Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Bisedimet zgjidhin konfliktin shqiptaro-serb

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Bisedimet zgjidhin konfliktin shqiptaro-serb  Empty
MesazhTitulli: Bisedimet zgjidhin konfliktin shqiptaro-serb    Bisedimet zgjidhin konfliktin shqiptaro-serb  I_icon_minitimeSun May 15, 2011 12:04 pm

Sekretari shtetëror në të ashtuquajturën Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanovic ka thënë se bisedimet Prishtinë-Beograd, kanë filluar me tema të vogla, por do të përfundojnë me zgjidhjen e çështjes së vetme të pazgjidhur etnike në Ballkan, konfliktin shqiptaro-serb.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Ivanovic ka thënë se aktualisht ka mospajtime për disa çështje teknike, të cilat politizohen.

“Sot kemi çështjen e telefonisë, pra çështjet teknike, që janë ekzistenciale për serbët që jetojnë atje, në jug të lumit Ibër. Por, nëse e politizoni këtë, që dikush të pranojë pavarësinë, në mënyrë që të ketë telefon, kjo duhet të zgjidhet nën praninë ndërkombëtare. Domethënë bashkësia ndërkombëtare, BE-ja, OKB-ja, do të jenë këtu për të mos i lejuar shqiptarët që t’i politizojnë këto çështje”, ka thënë ai.

I pyetur pse Serbia vazhdon t’i financojë strukturat paralele në veri, që shihen si pengesë kryesore e integrimit të serbëve, Ivanovic ka thënë se Beogradi ka obligime dhe ka të drejtë që t’i financojë institucionet e saj në Kosovë.

“Ne nuk e njohim Kosovën e pavarur, ne e shohim atë vetëm si protektorat ndërkombëtar, derisa nuk ulemi dhe flasim edhe për statusin e Kosovës. Me këto tema nuk duhet ngutur, sepse sot dy elitat politike, në Serbi dhe Prishtinë, nuk janë të gatshme që të gjejnë zgjidhje. Unë jam i bindur se këto zgjidhje gjenden vetëm në perspektivë, e kjo nënkupton 5, 6 apo 10 vjet. Por, tash mund të zgjidhet ndonjë temë, që është e ndonjë rëndësie më të vogël politike”, tha ai.

Ndërsa për vizitën e kryenegociatori serb, Borko Stefanovic në institucionet e Kosovës, ka thënë se vizita ka qenë që të bisedohet në suaza joformale për temat që do të diskutohen nesër.

“Borko Stefanovic, në postin që mban, paraqet nivel të ulët politik për të folur për njohje apo mosnjohje. Ai është atje vetëm për të udhëhequr bisedimet, meqë ai ka marrë mandat të qartë, por asgjë më tepër. Bisedimet me shqiptarët e Kosovës kanë për qëllim që të njihemi më mirë dhe për disa nuanca, për disa çështje, që nuk pajtohemi, mbase mund të gjenden zgjidhje kompromisi”, ka thënë Ivanovic. /Telegrafi/

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Bisedimet zgjidhin konfliktin shqiptaro-serb
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Wikileaks: Dell shmangu konfliktin ROSU-EULEX
» Kriminelët e MUP-it serb
» Mashtrimi serb për vulat
» Teodosije: Prizreni, Stamboll serb
» Parlamenti serb debaton për Kosovën

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: