Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Infeksionet në QKU

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Infeksionet në QKU  Empty
MesazhTitulli: Infeksionet në QKU    Infeksionet në QKU  I_icon_minitimeThu Apr 07, 2011 5:45 am

Në Qendrën Klinike Universitare ka baktere që qarkullojnë nga sallat e operacioneve e deri te klinikat e ndryshme. Zyrtarë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik thonë se vazhdimisht bëjnë dezinfektimin e qendrave brenda-spitalore, por infeksionet vazhdojnë të jenë të pranishme. Ndërkaq, ushtruesi i detyrës së drejtorit në QKUK, thotë se nuk është në dijeni për ndonjë infeksion brenda-spitalor, duke shtuar se Instituti i Shëndetit Publik nuk ka raportuar për ndonjë baktere eventuale.

Infeksionet brenda-spitalore në Qendrën Klinike Universitare, sipas zyrtarëve shëndetësorë, në të kaluarën kanë marrë edhe jetë njerëzish. Por, mungesa e raportimit nga ana e personelit mjekësor për raste të vdekjes, e bën të pamundur transparencën se sa pacientë realisht vdesin nga këto infeksione.

Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, thotë se brenda Qendrës Klinike bëhen analiza për situatën e përgjithshme epidemiologjike, për të parë nëse ka rezistencë në antibiotikë dhe, sipas tij, analizat tregojnë se ka infeksione.

”Në të kaluarën sigurisht që ka shkaktuar vdekjen e pacientëve, nuk e di a do të shkaktojë në të ardhmen. Me shembuj konkret nuk e di, për shkak se nuk raportojnë. Një fakt është që ka rezistencë në antibiotikë, e që shton dyshimin se mund të ketë rezistencë apo ndonjë enzimë që quhet super-baktere”.

“Ne kemi bërë kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë që të pajisen laboratorët e Institutit Kombëtar me aparaturë të fundit për të diagnostikuar super-bakteret. Ministria e ka marrë në mënyrë urgjente këtë procedurë dhe do të kompletohen të gjitha teknologjitë e mundshme për diagnostikimin e këtyre super-baktereve”, thotë Ramadani.

Në anën tjetër, Lulzim Emini, ushtrues detyre i drejtorit në Qendrën Klinike Universitare, thotë se nuk është në dijeni nëse ka ndonjë infeksion brenda spitaleve. Por, ai shton se vazhdimisht bëhet dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi brenda spitaleve. Emini sqaron se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik nuk ka raportuar ndonjëherë për ndonjë infeksion.

”Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik nuk ka dhënë ndonjë informatë që ka infeksione. Po ashtu, edhe shërbimin e pastrimit të brendshëm e kemi fuqizuar edhe më shumë dhe i kemi dyfishuar preparatet që furnizohen këto pika të ndjeshme në QKUK. Nuk kemi pasur ndonjë rast të raportuar, edhe pse është përfolur, por nuk kemi raporte zyrtare”, shprehet Emini.

Ndërkaq, sekretari permanent në Ministrinë e Shëndetësisë, Ilir Tolaj, thotë për Radion Evropa e Lirë, se tashmë ky institucion ka një Komitet Nacional që ka hartuar draftin e strategjisë për parandalimin e infeksioneve brenda-spitalore, edhe pse, sipas tij, luftimi i tërësishëm i infeksioneve është pothuajse i pamundur.

”Situata, jo vetëm te ne, por edhe në vende të rajonit, dallon me vendet e Evropës. Ne kemi një numër më të madh të infeksioneve brenda-spitalore. Një numër i tyre nuk regjistrohet, për shkak të raportimit të personelit shëndetësor”.

“Në këtë strategji parashihet edhe aftësimi i kapaciteteve tona në kuptim të pajisjeve të nevojshme për identifikimit e llojeve të rralla, që tashmë janë bërë aktuale në botë. Bakteret luftojnë për rezistencë dhe krijojnë organizma që do të mbijetojnë, andaj kjo betejë e kontrollimit të infeksioneve është e vazhdueshme dhe nuk mund të përmbyllet, as me sigurimin e pajisjeve të caktuara, apo me aftësimin e personave”, thekson Tolaj.

Ndërkaq, Tolaj pohon se raportet që i marrin nga Qendra Klinike janë të kufizuara, edhe pse dëgjohen zëra nga familjarët e pacientëve se ka të vdekur nga infeksionet brenda spitalore.

”Një rast i përfolur se ka vdekur si pasojë e infeksionit brenda-spitalor është procedurë e koklavitur, e që duhet të përfundojë me një raport të obduksionit, derisa kjo nuk është duke ndodhur te ne, për shkak se familjarët e kundërshtojnë një gjë të tillë”, sqaron Tolaj.

Por, Emini thotë se prejardhja e infeksioneve është shumë komplekse, sepse pacientët vijnë nga reparti në repart, pastaj frekuenca e madhe e vizitorëve e bën të pamundur dezinfektimin brenda spitaleve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Infeksionet në QKU
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
»  Infeksionet e veshit mund të çojnë në meningjit
» Infeksionet brendaspitalore
» Infeksionet verore
» Infeksionet bakteriale të thonjve
» Infeksionet e veshit tek fëmijët

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: