Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Na ishte dikur Himara shqiptare…

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Na ishte dikur Himara shqiptare…  Empty
MesazhTitulli: Na ishte dikur Himara shqiptare…    Na ishte dikur Himara shqiptare…  I_icon_minitimeMon Apr 04, 2011 7:16 am

Na ishte dikur Himara shqiptare…  Vlore-foto-e-protestes-300x225

Në një nga emisionet televizive, z. Bollano, përfaqësuesi i minoritetit grek, pra kryetar i “Omonias” si dhe kryetari aktual i Bashkisë së Himarës, që përfshin në juridiksionin e vet edhe disa fshatra, u shfaq i qetë, madje shumë i qetë, aq sa të krijonte përshtypjen e një qengji të butë krahasuar me pamjet e hershme, edhe përpara disamujore. Si me thënë, gati kishte humbur Bollano i egër dhe njeriu që vetë vulos e shkruan, që vret e pret kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve, orë e pa orë. Dukej sikur kishte ikur në drejtim të paditur ngrefosja dhe megalomania tipike e tij, si një figurë me lidhje të dukshme dhe të padukshme me fqinjin e Jugut. Pra, këso here Bollano i paepur na u shpërfaqë si atipik. Me sa duket, duke qenë se jemi në pragun e kandidimit të radhës, i treti i bie për të, sado që u përpoq ta fshihte shqetësimin, lexohej një rrekje për t’u rrumbullakosur, për t’u dukur ndryshe nga ç’është. Bollano, e di më mirë se kushdo tjetër, se po nuk pati mbështetjen e njërës nga partitë e mëdha shqiptare, pra të PS dhe PD, ta harrojë fitoren e radhës. Ngërçi i ardhjes në krye të Bashkisë së Himarës, kryesisht prej etheve pushtetnore të forcave politike shqiptare, si dhe konfliktualiteti i tyre i zgjatur, e nxori në krye të pushtetit vendor të bregut. Falë kësaj rastësie, z. Bollano u ngul në Himarë si gozhda e Nastradinit, madje duke formatuar kështu edhe pararojën e interesave greke përmbi Vorio-Epirin. Nëse në Korçë është hapur shkolla greke për të bërë vllehtë e zonës grekë, çka bëri që konsulli grek t’i vinte kapak kësaj pune; nëse në një gjatësi të prekshme të zonave të jugut të Shqipërisë janë ngritur memoriale me varreza të ushtarëve grekë të Luftës së Dytë Botërore, që ka bërë që qeverisjet greke, të majta dhe të djathta, ta mbajnë ligjin e luftës në fuqi, duke shënuar hipotetikisht kufirin e asaj që politika zyrtare dhe jozyrtare greke ta shpallë si Vorio-Epir. Bollano, me fjalorin e përdorur në takime dhe konferenca si dhe me veprimet e kryera, e ka avancuar çështjen e këtij nocioni vetëmse politik, deri në skaje të pamundshme. Merita, megjithatë pa një grimë merite, ndonëse paraqitet si e nënkuptuar, lidhet me faktin se argumenteve mbi qenien e çdo ortodoksi shqiptar si grek, tashmë i është shtuar edhe faktori gjuhësor. Mjafton të flasësh gjuhën greke dhe je grek. Pra, tashmë gjendemi në rrethanën që ku ka ortodoksë ka grekë, si dhe ku flitet greqisht është Greqi. Prania e z. Bollano, si kryetar i dyfishtë, pra si kryetar i minoritetit grek të Shqipërisë, një përfaqësues politik i këtij grupimi të caktuar, si dhe kryetar bashkie i Himarës, ku nuk besoj se janë zhdukur të gjithë shqiptarët, e vë në zgrip rikandidimin e tij, si përfaqësues i të gjithë komunitetit të qytetit dhe të fshatrave që përfshihen në atë bashki. Sa për faktin se aty flitet greqisht, do të sillja në vëmendje vetëm një fakt që e përmendin dokumentet, albanologët e huaj dhe shqiptarë, se në Dhërmi është hapur shkolla e parë shqipe në vitin 1632, ku është mësuar me anë të librave të Pjetër Budit, poetit dhe prozatorit të parë të letrave shqipe, sidomos teksti ‘Doktrina e Kërshtenë’, si një dëshmi që lëkund mëtimet dhe pretendimet se ku flitet greqisht është tokë greke. Pra, do të duhet kuptuar se Himara nuk një çështje vetëm e himarjotëve, por është një aspekt i çështjes shqiptare, që përbëhet edhe nga problemi i pazgjidhur i çamëve, i problematikave hipotetike mbi Vorio-Epirin, i zgjidhjes dhe moszgjidhjes përfundimtare të fatit të Kosovës, si sovranitet dhe pavarësi, përderisa vijojnë bisedimet, pretendimet serbe si dhe dyzimi europian për të pasur një qëndrim unik ndaj saj. Bollano në fakt, është ngulur në Himarë si gozhda e Nastradinit, nga politika shqiptare, mbase nga oportuniteti dhe inferioriteti i saj. Pra, është politika shqiptare që e nxori nga paprania dhe e faktorizoi si figurë, e sërish politika ka në dorë ta ndryshojë këtë rastësi. Nëse u bë një përpjekje në det dhe kemi një tërheqje, formale së paku, Bollano ka ngulur flamurin në tokë dhe prandaj politika shqiptare, e majta dhe e djathta, duhet të dalë nga tuneli i interesave të vogla partiake, pra thjesht të mos e mbështesë siç e ka mbështetur deri më tani, si për të treguar se ka një minimum ekzistencial të vetëdijes kombëtare. Përndryshe, bollanizmi do të jetë nesër një politikë konstante, gjithnjë e më zyrtare, e cenimit të vlerave kombëtare dhe shtetërore, e mandej do të vijë puna deri aty, sa të themi: Na ishte dikur Himara shqiptare…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Na ishte dikur Himara shqiptare…
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Historia Shqiptare-
Kërce tek: