolin e Komanit është pothuajse e njëjtë me mënyrën e varreve që kanë përdorur malësorët e këtyre krahinave deri në kohën e sotme. Veç kësaj objektet e kulturës së Komanit janë gjetur në atë zonë ku pikërisht në shek. XI shqiptarët përmenden nga burimet e shkruara historike si banorë të saj. .
Kultura e Komanit përfaqëson kulturën e herëshme shqiptare. Objektet e saj pjesërisht kanë tipare të ngjashme me ato ilire, pjesërisht kanë trajta të reja të cilat duhet të jenë krijuar gjatë shekujve të mëvonshëm. Ndikimi i kulturës romake, bizantine e sllave te objektet e kulturës materiale të Komanit është i kufizuar. Kjo provon se gjatë shekujve të mesjetës së herëshme, popullsia shqiptare e rrudhur në krahinat malore e ruajti kulturën e vet materiale të trashëguar nga koha antike, e pasuroi atë duke krijuar trajta të reja dhe i rezistoi asimilimit nga ana e kulturave romake, bizantine e sllave.
Kultura e Komanit është kultura e një shoqërie të organizuar në bashkësi. Por objektet e kësaj kulture tregojnë se bashkësitë fshatare apo fisnore të këtyre krahinave kishin filluar të çthureshin. Mënyra e ndërtimit të varreve dhe inventari i tyre dëshmojnë se edhe popullsitë shqiptare të krahinave malore në shek. X-XI ishin ndarë në shtresa, ndoshta edhe në klasa. Varret e të pasurve dallohen në mënyrë të qartë nga ato të të varfërve. Varret e të pasurve janë punuar më me kujdes, ato janë ndërtuar me gurë të zgjedhur e të skalitur, shpesh herë të veshur me suva, inventari i tyre është i shumtë dhe i pasur, në varret e grave të të pasurve, stolisjet (vëthët, rrathët, etj.) janë zakonisht prej argjendi. Varret e njerëzve të varfër, përkundrazi, janë të thjeshta dhe me inventar të pakët. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Historia e Shqipërisë - Arbëria Mon Mar 28, 2011 7:54 pm | |
| Shtegtimet e Shqiptarëve
Kthimi i tokave-bashtinë të antarëve të fiseve në pronësi o private në kurriz të pronës së përbashkët solli si rezultat kthimin, gjatë këtyre shekujve të fundit, të një numuri të madh katundesh në fshatra dhe dobësoi lidhjet fisnore midis pjestarëve të tyre. Këto lidhje u dobësuan edhe më tepër me procesin e diferencimit shoqëror që ndodhi në gjirin e bashkësive fshatare dhe me lindjen në to të marrëdhenieve feudale. Fshatarët e varfër, duke mos e patur më ndihmën e dikurshme të bashkësisë, filluan të largoheshin nga fshati dhe të kërkonin toka në vende të tjera. Toka filluan të kërkonin edhe krerët e pasur të fshatrave, të cilët me forcimin e pronës private përpiqeshin t'i zgjeronin edhe më tepër bashtinat e tyre të mëdha. Veç kësaj popullsia shqiptare e rrudhur për shekuj me radhë në viset malore ku mungonin tokat e bukës dhe ku mundësitë e rritjes së tyre qenë shumë të kufizuara që shtuar në një masë të konsiderueshme. Të gjitha këto shkaktuan fenomenin e shtegëtimit të shqiptarëve nga viset malore në luginat dhe fushat e vendit, bile edhe jashtë teritorit të Shqipërisë, dhe vendosjen e tyre atje ku kishte toka të lira dhe të punueshme.
Shtegëtimet u kryen me forma të ndryshme. Herë malsorë të veçuar ose në grupe, herë fise të tëra shtegëtuan, diku në mënyrë paqësore diku në formë dyndjesh me dhunë. Ka mundësi që shtegëtimet e shqiptarëve të kenë filluar qysh në shekujt e mëparshëm (shek. IX-X), por në këto nuk i kemi të dokumentuara; pjesërisht nga se shtegëtimet, sidomos shtegëtimet paqësore, nuk u kanë tërhequr vemendjen kronistëve të kohës, si rrjedhim për këto shekuj burimet dokumentare për gjendjen e brendëshme të Shqipërisë janë jashtëzakonisht të varfëra. Dokumente të viteve 1021-1022 bëjnë fjalë për disa shtegtime popullsish drejt teritoreve të Greqisë, në të cilat mund të kenë marrë pjesë edhe malsorë shqiptarë. Këto shtegëtime vazhduan pastaj për një kohë të gjatë në të gjithë shekujt e mëvonshëm.
Shtegëtimet drejt luginave dhe fushave të vendit u lehtësuan edhe ngaqë në këto vise kishte, ndonëse në një masë të kufizuar, fshatra të banuara me popullsi shqiptare. Por, gjatë këtyre shtegëtimeve, shqiptarët ranë në konflikt me feudalët e vendit kur malsorët u shkaktonin atyre dëme, si dhe me fqinjët sidomos me zhupanët serbë, të kthyer në feudalë. Kështu, ndërsa më parë, gjatë regjimit të bashkësive fshatare, fqinjësia shqiptaro-sllave qe një simbiozë paqësore, tani, me çthurjen e bashkësive dhe me lindjen e marrëdhënieve feudale, ajo u kthye në një burim grindjesh të vazhdueshme dhe konfliktesh të shpeshta për toka dhe për të nënshtruar njëri tjetrin. Feudalët serbë, të cilët në shek. XI formuan në teritoret kufitare të Shqipërisë në tokat e Malit të Zi shtetin e tyre, përpiqeshin jo vetëm të ruanin tokat e veta por edhe t'i zgjeronin këto në kurriz të fshatarëve e malsorëve shqiptarë. Shqiptarët, nga ana e tyre, synonin tani t'i dëbonin, për t'u kthyer në vendbanimet e tyre të dikurëshme. Si rezultat i shtegëtimeve të malësorëve, luginat dhe fushat u mbushën me banime shqiptare kurse banorët sllavë erdhën duke u pakësuar, pjesërisht duke u shpërngulur, pjesërisht duke u asimiluar. Fshatrat serbe në veri dhe bullgarë në jug u reduktuan dalëngadalë në ishuj të shkëputur të rrethuar nga të gjitha anët me popullsi shqiptare.
Gjurmë të këtyre shtegëtimeve dhe konflikteve sidomos të konflikteve që ndodhën në shekujt e mëvonshëm midis çetave të malsorëve shqiptare nga njera anë dhe feudalëve serbë të cilët kishin pushtuar luginat dhe kullotat e malsorëve nga ana tjeter, janë pasqyruar si në letërsinë popullore shqiptare, ashtu edhe në atë të sllavëve të jugut. Ato përbëjnë temën e kengëve epike shqiptare të kreshnikëve, të cilat, me ndryshimet që pësuan më vonë, sidomos gjatë shekujve të parë të sundimit turk, këndohen edhe sot me lahutë, prej malësorëve të Shqipërisë veriore. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Historia e Shqipërisë - Arbëria Mon Mar 28, 2011 7:55 pm | |
| Formimi i Kombësisë Shqiptare
Me çthurjen e bashkësive fisnore e fshatare dhe me shtegëtimet e malsorëve, vendin e lidhjeve fisnore po e zinte gjithnjë e më tepër fqinjësia teritoriale. Gjuha, si një nga elementet më të rëndësishme etnike, e ndihmoi bashkimin i fiseve e të krahinave shqiptare dhe formimin i bashkimeve ndërfisnore e ndërkrahinore.
Në këtë mënyrë, arbëreshët u shkrinë në një kombësi. Si veçori dalluese të kësaj kombësie ishin teritori i përbashkët dhe gjuha e përbashkët, shqipja, formimi i një farë bashkësie kulturale që erdhi jo vetëm në bazë të trashëgimit kultural të mëparshëm, sikurse e dëshmojnë zbulimet e kulturës së Komanit, por edhe të prodhimit letrar epik të këtyre shekujve; emri i tyre i përbashkët arbër, arbëreshë, emër me të cilën ata filluan të njihen tani e tutje nga fqinjët dhe nga gjithë letërsia mesjetare.
Emri i tyre i përbashkët, me të cilin arbëreshët përmendën në burimet historike qysh në mesin e shek. XI, tregon se ndarja e popullsisë në fise e kishte humbur rëndësinë e vet.
Të parët që i përmendin arbëreshët me emrin e tyre të përbashkët janë shkrimtarët bizantinë të shek XI-XIl, Mihal Ataliati dhe Ana Komnena. Që të dy i përmendin rastësisht kur bëjnë fjalë për ngjarjet politike që u zhvilluan në teritorin e Shqipërisë në shek. XI, Mihal Ataliati me rastin e kryengritjes së strategut të Durrësit, Gjergj Maniakës (1043), në të cilën morën pjesë edhe arbëreshët, dhe e dyta, me rastin e sulmit të normanëve (1081) kundër të cilëve luftuan edhe arbëreshët. Shkrimtarja Ana Komnena na jep afërsisht edhe përkufizimin gjeografik të Arbërisë. Sipas saj, teritori që mbante emrin Arbëri (Arbanon) përfshinte krahinat që shtrihen midis Durrësit e Drinit, pothuajse ato krahina, ku vendoste gjeografi Aleksandrin i shek. II, Ptolemeu, fisin e A1banoi-ve. Gjatë shekujve mesjetarë emri i Arbërisë dhe i arbëreshëve u përdor nga të huajtë në të dy format, si me rrënjën arb ashtu edhe atë alb (Arbanon e Albanon në burimet bizantine, Arbanum e Albanum në burimet latine. Arbanas e Arban në ato sllave). Banorët e Arbërisë e quanin vehten e tyre në përgjithësi Arbër e Arbëreshë, formë e cila ruhet sot vetëm te shqiptarët e mërguar jashtë Shqipërisë para shek. XV-XVI.
Kombësia arbëreshe u formua në fillim në një zonë të ngushtë, në kufijtë e Arbërisë të shek. XI, të cilat nuk përputheshin me teritoret e banuara prej arbëreshëve. Por më vonë kjo zonë u zgjerua dhe bashkë me të u zgjeruan edhe kufijtë teritorialë të emërtimit Arbëri. Në shek. XII, burimet dokumentare përfshijnë nën emërtimin Arbëri edhe krahinat e Pultit, në veri të lumit Drin, malsitë më veriore të Shqipërisë së sotme, kurse në shek. XIII ato përfshijnë, në jug edhe krahinat deri në Vjosë, dhe më në jug akoma deri në Vlorë. Në shek. XIV kuptimi gjeografik i Arbërisë përfshin në veri edhe viset deri në Ulqin, kurse në shek. XV ai u shtri në veri deri në Tivar më vonë deri afër Kotorrit. kurse në jug deri në Gjirokastër e Çamëri.
Me vendosjen e tyre në tokat e ulta dhe në luginat e brëndëshme, u rrit masa e arbëreshëve të cilët ranë drejtpërdrejt në kontakt me administratën shtypëse të Perandorisë Bizantine si dhe me pushtetin shfrytëzues të dinatëve të fuqishëm. Ata u ngarkuan me taksat e rënda që paguanin të gjithë fshatarët e perandorisë dhe filluan të pësonin gjithashtu nga spekullimet që kryenin nëpunësit e financave ose sipërmarrësit e taksave. Ky shfrytëzim, që vinte gjithnjë duke u shtuar, shkaktoi pakënaqësinë e arbëreshëve dhe i shtyti ata të merrnin pjesë në kryengritjet që shpërthyen në shek. XI në teritorin e Shqipërisë. Nuk është e rastit që shqiptarët përmenden për të parën herë në burimet historike si pjesëmarrës në kryengritjet që shpërthyen kundër pushtetit qëndror bizantin. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Historia e Shqipërisë - Arbëria Mon Mar 28, 2011 7:55 pm | |
| Lufta Politike në Arbëri
Në shek.XI Perandoria Bizantine u zhyt në një krizë të thellë ekonomike e politike. Me varfërimin e fshatarëve të ardhurat e thesarit shtetëror u pakësuan, aftësia mbrojtse e shtetit u dobësua dhe kontradiktat e brendëshme midis klasave u shtuan. Nëpër provinca, administrata shtetërore ishte degjeneruar. Aristokracia ushtarake provinciale ishte rritur si një fuqi politike dhe përpiqej të pastronte rrugën për pushtet në luftë kundër burokracisë feudale të kryeqytetit. Për të pakësuar ndikimin e saj në ushtri pasardhësit e Vasilit të II, Kostandini i VIII, (1025- 1028) dhe Romani i III, (1028-1034), bënë një rindarje të trupave ushtarake, sipas së cilës ushtarët e rekrutuar në Ballkan dërgoheshin për të luftuar në Azinë e Vogël dhe ata të Azisë së Vogël në Ballkan për të qënë larg kontaktit me vendin e tyre. Por edhe kjo masë nuk dha rezultat.
Perandorët bizantinë u orvatën të kapërcenin edhe krizën ekonomike-financiare. Për t'i siguruar thesarit shtetëror të ardhura, u bënë ndryshime në politikën fiskale. Detyrimet kryesore që më parë fshatarët i paguanin në natyrë, shteti bizantin tani i kërkonte në të holla. Kjo i detyronte fshatarët t'i shisnin prodhimet a tyre me çmime të ulta për të paguar taksën në kohën e caktuar. Perandoria lejoi gjithashtu të zëvëndësohej shërbimi ushtarak me një taksë të veçantë në të holla që do të përdorej nga po randorët për të përballuar mbajtjen e mercenarëve të huaj. Me këtë masë qeveria bizantine synonte gjithashtu të mos i shkëpuste tërë fshatarët nga punët e bujqësisë pasi Bizanti ndiente në këtë kohë një nevojë të madhe për prodhime bujqësore. Pas hambarëve të dikurshëm të drithit si Mesopotamia, Egjypti, që kishin rënë prej kohësh në duart e arabëve, gjatë shek. XI Bizanti humbi zotërimet e veta në Italinë e jugut, të cilat kaluan në duart e normanëve. Nga veriu atë po e shtrëngonin peçenegët. Pjesa më e madhe e Azisë së Vogël ra në duart e turqve selxhukë, të cilët formuan aty një shtet të fuqishëm. Turqit selxhukë, duke prerë rrugët që lidhnin perandorinë me Lindjen, i dhanë gjithashtu një goditjie të rëndë tregëtisë së Bizantit. Kufìzimi i marrëveshjeve tregëtare solli edhe krizën në prodhimet të zejtarisë. Në shek. XI popullsitë e ndryshme të nënshtuara prej perandorisë, si armenët, serbët, zunë të shkëputeshin prej saj të krijonin shtete feudale më vehte dhe të armiqësoheshin me të. Aristokracia ushtarake provinciale, duke e ndjerë vehten të fortë filloi luftën e vet me anë kryengritjesh të armatosura dhe komplotesh brenda në pallatin perandorak të Kostandinopojës, për të marrë pushtetin në dorë. Gjatë viteve 1025-1081 në Bizant sunduan 10 perandorë, pjesa më e madhe e të cilëve u shfronëzua me anë komplotesh e kryengritjesh. Gjatë shek. XI kryengritjet e aristokracisë ushtarake provinciale u gërshetuan me ato të popullsive të shtypura. Një pjesë e këtyre kryengritjeve u zhvillua edhe në teritorin e Shqipërisë. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Historia e Shqipërisë - Arbëria Mon Mar 28, 2011 7:56 pm | |
| ryengritja e viteve 1040-1041
Pas shtypjes së shtetit bullgar (1018), në tokat e Shqipërisë u rimëkëmb përsëri administrata bizantine e mëparëshme e themave. Perandori Vasili i II shpërbleu me prona të mëdha në kurriz të fshatarëve jo vetëm institucionet kishtare, por edhe dinatët ushtarakë që morën pjesë në luftat kundër bullgarëve. Politika e re fiskale nuk bëri gjë tjetër veçse e thelloi edhe më tepër pakënaqësinë e fshatarëve. Kjo pakënaqësi u shpreh në kryengritje të shpeshta. Por lajmet që kanë mundur të arrijnë deri në ditët tona mbi këto kryengritje janë fare të pakta. Kronistët bizantinë i kanë përmendur këto kryengritje vetëm atëhere kur perandorët e Kostandinopojës ishin të detyruar të merrnin vetë drejtimin e ekspeditave ushtarake kundër tyre. Një kryengritje e tillë ishte edhe ajo e viteve 1040-1041 për të cilën na kanë dhënë lajme kronistët bizantinë të kohës, Kedrenos, Skylices, etj.
Kryengritjen e filluan më parë fshatarët bullgarë të Maqedonisë, të pakënaqur edhe këta nga zgjedha e rëndë bizantine. Kryengritësit patën për udhëheqës Peter Delianin, një nip i Samuilit, carit të bullgarëve. Që në fillim kryengritësit korrën suksese në Serbi e Maqedoni. Ata sulmuan e pushtuan Nishin e Shkupin. Deliani u shpall mbret i Bullgarisë.
Për të shtypur kryengritjen u nis edhe strategu i Durrësit, Vasil Sinodhinoj. Ndërkohë, një nga nënstrategët e tij, Mihail Dhermokaiti, duke e paditur për tradhëti te perandori bizantin, mundi t'i zinte vendin dhe të emërohej vetë strateg i Durrësit. Si strateg ai sundoi aq keq, sa brenda një kohe të shkurtër shkaktoi një kryengritje tjetër në fshatarët e themës së Durrësit, e kryesisht te fshatarët bullgarë të themes, tek të cilët, si duket, kishin ushtruar ndikimin e tyre fitoret e kryengritësve në Maqedoni. Në krye të kryengritesve këtu u vu një njeri i thjeshtë, një fshatar-stratiot, me emrin Tihomir. Edhe këtë kryengritësit e shpallën mbret, të Bullgarisë.
Brenda një kohe të shkurtër të dy kryengritjet u shkrinë në një kryengritje të vetme nën udhëheqjen e Delianit. Kronisti bizantin Kedrenos, thotë se pasi u bashkuan të dy ushtritë kryengritëse, Deliani iu drejtua kryengritësve dhe kërkoi prej tyre që për hir të një udhëheqje të vetme, të caktonin si mbret njërin prej të dyve, ndërsa tjetrin ta vrisnin. Ai që u zgjodh për mbret qe Deliani. Pas tij vajtën edhe bashkëluftëtarët e Tihomirit, i cili u vra prej tyre.
Brenda pak kohëve kryengritja u shtri edhe në vise të tiera të Ballkanit. Me ta u bashkuan edhe popullsitë vllahe e greke. Numri i kryengritësve arriti në 40 mijë vetë. Kedrenos thotë se popullsitë u hodhën në kryengritje "jo aq nga dashuria që kishin ndaj Delianit se sa nga pangopësia e tagrambledhësve". Nën udhëheqjen e Delianit kryengritësit sulmuan Selanikun, ku kishte vendosur kampin ushtarak perandori bizantin. Ky u detyrua ta braktiste të paprekur tendën e tij dhe të ikte me shrregullim të madh për në kryeqytet. Një pjesë tjetër e kryengritësve, nën udhëheqjen e Kaukanit, u drejtua në perëndim dhe pushtoi po atë vit Durrësin. Një pjesë e tretë u nis drejt jugut, për në Greqi. Kryengritësit kudo që shkuan dëbuan administratën bizantine.
Në dyert e Selanikut, me gjithë largimin e perandorit, lufta vazhdoi edhe disa kohë, deri sa me ndihmat e reja që u erdhën ushtrive bizantine, kryengritësit u thyen. Pak më vonë, Alusiani, një tjetër, nip i Samuilit, i cili ishte bashkuar me kryengritësit verboi me tradhëti Delianin dhe ua dorëzoi bizantinëve. Pas pak kohe, në sajë të epërsisë ushtarake, perandori e shtypi kryengritjen (1041). | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Historia e Shqipërisë - Arbëria Mon Mar 28, 2011 7:56 pm | |
| Revoltat e Strategëve të Durrësit
Me gjithë shtypjen e kryengritjes, shkaqet që e shtynin fshatarësinë të rrëmbente armët nuk u zhdukën. Fshatarët ishin gati të bashkoheshin me çdo lëvizje që drejtohej kundër perandorisë. Kjo u dha mundësi strategëve dhe dinatëve të themës së Durrësit ta shfytëzonin këtë pakënaqësi të masave fshatare për qëllimet e tyre kundër pushtetit qëndror perandorak.
Dukët e Durrësit bashkë me dinatët e mëdhej të themës bënin pjesë në radhët e aristokracisë provinciale ushtarake. Si gjithë aristokracia provinciale bizantine edhe këta synonin ta merrnin vetë në dorë pushtetin qëndror dhe t'i jepnin fund sundimit të perandorëve që mbështeteshin vetëm në burokracinë feudale të kryeqytetit.
Në shek. XI, dukët e Durrësit qenë nga aristokratët më të fuqishëm të Perandorisë. Njëri prej tyre, Gjergj Maniakes, që njëkohësisht një nga gjeneralët bizantinë më të shquar të kohës. Ky kishte korrur suksese të mëdha në Azi të Vogël (1031) dhe në Itali (1038-1040) kundër arabëve. Më 1042 ndodhej akoma duke luftuar në Itali, kur në Kostandinopojë, pas një kryengritje, u kurorëzua perandor Kostandin Monomaku. Gjergj Maniakesi, i pakënaqur nga ky ndryshim, filloi kryengritjen, duke u shpallur vehten perandor. Në shkurt 1043, me trupat që i qëndruan besnike, zbarkoi në Durrës. Me Maniakesin e bashkuan arhondët (dinatët) dhe banorët e themës të cilëve u kishte premtuar uljen e taksave. Kronisti bizantin Mihail Ataliati na njofton se midis kryengritësve kishte edhe arbëreshë.
Në krye të ushtrive kryengritëse, Maniakesi marshoi drejt Konstandinopojës. Rrugës, përpara se të arrinte në Selanik, u ndesh në Ostrovo me ushtritë e perandorit. Në përpjekjen e parë ushtritë kryengritëse e fituan betejën por pak më vonë ato u mundën. Maniakesi vetë gjeti vdekjen në këtë përpjekje.
Një kryengritje tjetër e tillë shpërtheu me 1007, e udhëhequr edhe këtë radhë nga duka i Durrësit, Nikifor Brieni. Edhe ky synonte kurorën perandorake. Por nuk pati sukses. Në ushtrinë kryengritëse të N. Prienit, krahas bullgarëve e grekëve, morën pjesë përsëri arbëreshët.
Më 1080, pa u shtypur mirë kryengritja e N. Brienit, pasardhësi i tij, Vasilaqi nga Paflagonia, organizoi një kryengritje të re. Edhe ky e shpalli vehten perandor. Bashkë me kryengritësit, Vasilaqi u nis nga Durrësi në drejtim të Selanikut, por në përpjekje me ushtritë e perandorit bizantin, e thye.
Edhe duka tjetër i Durrësit, Gjergj Monomakatos, i cili zuri vendin e Vasilaqit, filloi të përgatiste një kryengritje tjetër. Ai arriti të krijonte lidhje me Milial Bodinin, princin serb të shtetit të Dioklesë që ishte krijuar në veri të Shqipërisë. Por planet e tij u penguan nga ngjarjet e vitit 1081, nga ardhja në fuqi e Aleks Komnenit dhe nga ekspedita e normanëve në tokat e Shqipërisë.
Megjithëse ishin të drejtuara nga feudalët bizantinë, këto kryengritje kanë rëndësi për historinë e Shqipërisë sepse dëshmojnë gadishmërinë e popullit arbëresh për të zhdukur zgjedhën e sundimit të rëndë bizantin. Ataliati thotë se arbëreshët të cilët dikur qenë aleate të perandorisë, tani u bënë kundërshtarë të saj. Fakti që në udhëheqje të këtyre kryengritjeve nuk dilnin akoma feudalë arbëreshë dëshmon se pozitat e tyre ishin relativisht, të dobëta. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Historia e Shqipërisë - Arbëria Mon Mar 28, 2011 7:57 pm | |
| Ngritja e qyteteve në shek. XII
Zhvillimi i forcave prodhuese, që rriti prodhimin bujqësor çoi njëkohësisht në përmirësimin e teknikës së zejtarëve, të cilët e shkëputën nga bujqësia dhe në krijimin e degëve të veçanta të zejtarive. Këtë e favorizoi edhe mundësia që kishin tani fshatarët të shkëmbenin pjesën e tepërt të prodhimeve bujqësore e blegtorale me prodhimet e zejtarëve. Kështu, bashkë me prodhimin zejtar u rrit edhe shkëmbimi tre-gëtar i cili tani filloi të bëhej nëpërmjet parasë. Në këte drejtim ndikoi edhe politika fiskale e shtetit bizantin, i cili në gjysmën e parë të shekullit XI e zëvendesoi taksën në natyrë të fshatarëve me taksë në të holla. Këtë zhvillim e favorizoi gjithashtu gjallërimi që zuri të merrte lëvizja tregëtare në të dy brigjet e Adriatikut ku u krijuan qytete të rëndësishme tregëtare, më parë Amalfi, pastaj Venediku, i pasuar pak më vonë prej Raguzës, Spalatos etj., të cilat filluan të zhvillonin marrëdhënie tregëtare me bregdetin e Shqipërisë. Të gjitha këto përgatitën kushtet kryesore të ngritjes së qyteteve mesjetare në Shqipëri.
Njohuritë tona mbi prodhimin zejtar dhe shkëmbimet tregëtare në Shqipëri në shek. XI-XII pothuajse mungojnë krejtësisht. Por burime të tërthorta na lejojnë të pohojmë se në këta shekuj u shtua numri i zejtarëve dhe filluan marrëdhëniet tregëtare brenda për brenda krahinave të Shqipërisë si dhe midis qyteteve bregdetare të Adriatikut. "Rruga mbretërore": që lidhte Durrësin me Selanikun dhe me vetë Kostandinopojën, filloi të gjallërohej. Këtej kalonin karvanet e tregëtarëve të huaj që merrnin pjesë në panairin e madh të Selanikut. Panaire zhvilloheshin në këtë kohë edhe në Shqipëri. Ana Komnena përmend rastin e normanëve të cilët, më 1081, organizuan në afërsitë e Vlorës "shumë" panaire për tu dhënë rastin ushtrive të tyre të blinin sende me "shumicë të madhe". Po atë vit, perandori bizantin Aleks Komneni i njohu Venedikut privilegje të zhvillonte tregëti të lirë në Durrës, Vlorë dhe vise të tjera të bregdetit të Jonit, si shpërblim për ndihmën që i kishte dhënë në luftën kundër normanëve. Kështu, qysh nga pjesa e fundit e shek. XI, Republika e Venedikut e drejtoi vëmendjen e vet ndaj qyteteve bregdetare të Shqipërisë në Adriatik e Jon dhe krijoi me ta marrëdhënie që vazhduan gjatë gjithë shekujve të mesjetës. Në fund të shek. XII. perandori bizantin Aleksi i III Komneni njohu gjithashtu venedikasve, me një krisobulë të veçantë (1199), privilegje të reja për tregëtinë e tyre jo vetëm në krahinat bregdetare të Durrësit, Jerikos, Himarës. Kaninës, por edhe në krahinat e brendëshme të Dropullit (Drynupolis), Devollit, Kolonjës e Janinës. Në shek. XII u zgjeruan gjithashtu marrëdhëniet tregëtare midis Shqipërisë dhe Republikës tregëtare të Raguzës.
Kështu pak nga pak një varg qëndrash të banuara filluan të humbisnin karakterin e tyre të mëparshëm administrativ-ushtarak ose thjeshtësisht fshatar. Ato u bënë dalëngadalë qëndra të rëndësishme ekonomike ku u grumbulluan zejtarët e tregëtarët. Disa nga këto qytete qenë vazhdim i qyteteve antike si Durrësi, Shkodra, Lezha, Vlora, Drishti, të cilat për shumë shekuj e kishin humbur rëndësinë e mëparëshme. Por tani filluan të lindin edhe qytete të reja të panjohura më parë. Këto u ngritën ose gjatë rrugëve kryesore, si Shasi (Svaçi), Dêja (Danja), Devolli, ose pranë kështjellave të ngritura në shtigje e vende strategjike Kruja, Dibra, Kanina, Shurdhahu (Sarda), Berati (Beligradi). Disa nga qytetet antike si Apollonia, Foinike, Amantia, pas rënies që pësuan gjatë mesjetës së herëshme, nuk u mëkëmbën më asnjëherë. Nga këto, qyteti më i rëndësishëm i Shqipërisë në shek. XII vazhdonte të ishte Durrësi, kryeqendra e themës. Gjeografi arab, i këtij shekulli, Al-Idrizi, e përmend më 1153 Adrashin (Durrësin) si një qytet tregëtar të lulëzuar me shumë dyqane. Ai përmend gjithashtu edhe Labunën (Vlorën) si një skelë ku zhvillohej një lëvizje jo e vogël tregëtare.
Qytetet qenë të mbyllura brenda kështjellave të tyre. Nga kështjellat e kësaj kohe ne njohim më mirë atë të Durrësit, sipas një përshkrimi që na ka dhënë Ana Komnena në veprën e saj "Aleksiada". Ajo na e përshkruan gjendjen e kështjellës së Durrësit në fund të shek. XI ashtu siç ishte ndërtuar në fillim të shek. VI. "Muri i kështjellës - shkruan shkrimtarja bizantine - mbahet dhe mbështetet mbi pirgje. Këto pirgje ngrihen rreth qytetit me një lartëtesi prej 11 këmbësh (afërsisht 4 metra). Të ngjiturit bëhet me anë veglash të posaçme të quajtura kërmij dhe sipër fare ato janë siguruar me anë kullash të vogla. . . Muri është mjaf i trashë dhe pikërisht aq sa katër e më shumë kalorës mund të kalojnë njëkohësisht". Përmbi mur ishte ndërtuar, nga ana e perëndimit, kulla (pretorion-i) ku rrinte strategu. Nga ana e lindjes ishte një portë e madhe dhe përmbi të qëndronte një statujë e vjetër prej bronxi e një kalorësi antik: prej kësaj kishte marrë emrin "Porta e Kalorësit". Disa qytete me prejardhje të lashta si Drishti, Ulqini etj. kishin akoma mbeturina të kolonistëve të vjetër romakë. Në qytete të tjera, si në Durrës e Tivar, u vendosën rishtas tregëtarë venedikas raguzanë, çifutë, grekë e sllavë. Në qytetet e zonës së Shkodrës kishte banorë sllavë, në Vlorë banorë grekë. Një nga qytetet me popullsi thjesht arbëreshe ishte Kruja, kryeqendra e Arbërisë mesjetare. Por ne të gjitha qytetet e Shqipërisë, palcën e popullsisë e përbënin banorët arbëreshë. Numri i tyre vinte përherë duke u shtuar.
Popullsinë kryesore të qyteteve që linden në ketë kohë e përbënin zejtarët, të cilët pjesërisht ishin pasardhës të banorëve mëparshëm, pjesërisht ishin fshatarë të larguar nga fshatrat e tyre për të shpëtuar nga detyrimet e rënda që i paguanin feudalëve. Në qytete zejtarët ishin të organizuar në korporata. Në Durrës korporatat quheshin edhe tani kolegje si në kohën antike, ndoshta sepse këtu u ruajtën, në mënyrë të pandërprerë traditat e vjetra. Korporatat e qyteteve shqiptare të kësaj kohe njihen edhe me termat bizantine systima, synergasia etj. Korporatat kishin monopolin mbi një zeje të caktuar. Ato lindën si organizata të zejtarëve të cilët kishin nevojë të bashkoheshin per të mbrojtur pronën dhe interesat e tyre të përbashkëta nga grabitjet e e feudalëve, nga konkurenca dhe nga rreziqet e tjera të ndryshme. Zejtaria dhe organizimi i saj u kushtezua nga gjithë sistemi i marrëdhënieve feudale që sundonin në këtë kohë. "Strukturës feudale të pronësië së tokës i përgjigjej në qytetet prona korporative, organizimi feudal i zejtarisë".
Në shek. XII, në qytetet kishte akoma një shumicë banorësh që merreshin me bujqësi. Tokat e tyre këta banorë i kishin jashtë mureve të kështjellës brenda një zone e cila konsiderohej pronë e qytetit. Kjo zonë përfshinte shpesh herë edhe ndonjë fshat të afërt. Pronat e qytetarëve kishin karakterin e bashtinave.
Çdo qytet administrohej nga "këshilli i qytetit" (në dokumentet latinishte "kuria", në ato greqishte "vulefterion"). Këshilli zgjidhej nga qytetarët. Por në krye të këshillit qëndronte përfaqësuesi i pushtetit perandorak, që ishte kryetari i administratës civile, komandanti i milicisë së armatosur dhe gjykatësi i qytetit. Në Durrës dhe në Krujë kryetari i qytetit quhej prior, në Tivar dhe në Ulqin komes ose kont, në qytetet e tjera të Shqipërisë së veriut mbante titullin primas. Kur qytetet e Shqipërisë ranë nën sundimin e Mbretërisë, serbe. të Rashës, ai përmëndet në dokumente me tituj jaran ose setnik. Në qytetet e rëndësishme ai kishte ndihmës një oficer për milicinë dhe judikatorin për gjyqin. Priorët vareshin nga duka i themës.
Qytetarët kishin një numër detyrimesh ndaj shtetit. Këta, si edhe fshatarët, paguanin taksën "rogi" , të cilën e merrte duka. Veç kësaj, pronarët e tokave që ndodheshin në afërsitë e qytetit, paguanin taksën e tokës që quhej shkurtimisht akrostiku. Detyrime të tjera të qytetarëve ishin tatimi mbi të ardhurat (dacium), taksa për tym (census), tributi etj.
Rritja e rolit ekonomik të qyteteve solli dalëngadalë rritjen e rolit të këshillit të qytetit. Në ushtrimin e funksioneve të këshillit e krijuan me kohë disa kanune që u sanksionuan nga tradita. Qysh në shek. XIII priorët, megjithëse të emëruar nga duka i themës, detyroheshin të betoheshin para këshillit të qytetarëve për të respektuar kanunet që morën dalëngadalë formën e statuteve ose të privilegjeve. Aty nga gjysma e dytë e shek. XII, perandori bizantin Manuel Komneni u njohu disa qyteteve të Shqipërisë privilegjin që të administroheshin sipas kanuneve të veta. Ky proçes çoi, me rritjen e mëtejshme të qyteteve, në forcimin e qyteteve autonome të organizuara në komune, të cilat u çfaqën gjatë shek. XIII. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Historia e Shqipërisë - Arbëria Mon Mar 28, 2011 7:57 pm | |
| Thema e Durrësit në shek. XIII
Me largimin e ushtrive normane (1108), sundimi bizantin u rivendos vetëm në krahinat e Shqipërisë së mesme e të jugut. Tokat e Shqipërisë veriore prej Drinit e përpjetë mbetën akoma për disa kohë nën sundimin e feudalëve serbë të Zetës.
Sulmet e normanëve dhe rreziku që këto sulme mund të përsëriteshin, e shtuan rëndësinë e themës së Durrësit për mbrojtjen e Ballkanit nga ana e perëndimit. Tani kur Bizanti kishte humbur zotërimet e veta në Itali dhe një varg krahinash në Azi të Vogël. Ballkani kishte marrë një rëndësi të veçantë për të. Prandaj strategëve të Durrësit i u ngarkua detyra të drejtonin politikën bizantine në Italinë e jugut dhe ndaj shtetit të Dioklesë. Në shek. XII edhe pozita e strategut të Durrësit u rrit, ai tani mbante titullin "dukë i gjithë perëndimit".
Në fillim të shek. XII grindjet e brendëshme që plasën në Diokle i dhanë mundësi Bizantit të nënshtronte deri diku feudalët serbë. Duka i Durrësit i futi ata përsëri nën vartësinë e vet. Në këtë mënyre krejt Shqipëria hyri përsëri nën sundimin bizantin.
Pak më vonë, filloi të rritej fuqia e feudalëve serb të krahinës së Rashës, rreth Novipazarit të sotëm. Me sulme të vazhdueshme ata u përpoqën të shkëpusnin nga thema e Shkupit tokat pjellore të Kosovës por u thyen më në fund nga duka i Durrësit, Joan Komneni.
Rreth mesit të shek. XII Shqipëria pësoi përsëri një inkursion nga normanët. Më 1143, flota e Rozherit të Siçilisë, mbretit të normanëve plaçkiti dhe shkretoi një varg qytetesh të bregdetit shqiptar. Por, me ndërhyrjen e ushtrive të themës, ajo u tërhoq përsëri në Itali.
Gjatë sundimit të perandorit Manuel Komneni (1143-1180), kufijtë e Bizantit u zgjeruan edhe më tej. Në vitin 1160, pas fitoreve të korrura kundër Hungarisë, Manuel Komneni nënshtroi tokat e Zetës dhe të Rashës, dhe e shtriu sundimin bizantin deri thellë në Dalmaci, deri në qytetin Spalato. Tokat e Shqipërisë veriore bashkë me qytetet e Dalmacisë jugore formuan tani një themë më vehte, themën e Dalmacisë, në krye të së cilës qëndronte një dukë me qëndër në Shkodër dhe më vonë në Kotor.
Me gjithë fitoret ushtarake, Bizanti nuk mundi ta vendoste plotësisht sundimin e vet në tokat e Ballkanit. Përkundrazi lufta e shpeshta e lodhën perandorinë dhe e zhytën përsëri në një krzë politike. Kjo u duk menjëherë pas vdekjes së Manuel Komnenit (1180), kur në Bizant plasën grindje për trashëgimin e fronit midis familjeve feudale bizantine. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Historia e Shqipërisë - Arbëria Mon Mar 28, 2011 7:59 pm | |
| Grindjet Kishëtare në shek. XII
Në sajë të dhuratave dhe të privilegjeve që kishte gëzuar për shekuj me radhë, Kisha në Shqipëri si dhe në vendet e tjera ishte- kthyer në një pronare e madhe tokash, pronarja më e madhe e tokave në mesjetë. Si e tillë ajo ishte bërë një organizatë e fuqishme feudale e cila shfrytëzonte me mënyra të ndryshme masat fshatare. Ajo nxirte nga fshatarët parikë rentën feudale, merrte përsipër mbledhjen e taksave shtetërore dhe grumbullonte pasuri të mëdha në formën e dhuratave që i jepnin asaj besimtarët e krishterë. Si organizatë feudale, kisha e kishte kthyer ideologjinë e saj në një ideologji për mbrojtjen e gjithë rendit feudal. Në Shqipëri në shek. XII kishte rreth 20 peshkopata. Në fillim të shek. XII peshkopatat e Shqipërisë veriore vareshin nga kryepeshkopata katolike e Tivarit, ato të Shqipërisë qëndrore, nga mitropolia e Durrësit kurse ato të Shqipërisë jugore nga kryepeshkopata e Ohrit, këto dy të fundit të lidhura me Patrikanën e Kostandinopojës. Një pjesë nga të ardhurat që nxirnin, peshkopatat dhe manastiret ua dërgonin institucioneve më të larta.
Selitë qëndrore të të dy kishave të krishtera, Roma dhe Kostandinopoja, ishin të interesuara ta rritnin sa më tepër numrin e peshkopatave që kishin në vartësi, nga të cilat siguronin të ardhura të mëdha. Për këtë arsye, lufta e hapur që filloi pas mesit të shek. XI midis dy kishave vazhdoi me ashpërsi më të madhe gjatë shek. XII. Peshkopët, duke u ndodhur nën kërcënimin e papës së Romës ose të patrikut të Kostandinopojës e ndërronin ritet sipas gjendjes politike duke kaluar herë në anën e katolicizmit, herë në atë të ortodoksisë. Por në shek. XII, lufta nuk u zhvillua vetëm midis kishave të dy riteve të krishtera, por edhe midis vetë kryepeshkopatave të të njëjtit rit. Nga këto, veçanërisht e ashpër qe lufta që u zhvillua midis tri kryepeshkopatave katolike, të Raguzës, Spalatos dhe Tivarit për çështjen e vartësisë së Tivarit. Në fillim Roma e lidhi kryepeshkopatën e Tivarit me Raguzën. Kundër këtij vendimi u ngritën peshkopët e Tivarit të cilët kërkonin të ishin më vehte. Këta kishin edhe përkrahjen e peshkopatave katolike të Shqipërisë. Kundër Raguzës u ngritën më vonë edhe kryepeshkopët e Spalatos. Për të shuar grindjen, në fund të shek. XI. Roma e kënaqi Raguzën duke i dhënë asaj nën vartësi mitropolinë e Spalatos kurse Tivarin e bëri një kryepeshkopatë më vehte. Këtë vendim nuk e pranuan as Raguza, as Spalatua. Lufta midis tyre vazhdoi. Kjo e detyroi Vatikanin të kthehej përsëri në vendimin e parë duke i kaluar peshkopatat e Shqipërisë nën vartësinë e Raguzës. Përpara rezistencës së peshkopatave katolike shqiptare papa Kalisti i II me urdhër i detyroi më 1120 peshkopët e Shqipërisë veriore të njihnin epërsinë e Raguzës. Më 1153 papa Anastasi IV i shkarkoi nga detyra peshkopët e Drishtit e të Ulqinit sepse nuk iu bindën urdhërave të Romës. Papa Aleksandri i III mallkoi peshkopët e Tivarit dhe Ulqinit sepse nuk e njihnin vartësinë nga Raguza. Kjo luftë vazhdoi edhe më vonë deri sa rreth mesit të shek. XIII. kryepeshkopata e Tivarit u njoh përfundimisht si një kryepeshkopatë më vehte.
Ndërkohë vazhdonte lufta edhe midis dy kishave të krishtera. Gjatë gjysmës së dytë të shek. XII kisha katolike futi nën ndikimin e vet edhe peshkopin e Arbërisë që e kishte selinë në Krujë, kurse peshkopi i Lezhës vazhdonte të varej gjithnjë nga mitropoliti ortodoks i Durrësit. Në themel të këtyre lidhjeve çështja ritit kishtar nuk luante ndonjë rol të rëndësishëm. Për këtë na flet qartë një raport i vitit 1167, sipas të cilit Lazari. peshkopi i Arbërisë, e deklaroi legatëve të papës se dëshironte të ruante, sa të ishte e mundur, ritin orthodoks megjithëse binte në kundështim me shumë zakone të kishës romake.
Mbi gjendjen e klerit dhe spekullimet që ai kryente, na flasin vendimet e sinodit të peshkopatave katolike të Shqipërisë që u mbajt në Tivar më 1199. Nga vendimet e këtij sinodi del qartë se kleri ushtronte tregëtinë e gjërave "të shenjta", spekullonte me sekretin e rrëfimit, me ndarjen e të dhjetave, me shugurimin e priftërijve, përvehtësonte padrejtësisht thesarët e kishës dhe, veç të tjerave, mbante skllevër katolikë. Për të vendosur disiplinën kishtare krejtësisht të çthurur, sinodi ndaloi martesën e priftërijve katolikë, të cilët, si duket, martoheshin njësoj si dhe priftërijtë orthodoksë, ndaloi mbajtjen e mjekrës, zakon që, siç dihet, është vetëm për priftërinjtë e kishës orthodokse. Në një gjendje jo më të mirë ndodhej edhe kleri ortodoks. Këto dëshmojnë nga njëra anë për degjenerimin e klerit dhe nga ana tjetër për rrëmujën që kishte sjellë në Shqipëri lufta midis dy kishave. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Historia e Shqipërisë - Arbëria Mon Mar 28, 2011 7:59 pm | |
| Arbëria në fund të shek. XII
Me zhvillimin ndonse të ngadalshëm të marrëdhënieve feudale në viset malore të Arbërisë, u krijua edhe këtu një shtresë feudalësh me origjinë arbëreshe. Në rritjen e këtyre feudalëve ndihmoi edhe politika e perandorëve Komnenë dhe në mënyrë të veçantë ndarja e tokave në formë prone e krerëve të bashkësive. Në viset e Arbërisë, ku administrata bizantine nuk kishte mundur të depërtonte asnjëherë në thellësi, bujaria e re feudale ishte krejtësisht arbëreshe, ndryshe nga krahinat e Shqipërisë së ulët bregdetare, ku krahas feudalëve arbëreshë kishte edhe feudalë bizantinë. Nga një dokument i fillimit të shekullit XIII ne njohim emrat e 15 bujarëve të Arbërisë, një pjesë e të cilëve duken krejt emra shqiptarësh si Jonem, Marken, Leu, Sernel, Pelt, ndërsa pjesa tjetër janë emra të botës së krishterë të përdorur nga arbëreshët si: Dhimitër, Andre, Pal, Aleks, etj. Në të njëjtin dokument janë përdorur tituj jo bizantinë si stopan dhe sundia (sundimtar).
Forcimi i pozitave të bujarisë feudale arbëreshe e bëri të nevojshëm krijimin e një pushteti politik të pavarur. Gjatë shekullit XII ajo e ndiente vehten të dobët perballë sundimit të fortë bizantin të Komnenëve. Por, në çerekun e fundit të shek. X (I, pas vdekjes së perandorit Manuel Komneni (1180), në gjirin a klasës feudale bizantine shpërthyen konfliktet e armatosura në lidhje me çështjen e trashdimit të fronit. Këto konflikte e zhyten perandorinë në një krize shumë të thellë e cila e shpejtoi shembjen e saj. Aristokracia ushtarake, mbështetja e Komnenëve, filloi të mos e përfillte pushtetin qëndror. Serbët, të cilët nën udhëheqjen e zhupanit të madh Stefan Nemanjës (1165-1195), themeluesit të dinastisë së Nemanjidëve, kishin ngritur qysh nëkohën e Manuel Komnenit shtetin a Rashës nën vasalitetin e perandorit bizantin, tani gjetën rastin për të fituar pavarësinë dhe për t'i shtrirë kufijtë e shtetit të tyre në Kosovë dhe në Shqipërinë veriore deri në vijën Lezhë-Prizren-Prishtinë. Nga veriu, hungarezët e sulmuan perandorinë dhe depërtuan deri në tokat e Bullgarisë. Pothuaj në të njejtën kohë mbreti i normanëve, Gulielmi i II, në marrëveshje me perandorin e Gjermanisë, Frederik Barbarosën, sulmoi në fund të vitit 1185 bregdetin e Shqipërisë me një ushtri prej 80 mijë vetësh, pushtoi Durrësin, i cili u plaçkit dhe pjesërisht u dogj dhe pastaj, së bashku me flotën, pushtoi Selanikun dhe i u drejtua Kostandinopojës.
Në këtë kohë në Bizant lufta për fron kishte arritur kulmin. Në shtator të atij viti, pas një tjetër grusht shteti që shpërtheu në Kostandinopojë, hipi në fron Isaku i II, i familjes së madhe feudale të Engjëllorëve. Perandori i ri, pasi rekrutoi me shpejtësi ushtarë, i sulmoi dhe i theu normanët po atë vit në Demir-llisar. Normanët u detyruan të tërhiqeshin dhe të ktheheshin në Siçili. Por Perandoria Bizantine ishte gjithnjë e dobët dhe u dha rast bullgarëve të fillonin po atë vit (1185) kryengritjen e cila mori përpjestime të mëdha dhe u kurorëzua me rimëkëmbjen e shtetit të pavarur bullgar me qendër në Ternovo.
Në vitet e mëvonshme, Perandoria Bizantine vazhdoi të pësonte disfata pas disfatash. Ekspeditat e shpeshta të Isakut të II kundër serbëve dhe bullgarëve dështuan. Ai u detyrua të bënte paqe me Stefan Nemanjën, mbretin e Rashës duke i dhënë djalit të tij mbesën e vet për grua. Gjithashtu ai u detyrua ta njihte formimin e shtetit bullgar dhe të lidhte paqe me të. Më 1188, Bizanti u trondit përsëri nga kalimi përmes teritoreve të tij të kryqtarëve të kryqëzatës së tretë në krye të të cilëve qëndronte këtë radhë perandori, Frederik Barbarosa. Në teritoret e Ballkanit filluan të shkëputeshin nga kontrolli bizantin sundimtarë të tjerë të fuqishëm.
Dobësimi i Perandorisë Bizantine dhe i autoritetit të pushtetit qendror krijuan kushte të favorshme për zgjerimin e shtetit serb drejt jugut, në krahinat e Kosovës të cilat e bënë tashti qendra politike e këtij shteti. Nën udhëheqjen e Nemanjidëve, feudalët serbë vunë dorë mbi tokat pjellore të këtyre krahinave të pushtuara dhe filluan kolonizimin sistematik të tyre duke e penguar kështu për disa kohë zgjerimin e arbëreshëve në këto zona dhe në disa raste duke i shtyrë këta në viset e brendëshme malore. Por nga ana tjetër formimi i shteteve serbe e bullgare në veri dhe në lindje të Arbërisë e lehtësoi presionin bizantin mbi Arbërinë. Feudalëve arbëreshë u ishin krijuar kështu kushte të favorëshme për t'u shkëputur nga kontrolli bizantin dhe për të formuar një shtet më vehte, principatën e parë feudale shqiptare. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Historia e Shqipërisë - Arbëria Mon Mar 28, 2011 8:00 pm | |
| Principata e Arbërisë
Burimet historike që flasin për fillimet e principatës së Arbërisë janë shumë të pakta dhe të errëta. Megjithatë, këto dëshmojnë se në dhjetëvjeçarin e fundit të shek. XII në Arbëri kishte një sundimtar vendës me emrin arbëresh, Progon (1190-1199). Ky përmendet si "arhond" (sundimtar). Nuk dihet gjë mbi sundimin a tij. Dihet vetem se kishte dy djem, Gjinin dhe Dhimitrin. Mendohet se qëndra e tij ishte Kruja. e cila ishte njëkohësisht seli e peshkopatës së Arbërisë. Në këtë kohë kjo peshkopatë ndodhej nën vartësinë e kishës së Lindjes.
Pas vdekjes së Progonit (1199) sundimin në Arbëri e trashëgoi biri i tij, Gjini. Gjatë sundimit të Gjinit (1199-1208) Principata e Arbërisë u ndodh përballë ngjarjesh të rëndësishme ndërkombëtare. Në vitin 1204, me nxitjen e papës Inocent i III, u organizua një kryqëzatë e re, kryqëzata e katërt, e cila me ndërhyrjen e Republikës së Venedikut dhe të perandorit të Gjermanisë Henrikut të VI, në vend që të drejtohej kundër turqve për çlirimin e të ashtuquajturave "vende të shenjta" u drejtua kundër Kostandinopojës për të përmbysur Perandorinë Bizantine dhe per ta pjestuar atë midis feudalëve të perëndimit. Me shembjen e Bizantit, Republika e Venedikut synonte të vinte dorë mbi teritoret e pasura bregdetare të perandorisë dhe të siguronte vendet kyç të tregëtisë së Evropës me Lindjen. E lodhur nga luftat e jashtme e të brendëshme, Perandoria, Bizantine nuk mundi t'i bënte dot ballë invazionit të kryqtarëve, të cilët më 1204 pushtuan Kostandinopojën. Nga ky invazion perandoria u shemb. Mbi gërmadhat e saj lindën një mori shtetesh e zotërimesh feudale të mëdha e të vogla. Me disa nga këto zotërime kryqtarët frëngj ngritën një shtet të ri me emrin Perandoria Latine e Lindjes; ndërsa në Azinë e Vogël, në një pjesë të krahinave të Bizantit që mbetën të papushtuara, feudalët bizantinë ngritën shtetin që e quajt Perandoria Greke e Nikesë.
Sundimi bizantin u përmbys gjithashtu edhe në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Në jug të Arbërisë u formua Despotati i Epirit. Në lindje Mbretëria Bullgare, në veri dhe në verilindje e Arbërisë dhe Mbretëria e Rashës u çliruan nga i presioni bizantin. Në perëndim të Arbërisë, Republika e Venedikut, e cila në ndarjen e plaçkës mori pjesën më të pasur të trashëgimit bizantin, pushtoi me 1205 qytetin e Durrësit dhe të krijoi Dukatin e Durrësit që do të zinte vendin e themës së vjetër bizantine. Në jug të ketij dukati Venediku pushtoi VIorën, Kaninën, Jerikonë dhe Korfuzin.
Në kufijtë që do të përfshinte Dukati i Durrësit bënte pjesë edhe Principata e Arbërisë. Të ndodhur përballë këtij rreziku, sundimtarët arbëreshë u lidhën me despotin e Epirit dhe me Mbretërinë e Rashës, të kërcënuar edhe këta nga synimet e Venedikut. Këto aleanca u sanksionuan me anë martesash. Despoti i Epirit, Mihal. Engjëll Komneni. u martua me një vajzë fisnike arbëreshe nga Durrësi. Nga ana tjetër, vëllai i Gjinit, Dhimitri, u martua me Koninen, bijën e Stefan Nemanjës, mbretit të parë të Serbisë.
Vendin e Gjinit që vdiq rreth vitit 1208, e zuri i vëllai Dhimitri. Kalimi i sundimit në formë trashëgimie tregon jo vetëm forcimin e pozitave të tyre politike në Arbëri por edhe lindjen e një dinastie arbëreshe.
Dhimitri e quante vehten "arhond i madh> (magrnus arhon) domethënë kryezot, princ i Arbërisë. Dhimitri ka përdorur edhe titullin "panhipeisevast", të cilin e mbanin vetëm mbretërit, princët dhe dukët që kishin lidhje familjare me perandorët bizantine. Këtë titull Dhimitri e fitoi me anën e gruas së tij që ishte Mbesa e perandorit bizantin, Aleksit të III Engjëlli. Ai u njoh si kryezot i Arbërisë edhe nga papa Inocenti i III i cili në një letër që i drejtonte më 1208 e quante atë "burrë fisnik, princ i arbëreshëve" (nobili viro Dernetrio Arbanensi principi). Një vit më vonë po ky papë e quante "gjykatës i arbëreshëve" (judex), titull që kishte kuptimin e sundimtarit.
Dhimitri, si kryezoti i Arbërisë, qëndronte në majën e hierarkisë feudale arbëreshe. Por ai ishte i detyruar të merrte në veprimet e veta edhe pëlqimin e bujarëve vartës. të cilët i quante, sipas zakonit feudal "njerëzit, e mi" (homines inei).
Si në kohën e paraardhësve të tij ashtu dhe gjatë sundimit të Dhimitrit, kufijtë e principatës nuk përfshinin të gjitha vendet e banuara prej arbëresheve. Ata përputheshin pak a shumë me kufijtë gjeografike që kìshte Arbëria në shek. XII.
Kur sundimi i Arbërisë kaloi në duartë e Dhimitrit konflikti me Venedikun shpërtheu haptazi. Për të forcuar pozitat e veta ai i u drejtua papës, i cili ishte prishur me Republikën e Venedikut, dhe për të siguruar ndihmën e tij i premtoi se bashkë me peshkopatën e Arbërisë, do të bëheshin katolikë. Për të njëjtin qëllim Principata e Arbërisë lidhi miqësi dhe marrëveshje tregtare me republikën dalmatine të Raguzës. Dhimitri i forcoi gjithashtu lidhjet edhe me Despotatin e Epirit. Por më 1209 ai e ndjeu vehten të fortë dhe nuk pati më nevojën e papës. Bile pushtoi disa prona të peshkopatës se Durrësit që ndodheshin brenda kufijve të shtetit të Arbërisë. Papa urdhëroi të merreshin masa të rrepta kundër tij, por Dhimitri u bëri ballë këtyre kërcënimeve.
Lidhjet e Dhimitrit me Despotatin e Epirit dhe Republikën e Raguzës e shqetësuan Venedikun, i cili nxiti në luftë kundër Arbërisë sundimtarin e Zetës, Gjergjin, që ishte fqinji i Arbërisë në Drin, por kjo nuk e tronditi Dhimitrin.
Principata e Arbërisë pati marrëdhënie të mira politike e tregëtare me Raguzën. Këtë na e dëshmon marrëveshja e lidhur midis këtyre dy vendeve, e para marrëveshje ndërkombëtare që njohim, e dalë nga kancelaria e principatës së Arbërisë. Prej marrëveshjes është ruajtur vetëm pjesa që përmban detyrimet e palës arbëreshe. Dokumenti është nënshkruar nga arhondi i madh Dhimitri dhe 14 bujarë të tjerë arbëreshë, është shkruar latinisht dhe nuk ka datë. Sipas marrëveshjes Dhimitri merrte përsipër të ruante paqen me Raguzën, të zhvillonte tregëti me të dhe të mbronte të drejtat e tregëtarëve raguzanë brenda kufijve të Principatës së Arbërisë. Në tekstin e marrëveshjes thuhet:
"Unë, Dhimitri, me hir të Zotit panhypersevast dhe arhond i madh, betohem mbi të katër ungjijt e shenjtë të perëndisë se pa mashtrim dhe pa qëllim të keq do të kem paqe të sigurtë me qytetin e Raguzës dhe me gjithë njerëzit raguzanë dhe do ta ruaj përherë (paqen) sa të kem jetë dhe sa të jem gjallë në mënyrë që raguzanët të kalojnë shëndoshë e të sigurtë nëpër të gjithë tokë time pa taksë doganore, të lirë e të sigurtë në të gjitha të drejtat e tyre qoftë për tokë qoftë për det. Dhe sikundër unë po betohem për këtë dhe po e përforcoj, ashtu urdhëroj të gjithë njerëzit e mi që të betohen për këtë dhe t'i mbahen me besnikëri për të gjitha ditët e jetës së tyre".
Presioni i Venedikut mbi principaten e Arbërisë u largua më 1913 kur Despotati i Epirit, duke shfrytëzuar kryengritjen më 2 e fisnikëve që shpertheu në Durrës, pushtoi krejt dukatin dhe u shtri, pak më vonë, deri në Shkodër. Por me këtë shtrirje presioni venedikas u zëvendësua me presionin e despotëve të Epirit.
Dhimitri, vdiq rreth vitit 1216, pa lënë, siç duket, trashëgimtar. E veja e tij, Komnena, që mbante të drejtën e trashëgimisë, u martua me një bujar arbëresh, Grigor Kamonën, i cili zuri vendin e Dhimitrit si sundimtar i Arbërisë. Ndërkohë, Despotati i Epirit i forcuar arriti të fuste nën vartësine e vet Principatën e Arbërisë. Grigor Kamona u detyrua ta njihte vehten vasal të despotit.
Për mjaft kohë mungojnë burimet historike për fatet e mëtejëshme të principates së Arbërisë. Gjatë viteve 1216-1253 Arbëria u shkel disa hërë nga Despotati i Epirit, Perandoria Bizantine e Nikes dhe Mbretëria Bullgare që ishin në luftë me njëra tjetrën. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Historia e Shqipërisë - Arbëria Mon Mar 28, 2011 8:02 pm | |
| Despotati i Epirit
Tokat që shtrihen prej lumit Vjosë në veri deri në gjirin a Prevezës në jug dhe prej maleve të Pindit, në lindje deri në detin Jon në perëndim, e ruanin akoma në kohën e mesme emrin e tyre të lashtë Epir, dhe vazhdonin të bënin pjesë në themën e Nikopojës. Popullsia e kësaj theme ishte e përzierë. Në krahinat veriore mbizotëronte popullsia shqiptare kurse në viset jugore ajo greke. Në shek.XIII këtu kishte edhe popullsi sllave dhe vllahe. Marrëdhëniet feudale ishin zhvilluar veçanërisht në viset jugore dhe në fushat a pasura të bregdetit. Pjesën më të madhe të fshatarëve
në këto krahina e përbënin parikët. Në viset malore të veriut dhe të lindjes kishte akoma fshatarë të lirë. Klasa sunduese e Epirit përbëhej prej feudalëve, pronarë të mëdhej tokash, të cilët ishin kryesisht me origjinë greke, pjestarë të familjeve të
aristokracisë së madhe feudale të Bizantit. Një nga këto ishte familja e fuqishme e Engjël-Komnenëve (Angelos-Komnenos),që kishte grumbulluar në duart e veta toka të mëdha në Epir.
Me shembjen e Perandorisë Bizantine më 1204, feudalët e Epirit morën masa të shpejta për të siguruar pushtetin e tyre. Feudali më i madh i vendit, despoti (princi) Mihal Engjëll Komneni, që ishte nip i perandorit të fundit bizantin, zhduku strategun e themës në Nikopojës dhe e shpalli vehten sundimtar duke marrë në dorë pushtetin shtetëror në Epir. Ky, me emrin Mihal i I, sundoi këtu prej 1204 deri më 1216. Qëndër e këtij shteti të ri u bë Arta në gjirin e Prevezës. Qytet tjettr me rëndësi i despotatit (principatës) ishte Janina.
Brenda despotatit, Mihal Engjëlli u mbështet te feudalët e vegjël të Epirit, jo vetëm grekë, por edhe arbëreshë, vllahë e sllavë. Këtyre feudalëve, Mihali u shpërndau toka në formën e pronieve duke i detyruar të kryenin si vasalë të tij shërbimin ushtarak me njerëzit e tyre.
Më 1205 Mihali i I e zgjeroi teritorin e vet në Greqinë e mesme duke luftuar kundër baronëve frëngj që ishin vendosur këtu. Por pushtimi i Durrësit, Vlorës, Korfuzit dhe synimet që kishte Venediku edhe mbi tokat a Epirit krijuan një rrezik në kufirin verior të despotatit. Prandaj Mihali përkrahu Dhimitrin, sundimtarin a Arbërisë. kundër Venedikut, dhe krijoi lidhje me Papatin dhe Raguzën. Me 1210 Mihali a bashkua përsëri me Venedikun, mbasi papa përkrahte armikun a tij perandorin latin të lindjes, kundër të cilit ai hyri në luftë. Por kjo gjendje nuk vazhdoi shumë. Duke përfituar nga pakënaqësia e bujarëve vendës, Mihali mundi t'i shkëpuste Venedikut më 1213 qytetin e Durrësit dhe Korfuzin dhe më në fund edhe serbëve Shkodrën (1215). Nën mvartësinë e Epirit hyri dhe principata e Arbërisë që gjindej nën sundimin e Grigor Kamonës. Despotati i Epirit përfshiu kështu brenda kufijve të vet pjesën më të madhe të Shqipërisë së sotme.
Më 1216 Mihali i I u vra në Berat dhe vendin e tij e zuri i vëllai, Theodhor Engjëll Komneni (1216-1230). Ky zhvilloi një varg luftash për të futur nën sundimin e vet teritoret a Bizantit dhe për të rimëkëmbur kështu Perandorinë Bizantine.
Më 1217 Theodhori korri një fitore të rëndësishme që tronditi shtetet perëndimore. Perandori latin i Bizantit, Pjetër dë Kurtëné, i shoqëruar nga 160 feudalë dhe 5000 kalorës, duke udhëtuar për në Kostandinopojë, i shtyrë nga Venediku, u perpoq ta merrte me rrethim Durrësin. Si nuk e mori dot ai vazhdoi udhëtimin, por në luginën e Shkumbinit, Theodhori e shpartalloi ushtrinë frënge. Perandori latin ra rob dhe shumë feudalë mbetën të vrarë. Më vonë despoti Theodhor luftoi kundër bullgarëve, u mori atyre Ohrin, Perlepin, Shkupin, Prizrenin, Pelagoninë (Manastirin) dhe u shtri në Maqedoni. Më 1223 ai pushtoi Selanikun, dëboi së andejmi mbretin frëng dhe aty u kurorëzua prej kryepeshkopit të Ohrit, perandor i Bizantit. Theodhori e vazhdoi fushatën drejt lindjes dhe shtiu në dorë me lehtësi mjaft qytete. Më 1225 mori Adrianopeiën dhe pas pak arriti në afërsitë e Kostandinopojës.
Por në synimet a tij Theodhori ndeshi në kundërshtim jo vetëm të Perandorisë Latine të Bizantit por edhe të Mbretërisë Bullgare. Ne betejën që u zhvillua më 1230 pranë fshatit Klokotnica ushtria e Theodhorit u shpartallua krejtësishit. Ai bashkë me arhondët e vet ra rob në duart e mbretit bullgar, Ivan Asenit të II, i cili e verboi dhe e mbajti të burgosur për disa vjet. Tokat e Maqedonisë e të Shqipërisë hynë nën sundinun e bullgarëve. Viset e tjera të pushtuara nga Theodhori u copëtuan dhe mbetën përkohësisht nën sundimin e djemve dhe nipërve të tij. Njëri nga këta, Mihali i II (1230-1266), qendroi si sundimtar në tokat e mëparëshme të Despotatit të Epirit. Për më tepër se dhjetë vjet Mihali i II, duke qenë shumë i dobët, nuk ushtroi ndonjë veprimtari të rëndësishme.
Dobësimi i Perandorisë Latine të Lindjes dhe grindjet që shpërthyen pas vdekjes së Ivan Asenit II në Bullgari, i dhanë rast si perandorit të Nikesë, Joan Vatacit. ashtu dhe despotit të Epirit, Mihalit të II Enjëll Komnenit, të zgjeronin sundimin e tyre dhe të luftonin për të rimëkëmbur, secili nën kurorën e vet, Perandorinë Bizantine. Duke lënë mënjanë Kostandinopojën, Joan Vataci kaloi në Ballkan, pushtoi më 1216 Selanikun dhe një varg qytetesh të tjera në Maqedoni dhe u gjend kështu ballë për ballë me rivalin e vet Mihalin e II. Midis tyre filluan luftime të ashpëra të cilat, me disa ndërprerje, vazhduan për gati 20 vjet. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Historia e Shqipërisë - Arbëria Mon Mar 28, 2011 8:03 pm | |
| Kryengritjet e Arbëreshëve (1257-1258)
Megjithëse Arbëria e humbi për disa dhjetra vjet pavarësinë, ajo mbeti gjithnjë si unitet politik më vehte. Grigor Kamona vazhdoi të sundonte këtu për disa kohë. Më 1253 përmendet në Arbëri një sundimtar tjetër me emrin Gulam, dhëndëri i Grigor Kamonës, i cili si duket e kishte trashëguar sundimin e vendit me anën e martesës së tij me bijën e Komnenës dhe Grigorit.
Princit Gulam, sundimtarit të Arbërisë iu drejtua Joan Vataci me letra dhe premtime, për ta bindur që të braktiste Mihalin eII dhe të lidhej me të.
Frytet e kësaj veprimtarie diplomatike u dukën kur filloi lufta me Epirin. Gulami i Arbërisë, i cili po drejtohej me trupat e veta për në Kostur në ndihmë të Mihalit të II, më 1252 kaoi në anën e Nikesë, po kështu u bashkuan me nikeanët feudali i Kosturit, Mihal Glava, si dhe krahinat e Devollit të madh e të vogël.
Mihali i II, i thyer, u detyrua të tërhiqej në malet e Epirit dhe të bënte paqe me nikeanët. Ai u lëshoi këtyre një varg qytetesh në Maqedoni dhe hoqi dorë nga Arbëria. Pas disa vjet perandori i ri i Nikesë, Theodhori i II Laskari, mundi t'i shkëpuste Despotatit të Epirit edhe qytetin e rëndësishëm, Durrësin. Qytetet që hynë nën sundimin nikean morën nga perandorët një varg privilegjesh që i siguronin bujarisë dhe klerit si dhe qytetarëve pronat dhe lirimin nga disa tatime. Të tilla privilegje i u lëshuan në mënyrë të veçantë qytetit të Krujës më 1253 dhe 1255. Por Perandori i Nikesë e pushtoi Arberinë dhe si duket nuk e njohu Gulamin si princ pasi këtu u emerua komandant perandorak feudali bizantin Kostandin Habaroni.
Gjendja e re që u krijua në Arbëri nuk qe e qëndrueshme. Feudalët vendës të pakenaqur nga rimëkëmbja e sundimit bizantin, filluan të anonin përsëri nga despoti i Epirit. Mihali i II. Fshatarët u ngritën në masë kundër feudalëve grabitqarë të Nikesë. Historiani Gjergj Akropoliti. i cili shërbente në këtë kohë si kryekomandant i forcave bizantine në Maqedonì, kur përshkruan në veprën e tij ngjarjet e Arbërisë, thotë se në këtë kryengritje populli arbëresh mori pjesë si një i tërë. Shenjat e para të pakënaqësisë filluan të çfaqeshin që në vjeshtën a vitit 1257. Gjergj Akropoliti me forcat e veta u detyrua të përshkonte gjithë Arbërinë prej Ohri në Durrës dhe prej këndej nëpër Kunavi, në Mat a Dibër, për të bindur krerët e vendit dhe për të vendosur qetësinë. Por, posa u kthye në Maqedoni, në pranverë të vitit 1258, kryengritja shpërtheu haptazi. Komandanti bizatin, Kostandin Habaroni, u zu rob. Brenda një kohe të shkurtër kryengritja përfshiu gjithë vendin. Garnizonet bizantine u asgjusuan. Mihali i II i Epirit e shfrytëzoi rastin për të filluar nga ana e vet veprimet luftarake kundër nikeanëve.
Ushtria bizantine që qëndronte në Maqedoni u nda dysh. Ndërsa njëra pjesë u caktua të vepronte në Maqedoni, pjesa tjetër, e komanduar nga Akropoliti, u nis për në Arbëri. Duke u nisur nga Dibra, ushtria bizantine mezi mundi të përparozte drejt Ohrit, sepse pengohej kudo nga veprimet e kryengritësve që kishin zënë shtigjet. Vetëm pas luftimesh të rrepta Akropoliti mundi të shtinte në dorë qytetin e Ohrit. Prej këndej ai nisi një kolonë për në viset e brendëshme të Arbërisë, por shpejt kjo u gjend e rrethuar dhe në rrezik të zhdukej nga kryengritësit. Vetëm pasi i erdhën në ndihmë forca të reja ajo mundi të çante rrethimin dhe të shpëtonte duke u larguar nga Arbëria. Kryengritësit sulmuan edhe Durrësin, por kjo fortesë a madhe, e mbrojtur mirë, mundi të qëndronte. Kryengritja vazhdoi gjatë gjithë verës. Vetëm me ndihmën a ushtrive të reja, të sjella nga Azia e Vogël, kryengritja në Arbëri mundi të shtypej, më në fund, pas luftimesh të rrepta. Akropoliti përmend ndër të tjera luftën e ashpër që u zhvillua përpara qytetit të Devollit, i cili u dorëzua vetëm pas një rrethimi që u kushtoi bizantinëve humbje të rënda. Fakti që kryengritësit u bashkuan me despotin e Epirit, i dha këtij mundësinë të zhvillonte me sukses luftimet në Maqedoni dhe të pushtonte atë deri në Vardar. Në qytetin Prilep (Perlep) ai mundi të zinte rob edhe vetë Akropolitin.
Por fitorja e Mihalit të II ishte e përkohëshme. Regjenti dhe perandori i mëvonshëm i Nikesë, Mihali i VIII Paleologu, grumbulloi forca të reja kundër Epirit. Gjendja e vështirë në të cilën ndodhej despotati i dha mundësi feudalëve serbë të shtriheshin për disa kohë deri në Dibër dhe feudalëve të Italisë së jugut të fillonin përsëri politikën e pushtimeve në bregdetin lindor të Adriatikut. Mbreti Manfred, nga shtëpia Hohenshtaufen, që sundonte në Italinë e jugut si bir i perandorit gjerman, vuri dorë mbi Sopotin (Borshin), Butrintin dhe Korfuzin. Manfredi përfitoi pastaj nga kërkesa për ndihmë që i bëri atij Mihali i Epirit. Midis tyre u lidh një aleancë ushtarake kundër nikeanëve që u përforcua me martesën e së bijës së despotit me Manfredin. Si prikë këtij iu dorëzuan me 1258 dhe qytetet kryesore të bregdetit shqiptar: Durrësi, Spinarica, Berati, Vlora. Forcat e bashkuara të Mihalit të II të Epirit dhe të Manfredit i dolën përballë më 1259 ushtrisë nikeane, por u thyen rëndë afër Manastirit. Maqedonia, Fpiri dhe Arbëria kaluan përsëri nën sundimin e Nikesë, i cili nuk vazhdoi shumë. Pas kryengritjes së popullsisë greke, arbëreshe e vllahe që shpërtheu kundër perandorit të Nikesë për shkak të dëmeve të mëdha që kishin pësuar nga ushtritë e tij, Mihali i Epirit mundi të mbronte një pjesë të despotatit. Por kur Mihali i VIII Paleologu ripushtoi më 1261 Kostandinopojën dhe mëkëmbi përsëri Perandorinë e vjetër Bizantine, despoti i Epirit u detyrua të shpallte vehten vasal të perandorit bizantin, aq më tepër që aleati i tij Manfredi nuk mundi ta ndihmonte më. sepse u fut në një konflikt të rëndë me papën e Romës. Që nga kjo kohë Despotati i Epirit e humbi rëndësinë si një shtet i pavarur. Tokat e tij u ngushtuan në kufijtë e vjetër të themes së Nikopojës. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Historia e Shqipërisë - Arbëria Mon Mar 28, 2011 8:04 pm | |
| Arbëria në vitet (1260-1270)
Me rimëkëmbjen e Perandorisë Bizantine (1261), teritoret e Shqiperisë u ndodhën përsëri nën sundimin e saj. Por tani Bizanti nuk e kishte më autoritetin e dikurshëm. Feudalët e provincave ballkanike, duke qëndruar më tepër se gjysmë shekulli (1204-1261) të shkëputur nga perandoria, ishin forcuar së tepërmi dhe tani shikonin më tepër interesin e veçantë feudal se sa atë të perandorisë. Administrata bizantine e kishte humbur gjithashtu karakterin e mëparshëm. Themat, si njësi administrative, ishin çthurur fare. Funksionarët e lartë të themave, kartularët, kontët, arhondët, etj., ishin bërë sundimtarë feudalë në feudet e tyre, kartularatet, kontetë, arhonditë.
Gjatë kësaj kohe, u rrit gjithashtu fuqia ekonomike e pesha politike e feudalëve arbëreshë, e favorizuar edhe nga pavarësia megjithëse e përkohëshme e Principatës së Arbërisë. Perandoria Bizantine nuk ishte më në gjendje t'i mbante të nënshtruar feudalët arbëreshë as pas shtypjes së kryengritjes së viteve 1257-58. Historiani bizantin bashkëkohës, Pahymeres vë në dukje se në vitet 1260-1270 arhondët arbereshë ngritën krye, u shkëputën nga perandori bizantin dhe silleshin si zotër më vehte në krahinat rreth Durrësit. Pahymeresi e shpjegon disfatën që pësoi Perandoria Bizantine në këto vite në perëndim të Ballkanit me kryengritjen e arbëreshëve.
Megjithëse pushteti bizantin u rivendos në Arbëri, kjo vazhdoi të ruante një farë autonomie dhe të sundohej nga një arhond arbëresh. Ne nuk e dime se kur vdiq Gulami dhe kush e trashëgoi sundimin e tij. Por në një dokument të vitit 1266, Arbëria konsiderohet gjithënjë si një principatë. Në një dokument tjetër, që është afërsisht i këtij viti, përmendet një sundimtar me titullin Kapitan i Arbërit dhe me emrin Andrea Urani. Krahas kontëve të Arbërisë burimet na japin, për gjysmën e dytë të shek. XIII, emrat e familjeve të tjera feudale. si ata të Arianitëve, Muzakëve, Topiajve, Dukagjinëve, Blenishtëve, Skurajve, Jonimëve etj. Pronat e këtyre feudalëve shtriheshin jo vetëm në Shqipërinë e ulët bregdetare, por edhe në viset e brendëshme të Shqipërisë. Por feudalët arbëreshë nuk ishin akoma aq të forte sa të siguronin plotësisht e në mënyrë të vazhdueshme sundimin e tyre të pavarur.
| |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Historia e Shqipërisë - Arbëria Mon Mar 28, 2011 8:04 pm | |
| Mbretëria e Arbërisë e Anzhuinëve (1272-1286)
Konflikti i vjetër midis papëve të Romës dhe perandorëve të Gjermanisë shpërtheu rishtazi në shek. XIII. Kundër Manfredit Hohenshtaufen, që ishte mbreti i Siçilisë, papa Inocenti i IV kërkoi ndihmën e Karlit të Anzhuve, vëllait të mbretit të Francës, dhe i premtoi këtij kurorën e mbretit të Siçilisë për ta nxitur pastaj edhe kundër Perandorisë Bizantine të rimëkëmbur. Në betejen e Beneventit (1266) Karli i Anzhuve e mundi Manfredin i cili aty gjeti edhe vdekjen. Mbret i Italisë së jugut u bë Karli i Anzhuve. I nxitur nga papa, ai e hodhi menjëherë vështrimin drejt Lindjes. Para së gjithash ai u përpoq të siguronte tokat përtej Adriatikut, në bregdetin e Shqiperisë, të cilat Manfredi i kishte marrë prikë prej despotit të Epirit. Por planet e Karlit të I të Anzhuve ndeshën në vështirësi të shumta. Qytetet e bregdetit të Shqipërisë mbaheshin nga baronët e Manfredit të cilët nuk dëgjonin t'i lëshonin ato nga dora. Ai gjeti gjithashtu kundërshtimin e Mihalit të II të Epirit i cili kërkonte t'i rimerrte këto toka, si dhe atë të feudalëve arbëreshë. Pas traktativash të gjata Karli mundi të bindte më 1269 baronët gjermanë të lëshonin Korfuzin, Kaninën dhe Vlorën duke u siguruar atyre si shpërblim prona të tjera në Italinë e jugut. Në Durrës ky ndeshi në kundërshtimin e feudalëve arbëreshë. Rreth qytetit u zhvillua një konflikt i ashpër dhe i gjatë, ku morën pjesë edhe qytetarët kundër anzhuinëve. Vetëm në shkurt 1272, pas përgatitjesh të gjata diplomatike duke u garantuar në mënyrë solemne gjithë prelatëve, konteve, baronëve, pronarëve, qytetarëve dhe komuneve të Arbërisë të gjitha të drejtat dhe privilegjet, ushtria anzhuine mundi të zbriste në qytet dhe të zgjeronte sundimin përtej Durrësit.
Në tokat e pushtuara në Shqipëri Karli u përpoq t'i bënte për vehte feudalët arbëreshë duke u shpërndarë tokat e bashkësive fshatare që shfrytëzoheshin më parë nga shteti bizantin. Si shpërblim për këto toka feudalet shqiptarë ishin të detyruar t'i shërbenin atij në ushtri dhe në oborr. Por pjesën më të rëndësishme të tokave Karli u a dha feudalëve frëngj që pruri me vehte dhe që u vendosën me shumicë në Arbëri.
Gjithnjë për t'i bërë për vehte feudalët arbëreshë dhe per t'i shtuar vehtes një tjetër kurorë mbretërore, Karli i I i Anzhuve e ruajti formalisht shtetin e Arbërisë. Nga Napoli ai shpalli më 21 shkurt 1272 formimin e "Mbretërisë së Arbërisë. (Regnum Albanaie) dhe vehten e tij "Mbret të Arbërisë" (Rex Albaniae), Kufijtë e kësaj mbretërie në fillim ishin shumë të ngushtë; ata përmblidhnin tokat brenda trikëndëshit Durrës-Berat-Vlorë. Por më vonë Karli i I i zgjeroi në veri e në lindje deri te lumi Drin. Në jugëperëndim, me marrëveshjen që bëri me trashëgimtarin e despotit të Epirit, Karli mundi t'i shtrinte kufijtë e mbretërisë përtej Vlorës e Kaninës dhe përfshiu Himarën, Sopotin e Butrintin.
Kryeqendra e Mbretërisë së Arbërisë u bë Durrësi. Këtu e kishte qëndrën mëkëmbësi i Karlit si dhe mareshalli i ushtrisë anzhuine. Në çdo qytet u caktua nga një qeveritar dhe kështjellar. Shumica e funksionarëve civilë e ushtarakë qenë feudalë frëngj, pjesërisht gjermanë të mbetur nga sundimi i Manfredit dhe feudalë arabë që shërbenin si mercenarë në ushtrinë e anzhuineve.
Një mbështetje e rëndësishme e sundimit të anzhuinëve u bë kisha katolike. Bashkë me ushtritë anzhuine në Shqipëri erdhën në këtë kohë një shumicë e madhe misionarësh katolikë, françeskanë dhe dominikanë. Vendi u mbush me kuvende e manastire të cilat u ngritën jo vetëm pranë qyteteve, por edhe në fshatrat e brendëshme malore. Manastireve dhe peshkopatave katolike Karli u dhuroi mjaft toka.
Me gjithë perpjekjet e Karlit per të siguruar përkrahjen e feudalëve arbëreshë, sundimi i tij në Shqipëri nuk pati baza të qëndrueshme. Bujarët feudalë anzhuinë erdhën në Shqipëri për të grumbulluar toka dhe per të grabitur vendin. Si në Italinë e jugut ashtu edhe në Shqipëri, ata përvehtësuan toka të shumta, vendosën mbi masat fshatare shfrytëzimin feudal të perëndirnit të panjohur në Shqipëri, ngarkuan banorët e qyteteve me taksa të rënda. Mjerimin e masave të popullsisë e dëshmon perhapja e gjerë në këtë kohë e shitjes së arbëreshëve si skllevër per arësye borxhi aqë sa vetë Karli u detyrua ta ndalonte tregëtinë e skllevërve. Të gjitha këto sollën pakënaqësinë jo vetëm të masave të varfëra por edhe të vetë feudalëve arbëreshë. Më 1274 feudalët arbëreshë kryen një varg inkursionesh kundër anzhuinëve dhe arritën deri përpara Durrësit. Kështu, politika e Karlit për t'i terhequr pas vehtes feudalët arbëreshë dështoi plotësisht. Një numër feudalësh u arrestuan dhe u dërguan në Itali për t'u mbajtur si peng.
Kundër anzhuinëve, feudalët arbëreshë nxiteshin edhe nga perandori bizantin, Mihali i VIII Paleologu. Më 1275, duke përfituar nga trazirat që u shkaktuan prej sulmeve të feudalëve arbëreshë, Mihal Paleologu e mori anzhuinëve brenda pak kohe Beratin dhe arriti deri në Butrint e Himarë. I trembur nga këto sulme, Karli grumbulloi në Shqipëri forca të rëndësishme ushtarake si dhe rezerva të mëdha ushqimore dhe u përpoq të lidhte marrëveshje të veçanta me feudalët kryesorë arbëreshë. Feudalët arbëreshë i premtuan besnikëri Karlit pasi u siguruan prej tij se do t'u garantoheshin të drejtat e sundimit në feudet e tyre dhe i lëshuan pengje.
Megjithatë gjendja e sundimit anzhuin në Arbëri nuk u përmirësua. Më 1275 Mihal Faleologu arriti me ushtrinë e vet përsëri deri përpara Durrësit. Me gjithë pengjet që kishin dorëzuar dhe që mbaheshin në Itali, më 1279 në Shqipëri filloi përsëri kryengritja kundër anzhuinëve. Por, si duket, kjo nuk pati sukses. Për t'i kërcënuar feudalët arbëreshë Karli futi në burgun e kështjellës së Brindisit si "tradhëtarët" dhe "fajtorë të këqij", "me pranga të mira prej hekuri", një numër bujarësh nga familjet më të mëdha feudale të Arbërisë si dhe udhëheqësin e kryengritjes, dukën Gjin Tanushi, i cili mendohet se është i pari nga familja feudale a Dukagjinëve të mëvonshëm. Për të siguruar pozitat në Shqipëri Karli dha urdhër që të ndërmerreshin punime të mëdha fortifikimi në kalatë e Durrësit dhe Kaninës. Nga ana tjetër ai dërgoi forca të reja në Shqipëri dhe i dha urdhër mëkëmbësit të tij, Hygo de Syli, të fillonte veprimet për ripushtimin e Beratit. Në qershor 1280 filloi rrethimi i Beratit dhe në fillim veprimet luftarake u zhvilluan në favor të anzhuinëve. Por, në mbarim të vitit 1281, feudalët frëngj dhe italianë, të grumbulluar përpara Beratit, pësuan një disfatë të rëndë nga ushtria bizantine që u erdhi në ndihmë të rrethuarve.
Me gjithë disfatën, Karli i I nuk hoqi dorë nga planet e luftës kundër Bizantit. Me ndërhyrjen e papës, Martinit të IV. u organizua një aleancë e gjerë ku morën pjesë, përkrah anzhuinëve, mjaft shtete të tjera midis të cilave republika e Venedikut, Mbretëria Serbe dhe Mbretëria Bullgare. Përgatitjet për ekspeditën ishin gati, kur në mars 1282 shpërtheu në Siçili kryengritja e madhe e fshatarëve kundër feudalëve anzhuine. Kjo kryengritje, e cila ka hyrë në histori me emrin "Mbrëmësorja Siçiliane", e detyroi Karlin të tërhiqte një pjesë të ushtrive nga Arbëria dhe të hiqte dorë nga ekspedita kundër Bizantit. Sundimi i Karlit në Itali filloi të rrezikohej edhe nga mbreti i Aragonës, i cili, i shtyrë nga Bizanti, sulmoi Siçilinë.
Këto sollën dobësimin e sundimit të anzhuinëve në Shqipëri. Perandori i ri i Bizantit, Androniku i II Paleologu (1282-1328) vazhdoi sulmet për të pushtuar qytetet e tjera të vendit. Vlora, Kruja dhe Durrësi ranë një pas një në dorë të tij, gjatë viteve 1285-1286. Më 1286 anzhuinët u larguan nga Shqipëria. Tokat e saj ranë përsëri nën sundimin bizantin. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Historia e Shqipërisë - Arbëria Mon Mar 28, 2011 8:07 pm | |
| Mbretëria e Arbërisë në fillim të shek. XIV
Perandori bizantine nuk ishte në gjendje ta forconte sundimin e vet në tokat që pushtonte. Pasi u larguan anzhuinët, shteti sërb i Rashës u shtri në tokat e Arbërisë duke pushtuar edhe Durrësin. Këto lufta morën fund përkohësisht me marrëveshjen që u bë më 1299 midis perandorit bizantin dhe mbretit serb, sipas së cilës kufiri midis tyre u caktua në lumin Shkumbin. Bizantinët kishin tani vetëm Shqipërinë e jugut, por më 1301 ata e shtrinë përsëri në dorë Durrësin.
Anzhuinët nuk hoqën dorë nga planet për të rivendosur sundimin e tyre në Shqipëri. Pas përgatitjesh të gjata, Filipi i Tarentit, nipi i Karlit të I të Anzhuve zbarkoi dhe pushtoi më 1304 qytetin e Durrësit, duke mëkëmbur edhe një herë Mbretërinë e Arbërisë.
Edhe Filipi u përpoq të tërhiqte pas vehtes feudalët arbëreshë. Po atë vit, Durrësit dhe shumë bujarëve arbëreshë që banonin midis lumejve Mat e Vjosë u siguroi privilegje të veçanta. Në një mesazh të dërguar në shtator 1304 ai përshëndeste prelatët e kishave, kontët, baronët, zyrtarët, bujarët dhe qytetarët e Shqipërisë dhe u siguronte privilegjet e dhëna nga Karli I. Dy familjeve feudale arbëreshe, Blinishtëve dhe Matarangëve, pas faljes që u bëri për qëndrimin armiqësor të mëparshëm, u siguroi tokat, zotërimet, të drejtat dhe të gjitha pasuritë, imunitetet, liritë dhe u dha titullin e kontit. Këtë radhë anzhuinët emëruan në ofiqet e larta edhe feudalë shqiptarë. Kështu për shembull. Guljelm Blinishti, ungji i të cilit më 1279 që burgosur si armik i tyre, tani më 1304 u emërua mareshal i Arbërisë. Filipi u përpoq gjithashtu të merrte me të mire edhe bashkësitë fshatare arbëreshe duke u premtuar edhe atyre privilegje. Këtë radhë anzhuinët ua respektuan deri diku privilegjet e premtuara bujarëve arbëreshë dhe, duke parë fuqinë e tyre politike, që gëzonin në Shqipëri u përpoqën të mbështeteshin kryesisht mbi ta.
Planet a anzhuinëve për të zgjeruar sundimin në krejt Shqipërinë ranë në kundërshtim me synimet e mbretit serb, Uroshit të II Milutinit, në duart e të cilit ndodheshin tokat e Shqipërisë deri në Ishëm dhe që përdorte si Filipi i Tarentit, titullin "mbret dhe kryezot i Arbërisë". Këto kontradikta sollën luftën midis tyre. Me ndihmën e papës, anzhuinët organizuan kundër serbëve, një koalicion të ri ku morën pjesë krahas Filipit të Tarentit, mbreti i Hungarisë e bani i Kroacisë. Papa u bëri thirrje peshkopëve frëngj që kishin mbushur kishat e Shqiperisë të ndihmonin anzhuinët. Me letra të veçanta ai ftoi edhe bujarët arbëreshë që ndodheshin nën sundimin e serbëve t'i kthenin armët kundër mbretit të Rashës, armikut të fesë, siç e quante atë papa.
Luftimet filluan në korrik të vitit 1319. Por shteti i Rashës u bëri ballë ushtrive të koalicionit dhe bile mundi të pushtonte përkohësisht edhe Durrësin.
Anzhuinët u orvatën më vonë të organizonin një kryqëzatë të re. Për këtë qëllim u vu përsëri në lëvizje kleri katolik që vepronte në Shqipëri. Kryepeshkopi i Tivarit, Guljelm Adami, i paraqiti më 1332 mbretit të Francës një raport i cili më vonë i është atribuar gabimisht një murgu me emër Brokard. Sipas tij, në ketë kryqëzatë, rolin kryesor do ta luanin feudalët arbëreshë të cilët mund të "nxirrnin 15 mijë kalorës burra të fortë, trima dhe luftëtarë të mirë". Por edhe kjo kryqëzatë dështoi.
Shteti sërb, nën sundimin e Stefan Dushanit (1333-1355) u forcua dhe, duke përfituar nga tatëpjeta e Perandorisë Bizantine, brenda pak kohe mundi të shtrihej në Thesali e Maqedoni. Ai vuri në rrezik edhe sundimin e anzhuineve në Shqipëri. Mbreti anzhuin, Robert, sapo hipi në fron më 1333, emëroi të birin Karlin kapitan të Durrësit, dhe ky në luftën kundër serbëve mbështeti shpresat vetëm te feudalët arbëreshë.
Edhe feudalët arbëreshë nga ana e tyre iu trëmbën rritjes së shpejtë të fuqisë së shtetit serb, prandaj qenë të gatshëm të merreshin vesh me mbretin anzhuin. Për një marrëveshje me atë qenë edhe disa bujarë, të cilët deri atëherë kishin mbajtur qëndrim armiqësor ndaj anzhuinëve. Në këtë kohë në Shqipëri, nga radhët e bujarëve, dy prej tyre luajtën një rol të rëndësishëm. Njëri ndër to ishte Tanush Topia, i cili i kishte pronat midis Durrësit e Tiranës. Tjetri ishte Andrea Muzaka, pronat e të cilit ndodheshin midis lumejve Shkumbin e Seman.
Për të siguruar aleancën e bujarëve arbëreshë Roberti u premtoi këtyre më 1336 ndihmën e tij. Po atë vit erdhi një ushtri nën komandën e djalit tjetër të Robertit, Ludovikut, i cili bëri në fund të vitit një marrëveshje me Andrea Muzakën. Me këtë marrëveshje Ludoviku i njohu Andrea Muzakës titullin e "despotit të Arbërisë", i zotohej se do ta mbronte nga sulmet e "rebelëve" dhe "barbarëve" siç i quanin malsorët dhe fshatarët që në këtë kohë kishin ngritur krye kundër qeveritarëve feudalë, se nuk do të lejonte asnjë njeri të dënonte për qëndrimin e mëparshëm armiqësor, se do të forconte zakonet e mbretërisë së Arbërisë me kusht që të mos ishin në kundërshtim me ato të mbretërisë së Siçilisë. Ai i siguroi Andrea Muzakës pronat, i premtoi atij dhe farefisit të tij të drejtat dhe nderet feudale. Si garanci, Ludoviku i kërkoi që një nga djemtë a tij të qëndronte si peng besnikërie në Durrës. Dy vjet më vonë, më 1338, anzhuinët mundën të afronin edhe Tanush Topinë. Karli i njohu këtij si zotërime feudale tokat midis lumejve Mat e Shkumbin, titullin, kont dhe një shumë prej 1.000 në vit të ardhurat e Durrësit, sidomos të kriporeve.
Këto masa tregonin se sundimi anzhuin në Shqipëri varej në një shkallë të madhe nga qëndrimi i feudalëve arbëreshë. Në fakt, tani postet kyçe të Mbretërisë ranë në duart e feudaleve arbëreshë, si vasale të mbretit anzhuin. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Historia e Shqipërisë - Arbëria Mon Mar 28, 2011 8:07 pm | |
| Arbëria nën sundimin Serb
Masat që morën anzhuinët dhe feudalët arbëreshë nuk ia penguan Stefan Dushanit rrugën e pushtimit të Arbërisë. Më 1343 ai mori Krujën. Pas dy vjetësh mori Beratin dhe, më 1347, me pushtimin e Vlorës dhe Kaninës, sundimi bizantin në Shqipëri i vendosur 9 shekuj e gjysmë më parë, mori fund një herë e përgjithmonë.
Me pushtimet a tij Stefan Dushani përfshiu në shtetin serb pjesën më të madhe të Ballkanit duke krijuar një perandori feudale. Në këto vise mbeten jashtë kufijve të shtetit serb vetëm pak qytete bregdetare.
Stefan Dushani nuk e njohu as formalisht ekzistencën e Mbretërisë së Arbërisë. Por nga ana tjetër ai u përpoq t'i afronte feudalët arbëreshë duke e shpërndarë prona e bashtina të mëdha të feudalëve bizantinë, sidomos në Thesali dhe në Epir. Në Shqipëri vendosi bashtinarë e pronarë serbë, dhe në krye të qyteteve të Shqipërisë vuri qeveritarë serbë. Per të përforcuar pushtetin e feudalëve, përmblodhi në një kanun të drejtën që mbronte marrëdhëniet feudale në prodhim dhe që njihet me emrin "Zakoniku i Stefan Dushanit".
Stefan Dushani bëri gjithashtu një politikë në dobi të kishës së cilës i dhuroi prona dhe privilegje. Me një diplomë të tij, i garantonte peshkopit, klerit dhe fisnikëve të Krujës pronat e tyre, si brenda dhe jashtë qytetit, që ata i gëzonin prej shumë kohësh. Veç kësaj, për ta bërë kishën të pavarur nga Bizanti dhe Roma, Stefan Dushani themeloi patrikanën autonome serbe me qëndër në Pejë.
Stefan Dushani përdori për qëllimet e veta malësorët shqipëtarë, të cilët gjatë gjysmës së parë të shek. XIV po dyndeshin në masë drejt fushave. Ai u dha leje të vendoseshin në Thesali duke i vënë në konflikt me popullsinë dhe me feudalët grekë. Ai krijoi edhe reparte ushtarake, ku merrnin pjesë me shumicë arbëreshë.
Qëndrat kryesore të Perandorisë Serbe, të Stefan Dushanít u bënë Prizreni dhe Shkupi. Feudalët serbë i kishin përforcuar tani pozitat a tyre si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoni. Por megjithëse procesi i kolonizimit serb në këto krahina, i përkrahur nga shteti serb mori përpjesëtime të gjëra. Popullsia shqiptare vazhdoi të qëndronte duke i bërë ballë këtij presioni. Dokumentet flasin tani më shpesh jo vetëm per barij shqiptarë që shtegtojnë nga malet në zonat fushore por edhe për fshatarë bujkrobër dhe bile për fshatra të tëra shqiptare. Të tilla katune dhe fshatra shqiptare ose bujkrobër të veçantë shqiptarë iu dhuruan nga mbretërit serbë dhe në mënyre të veçantë nga Stefan Dushani manastireve të Prizrenit, Deçanit (pranë Pejës), Tetovës etj. Gjurmat e shqiptarëve i gjejmë deri në Preshevë, Shkup e Shtip.
Perandoria serbe nuk qëndroi gjatë në këmbë. Feudalët e nënshtruar joserbë, midis të cilëve edhe feudalët shqiptarë, përfituan nga rasti i vdekjes së Stefan Dushanit (1355) si dhe nga grindjet që plasën pas vdekjes së tij në Perandorinë Serbe, dhe u bënë të pavarur duke krijuar shtete më vehte të cilat lulëzuan gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIV. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Historia e Shqipërisë - Arbëria Mon Mar 28, 2011 8:08 pm | |
| Kryengritjet dhe Dyndjet e malësorëve Shqiptarë
Dyndjet e malsorëve që kishin filluar qysh në shekujt e mëparshëm, morën përpjestime të mëdha gjatë sundimit të Stefan Dushanit i cili i lejoi dhe i nxiti të vendoseshin në tokat e shpopulluara të Greqisë. Në mënyrë individuale malsorët shpërnguleshin nga vendbanimet e tyre dhe kërkonin punë nëpër qytete. Një shumicë e madhe malsorësh, me gjithë kundërshtimin e guvernatorëve të vendit, zbritën nëpër fusha. Ata bashkë me bagëtitë e tyre u shtrinë në veri deri në dyert e Raguzës e në brrylin e Danubit, kurse në jug u vendosën deri në Epirin e jugut e Thesali. Dalëngadalë ata arritën deri në Atikë dhe More duke u hedhur edhe në disa ishuj të detit Egje, si në Eube, Hydra, Specia, Paros etj. Pjesa më e madhe e tyre u vendos në tokat e feudalëve grekë e frëngj. Popullsitë arbëreshe mbushën tokat e shkretuara të Greqisë dhe ndihmuan në ngritjen e ekonomisë së rrënuar të vendit. Qysh nga shek. XIV ata vazhdojnë të banojnë akoma në ato vende. Por nën presionin e gjatë të helenizmit, shumica e tyre e ka humbur gjuhën shqipe. Qindra fshatra të Greqisë, ku ata kanë banuar ose banojnë akoma sot, mbajnë emra shqip si Lops, Luaras, Bardha, Kodra, Kulla, Ferrëza, Shpellëza, Shkallëza, Qyteza, Kurora, Hekali, Qafadrizi, Klementi, Malizi etj.
Disa herë dyndjet e malsorëve merrnin forma të armatosura dhe drejtoheshin kundër qeveritarëve feudalë ose qyteteve, i sulmonin dhe i plaçkisnin. Më 1330, malësorët e Shqipërise së mesme u ngritën kundër guvernatorit zullumqar bizantin Nikolla Hanza, të cilin e rrethuan brenda në Berat, por nuk e kapën dot. Një kryengritje tjetër shpërtheu më 1335 në po këto krahina, por përsëri malësorët u detyruan të tërhiqeshin përpara epërsisë së ushtrive bizantine. Më 1336 shpërtheu një kryengritje e furishme e cila u përhap nga perëndimi deri në afërsitë e Vlorës e Durrësit, ndërsa nga lindja deri në Kostur. Kronisti bizantin, Joan Kantakuzeni, i cili na jep lajmet e kësaj kryengritje, thotë se malsorët arbëreshë pushtuan dhe shkatërruan kështjellat e Beratit, Kaninës, Skraparit, Tomorit dhe Këlcyrës. Për të shtypur kryengritjen, këtë radhë u nis vetë perandori bizantin, Androniku i III, i cili thirri në ndihmë mjaft mercenarë turq. Kryengritja u shtyp vetëm me ndëhyrjen e mercenarëve turq të stërvitur në luftime nëpër male të ashpëra, të cilët kryen mbi arbëreshët barbarizma të mëdha. Ushtria bizantine shtiu në dorë një plaçkë të madhe, të përbërë kryesisht prej bagëtish të trasha, dhensh, dhish e kuajsh.
Dyndjet e malësorëve dhe kryengritjet e tyre nuk u ndërprenë. Kur morën vesh vdekjen e perandorit, Androniku i III, më 1341, shkruan Kantakuzeni, arbëreshët që banonin në Thesali, rreth 12 mijë frymë, ngritën përsëri krye, sulmuan qytetet dhe bastisën disa prej tyre. Po në atë kohë ngritën krye gjithashtu malësorët arbëreshë të rrethit të Beratit dhe të Pogonianit afër Janinës, të cilët sulmuan Beratin dhe qytetet e Akarnanisë. Por këto kryengritje, si dhe ato të fshatarëve bujkrobër, u shtypën me ashpërsi. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Historia e Shqipërisë - Arbëria Mon Mar 28, 2011 8:08 pm | |
| Qytetet në shek. XIV
Gjatë shek. XIV qytetet e Shqipërisë arritën në kulmin e zhvillimit të tyre që njohën gjatë mesjetës. Në krye të tyre qëndronte gjithnjë Durrësi, i cili kishte rreth 25 mijë banorë, dhe ishte një nga qytetet e mëdha të këtij shekulli. Ky zhvillim erdhi si pasojë e rritjes së ekonomisë së tyre, kryesisht e zhvillimit të zejtarisë.
Në zejtarinë e metalurgjisë dalloheshin pothuaj të gjitha qytetet e Shqipërisë. Sidomos në Shkodër, Drisht, Vlorë, kovaçët përpunonin hekurin dhe prodhonin me të vegla bujqësore, si plore, plugje, shata, gozhda. Vlora qe e dëgjuar për zejtarët e shpatave. Në Shkodër e Ulqin prodhoheshin këmbana. Në Shkodër kishte zejtarë që punonin arin e argjendin. Nallbanët arbëreshë qenë të dëgjuar edhe në Itali për mënyrën e mbathjes së kuajve (ferrare al modo albanese). Zejtarët punonin edhe plumbin që importohej nga Serbia.
Edhe zejtaritë e veshmbathjes qenë të zhvilluara. Gati në çdo qytet kish lëkurëxhij, gëzoftarë e tabakë. Burimet përmendin saraçë dhe sidomos këpucëtarë e opingarë. Zejtarët punonin leshin dhe prodhonin shajakë e guna. Për prodhimin dhe punimin e mëndafshit qenë të përmendur Durrësi, Vlora, Berati, Shkodra, Drishti e Pulti. Në qytetet e Shqipërisë kishte zejtarë rrobaqepës që dinin t'i qepnin mirë petkat e t'i qëndisnin bukur me gajtana e me ar.
Veç këtyre kishte një numër zejtarish të tjera. Dokumentet përmendin poçarët e Drishtit, marangozët e Balezit, qirixhijtë e Lezhës. Zejtarët gurëskalitês qenë të përmendur në Durrës. Këta kërkoheshin edhe nga qytetet e huaja. Edhe gdhendësit e drurit dhe punuesit e argjendit qenë të dëgjuar. Nëpër qytetet kishte furrtarë dhe kasapë. Në qytetet bregdetare të përmendur qenë zejtarët që përgatisin ceragat e putargat që eksportoheshin jashtë Shqipërisë. Kripa e Shqipërisë qe e dëgjuar jashtë vendit, sidomos kripa e bardhe e Durrësit. Kripë prodhohej gjithashtu në Lezhë, Ulqin. Vlorë. Në qytetet bregdetare, sidomos në grykat e lumejve, kishte edhe kantiere për ndërtim anijesh të vogla. Në qytete kishte gjithashtu restorante e taverna.
Mbi organizimin e brendshem të punishteve zejtare në këta shekuj lajmet mungojnë krejtësisht. Burimet arkivale i përmendin zejtarët me emrin e pëgjithshëm artizanë pa na dhënë hollësira mbi madhësinë e punishteve të tyre, mbi numrin e krahëve të punës të lidhur në një dyqan zejtari. Nuk ka dyshim se në një pjesë të ketyre punishteve punonte vetëm mjeshtri zejtar pranë të cilit qëndronte shpesh herë edhe ndonjë çirak. Por kishte edhe punishte ku pranë mjeshtrit të zejes punonin edhe një e më teper çirakë, të cilët në dokumentet mesjetare përmenden me emrin guntorë (lavoratori).
Me shtimin e numrit të zejtarëve u shtua edhe numri i korporatave dhe i shoqatave zejtare. Ne njohim nga kjo kohë disa korporata, të cilat, siç ishte zakoni në mesjetë, mbanin emrin e një "shenjtori" dhe a konsideronin ketë si patronin e tyre (për shembëll: korporata e Shën-Gjergjit, Shën-Mërisë, Shën-Mërkurit, etj.).
Zhvillimi i prodhimit zejtar solli në Shqipëri edhe rritjen, e tregëtisë. Zejtarët merreshin zakonisht edhe me shitjen e prodhimit të tyre në të njëjtin lokal ku punonin. Por me tregëtinë e brendëshme dhe të jashtme merreshin tani edhe persona të shkeputur nga prodhimi zejtar, të cilët përshkonin me anijet e tyre Adriatikun e Mesdheun për të blerë prodhime nga jashtë ose per të shitur prodhimet e Shqipërisë.
Nga vendet e huaja zakonisht importoheshin cohëra të vyera, armë, stoli prej ari, verë e mirë, sheqer, piper, kallaj, xhama, pasqyra dhe, në vitet me korrje të këqia, drithë. Kurse nga Shqipëria eksportoheshin lëndë ndërtimi prej pishe, vidhi, e sidomos dru dushku prej pyjeve të bregdetit. Eksportohej mëndafsh, vaj, bagëti, lëkurë, gezofë, peshk, ngjala, putarga, ceraga të kripura, ullij, kripë, valanidhë, shqeme, dyllë. Në vitet me korrje të bollshme eksportohej edhe drithë.
Në sajë të zhvillimit të tregëtisë përveç qyteteve të mëparëshem, të cilat u rritën edhe më tepër, gjatë bregdetit u ngritën gjithashtu një varg skelash të reja ku ngarkoheshin e shkarkoheshin anijet shqiptare e të huaja. Një rëndësishme ishte Shirgji në breg të Bunës, afër Obotit të sotshëm, me magazina për depozitimin e mallrave, sidomos të kripës. Më në jug ishte skela e Shëngjinit, e njohur në mesjetë me emrin skela e Medës dhe, pranë kësaj, skela e Shufadasë, kurse më poshtë skela e Rodonit. Midis Durrësit e Vlorës kishte një varg skelash të tjera, si Bashtova në grykën e Shkumbinit, Pirgu në atë të Semanit, Spinarica në grykën e Vjosës.
Tregëtia e jashtme u zhvillua sidomos me Republikën e Venedikut dhe me Raguzën. Tregëtarët arbëreshë i rrihnin me guxim detet që rrezikoheshin nga piratët dhe shkonin në lindje deri në Egjypt e Siri, kurse në perëndim deri në krahinat e zhvilluara të Flandrës. Për të lehtësuar tregëtinë me Shqipërinë shtetet e huaja më të interesuara krijuan agjensi tregëtare në qytetet e bregdetit. Nga këto Republika e Venedikut, e cila kishte vendosur konsujt e saj qysh në shk. XIII në Durrës (1249), e Spinaricë (1277), tani dërgoi konsuj edhe në VIorë (1359) e në Ulqin (1370). Raguza dërgoi gjithashtu përfaqësues të saj në Spinaricë (1301) e në Shkodër (1395). Edhe tregëtarët e mëdhej arbëreshë kishin agjensi të tyre në Venedik, Raguzë, Selanik.
Por zhvillimi i qyteteve u pengua në përgjithësi nga vete sistemi feudal. Ato u dëmtuan nga sundimi i huaj, siç ishte sundimi bizantin, anzhuin e serb, si dhe nga sulmet e bandave të organizuara shpesh herë nga vetë feudalët. Veç kësaj karvanet ishin të detyruara të paguanin taksa sa herë kalonin kufijtë e qyteteve ose të zotërimeve të feudalëve. Për të kapërcyer barrën e rëndë të doganave shpesh herë qytetet lidhnin marrëveshje të veçanta me njëri tjetrin për liri doganash. Marrëveshje të tilla përmenden më 1305 midis Durrësit dhe qyteteve të Italisë jugore, Barit, Brindizit dhe Tranit, më 1372 midis Vlorës, Durrësit, Raguzës dhe Ankonës, etj.
Zhvillimi ekonomik i qyteteve, rritja e zejtarisë dhe tregëtisë e thelloi edhe më tepër diferencimin shoqëror të banorëve të tyre. Banorët qytetarë dalloheshin nga pozita e tyre ekonomike e shoqërore në klasa dhe shtresa të ndryshme në popullore, qytetarë e fisnikë.
Në radhët popullorëve (sipas burimeve latine: populares) bënin pjesë shtresat e varfëra të qytetit: kallfët, çirakët e punishteve zejtare, puntorët e krahut, detarët, që punonin në anijet e pronarëve të pasur, hamejtë, etj. Radhët e tyre shtoheshin vazhdimisht me fshatarë të shpronësuar ose me bujkrobër të arratisur të cilët vinin në qytetet për punë si mëditës të thjeshtë.
Në radhët e qytetarëve (cittadini) hynin shtresat e mesme të qytetarëve, zakonisht ata që kishin një pronë ose pasuri të vogël pronarët e vegjël e të mesëm të punishteve zejtare të shtëpive, të anijeve, tregëtarët e vegjël. punëtorët specialistë, mjeshtrit muratorë etj. Këta përbënin shimicën e popullësisë së qytetit.
Në shtresën e lartë, në atë, të fisnikëve (nohiles) sikurse quheshin në atë kohë, hynin qytetarët e pasur dhe bujarët feudalë të qytetit, pronarët e punishteve të mëdha zejtare dhe të anijeve me shumë vela, tregëtarët e mëdhenj, pronarët e pasur të tokave të juridiksionit të qytetit. Këta përbënin një pakicë të popullsisë dhe formonin aristokracinë e qytetit. Një nga familjet aristokrate qe ajo e Spanëve, në fillim tregëtarë të pasur në Shkodër, pastaj pronarë të mëdhej tokash në Shkodër e Drisht. Për t'u dalluar nga shtresat e tjera këta mbanin tituj fisnikërie, të tillë si titullin bizantin "zot" (kyr) ose titullin anzhuin "kalorës" (miles) dhe "kalorës fisnik" (nobilis miles) më vonë titullin venedikas "ser", etj.
Fisnikët dalloheshin nga klasat e tjera, jo vetëm nga pasuria por edhe nga pozita shoqërore, nga privilegjet dhe të drejtat politike që gëzonin. "Popullorët" nuk gëzonin asnjë të drejtë politike. Përkundrazi, si njerëz të varfër, dhe të prapambetur nga mungesa e plotë e arsimit, këta përbuzeshin nga klasat e tjera. "Qytetarët", të cilët më parë gëzonin disa të drejta politike, tani i kishin humbur shumë nga këto të drejta. Tani funksionet më të larta politike në qytetet kaluan në duart e fisnikëve.
Në shek. XIV banorët e qyteteve paguanin një numër më të madh taksash se më parë. Përveç taksave të vjetra ata paguanin tani maldenarin për mirëmbajtje,ose meremetimin e mureve të qytetit, taksa të veçanta për masat, peshat dhe kandarët, për bagëtinë, kullotën dhe peshkimin. Pronarët e tokave paguanin tani edhe sokun a brokun. Për çdo produkt që hynte në qytet për t'u shitur paguhej taksa e doganës, pavarësisht në se vinte me anije nga deti ose me karvane nga toka. Qytetarët ishin të detyruar të bënin roje në qytet sidomos natën dhe me punë angari të ndërtonin muret e qytetit. Mbledhja e taksave dhe e doganave bëhej me anë sipërmarrësish.
Por këto taksa nuk rëndonin mbi të gjithë qytetarët. Duke shfrytëzuar pozitën e tyre të privilegjuar fisnikët u a ngarkonin barrën kryesore të taksave "qytetarëve" dhe "popullorëve".
Rritja e rolit ekonomik e politik të qyteteve u kishte dhënë këtyre mundësinë të fitonin qysh më parë disa të drejta në vetadministrimin e tyre edhe në kushtet e sundimeve të huaja. Këto të drejta qenë sanksionuar edhe me dekretet që u kishin dhënë qyteteve perandorët bizantinë të cilat u konfirmuan edhe prej Stefan Dushanit. Këto vazhdonin të administroheshin nga "këshilli i qytetit". Ky drejtonte në përgjithësi jetën publike të qytetit. Por në krye të këshillave qëndronin gjithnjë qeveritarët (prirorët ose kontët) e emëruar nga mbretërit a huaj. Këta qeveritarë kishin në dorë pushtetin suprem mbi administratën civile. ushtarake e gjyqësore. Ata nxirrnin ligje të reja, abrogonin ligje të vjetra, anullonin vendimet e gjyqit, dërgonin përfaqësuesin e tyre në kolegjin e gjykatësve. Qeveritarët kishin pranë tyre ndihmës, një gardë të armatosur, noterin, perkthyesin, sekretarë kujdestarë etj.
Përveç qeveritarit, në qytete kishte një varg funksionarësh të tjerë të lartë. Një nga këta ishte kapitani, (komandanti i milicisë së qytetit) detyrë të cilën shpesh herë e mbante vetë qeveritari, pastaj vinte kështjellari (komandanti i kështjellës). Në krye të policisë së qytetit ishte kalorësi. Aparatin financiar e drejtonte kamerari. Qytetet bregdetare kishin komandantin e limanit, protontinin, kurse flota e qytetit admiralin e vet, i cili kishte për detyrë të mbronte anijet tregëtare nga piratët.
Çështjet civile e penale gjykoheshin nga kolegji i gjykatësve të qytetit. Ky kolegj zgjidhej nga këshilli i qytetit, por gjatë sundimeve të huaja, ai nuk mund të merrte asnjë vendim pa qenë aty i pranishëm përfaqësuesi i qeveritarit. Sundimtarët e huaj nuk arritën dot të zhduknin traditën e zgjedhjes së gjykatësve. Çështjet civile që i takonin kishës, si shkurorëzimet, shkeljet e kurorës, grabitjet e vajzave, gjykoheshin nga kryeprifti i qytetit.
Qytetet kishin stemën dhe vulën e vet. Qytetet më të rëndësishme si Shkodra, Ulqini, Tivari, prenë për disa kohë dhe monedhat e tyre. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Historia e Shqipërisë - Arbëria Mon Mar 28, 2011 8:10 pm | |
| Anarkia Feudale
Lulëzimi i ekonomisë feudale që u krye gjatë shek. XIV, solli forcimin e mëtejshëm të bujarëve arbëreshë dhe rriti peshën e tyre në jetën politike të vendit. Disa nga këta feudale e ndjenë vehten aq të fortë sa filluan të shikonin të mundshme shkëputjen nga vartësia e kryezotit të huaj. Bile tani kur synimet e tyre për t'i rritur edhe më tepër zotërimet feudale ranë në kundërshtim me interesat e kryezotit të huaj, kjo vartësi u bë një pengesë.
Në forcimin e pozitave të feudalëve një rol të rëndësishëm luajjtën edhe qytetet. Me zhvillimin e zejtarisë dhe tregëtisë shtri ndikimi ekonomik i qyteteve përtej kufijve të tyre. Kjo ndihmoi në zhvillimin e marrëdhënieve monetare të mallrave në fshat dhe në lidhjen gjithnjë më të ngushtë të ekonomisë natyrore me tregun. Krahinat dikur të veçuara filluan të lidheshin pas një qyteti që u bë qëndër e një tregu më të gjerë lokal. Qytete të tilla si Durrësi, Shkodra, Kruja, Berati, Lezha, Drishti, etj. futën në rrjetin e ndikimit të tyre edhe vetë feudalët që i kishin zotërimet e veta rreth e rrotull këtyre qyteteve. Prandaj feudalët e fuqishëm synonin t'i pushtonin këto qytete edhe për të përvehtësuar të ardhurat që ato nxirnin. edhe për të forcuar pushtetin politik mbi krejt zotërimet feudale.
Pas mezit të shek. XIV në Shqipëri raporti politik i forcave ndryshoi shumë shpejt në favor të feudalëve arbëreshë. Me vdekjen e Stefan Dushanit (1355) Perandoria Serbe, e cila kishte përfshirë në kufijtë e vet gjithë Shqipërinë, u dobësua shumë shpejt për shkak të kontradiktave të saj të brendëshme. Dobësimi i saj u dha rast feudalëve arbëreshë të çliroheshin nga presioni i huaj dhe të ndërmerrnin një varg veprimesh luftarake kundër qyteteve si dhe kundër feudalëve fqinj për të zgjeruar zotërimet e tyre feudale. Këto lufta të brendëshme shpërthyen kudo në Ballkan, u tronditën edhe më tej Perandorinë Serbe, shpejtuan shembjen e saj dhe daljen më vete të një morije zotërimesh feudale të mëdha e të vogla, të pavarura dhe vasale. Në të njëjtën kohë edhe qytetet e vendit, ndonëse mbetën nën vartësinë e qeveritarëve serbë, të cilët u bënë sundimtarë më vehte, u përpoqën të forconin të drejtën e vetadministrimit të tyre. Por ato u ndodhën menjëherë nën presionin e feudalëve arbëreshë dhe shumë shpejt ranë në dorën e tyre. Kështu Shqipëria u zhyt gjatë gjysmës së dytë të shek. XlV në një anarki feudale.
Kjo anarki, a cila a shpreh në një varg luftash të gjata midis vetë feudalëve si edhe midis feudalëve dhe qyteteve, me gjithë dëmet që i shkaktoi vendit, shënonte një hap përpara për zhvillimin politik të Shqipërisë. Feudalët e mëdhej, duke nënshtruar qytetet, i bënë ato qëndra të rëndësishme politike të zotërimeve të tyre. Brenda pak vjetëve zotërimet e vogla feudale u përpinë nga ato të mëdhatë. Kështu nga një copëtim i vendit në një shumicë domenesh u kalua në krijimin e tri principatave të mëdha, një në Shqipërinë e mesme me qendër në Durrës, një tjetër në Shqipërinë veriore me qendër në Shkodër dhe një tjetër në krahinat e jugut me qendër në Artë. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Historia e Shqipërisë - Arbëria Mon Mar 28, 2011 8:10 pm | |
| Komunet Qytetare Autonome
Qysh më 1350, anzhuinët, të cilët mbanin nën sundimin e tyre Durrësin, u dobësuan aq shumë sa u detyruan të tërhiqeshin duke e ruajtur gjithnjë të drejtën e sovranitetit mbi qytetin. Por me largimin e tyre Durrësi e fitoi autonominë dhe u kthye në një komunë të lirë qytetare. Pas shembjes së Perandorisë Serbe, edhe qytetet e tjera kryesore të Shqipërisë si Shkodra, Ulqini, Drishti, Tivari, Lezha, Shasi etj., ndonëse vazhduan të mbeteshin nën sundimin e qeveritarëve feudale serbë fituan, diku me shumë e diku më pak, mjaft të drejta për vetadministrimin duke u forcuar edhe ato si komune qytetare autonome (comuna ciovitatis). Kjo u shpreh në rritjen e rolit të këshillit të qytetit. Këshillat administronin si dhe më parë jetën politike e publike të qytetit. Antarët e këshillave, zakonisht 8 ose 10 vetë, zgjidheshin prej kuvendit të aytetarëve një herë në vit. Kuvendi i qytetarëve zgjidhte gjithashtu edhe kolegjin e gjykatësve. Të zgjedhurit e organeve të larta të qytetit u jepte komuneve pamjen e republikave të tipit mesjetar.
Masat e "popullorëve" zakonisht qenë përjashtuar nga pjesmarrja në jetën politike të qytetit. Në disa komune edhe "qytetarët", ku më shumë e ku më pak, qenë përjashtuar prej fisnikëve nga këshilli, ku shumicën e përbënin vetëm fisnikët. Për të siguruar pushtetin, fisnikët mundën të zëvendësonin kuvendin tradicional të qytetarëve me një këshill të madh ku pjesmarrja e "qytetarëve" ishte gjithashtu e kufizuar. Ky këshill i madh zgjidhte këshillin e qytetit, i cili filloi të quhej këshilli i vogël. Rënia e pushtetit në duart e fisnikëve i ktheu komunet në republika aristokratike.
Komunet qeveriseshin sipas statuteve të tyre të cilat në mjaft raste ekzistonin edhe gjatë sundimeve të huaja. Por ato hynë plotësisht në fuqi pas kthimit të qyteteve të Shqipërisë në komune autonome. Ne sot nuk i kemi tekstet e statuteve të qyteteve të Shqiperisë, por nga njoftimet historike dihet se qytete si Durrësi, Ulqini, Shkodra, Drishti, etj. kishin statute të tilla, të cilat humbën gjatë pushtimit turk. Ato ishin të shkruara në pergamenë dhe ruheshin në pallatin e këshillit të qytetit. Me 1392 statuti i Durrësit u regjistrua në zyrat e Venedikut, i cili e pushtoi qytetin atë vit, kurse më 1398 nja 35 nene të tij, për t'i shpëtuar nga sulmet e feudalëve, durrësakët i fshehën në një manastir.
Komunet qytetare kishin edhe monedhat e tyre, të cilat i shtypnin vetë. Ato mbanin mbishkrimin e qytetit si për shembëll: Civitas Scutariensis (qyteti i Shkodrës), Civitas Drivasti (qyteti i Drishtit), Sovaci Civitas (qyteti i Shasit), Moneta de Dulcino (Monedha e Ulqinit) etj.
Komunet qytetare u detyruan të mbroheshin nga synimet e feudalëve fqinj. Durrësi, për shëmbëll, luftoi disa herë me radhë kundër Karl Topisë, Ulqini e Tivari kundër Balshëve, Lezha kundër Dukagjinit. Shpeshherë, për të shpëtuar të drejtën e vetadministrimit, qytetet detyroheshin t'u paguanin feudalëve tribute të rënda. Megjithatë ato ranë njëri pas tjetrit nën sundimin e feudalëve arbëreshë, të cilët ua respektuan të drejtat. Por nga ana tjetër ata i detyronin komunet qytetare t'ua paguanin tributin e vjetër ose t'u jepnin një pjesë të të ardhurave nga taksat. Tribut merrnin për shëmbëll feudalët Topiaj nga Durrësi, Muzakët nga Berati, Dukagjinët nga Lezha, etj.
Kundër fisnikëve, të cilët i kishin kthyer ose po i kthenin qytetet në republika aristokratike, luftonin të dy shtresat më të ulta. Në disa qytete, si në Ulqin, në sajë të rezistencës së "popullorëve" dhe "qytetarëve", fisnikët nuk mundën t'i përjashtonin ata krejtësisht nga pjesmarrja në drejtimin e qytetit. Këtu merrnin pjesë në kuvendin e qytetarëve që të tria shtresat. Edhe funksionarët do të zgjidheshin nga të tria shtresat: 2 gjykatësit nga fisnikët, 4 kamerarët nga "qytetarët" dhe në detyrat e tjera më të vogla do të zgjidheshin edhe nga "popullorët". Në Durrës, "popullorët" kishin dy përfaqësues në zyrën e policisë së qytetit. Për në Tivar burimet arkivale dëshmojnë një luftë të ashpër e të gjatë klase. Këtu, më 1372, aristokratët, u munduan me një grusht shteti të zëvendësonin kuvendin e popullit me një këshill të madh dhe pushtetin ta kishte në dorë këshilli i vogël. Por popullorët nuk i lanë fisnikët t'ua shkelnin të drejtat dhe kështu, në vend të kuvendit të popullit, u krijuan dy këshilla, ai i fisnikëve dhe ai i "popullorëve". Lufta midis tyre vazhdoi shumë kohë dhe i dha rast Venedikut të ndërhynte e të pushtonte qytetin. Ajo vazhdoi edhe gjatë sundimit venedikas. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Historia e Shqipërisë - Arbëria Mon Mar 28, 2011 8:10 pm | |
| Principata e Durrësit
Qysh në gjysmën e parë të shek. XIV, bujarët Topiaj i zgjeruan me shpejtësi pronat dhe i forcuan pozitat e tyre shoqërore dhe politike. Zotërimet a tyre feudale ndodheshin në viset midis Durrësit Krujës e Tiranës. Tanush Topia e rriti gjatë çerekut të dytë të këtij shekulli pushtetin e vet si vasal i mbretit anzhuin të Napolit. Më 1338 papa i Romës dhe mbreti Robert e njohën atë si sundimtar të krahinave që përfshihen midis lumejve Shkumbin e Mat dhe i dhanë titullin kont. Por ai e ndjeu vehten aq të fuqishëm sa i prishi marrëdhëniet me kryezotin e tij, mbretin Robert. Shkas për këtë qe martesa e Tanushit me Helenën, bijën natyrale të Robertit, të cilën ai e rrëmbeu në Durrës kur ajo po udhëtonte për t'u martuar me një princ frëng në Greqi. Grindja që lindi midis tyre vazhdoi disa vjet dhe gjatë kësaj kohe Tanushi sundoi pothuajse i pavarur. Roberti mundi ta zhdukte Tanush Topinë duke e vrarë atë bashkë me të shoqen me pabesi në Napoli, ku i kishte ftuar gjoja për t'u pajtuar me ta.
Tanushi la trashigimtar birin e vet Karlin. Ndonëse i ri, ky u shqua si një bujar energjik. Me 1359, Karli u bë sundimtar më vehte në domenën e Topiajve. Pastaj futi nën sundimin e vet edhe feudalët e mëdhej të Shqipërisë së mesme si Muzakët, Skurajt, Matarangët. Karli i vuri syrin Durrësit që ki shte rëndësi të posaçme për të, qoftë si kryeqendër e zotërimeve të veta, qoftë si qytet me të ardhura të mëdha. Më 1362 e rrethoi qytetin, por Karlit i mungonte flota për të plotësuar rrethimin edhe nga deti. Durrësi këtë radhë shpëtoi, por u detyrua t'i paguante Karlit një tribut vjetor.
Për të marrë Durrësin ai filloi të përgatiste një flotë dhe të ndërtonte në Melie, vend bregdetar në veri të Durrësit, një kështjellë që të kishte strehë për flotën e vet. Pajisja a Karl Topisë me një flotë të armatosur e shqetësoi Republikën e Venedikut, e cila shikonte te kjo flotë një rrezik për anijet e saj në Adriatik. Në maj të vitit 1364 Republika urdhëroi komandantin e flotës së vet në Adriatik të vëzhgonte ndërtimin e kështjellës, të shembte atë dhe t'i digjte anijet e arbëreshëve duke i akuzuar ata si "kusarë" dhe armiq të Venedikut. Njëkohësisht po atë vit, me nxitjen e Venedikut, Gjergj Balsha, zoti feudal i principatës që ishte krijuar në të njëjtën kohë në veri të Shqipërisë, sulmoi principatën e Durrësit. Në këto luftime, të cilat u zhvilluan në luginën e Matit, Karl Topia e mundi Gjergj Balshën, të cilin e zuri rob. Lufta midis tyre mori fund përkohësisht me ndërmjetësimin e Raguzës.
Pas këtyre ngjarjeve, Venediku u përpoq të afrohej me Karl Topinë. Më 1366 republika e shpalli atë qytetar të Venedikut. Në letrën drejtuar Karlit ajo e quante atë "zot të Arbërisë në viset bregdetare të Durrësit" (Dominus Albaniae in partibus versus marittimam de Durachio) Por dy vjet më vonë, Karl Topia, me ndihmën e flotës që kishte përgatitur, e sulmoi dhe e pushtoi Durrësin. Marrëdhëniet me Venedikun u keqësuan përsëri dhe midis të dy palëve filloi një luftë e gjatë kundër anijeve të njëra tjetrës. Për të gjetur një mbështetje në grindjen me Republikën e Venedikut, Karl Topia lidhi aleancë me dy rivalët e saj, Raguzën dhe Hungarinë.
Pushtimi i Durrësit e armiqësoi Karl Thopinë dhe me anzhuinët, të cilët pretendonin gjithnjë sundimin mbi këtë qytet. Princi Ludovik i Navarrës, i shoqi i një princeshe anzhuine që pretendonte, si trashëgimtare, titullin e dukeshës së Durrësit, organizoi më 1372, me ndihmën e papës, një ekspeditë ushtarake kundër Karl Topisë, "armikut të vjetër" të anzhuinëve dhe mori qytetin. Por Karl Thopia i përzuri shumë shpejt anzhuinët nga Durrësi. Më 1374 u miqësua me papën, i cili i njohu titullin Kont i Madh i Arbërisë.
Zgjerimi dhe forcimi i principatës së Durrësit u bë pengesë për bujarët Balshë, sundimtarët e principatës së Shkodrës, të cilët synonin gjithashtu të shtrinin sundimin e vet në tërë Shqipërinë. Republika e Venedikut gjeti rastin dhe nxiti Balshët kundër Karl Topisë. Balshët këtë radhë patën edhe përkrahjen e papës. Lufta midis tyre filloi më 1382; Balsha i II e shtiu në dorë atë vit Durrësin. Karl Topia i ndodhur ngusht, iu drejtua për ndihmë ushtrive turke, të cilat në atë kohë kishin përparuar deri në Maqedoni. Më 1385, me ndihmën e ushtrive turke të komanduara prej Hajredin Pashës, i mundi ushtritë e Balshës në fushën e Savrës, në jug të Lushnjës, ku u vra edhe vetë Balsha i II. Gjithë zotërimet e principatës bashkë me qytetin e Durrësit hynë prapë nën sundimin e Karl Topisë.
Ushtritë turke që ndihmuan Karl Topinë u larguan shpejt nga Shqipëria. Megjithatë ardhja e tyre e përkohëshme tregoi rrezikun e afërm që kërcënonte si Shqipërinë ashtu dhe pozitën e Venedikut në Adriatik. Kjo e shtyu papën dhe sidomos republikën e Venedikut të afroheshin me Karl Topinë, i cili kishte nxjerrë gjithashtu mësime nga lakmitë e turqve.
Pas këtyre ngjarjeve Karl Topia nuk rrojti shumë. Ai vdiq më 1388 dhe la trashëgimtar birin e tij, Gjergjin (1388-1392). Karl Topia ka qenë një nga sundimtarët më të shquar të Shqipërisë në shekullin XIV. Ai mundi të nënshtronte gjithë bujarët e Shqipërisë së mesme dhe hodhi kështu themelet e një shteti feudal shqiptar të pavarur. Në burimet e kohës ai përmendet me tituj të ndryshëm, si sundimtar, duke ose princ i Arbërisë (Princeps' Albaniae). Në mbishkrimin e tij në tri gjuhë që gjindet në kishën e manastirit të Shën-Gjon Vladimirit (Elbasan) të cilën e rindërtoi ai, quhet latinisht "Princ i Arbërisë", sllavisht "Zot i arbëreshëve", greqisht "Sundimtar i gjithë tokës së arbëreshëve".
Karl Topia synonte të bashkonte të gjitha viset e Shqipërisë në një shtet të vetëm, por këtë synim nuk e realizoi dot. Më 1388 kur vdiq Karli dhe kur filloi sundimin e vet biri i tij, Gjergj Topia, turqit filluan depërtimin në Shqipëri. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Historia e Shqipërisë - Arbëria Mon Mar 28, 2011 8:16 pm | |
| Principata e Shkodrës
Edhe në krahinat e Shqipërisë veriore, të cilat për një kohë të gjatë qëndruan nën sundimin serb, u rrit bujaria feudale arbëreshe, në radhët e së cilës shquheshin familjet e Dukagjinëve, Zahariajve, Dushmanëve, etj. Një ndër familjet e vogla bujare arbëreshë që përmendet në gjysmën e parë të shek. XIV qenë Balshët, zotërit e fshatit Balëz me 350 bujq, në lindje të liqenit të Shkodrës. Një pinjoll i kësaj familje me emrin Balshë u shqua rreth mesit të shekullit XIV si zhupan i ushtrisë serbe të car Stefan Dushanit.
Pas çthurjes së Perandorise Serbe, Balsha i ndihmuar nga tre djemtë, Strazimiri, Gjergji i I dhe Balsha i II, me anën e luftave mundën të ngriheshin mbi bujarët e tjerë arbëreshë e sllavë, t'i nënshtronin ata së bashku me qytetet e tyre dhe të formonin një principatë me vehte, kryeqendra e së cilës u bë Shkodra. Pastaj ata përfshinë nën sundimin e vet viset bregdetare të Tivarit e Budues si dhe tokat a Zetës.
Pas vdekjes së plakut Balshë (1362), sundimtar u bë djali i madh, Strazimiri (1362-1372). Gjatë sundimit të tij, zotërimet e principatës u shtrinë në jug të Shkodrës, deri te lumi Mat, përtej të cilit fillonin zotërimet e Principatës së Durrësit. Feudalët Balshë kërkuan të shtriheshin me në jug, por ndeshën në qëndresën e Karl Topisë. Pas disfatës që pësoi Gjergji, vëllaj i Strazimirit më 1364, për të forcuar pozitën e tyre bujarët Balshë kërkuan përkrahjen e papës dhe për këtë qëllim, më 1369, ata nga orthodoksë u bënë katolikë.
Vendin e Strazimirit që vdiq më 1372, e zuri i vëllai i tij, Gjergj i I Balsha (1372-1379). Ky i zgjeroi zotërimet e principatës në lindje deri në Prizren kurse në veri, me ndihmën që i dha kunati i vet Karl Topia, deri në Bosnje. Nën sundimin e pasardhësit të tij, Balshes së II, Principata e Shkodrës arriti i kulmin e vet.
Balsha i II përfitoi nga vdekja e sundimtarit të Vlorës dhe duke u martuar me trashëgimtaren e vetme, Komitën, shtiu në dorë zotërimet e tij ku përfshiheshin Vlora dhe Berati. Prej Beratit e shtriu sundimin e vet ne Myzeqe, sundimtarin e së cilës Vlash Matarangën, e vrau.
Balsha i II, sundimtari feudal më i shquar i familjes së Balshëve, synonte si dhe Karl Topia të zgjeronte sundimin e vet në mbarë Shqipërinë. Ai e quante vehten Prine i Arbërisë. Por bashkimin e zotërimeve të Balshës së II, që ndodheshin në jug, me vete principatën, si dhe shtrirjen e sundimit të tij në gjithë Shqipërinë e pengonte principata e Durrësit, që ndodhej në mes të tyre. Në këtë mënyrë Balsha i II ndërmori më 1382 fushatën luftarake kundër 141, Karl Topisë, fushatë të cilën e nxisnin edhe Venediku me Papën. Në fillim konflikti shkoi në favor të Balshës së II, i cili pushtoi atë vit edhe Durrësin, por tri vjet më vonë u thye keq në betejën e Savrës, duke gjetur edhe vetë vdekjen.
Pas vdekjes së Balshës së II, zotërimet e principatës feudale të Shkodrës u ndanë në dy pjesë. Zotërimet në jug të Shqipërisë i mbajti tani e veja e tij, Komita, e cila u shkëput nga Balshët dhe u bë sundimtarja e Vlorës dhe e Kaninës (1385-1396), kurse sundimtar në krahinat e veriut u bë nipi i tij, Gjergji i II Balsha, biri i Strazimirit.
Sundimi i Gjergjit të II (1385-1403) qe shumë i dobët. Ai nuk mundi të mbante nën kontroll feudalët e nënshtruar, sikur se vepruan parardhësit e tij. Këta feudalë filluan të ngrinin krye. Njëri prej tyre, Pal Dukagjini, arriti të merrte Lezhën duke ia ngushtuar edhe më tepër kufijtë principatës. Sundimi i Gjergjit të II u trondit gjithashtu nga paniku që u përhap prej depërtimit të ushtrive turke në Shqipëri. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Historia e Shqipërisë - Arbëria Mon Mar 28, 2011 8:17 pm | |
| Despotati i Artës
Pas përmbysjes së Perandorisë Serbe, në krahinat e Epirit vazhdoi të qëndronte si sundimtar Simeon Uroshi. vëllai i car Stefan Dushanit, por ky e humbi shpejt kontrollin mbi krahinat e veta. Feudalët serbë, grekë, arbëreshë e vllehë hynë midis tyre në lufta të ashpëra të cilat vazhduan disa dhjetra vjet. Më 1358 feudalët grekë, të dëbuar nga Epiri gjatë sundimit serb të Stefan Dushanit, nën udhëheqjen e Niqiforit, një pasardhës i despotëve të Epirit, u përpoqën të ripushtonin tokat e humbura. Por ata ndeshën tani jo vetëm në kundërshtimin e Stefan Uroshit, por dhe të arbëreshëve. "Arbëreshët - shkruan kronisti bizantin i kohës, Kantakuzeni, - qenë kundër Niqiforit -. Niqifori donte përmes rivendosjes me përdhunë, t'i kthente feudet në gjëndjen që ishin tetë vjet më parë. Porse plasi shpejt një kryengritje e arbëreshëve. Despoti Niqifor me stratiotët e tij grekë dhe me mercenarë turq, u mund në lumin Aheloos (Aspropotam) prej fisnikëve arbëreshë me ushtritë e tyre që lëviznin shpejt dhe ra i vrarë".
Kjo fitore në të vërtetë forcoi më tepër feudalët arbëreshë se sundimtarët serbë. Nga radhët e bujarëve shqiptarë u shqua Gjin Bua Shpata, zoti i Angjelokastrës në Etoli. Gjin Bue Shpata duke e ndjerë vehten të fortë, u shkëput nga vartësia e sundimtarit serb, Thoma Preljuboviçit, i cili zuri vendin e vjehrrit, Simeon Ureshit, që vdiq.
Në fillim, Thoma Preljuboviçi u mundua t'i zhdukte pabesisht me vrasje feudalët arbëreshë, por nuk ia arriti dot qëllimit. Kjo solli afrimin e Gjin Bue Shpatës me Pjetër Loshën, zotin e Artës, dhe luftën, e tyre të përbashkët kundër sundimtarit serb. Më 1373 Pjetër Losha e rrethoi Janinën, qëndrën e Thoma Preljuboviçit, dhe e rrezikoi aq sa ky, per të shpëtuar, i premtoi Loshës miqësinë, birit të tij vajzën e vet për grua dhe një sasi tokash si prikë. Një vit më vonë Pjetër Losha vdiq. Gjin Bua Shpata gjeti rast dhe bashkoi zotërimet e veta me ato të Pjetër Loshës. Qëndra e kësaj principate u bë Arta. Më vonë Gjin Bua Shpata zgjeroi sundimin në jug deri në gjirin e Korinthit kurse në veri, deri në Gjirokastër, sundimtari i së cilës. Gjin Zenebishi, u fut nën vartësinë e tij.
Forcimi i Gjin Bua Shpatës solli bashkimin kundër tij të feudalëve serbë e grekë, të cilët me ndihmën e forcave napolitane që ishin vendosur në Epir e sulmuan atë, më 1379, në Artë. Gjini i la ushtritë armike të rrethonin kryeqendrën e tij, kurse ai vetë, me një pjesë të forcave arbëreshe qëndroi jashtë. Rrethimi vazhdoi gjatë, deri sa Gjin Bua Shpata i theu armiqtë shumë keq përpara Artës. Gjin Bua Shpata e vazhdoi luftën kundët despotit serb të Janinës, Thoma Preljuboviçit, i njohur, për mizoritë që kryente ndaj arbëreshëve me mbiemrin Albanokton (vrasës i shqiptarëve). Thomaj, për të shpëtuar nga sulmet e Gjin Bua Shpatës, i dha këtij motrën e vet për grua. Por kryengritjet dhe sulmet e arbëreshëve vazhduan. Për t'u mbrojtur nga këto sulme, despoti serb thirri ushtritë turke që kishin arritur në atë kohë deri në Thesali. Sulmet e arbëreshëve u ashpërsuan edhe pas vdekjes së Thoma Preljuboviçit, kundër despotit të ri Esau Buondelmonte, i cili mundi të qëndronte në këmbë vetëm me ndihmën e ushtrive turke.
Fitoret e Despotatit të Artës i forcuan edhe më tepër feudalët arbëreshë. Por zhvillimi i mëtejshëm i këtij despotati, sikurse edhe ai i principatave të tjera, u pengua nga turqit të cilët në këtë kohë kishin pushtuar Maqedoninë e Thesalinë dhe filluan të invadonin teritoret e Shqipërisë. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Historia e Shqipërisë - Arbëria | |
| |
| | | | Historia e Shqipërisë - Arbëria | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|