Në krehrin tuaj çdo ditë vëreni një grumbull qime. A është kjo shenjë se duhet t’i lajmëroheni dermatologut? Profesori Mihal Mojrer, drejtor i Klinikës për dermatologji në universitetin në Drezden, flet për shkaqet dhe mënyrat e shërimit të rënies së flokëve.
Biondinat kanë 60.000 qime më shumë në krahasim me flokëkuqet. Cikli jetësor i një qime zgjat rreth shtatë vjet dhe në fazën e rritjes (e cila mund të zgjasë deri gjashtë muaj) mesatarisht ajo mund të rritet rreth 1 centimetër. Më pas pason faza e qetësimit, e cila zgjat rreth katër muaj, në mënyrë që ajo qime të bjerë dhe të lejë vendin për një të re.
Në bazë të kësaj, është krejt normale që brenda ditës të humbisni rreth 100 qime në ditë. Nëse flokët ju bien me javë e këtë çdo herë e më shumë, do të duhej të konsultoheshit me një ekspert, i cili do të zbulojë shkakun dhe do t’ju përshkruajë një terapi përkatëse.
Flokët bien nga ilaçet?
Shkaktar i rënies së flokëve mund të jenë marrja e ilaçeve të caktuara, mungesa e mineraleve apo vitaminave, si dhe çrregullimet hormonale në menopauzë. Ekzistojnë tri loje të rënies së flokëve: në formë rrethore, tek e cila shkatërrohet rrënja, forma e përhapur dhe androgjenetike. Rënia androgjenetike e flokëve shfaqet në menopauzë dhe prek çdo të dytin mashkull dhe çdo të tretën femër. Flokët rriten më dobët, meshkujt shndërrohen në tullac, ndërsa te gratë flokët hollohen. Ky lloj i rënies së flokëve ka edhe komponentin gjenetik, i cili trashëgohet nga prindërit. Në bazë të kësaj, fëmijët e prindërve tullacë janë më të ekspozuar këtij rreziku.
Numri varet edhe nga ngjyrat
Numri i qimeve në kokë varet edhe nga ngjyrat. Biondet posedojnë më së shumti qime (rreth 150.000), më pas flokëkuqit me rreth 110.000, zeshkanët rreth 100.000 qime në kokë. Tash mënyra e rënies androgjenetike të flokëve shërohet në mënyra të shumta. Pilula për rritjen e flokëve “propecia”, që duhet përdorur më gjatë, është e dedikuar për meshkuj, ndërsa ndikon duke bllokuar një enzimë e së bashku me të edhe hormonin DHT.
Çfarë është rënia e përhapur e flokëve?
Në këtë rast flokët nuk bien vetëm në vende të caktuara, por në gjithë kokën. Arsye mund të jetë kimioterapia, ethet, puna e shtuar e gjëndrave tiroide dhe mungesa e hekurit. Edhe disa ilaçe që përdoren për rregullimin e gjakut mund të ndikojnë në rënien e flokëve.
Vitamina H njihet si vitamina e flokëve. Edhe pse nuk shton numrin e qimeve në kokë, përmirëson strukturën dhe cilësinë e flokëve dhe thonjve. Një tabletë prej 2.5 miligramë mjafton brenda ditës, por që rezultatet të shihen duhet marrë s paku gjysmë viti rresht. /reuters/