| Mjeksia-Grup
| Shmangia e cistava | |
| | Autori | Mesazh |
---|
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Shmangia e cistava Sat Apr 23, 2011 3:16 pm | |
| Një cist është një qeskë plot me lëng ose material tjetër gjysmë të lëngshëm që formohet në vezore. Ekzistojë shumë lloje cistesh, por pjesa më e madhe e tyre janë të parrezikshëm për shëndetin. Në pjesën më të madhe të rasteve bëhet fjalë për ciste funksionalë (d.m.th jo patologjikë) që i detyrohen mungesës së ovulumit. Nëse ky i fundit nuk ndodh, folikulat nuk piqen dhe shkëputen duke u shndërruar në ciste nga të cilat marrin edhe emrin, ciste folikulare. Këto lloj cistesh janë shumë të zakonshme dhe përthithen vetë nga organizmi brenda 60 ditëve. Nëse kjo nuk ndodh, ata mund të rriten shumë në përmasa dhe të bëhen të rrezikshëm. Kjo ndikon që të kemi çrregullim të ciklit menstrual që ndonjëherë shoqërohet edhe me ndërprerje. Problemet e rënda shpesh zgjidhen edhe me ndërhyrje kirurgjikale. Më problematikë janë cistet endometriozikë ose cistet çokollatë. Quhen kështu sepse janë në ngjyrë të errët dhe të mbushur me gjak. Në përgjithësi janë të vegjël (1,5-2 centimetra) por mund të bëhen shumë të mëdhenj dhe duke plasur mund të shkaktojnë infeksione të rrezikshme në bark. Pikërisht për të shmangur plasjen, duhen hequr sa më parë të jetë mundur. Këto lloj cistesh zakonisht japin dhimbje gjatë menstruacioneve. Çdo gruaje i është dashur të përballet me cistet, të paktën një herë në jetë, një shqetësim që prek kryesisht femrat nga mosha 20 deri në 40 vjeçe. Shumë prej tyre, duke mos shkuar asnjëherë tek mjeku, e kuptojnë se kanë diçka që nuk shkon në organizëm vetëm pasi nuk ngelen shtatzënë. Por sipas mjekëve, kontrollet janë të domosdoshme për të shmangur pasojat e rënda. Cisti është cilësuar një shqetësim tipik femëror për arsye anatomike (te gruaja uretra është më e shkurtër sesa te burri dhe kjo e lehtëson daljen e mikrobeve që jetojnë në zorrë dhe në zonën vaginale) dhe hormonale. Simptomat e tyre janë precize dhe të njëjta për të gjitha femrat: dhimbje në fund të barkut të ngjashme me ato të menstruacioneve, dhimbje trupi, dhimbje gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale dhe shpesh dhimbje stomaku. Kur një femër ndien dhimbje të forta në fund të barkut, gjëja e parë që duhet të bëjë, është t’i drejtohet mjekut, i cili më pas e këshillon të kryejë disa lloje analizash. Në rast se simptomat ripërsëriten do të jetë e nevojshme t’i nënshtroheni një ekografie për të kuptuar nëse zanafilla e problemit duhet të kërkohet te një shkaktar tjetër. Një rol të rëndësishëm luan edhe higjiena intime. Duhet të shmangni medoemos, kur përdorni letër higjienike, kalimin nga zona anale në atë gjenitale për të mos transportuar baktere. Gjithashtu, nuk duhet të vishni mbathje të ngushta dhe sintetike. Lahuni shumë herë në ditë, por mos përdorni detergjentë intimë, sepse këto të fundit mund ta ndryshojnë pehashin dhe ulin mbrojtjen e organizmit. Edhe gjaku i menstruacioneve është terren pjellor për shumimin e baktereve. Në këtë rast, këshilla e duhur është të ndërroheni çdo dy orë, edhe nëse nuk keni shumë fluks. Një tjetër faktor për krijimin e cisteve është edhe fillimi i menopauzës. Por shfaqja e cisteve mund të varet edhe nga faktorë të tjerë, më të zakonshmet janë ekspozimi ndaj të ftohtit, stresi, çrregullimet menstruale, alergjitë, mosushqyerja, si dhe shqetësimet psikosomatike. Pra, në rast cistiti, por edhe higjienë dietetike korrekte, është shumë e rëndësishme të konsumoni 1,5 litra ujë në ditë. Zakonisht cistet në vezore prekin të gjitha femrat që janë në moshë riprodhimi, por kjo nuk përjashton edhe ato që janë në menopauzë. Por në këtë rast, mjekët duhet të jenë të kujdesshëm për të parë nëse bëhet fjalë vërtet për një cist apo për ndonjë masë tumorale që duhet hequr. Në përtharjen e tyre, nëse kjo nuk bëhet nga vetë organizmi është provuar se janë shumë efikase pilulat ose ndryshe kontraceptivët që na mbrojnë nga shtatzënitë e padëshiruara. Për sa i përket heqjes, dy janë metodat kryesore: laparaskopia dhe mënyra klasike e operimit. E para quhet ndryshe edhe metoda pa çarje. Frika më e madhe. Frika më e madhe është ajo që cisti mund të bëhet malinj. Një rrezik që i intereson vetëm 1-5% të grave ku zhvillohen forma të veçanta cistesh, origjina e të cilëve nuk është shumë e njohur e që mund të shndërrohen në beninj. Megjithatë mjafton t’i nënshtrohemi një kontrolli klinik për të hequr dyshimet. Për të gjitha femrat që kanë probleme me kistet, qofshin këto beninje apo malinje kontrolli rutinë tek mjeku çdo tre muaj apo çdo gjashtë muaj është i domosdoshëm. | |
| | | indira kruja Anëtarë i MG
Postime : 53
| Titulli: Re: Shmangia e cistava Sat Apr 23, 2011 8:00 pm | |
| cistet jane ujore apo kane permbajte tjeter | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Shmangia e cistava Sat Apr 23, 2011 8:24 pm | |
| Cistat me baze inflamatore Shfaqen në moshat mesatare, më shpeshtësi te njëjtë si tek femrat dhe meshkujt. Cista radikulare është e shpeshtë, dhjetë here më e shpeshtë se cista folikulare. Shfaqen në moshat mesatare, më shpeshtësi te njëjtë si tek femrat dhe meshkujt. Cista radikulare është e shpeshtë, dhjetë here më e shpeshtë se cista folikulare. Te disa pacientë mund te shfaqet cista multiple, për çka flasim për predispozitë te organizmit ndaj shfaqjes së cistave. Cistat multiple hasen te sindromet e ndryshme si: disostoza cleido – cranialis, te ndryshimet multiple hiperkeratike dhe pigmentuse të lëkures si sindromi Basal – cell nevus. Ekzistojnë mundësi te shumta per gjetjen e cistave multiple, sepse ato i hasim në 2 ose tri gjenerata te njëpasnjëshme te një familje.
Cista në nivelin e majës së rrënjes (apikale) – lajmërohet pas paradontitit apikal kronik. Indi granular periapikal është i rrethuar me shirit epitelial që përbëhet nga epiteli i mbetur i malaseasit në paradoncium (Malasesa e pershkroi në 1885). Ky është epitel i mbetur i Hertvigut, i cili gjatë kohes se zhvillimit te dhëmbit i ndikon në formimin e dentines në majen e rrënjes. Ky epitel i mbetur në paradoncium gjatë jetës zvogëlohet në numër dhe madhësi. Te proceset inflamatore në paradoncium , ky epitel proliferon dhe lidhet me indin glandular purulent, ka konsistencë te sfungjerit me formë rrjetore në brendesi te granulomes ose zgjerohet në siperfaqen e cementit. Në ketë epitel te granulomes gjënden ndryshime degjenerative dhe hapësira të vogla.
Këtu deperton kolikuacioni purulent. Në zhvillimin e ketij epiteli ndikon granuloma apikale ose paradontiti apikal. Procesi i njëjtë zhvillohet kur paradontiti marginal dhe inflamacionet tjera kronike shtrihen në majën e rrënjes, duke formuar cista radikulare laterale. Disa autorë thonë se nese vije deri te performi spontan i apcesit periapikal në hapsiren e gojes formohet kanali fistuloz nga epiteli i mbetur që rrjedhë nga hapsira e abcesit.
Teoria e formimit intraepitelial te cistes sipas Zigmoundit dhe Veberit shpjegon formimin e cistes në epitelin e granulomes. Në pjeset qendrore te epitelit kemi nekrozë, ndersa brënda krijohet hapsira intracelulare e cila përbëhet nga shumë hapsira të vogëla. Teoria intra dhe ekstraepiteliale sipas Ojlen, Mojer, Brosh dhe Kriger thotë se në te njëjten kohë shkatrrohet epiteli i indit granular, duke formuar hapsirë qe konfluojnë. Muri i cistes formohet nga epiteli, ndersa cista shtrihet intraepitelial. Cista radikulare formohet nga zgjerimi i inflamacionit te kanalit te rrënjes se dhëmbit në drejtim te paradonciumit epitelial ku edhe zhvillohet epiteli. Mbështjellësi nga indi lidhor shkakton inflamacion kronik që me shpesh vjen nga inflamacioni akut. Epiteli i cistes tregon ndryshime të shprehura. Te inflamacionet akute vjen deri te nekroza e epitelit, derisa te inflamacioni kronik sakusi cistik shkatohet nga proliferimi i epitelit. Shënje dalluse është se nga ana e brëndshme përmban epitel pllakor me shumë shtresa qe është i rigjeneruar. Kocka qe gjëndet përreth mbeshtjellsit te cistes përmban osteoblaste me aktivitet te dobësuar. Te inflamacioni akut cista përmban qelb. Në cistë gjenden qelizat epiteliale dhe kristalet e kolesterolit. Përmbajtja e cistes nuk tregon shënja inflamatore ajo më shpesh është e pastër me ngjyrë te verdhë dhe gjëndje zhelatinoze, si e pasur me kristale te kolesterolit dhe qeliza te shumëta. Kjo përmbajtje kur kemi cistë folikulare nuk tregon shënja inflamacioni. Kristalet e kolesterolit shifen makroskopikisht me ngjyrë te sedeft. Përmbajtja e cistes mund te jetë e trashë. Sher me 1985 tregon se përmbajtja e cistes është rezultat i kombinimit te eksudatit inflamator, shtypjes se rritur osmotike dhe drenzhes joadekuate te limfes.
Rritja e cistës
Rritje e cistes është e ngadalshme, e cila mund te zgjas edhe disa vite, derisa cista ta resorboj kockën. Rritja dhe zhvillimi i cistes me bazë inflamatore nuk është autonome si te tumoret, por bëhet me ndihmen e proceseve qe pershtasin elemetet indore ne presionin e rritur në cistë. Hapësira cistike dhe proceset degjenerative në të çojnë ne zhvillimin e substancave aktive osmotike, elementeve indore, epitelit te indit granular e gjithashtu edhe albuminave. Dallimi mes shtypjes osmotike në cistë dhe në serum çonë deri te depertimi i lëngjeve nga rrethina në cistë dhe rritja e presionit hidrostatik. Rritja e cistes varet nga shkalla e inflamacionit te sakusit cistik. Aq sa theksohet inflamacioni, rritet procesi i resorbimit te kockes respektivisht rritet cista. Shenja e rritjes se vazhdueshme te shtypjes osmotike tregon për rritjen e cistes.
Rritja e presionit osmotik qonë në rritjen e cistes deri në atë shkallë qe vije deri te deskuamimi i qelizave epiteliale te sakusit cistik, të cilat bijnë ne lumenin e cistes. Cista rritet vetem nese është plotësisht e mbyllur, nese cista hapet derdhet përmbajtja e saj. Më veprimin e shtypjes në cistë, në periferi te sakusit cistik vërehen hapsirat osteoblastike, që çojnë deri te resorbimi i kockës deri te kufiri me kreshten alveolare. Nese cista arrin deri te periosti, vërehet apozicioni i kockës qe vjen si pasojë e proceseve osteoklastike dhe osteolitike. Cista më tutje resorbon kockën, është e pandjeshme në prekje, ka sipërfaqe te lëmuar, mukoza mbi ketë pjese është e pandryshuar, ndërsa me vonë kur me rritjen e cistes resorbohet kocka, në shtypje ajo është e zbutuar, i ashtuquajturi fenomini i topit te pingpongut. Shfaqet edhe fenomeni i fluktuacionit. Të cistat e medha fluktuacioni shfaqet krahas resorbimit te kockës, derisa fenomeni i pergamentit shkon ka periferia e ndryshimit.
Nese shtypja në cistë është e njëjtë në te gjitha anët, ajo ka formë ovale. Nese rritja e cistes ndryshon, kjo e ndryshon edhe formën e cistes. Në mandibullë rritja mund të perfshij tërë trupin e mandibullës dhe te mos japë shenja te resorbimit, keto cista me shpesh hasen pas frakturave patologjike ose inflamacioneve akute.
Në maksillë cista zgjerohet përmes hapjeve te vogëla (forameneve) në sinus dhe hundë duke dhëne veshtirësi në diagnostikim. Cistat qe gjënden ne dhëmbet frontal të sipërm, zakonisht në incizivin lateral mund te hasen palatinal, sikurse cistat qe gjënden në rrënjen palatinale te molarëve. Cistat e dhëmbeve ansor te sipërm zgjerohen kah sinusi maksillar pa simptoma manifestuese. Ato e zbrampsin sinusin në një shkallë te madhe, në drejtim te tuber maksille dhe murit te poshtem te orbites vetem në një drejtim në formë gjepi. Në keto raste ne mes te sinusit dhe cistes gjëndet një pjesë e hollë e kockes. Nese cista shtrihet në drejtim bukal vërehet deformitet ne atë pjese te fytyrës. Strukturat fqinje poshtë dhe pranë cistes mund te preken.
Klinika: cista radikulare është mjaft e shpeshtë në dhëmbet e përhershem dhe rrallë në dhëmbet e qumështit. Më shpesh e hasim në maksillë se në mandibul. Shpeshtesia e lajmrimit te kesaj ciste është mes decenjes 3-4 të jetes, më shpesh te mëshkujt. Klinika e cistes radikulare varet nga lokalizimi respektivisht i dhëmbit të prekur si dhe nëse kemi apo jo shënja inflamatore akute. Cista qe përcillet me inflamacion akut nuk paraqet problem për diagnostifikim. Por nese simptomet inflamatore nuk paraqiten duhet te bazohemi në rentgen. Cista rritet ngadalë, pa dhimbje në indet përreth. Për disa ditë arrin madhesin 0,5 cm. Kur arrinë nën periost dhe resorbon kocken , në palpacion jep fenomenet e lartpërmendura. Mukoza mbi cistë është e pandryshuar, ndersa kocka e resorbuar ka sipërfaqe te lëmuar. Cista radikulare prek edhe dhëmbet fqinjë. Rrënjet e dhëmbeve fqinj janë divergjente ndersa kurorat konvergjente. Nese cista deperton në thellësi e prek kanalin mandibullar. Parestezia e nervit mental është e rrallë. Nganjëhere cista zbulohet pas ekstraksionit te dhëmbit kur del permbajtja purulente me kristale te kolestreolit. Por nganjëhere cista e padiagnostifikuar gjendet pas nxjerrjes se dhëmbit ku kemi zbraztësi qe tregon për cistë reziduale. Shpesh shënja e parë e diagnostifikimit të cistes është lajmrimi i inflamacionit akut. Cista e inficiruar në klinikë shfaqet me abces submukoz. Shpesh pacienti në anamnezë thotë se ka infeksion recidivus. Infeksioni i cistes është i mundëshem permes kanalit te rrënjes se dhëmbit, ose përmes gjepit paradontal ose kur mikroorganizmat dëpertojn në cistë permes shtreses mbrojtese te saj.
Të cistat e medha te inficiruar mjaft shpesh haset fistula në nivel te kreshtes alveolare, përmes se ciles del sekreti purulent. Kjo fistulë përmes kalimit të infmacionit akut mund te mbyllet spontanisht. Cista e inficiruar në maksillë mund te jap inflamacion te mukozës se sinusit si dhe ti prekë hapsirat përreth. Nese shfaqet inflamacioni akut i cistes dhe nese bëhet incizioni gjëjmë sekret purulent me kristale te kolesterolit. Pas incizionit hyjmë me pean qe te largohet përmbajtja e cistes. Nese sekreti purulent persiston se bashku më shënjat inflamatore dhe vazhdon procesi i resorbimit te kockes, dyshohet jo vetem në cistë por edhe në patologji te ngjashme me cisten.
Ekzaminimi radiologjik : cista në kockë shfaqet më një ndriçim oval te mirë kufizuar, që ne periferi shifet zona e mirë kondensuar e kockës e cila kufizohet nga kocka përreth. Lamela kockore kompakte shpesh shihet në rentgen te cistes se mandibulles, ndersa në maksillë kjo haset më rrallë. Në rentgen cista është mirë e kufizuar. Nese në cistë kemi inflamacion akut shihet trashje e shtresave te kockes mbi cistë qe ka lokalizim siperfaqsor dhe te performimet e cistës.
Te cista siperfaqsore e lokalizuar në kreshten alveolare diagnoza përcaktohet lehtë, sepse ne rentgen nuk vërehën ndryshime specifike. Cista radikulare gjëndet në majen e rrenjes se dhëmbit shkatarë te inflamacionit. Hapësira paradontale ne pjesen apikale është e ndërprerë, por kjo shihet edhe në dhëmbet fqinjë e qe varet nga madhësia e cistes. Dhëmbet fqinjë kanë rrënje divergjente dhe kurora konvergjente. Metode tjeter ndihmese është cistigrafia. Bëhet punksioni i cistes dhe merret materiali për diagnostifikim, të cilit i shtohen mjete kontraste dhe hija qe jep kontrast fletë për cistë. Po ashtu duhet te dihet edhe madhësia e saj ne raport me sinusin maksillar dhe hapësirën nazale. Rentgeni retroalveolar na ndihmon në madhësin e cistes dhe përcaktimin e dhëmbit shkaktar te cistes. Në maksillë perveç rentgenit te cistes bëhet edhe rentgeni i hapësirave paranazale, masivi facial, ose tomografia e sinuseve paranazale. Ne regjionin e ramus mandibulle nese dyshojmë ne cistë, duhet të bëhet rentgeni lateral i maksilles ose ortopantomografia. Cista me rritje kah sinusi mund te prekë ketë hapësirë, aq sa shtrihet cista në sinus jep hijezim në rentgen, që ka rendesi për diagnozë diferenciale e qe veshtirë dallon nga proceset inflamatore te sinusit maksillar. Te cistat e medha ne regjionin e sinusit shihet në rentgen crista infrazygomatica e resorbuar qe tregon për rritjen e cistes. Në pergjithësi rentgeni na ndihmon në diagnostifikim, por diagnoza përfundimtare vendoset gjatë operacionit dhe me ekzaminim patohistologjik. Cista reziduale është cistë radikulare qe shfaqet pas nxjerrjes se dhëmbit. Në plagen e mbyllur rritet cista. Jo rrallë nese punimi protetikor vendoset mbi ketë pjese jep dekubitus. Cista reziduale është cistë apikale e padiagnostifikuar e cila gjëndet në nofull pas nxjerrjes se dhëmbit.
Cista paradontale
Shfaqet nga epiteli i mbetur përreth kanalit te rrënjes se dhëmbit. Ajo shkaktohet edhe nga procesi inflamator në xhepin paradontal. Haset rrallë. Kjo cistë formohet nga epiteli odontogjen në pjesen siperfaqësore te ligamenteve periodontale, haset nga ana bukale dhe distale e molarëve te impaktuar mandibular, më shpesh ne molarin e tretë ku shkaktohet perikoroniti. Keto cista hasen edhe te molaret e gjysëm impaktuar, nga ana distale e paradonciumit. Inflamacioni i xhepit jep formimin e indit granular me epitelizim te gingivës përreth xhepit që çon në formimin e cistes. Klinikisht kjo cistë shfaqet nga ana bukale e molarit te parë, te femijet e moshës 6-8 vjeçare dhe përshkruhet si cistë e inficiruar bukale mandibulare. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Shmangia e cistava | |
| |
| | | | Shmangia e cistava | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|