Sipas njoftimit zyrtar të kompanisë, telefonat e mençur mobil nga Nokia, HTC dhe Samsung tashmë kanë arritur në IPKO. Modelet
e telefonave të mençur si HTC Desire, HTC Desire HD, Nokia C3, Nokia
E5, Samsung Galaxy Mini, Corby II dhe të tjerë, tashmë ofrohen edhe për
konsumatorët e telefonisë mobile IPKO. Telefonat mobil për të cilët
kemi folur shumë, duket se tashmë janë në dispozicin edhe për
entuziastët e teknologjisë së fundit.
Përveç telefonave mobil, përdoruesit të cilët parapaguhen në
ndonjërën prej pakove me kohëzgjatje prej 3, 6, 12 ose 18 muajsh marrin
edhe minuta dhe SMS kombëtar dhe ndërkombëtarë, internet dhe MMS, një
numër IPKO dhe një telefon mobil të markës Nokia, HTC apo Samsung, i
cili vjen me një pako të caktuar, thuhet në njoftim.
Për më shumë, IPKO thotë se për çdo pako, ajo ofron edhe mundësinë e
pagesës deri në 18 këste, duke përdorur opsionet e bankave komerciale në
Kosovë.
“Pakot e ofruara janë mundësi e mirë për të gjithë përdoruesit e
telefonisë mobile IPKO, të cilët dëshirojnë të posedojnë telefon të
avancuar mobil nga Nokia, HTC ose Samsung, si dhe të kenë kontrollë të
plotë mbi shpenzimet e tyre. Me secilën pako me parapagim, konsumatorët
tanë e balancojnë buxhetin e tyre, dhe në baza mujore marrin minuta dhe
SMS kombëtar dhe ndërkombëtar, internet në mobil, MMS si dhe telefonin e
preferuar mobil” ka thënë Robert Erzin, Drejtor Ekzekutiv në IPKO.
Konsumatorët të cilët zgjedhin pakon gjashtë mujore Extra 6, për çdo
muaj pranojnë 50 MB internet, 50 MMS, 50 minuta dhe 50 SMS të cilët mund
t’i shpenzojnë drejt çdo operatori mobil në Kosovë, ndërsa pakon e tyre
mund ta kombinojnë me ndonjërin prej modeleve të telefonave Nokia C3,
Nokia E5, Samsung Galaxy Mini apo Samsung Corby II, i cili në nivel
botëror është lansuar muajin e kaluar, ndërsa Kosova është ndër vendet e
para evropiane që e posedon këtë model për shitje.
Ata që zgjedhin pakon një-vjeçare Extra 12, gjithashtu në baza mujore
pranojnë nga 50 minuta dhe 50 SMS kombëtar, 50 MMS, dhe 50 MB internet,
ndërsa kanë mundësinë e përzgjedhjes së ndonjërit prej modeleve të
telefonave të mençur, si HTC Desire, HTC Desire HD apo Samsung Galaxy S
Mini.
Ndërsa, konsumatorët që zgjedhin pakon për 18 muaj - Extra 18, në
baza mujore pranojnë 100 minuta kombëtar, 100 SMS kombëtar dhe
ndërkombëtar, 100 MB internet, dhe 100 MMS, ndërsa atyre iu ofrohet
telefoni i avancuar HTC Desire HD, ndërsa të njëjtin mund ta paguajnë
për periudhë më të gjatë kohore.
/ Telegrafi /