Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Agani: Greva e SHFK-së e panevojshme

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Agani: Greva e SHFK-së e panevojshme   Empty
MesazhTitulli: Agani: Greva e SHFK-së e panevojshme    Agani: Greva e SHFK-së e panevojshme   I_icon_minitimeTue Apr 12, 2011 5:18 pm

Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani tha se nuk e konsideron të drejtë protestën e Shoqatës së Farmacistëve të Kosovës. Ai vlerësoi se greva e Shoqatës së Farmacistëve të Kosovës është një veprim i panevojshëm dhe që nuk i shërben tejkalimit të situatës së rëndë në sektorin farmaceutik te vendit.
Ministri Agani në konferencën për media tha se përkundër grevës së SHFK-së, barnatoret publike të institucioneve shëndetësore të vendit kanë vazhduar t’i furnizojnë institucionet me barna dhe material shpenzues dhe nuk është vërejtur ndonjë dëm i theksuar nga greva.

“Nuk e konsideroj të drejtë protestën e SHFK-së, për një arsye të vetme, sepse është thirrur në radhë të parë kundër veprimeve të Doganave të Kosovës, e po ashtu edhe për shkak se SHFK ka qenë mirë e njoftuar për proceset reformuese që i kemi iniciuar në MSh dhe ata janë pjesë e këtyre proceseve”, tha Agani

Më tej ministri i Shëndetësisë tha se “Jemi koshient se ka shumë dobësi dhe mangësi në sistemin farmaceutik, të grumbulluara dhe akumuluara veçanërisht në 20 vjetët e fundit dhe natyrisht, është e pamundur që me një shkop magjik për një periudhë të shkurtër të zgjidhen të gjitha problemet”.

Ai tha se MSH është duke punuar me të gjithë vendimmarrësit në sektorin e farmacisë, me AKPM-në si pjesë e saj, Shoqatën e Farmacistëve të Kosovës, Shoqatën e Distributorëve,dhe shoqatat e tjera relevante, në mënyrë që të gjenden zgjidhjet e duhura ligjore.

Sipas ministrit rezultatet e para të këtij plani të MSH-së do të mund të shihen në fillim të muajit qershor kur pritet që në Qeveri e pastaj edhe në Kuvendin e Kosovës të dorëzohet Ligji me ndryshime për Produktet dhe Pajisjet Medicinale.

Në ndërkohë, theksoi Agani, gjatë muajit prill dhe maj, MSH do të nxjerrë dy udhëzime të reja administrative që do të rregullojnë çështjen e ndjeshme të regjistrimit të barnave, të cilat për momentin nuk janë të regjistruara në Kosovë, dhe të cilat janë subjekt i kërkesës së qytetarëve.

Ministri Agani tha se MSh përshëndet veprimin e Doganave të Kosovës kur është në pyetje zbulimi i barnave të kontrabanduara. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Agani: Greva e SHFK-së e panevojshme
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dëshmia e Salihajt e panevojshme
» Vazhdon greva e ish-ushtarëve të UÇK-së
» Vazhdon greva e të burgosurve në Dubravë
» Greva e veteranëve të luftës hyn në ditën e 16-të
» Greva ndërpritet pas miratimit të ligjit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: