Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Letra drejtuar Baroneshës Catherine Ashton

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.Dugi™
WebMaster
WebMaster
dr.Dugi™


<b>Postime</b> Postime : 574

Letra drejtuar Baroneshës Catherine Ashton Empty
MesazhTitulli: Letra drejtuar Baroneshës Catherine Ashton   Letra drejtuar Baroneshës Catherine Ashton I_icon_minitimeSat Apr 30, 2011 1:15 pm

Lëvizja VETËVENDOSJE! nëpërmjet një letre dërguar Zëvendëskryetares së Komisionit Evropian dhe Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Baroneshës Catherine Ashton, ka kundërshtuar emërimin e kolonelit të xhandarmërisë rumune Marian Petre, Shef të Departamentit të Policisë Speciale të EULEX-it.

Baroneshës Ashton i është kërkuar që të anulohet emërimi i kolonelit Marian Petre, për arsye se qeveria rumune që është përgjegjëse për vrasjen e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt si dhe plagosjen e mbi 80 demonstruesve paqësorë më 10 shkurt 2007, është po ajo që e ka deleguar kolonelin Petre. Kjo qeveri ende nuk ka treguar gatishmëri që të bashkëpunojë me drejtësinë ndërkombëtare për të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për intervenimin e dhunshëm gjatë demonstratës paqësore “Për vetëvendosje dhe kundër planit të Ahtisaarit” të 10 shkurtit 2007 të organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!.

Baroneshës Ashton me këtë letër i është shprehur edhe një herë qëndrimi kundërshtues i Lëvizjes VETËVENDOSJE! ndaj EULEX-it si mision antidemokratik dhe me qëndrim neutral karshi pavarësisë së Kosovës.

________________________________

Baronesha Catherine Ashton

Zëvendëskryetare e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri

Komisioni Evropian

26 prill 2011

Ju drejtohemi me këtë letër për ta kundërshtuar emërimin e paralajmeruar të kolonelit Marian Petre, një përfaqësuesi të xhandarmërisë rumune, si Shef të Departamentit të Policisë Speciale në EULEX. Koloneli Petre është deleguar nga qeveria rumune, të cilën ne e mbajmë përgjegjëse, si edhe UNMIK-un, për vrasjen e dy qytetarëve të Kosovës, Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, dhe për plagosjen e mbi 80 demonstruesve të tjerë paqësorë, më 10 shkurt 2007.

Që nga vdekja e tyre qeveria rumune nuk ka shprehur asnjëherë keqardhje për vrasjet e kryera nga njësia e policisë së saj speciale në Kosovë. Përveç raporteve për një hetim të brendshëm ushtarak, populli i Kosovës nuk ka njohuri se qeveria rumune i ka vënë këta policë para drejtësisë për krimet e tyre kundër civilëve të pafajshëm, që kishin demonstruar për të drejtën e vetëvendosjes dhe kundër Planit të Ahtisaarit. Ç’është e vërteta, asnjë zyrtar i OKB-së ose rumun nuk është vënë para përgjegjësisë për këto krime nga ndonjë gjykatë. Prandaj, emërimi i një përfaqësuesi të forcave të policisë rumune për të drejtuar policinë speciale të EULEX-it paraqet një fyerje të rëndë për popullin e Kosovës, dhe mbi të gjitha, për familjet e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt.

Siç jeni në dijeni, Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka kundërshtuar vazhdimisht praninë e EULEX-it në Kosovë, sepse ai është i papërgjegjshëm para popullit të Kosovës, duke i shkelur kështu të drejtat e tij demokratike dhe sovranitetin e Kuvendit të saj, dhe e definon misionin e vet si "neutral ndaj statusit” karshi pavarësisë së Kosovës.

Derisa kreu i misionit të EULEX-it është përgjegjës për veprime disiplinore ndaj personelit të EULEX-it, në këtë rast është vendi i tyre, Rumania, ajo që mban të drejtën për ndërmarrjen e çfarëdo veprimi ndaj personelit që ka deleguar. BE-ja është duke kërkuar nga ne që të kemi besim tek një zyrtar që i jep llogari vetëm Qeverisë rumune. Ne kemi përvojë të hidhur me këtë lloj llogaridhënieje. Për më tepër, BE-ja ka emëruar si shef të policisë speciale të EULEX-it një përfaqësues të një prej pesë shteteve anëtare të BE-së që as nuk e njohin pavarësinë tonë.

Prandaj kërkojmë që të revokohet emërimi i kolonelit Marian Petre. Gjithashtu, ne kërkojmë që në vend të pranimit të policëve të Rumanisë në misionin EULEX, BE duhet të kërkojë nga Rumania që të bashkëpunojë me Kombet e Bashkuara në një hetim të pavarur dhe transparent të krimeve të kryera më 10 shkurt 2007, dhe në gjykimin e policëve specialë që janë autorë të këtyre krimeve.


Albin Kurti

Në emër të Grupit Parlamentar dhe aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://mjeksia-grup.albanianforum.net
 
Letra drejtuar Baroneshës Catherine Ashton
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Eriksson i interesuar për të drejtuar Liverpoolin
» Sanchez: Nuk vdes pa e drejtuar Realin
» Zhytësit luajtën letra 36 orë nën ujë
» Ashton të premten në Kosovë
» Thaçi takim me Ashton

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet :: L.VETEVENDOSJE!-
Kërce tek: