Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Kosova geto ekonomike

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Kosova geto ekonomike  Empty
MesazhTitulli: Kosova geto ekonomike    Kosova geto ekonomike  I_icon_minitimeMon May 02, 2011 11:12 am

Përveç bllokadave nga shtetet e rajonit dhe atyre të BE-së, eksportuesit kosovarë e kanë edhe një hall tjetër. Mungesën e marrëveshjeve për eliminimin tatimit të dyfishtë. Si pasojë, po rritet kostoja e prodhimit për ta dhe po ndikon që çmimet e tyre të mos jenë konkurruese. Kosova deri më tani ka arritur vetëm një marrëveshje të këtij lloji me Maqedoninë, e me shtetet e tjera thuhet se po vazhdohet të punohet.

Por me këtë, sipas prodhuesve vendorë, nuk duhet të krenohen institucionet e vendit. Ata kërkojnë angazhim më të madh në këtë drejtim, duke pasur parasysh mos respektimin e marrëveshjes për tregti të lirë, CEFTA dhe mungesën e preferencave tregtare me shtetet e Bashkimit Europian.

Sipas tyre, në planin e zhvillimit ekonomik, përveç shumë pikave të tjera, duhet të përfshihet edhe ajo për eliminimin e tatimit të dyfishtë me të gjitha shtetet e rajonit.

Bashkim Osmani, prodhues vendor, thotë se krahas bllokadave tashmë të njohura, po përballen edhe me humbje gjatë eksportimit për shkak të tatimeve të dyfishta që ekzistojnë. “Mosrespektimi i CEFTA-s, mungesa e preferencave tregtare më ka goditur shumë mua në kompaninë time. E, të gjitha këtyre kur u shtohet edhe tatimi i dyfishtë, atëherë mund të them se është humbje për bizneset vendore”, ka thënë Osmani.

Si eksportues, ai thotë se janë në gjendje shumë të vështirë. Për këtë ai kërkon ndihmë nga Qeveria e Kosovës, që të ndërmarrë hapa për të lehtësuar prodhuesit në rrugën e eksportit drejt vendeve të rajonit. “Në planin e zhvillimit ekonomik, Qeveria duhet të ketë parasysh eliminimin e tatimeve të dyfishta me shtetet e rajonit, ngase me këtë do të na mundësohej që produktet tona të jenë më konkurrente në rajon”, tha Osmani.

Po të ekzistonin marrëveshje të tilla siç është bërë ajo me Maqedoninë, ai thotë se kostoja e prodhimit dhe profiti i vendorëve do të rritej shumë, e me këtë në treg ata do të ishin me çmime konkurruese.

Për marrëveshje të tilla, në Ministrinë e Financave thonë se janë duke punuar në këtë drejtim, por deri më tani përveç me Maqedoninë, nuk ka asgjë konkrete.

Fatime Lumi, zyrtare për informim në këtë ministri, ka thënë se Kosova ka lidhur marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë me Maqedoninë. Ndërsa thotë se është finalizuar në nivel ekspertësh edhe marrëveshja me Turqinë. “Kjo marrëveshje me Turqinë pritet që së shpejti të nënshkruhet edhe nga ana e ministrave të financave të të dyja vendeve”, tha Lumi. Gjithashtu, thotë se janë iniciuar marrëveshje bilaterale edhe me shumë shtete të tjera, e që tani ekspertët tanë janë duke punuar në këtë drejtim.

Në anën tjetër, përveç që tregtarët kosovarë bllokohen nga vendet e tjera, atyre nuk u mundëson qarkullim të lirë as shteti shqiptar. Shqipëria ka arritur marrëveshje me Serbinë për heqjen e tarifave doganore. Por, lehtësira të tilla tregtare nuk i ka mundësuar edhe Kosovës, edhe pse proklamohet se dy vendet kanë raporte vëllazërore. Para disa ditësh, Qeveria e Shqipërisë ka vendosur t’i krijojë lehtësi të mëdha tregtare Serbisë, si një shtet anëtar i CEFTA-s. Saktësisht ka miratuar marrëveshjen për heqjen e tarifave doganore, të cilën shpejt do ta miratojë edhe Kuvendi shqiptar. Por, këto lehtësime nuk i ka realizuar edhe me Kosovën.

Me këtë, shteti i Shqipërisë ka goditur dhe ka diskriminuar fort bizneset kosovare. Tash kosovarët, pos bllokadave nga shtetet e tjera fqinje, po mbyten edhe nga Shqipëria.

Përfaqësuesit e komunitetit të biznesit kosovar kanë thënë se viteve të fundit, Shqipëria nuk ka disponim për të bashkëpunuar me ta. Raportet ekonomike mes këtyre dy vendeve s`kanë qenë kurrë më të këqija se tash.

Për të arritur qarkullim të lirë të tregtarëve, pa pasur barriera tatimore, Qeveria e Kosovës duhet të ketë të nënshkruar marrëveshje politike me vendet e tjera. Deri më tani ka të nënshkruar vetëm një marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë me, Maqedoninë. Tani edhe me Turqinë pritet të ketë një marrëveshje të tillë. Mungesa e këtyre marrëveshjeve bën që kostoja e prodhimit të jetë më e rëndë për prodhuesit kosovarë dhe çmimet e tyre të mos jenë konkurrente në treg. /Express/Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Kosova geto ekonomike
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rritja ekonomike këtë vit 5.1 %
» Merkel vs Obama për programet ekonomike
»  Vendet e Eurozonës koordinojnë politikat ekonomike
» FMN: Shqipëria rritje ekonomike prej 2.3 % këtë vit
» Çmimi i naftës rrezikon rimëkëmbjen ekonomike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: