Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

  Fëmijët e lindur jashtë Kosovës nuk po regjistrohen

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Fëmijët e lindur jashtë Kosovës nuk po regjistrohen	 Empty
MesazhTitulli: Fëmijët e lindur jashtë Kosovës nuk po regjistrohen     Fëmijët e lindur jashtë Kosovës nuk po regjistrohen	 I_icon_minitimeSat Apr 09, 2011 5:47 pm

Shumë fëmijë të bashkatdhetarëve kosovarë që jetojnë e punojnë në shtetet e Evropës do të mbesin të paregjistruar në bazë të urdhrave të përgjegjësve të regjistrimit të popullatës në Kosovë. Të afërmit e fëmijëve që po mbesin të paregjistruar janë të shqetësuar me këtë mosregjistrim. Në anën tjetër, në veri të Kosovës për regjistrim të popullatës as që bëhet fjalë. Zyrtarë komunalë të Mitrovicës e që janë edhe përgjegjës për regjistrimin e popullatës kanë theksuar se nuk do të jetë asnjë fëmijë pa u regjistruar. Ndërsa në lidhje me mosregjistrimin e shqiptarëve në veri të Kosovës ata theksojë se nëse zyrtarët ndërkombëtarë nuk e fillojnë regjistrimin deri të hënën, këtë do ta bëjnë personat që janë trajnuar për këtë punë.
“Të enjten, në orët e vona të mbrëmjes, më erdhi në shtëpi ekipi i përgjegjësve për regjistrim, pasi që kisha qenë në punë së bashku me bashkëshorten”, nis rrëfimin e tij Sinan Behrami, banor i Mitrovicës. “Pasi që regjistrova gjithë çka kisha në familjen time të ngushtë, pyetja erdhi për dy vëllezër dhe 6 fëmijët e tyre që jetojnë në Gjermani. Nuk mund të regjistrohen fëmijët që kanë lindur jashtë Kosovës, tha ekipi i regjistrimit”.
Sipas Behramit, kjo nuk është e pranueshme.
“Me këtë lloj regjistrimi të popullatës ne do të humbim shumë fëmijë tanë që kanë lindur në botën e jashtme”, thotë ai.
Lidhur me këtë mosregjistrim të fëmijëve që kanë lindur jashtë Kosovës, kryetari i Komisionit Komunal të regjistrimit në Mitrovicë, Riza Haziri, ka theksuar se është shumë e vërtetë se personat e angazhuar për regjistrimin e popullatës janë trajnuar në këtë mënyrë. Sipas tij, regjistrimi i prindërve dhe vëllezërve dhe lënia vetëm e një fëmije pa u regjistruar është e papranueshme.
“Ne duhet t’i regjistrojmë të gjithë familjarët që janë jashtë, edhe formulari është i veçantë, e për këtë më vonë institucionet qendrore të Kosovës le të marrin një vendim politik, por njerëzit të mos mbesin pa u regjistruar”, thekson ai.
Në anën tjetër, Haziri ka shtuar se nëse zyrtarët ndërkombëtarë nuk fillojnë regjistrimin në veri të Kosovës, këtë do të bëjë KKR-ja në Mitrovicë, e cila i ka të trajnuar personat për regjistrim. Popullatën shqiptare në veri të Mitrovicës nuk mundemi ta lëmë pa e regjistruar, ka pohuar Rizah Haziri, nënkryetar i Komunës, si dhe përgjegjës për regjistrimin në Mitrovicë.
Burime të gazetës ditë më parë kanë theksuar se qytetarët serbë të pjesës veriore të Mitrovicës nuk kanë pranuar të regjistrohen edhe nga UNOPS-i. Serbët kanë kërkuar nga UNOPS-i që regjistrimi të fillojë në muajin maj dhe kjo agjenci e OKB-së ka pranuar një kushtëzim të tillë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Fëmijët e lindur jashtë Kosovës nuk po regjistrohen
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» AAK në koalicion me PDK, AKR jashtë?
» Ushtarët gjermanë “luajnë” me fëmijët luftën e Kosovës
» Veriu, jashtë ligjit
» Tregim i vërtetë: Një gjermane ka lindur jashtëtokësor
» Ballkani jashtë BE-së “bombë e kurdisur”

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: