Pas 50 vitesh, ne shtypin rus u publikuan ekstrakte nga ditari personal i nxenesit te Josif Stalin, Laverenti Beria, ku flet per udheheqesin.
Keshtu, u zbuluan nje seri momentesh intime. P.Sh gjate luftes se dyte boterore, Stalini derdhi lot dy here ne prani te Berias.
Ne te njejten kohe shtypi rus ka publikuar dhe shenime te mjekut te Stalinit, Aleksander Miasnikov, i cili arriti ne konkluzionin se shteti ishte drejtuar nga nje njeri i semure, shkruan Komosomolskaia prvda.
Ne fillim te muajit maj 1941, Laverenti Beria, shkruante se, sipas Andrei Jdanov, Stalini nuk besonte se Gjermania do ti shpallte lufte Rusise. "I thashe Andreit se eshte e mundur, por informacionet qe vijne jane shume te keqija. Askush nuk leviz trupat kot, per qef si i thone. Ata po forcojne urrat e drurit me celik. Perse? Per te dezinformua? Po pregatiten seriozisht", zbulon Beria dyshimet e veta perballe qendrimit te Stalinit.
Ne shtator 1941, Beria enderronte per pushime. "Do te lija cdo gje dhe do te shkoja, nese do mundesha. Por jo, nuk mundet. Kontrolloj vendet me aktive: cfare flitet, cfare degjohet dhe shpatullat. Laverenti hajde ketu, Laverenti shko atje. Shoku Beria duhet, shoku Beria menjehere!". Ne prill, Beria shkruan per arestimin e futbollisteve te klubit te Spartakut- vellezerit Aleksander, nikolai, Petr dhe Andrei Starostin. "Me topin ja thone, por si njerez jane kot fare. Konsiderohen intelektuale", shenonte Beria.
Ata te katert u arrestuan, sipas versioneve te ndryshme, pas donin te vrisnin Stalinin, ose pasi vodhen. Ata u liruan pas dy vitesh burgim.
Ne gusht te 1942, Beria shkruante se e keshilloi Stalinin ta qeraste Churchillin. "Koba (keshtu e quan Stalinin) me tha qe ideja ime ishte e mire. Churchill ishte dakord, piu dhe u deh. Koba tregonte dhe qeshte. Pastaj me tha: eshte mire te njohesh se cilat jane pikat e dobeta te armikut". Sipas ditarit te Berias, per here te pare ne jeten e tij e ka pare Stalinin me lot ne sy ne 23 shtator 1942, kur e informoi se si luftonin njerezit afer Stalingradit. hera e dyte ishte ne 10 maj 1945. "Koba na ftoi perseri ne darke. Dhe perseri Koba nuk dukej si ai. Ishte edhe me i zbutur, madje derdhi dhe nje lot. As veten nuk e njoha. Ne fund te fundit shpetova nga nje barre sa nuk arrij ta besoj. Cfare barre qe hoqa!".
Persa i perket mjekut te Stalinit, Miasnikov ishte nder ata qe u gjenden afer "babait" ne ditet e fundit te jetes se tij. "Ne 3 mars 1953, mjeket te thirur ne rezidencen e Stalinit u informuan se gjendja e pacientit eshte e rende dhe se vdekja eshte e pashmangshme. Na u la te kuptonim se shpresohet qe efortet tona ta mbajne ne jete per nje periudhe te mjaftueshme. Kuptova se behet fjale per kohen e nevojshme per te organizuar pushtetin, perfshi pergatitjen e opinionit publik", shenon Miasnikov.
"Gjithe diten e 5 marsit koleget e mij u shqetesuan krejtesisht, rreth pacientit, duke kompletuar lloj-lloj letrash. Ne katin me siper shume njerez nga udheheqja e shtetit dhe partise ishin mbledhur. Secili kalonte afer shtratit te te semurit. Jo te gjithe ama kishin kurajon te kalonin pragun e tij. Vdekja, qe pritej nga casti ne cast, ndodhi ne oren 9.50 ne darke", shkruan mjeku.
Miansikov shkruan se autopsia nxorri ne pah nje arterioskleroze te avancuar. "Kjo gje ka rrenduar, me shume gjasa, brutalitetin e Stalinit, mosbesimin dhe dyshimin e tij, friken konstante nga armiqte, kokefortesia ekstreme, perceptimi i deformuar i evenimenteve. ne fakt, shteti ishte drejtuar nga nje njeri i semure. Ai e kishte fshehur kete vuajtje, i evitoi mjeket, duke pasur frike se njerezit do te mesonin te verteten rreth tij", perfundon mjeku.