Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 LDK-ja as pozitë, as opozitë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

LDK-ja as pozitë, as opozitë  Empty
MesazhTitulli: LDK-ja as pozitë, as opozitë    LDK-ja as pozitë, as opozitë  I_icon_minitimeSat Apr 30, 2011 5:33 pm

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë se LDK-ja aktualisht është në një pozicion të papërcaktuar politik.

Sipas tij, nuk dihet nëse është opozitë apo është pjesë e koalicionit qeverisës. Kjo gjendje, sipas tij, është krijuar nga momenti kur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka vënë nënshkrimin në “marrëveshjen e panatyrshme politike” për tejkalimin e ngërçit politik, i cili ishte krijuar me rastin e largimit të Behgjet Pacollit nga Presidenca”.

Në intervistën për Kohën Ditore, kryetari i nderit i LDK-së ka thënë se PDK-ja dhe Koalicioni për Kosovë të Re mund të ndihen rehatshëm gjatë ushtrimit të mandatit qeverisës për arsye se kanë marrë mbështetjen e partisë që mëton të jetë lidere e opozitës.

Sejdiu shprehet i bindur se LDK-ja sot do të ishte në Qeveri, sikur Mustafa të hynte në koalicion parazgjedhor me AAK-në. Thotë se e ka edhe përgjigjen pse nuk është arritur një koalicion i tillë, mirëpo nuk parapëlqen ta tregojë në këtë kohë.

Njeriu që e ka udhëhequr shtetin për afro pesë vjet është i gatshëm që të angazhohet në projekte shtetërore, mirëpo e pranon se deri tash nuk i është kërkuar një gjë e tillë nga Qeveria.

Sejdiu e lë të hapur mundësinë që në zgjedhjet e ardhshme presidenciale t’i nënshtrohet vullnetit të drejtpërdrejtë të qytetarëve, për t’u kthyer në postin më të lartë të shtetit.

Në këtë intervistë Sejdiu mohon të ketë pasur ndonjë bashkëpunim me SHIK-un, qoftë të drejtpërdrejtë, qoftë përmes këshilltarëve të tij. Mohon të ketë pasur kontakte edhe me Ramë Marajn, edhe pse e di që ai ka qenë këshilltar për siguri i presidentit Ibrahim Rugova.

Në mënyrë të prerë ai thotë se gjatë kohës kur e ka drejtuar LDK-në, kjo parti nuk ka pasur shërbim sekret të saj. Por nuk garanton asgjë për kohën tjetër. Ai është optimist se një ditë do të arrijë t’i hedhë në letër të gjitha përjetimet që i ka kaluar gjatë karrierës politike. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
LDK-ja as pozitë, as opozitë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: