Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Dialogu, “top sekret” edhe për presidenten

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Dialogu, “top sekret” edhe për presidenten  Empty
MesazhTitulli: Dialogu, “top sekret” edhe për presidenten    Dialogu, “top sekret” edhe për presidenten  I_icon_minitimeTue May 17, 2011 6:31 pm

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, mund të jetë kreu i
shtetit në Republikën e Kosovës, por informatat dhe dokumentet për
dialogun me Serbinë nuk mund t’i shohë.
Burime të “Kohës
Ditore” kanë bërë të ditur se Presidenca e Kosovës ka kërkuar qasje në
dokumentacionin që ka të bëjë me dialogun Kosovë-Serbi, të nisur me
ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, por kryesuesja e ekipit Kosovës për
dialog, zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri, nuk ia ka prezantuar për
informim presidencës as strategjinë kosovare të dialogut, as dokumentet e
tjera mbi të cilat po zhvillohet ky proces.
Burime të gazetës thonë se, përveç negociatores Tahiri, nga zyrtarët
kosovarë qasje në dokumentacion ka edhe shefi i saj, kryeministri Hashim
Thaçi, ndërsa arsyetimi që përdoret për mohimin e qasjes është se bëhet
fjalë për “sekrete shtetërore”.
Të përjashtuar nga rrethi i të informuarve për dialogun duket të jetë
edhe Ministria e Jashtme e Kosovës, bashkë me përfaqësitë diplomatike
të vendit nëpër botë.
Sipas burimeve, kreu i diplomacisë së Kosovës, Enver Hoxhaj, edhe pse
nuk ka qasje në dokumentet e dialogut, thuhet se informohet për
procesin përmes kryeministrisë, e cila në ekipin për dialog ka të
deleguar këshilltarin e kryeministrit Thaçi, Lirim Grejçevci.
Ambasadat e Kosovës, në anën tjetër, në mungesë të informatave nga
Qeveria, shfrytëzojnë kanale të ndërlikuara për t’u informuar rreth
procesit të dialogut – prej homologëve nga vendet e BE-së, të cilët kanë
qasje në dokumentet dhe informacionet.
Gazeta ka arritur që të kontaktonte me disa ambasadorë të Kosovës
nëpër vende të ndryshme. Në kushte anonimiteti ata kanë shpjeguar se
asnjëherë nuk kanë marrë nga Prishtina as edhe një informacion se çfarë
po ndodh me dialogun.
Burime të gazetës në Bruksel kanë shpjeguar se lehtësuesi i dialogut,
Robert Cooper, e ka një sistem të veçantë të informimit të të gjitha 27
shteteve anëtare të BE-së. Ai u raporton të gjitha shteteve pas çdo
takimi. E shtetet e BE-së, secila pastaj lëshon të njëjtin raport për
rrjetin e vet diplomatik anembanë botës.
Edhe Ministria e Jashtme e Serbisë i njofton ambasadat e veta pas çdo takimi që mbahet për dialogun.
Gazeta ka provuar që për këtë çështje të bisedonte me Presidencën,
Ministrinë e Jashtme dhe zëvendëskryeministren Edita Tahiri, por ka qenë
e pamundur. Zyrtarët e Presidencës nuk i kanë hapur telefonat, e
zyrtarët e Ministrisë së Jashtme dhe ata të Zyrës së
zëvendëskryeministres kanë sugjeruar që për këtë çështje gazeta t`i
kontaktojë drejtpërdrejt eprorët e tyre.
Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, dhe zëvendëskryeministrja Edita
Tahiri, nuk u janë përgjigjur thirrjeve të gazetës. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Dialogu, “top sekret” edhe për presidenten
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Presidenti Topi uron Presidenten e Kosovës
» Këshilltarët e urdhërojnë presidenten
» Besim Beqaj edhe ministër, edhe biznesmen
» Deputetët po votojnë për presidenten e Republikës
» Clinton uron presidenten Jahjaga

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: