Ndërmarrjet e privatizuara me Spin Off Special e që nuk i kanë
përmbushur zotimet për investime dhe punësime gjithnjë kanë qenë të
kërcënuara nga AKP-ja se do të futen në ritenderim. Por tani shikohet
mundësia që të ju ndihmohet. Këtë e tha drejtori menaxhues i
APK-së Shkelzen Lluka pas një takimi në OEK. “Ne si AKP kemi ngrit
çështjen me OEK për të organizuar një debat me Bankat Komerciale në
Kosovë me të gjithë të interesuarit për mbështetjen e ndërmarrjeve të
cilat janë të privatizuara me Spin off special dhe të cilat në një masë
të madhe kanë dështuar me përmbushjen e tyre në investim. Pra ne jemi të
përkushtuar të gjejmë zgjedhje e jo ti ndëshkojmë ato ndërmarrje”,
theksoi ai.
Lluka nuk e konsideron këtë si falje të këtyre ndërmarrjeve, por ai
thotë se jemi duke kërkuar mundësi të gjejmë një zgjidhje për
përmbushjen e obligimeve kontraktuale që dalin nga ato kontrata.
Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu njoftoi se së shpejti do të mbahet
një takim me Bankat Komerciale, të shikohen mundësit se çfarë mund tw
bëjmë me to për ti ndihmuar këto ndërmarrje. “U pajtuam që javën e
ardhshme të kemi një debat mu në këtë drejtim, ku do të jenë të
pranishëm përfaqësues të shoqatave, biznesmenë, përfaqësues të bankave,
dhe kompani të sigurimit për të biseduar për qasjen në procesin e
privatizimit dhe përkrahjes së ndërmarrjeve indidivuale”, theksoi
Gërgjaliu.
Lluka ka treguar se AKP-ja është duke punuar me një ritëm te
përshpejtuar ne nxjerrjen e ligjeve te reja qe rregullojnë fushën e
privatizimit, likuidimit, funksionimin e Odes se Veçante të Gjykatës
Supreme, e cila për një kohe është pengesë ne zhvillimin e procesit
privatizim. “Do të nxjerrim edhe një ligj të posaçëm e për Trepçën pasi
qe Trepça konsiderohet si një ndërmarrje e rëndësie te veçante qe mund
te ketë ndikim shume te madh ne zhvillimin e ekonomisë se Kosovës”, tha
drejtori i AKP-së.
AKP në bazë të ligjit aktual nuk aplikon metodat e Spin off special.
Kontratat janë nënshkruar në kohën e AKM-së, por që është bërë problem
interpretimi i neneve të kontratës me ligjet aktuale.