Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Parregullsitë në zgjedhje, dëmtuan demokracinë Kosovë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Parregullsitë në zgjedhje, dëmtuan demokracinë Kosovë  Empty
MesazhTitulli: Parregullsitë në zgjedhje, dëmtuan demokracinë Kosovë    Parregullsitë në zgjedhje, dëmtuan demokracinë Kosovë  I_icon_minitimeWed May 25, 2011 5:20 pm

Një numër i parregullsive gjatë zgjedhjeve për Kuvendin e
Kosovës e kanë dëmtuar rëndë besimin në proceset demokratike në Kosovë,
është një nga vlerësimet që i ka bërë Rrjeti i Vëzhguesve Ndërkombëtar,
ENEMO, i cili me ftesën e u.d. të presidentit të Kosovës, Jakup
Krasniqi, i ka vëzhguar zgjedhjet e vitit 2010.
Raporti final
i zgjedhjeve të Kosovës, që u publikua të mërkurën, më tej, vlerëson se
shkelja e privatësisë së votës nga familja dhe votimi në grup, në shumë
vende ka qenë si formë ligji dhe jo rast i veçantë.
Këto shkelje serioze të procedurave thjeshtë janë pranuar ndërsa
stafi nëpër qendrat e votimit nuk ka bërë përpjekje që t’i ndalojë këto
parregullsi gjatë votimit thuhet në vlerësimin që iu dërguar mediave,
gati gjashtë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve.
Incidente të njëjta dhe dyshimet për mashtrime, vazhdon më tej
raporti, janë një pasqyrë të zymtë të procesit të zgjedhjeve në Kosovë.
Përpos kësaj, vazhdon më tej raporti vlerësues, rastet e presionit
dhe frikësimit në vëzhguesit vendorë janë raportuar te ENEMO, duke u
shtuar kështu dobësitë e procesit.
ENEMO jep një pasqyrë të gjatë të procesit, më shumë duke bërë
përshkrimin e situatës, p.sh. se si ka shkuar fushata parazgjedhore që e
vlerëson kryesisht të qetë, me gjithë pjesëmarrjen e fëmijëve nëpër
takime elektorale, njofton Rel.
Ndërkaq, disa prej rekomandimeve që ENEMO bënë për procesin zgjedhor
të Kosovës është hetimi në mënyrë të pavarur të të gjitha shkeljeve
zgjedhore, të ndiqen me kohë dhe ata që kanë bërë shkelje të mbahen
përgjegjës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2011, ndërsa e njëjta të
aplikohet edhe për shkelësit e zgjedhjeve të vitit 2009 dhe 2007.
ENEMO i rekomandon KQZ-së, vazhdimin e profesionalizimit të
administratës zgjedhore. Sipas ENEMO-s, duhet të vihet theksi në edukim
dhe profesionalizëm. Komisionerët e votimit duhet të merren në punë në
bazë të profesionalizmit. Përbërja e KQZ-së mund të përfitojë nga
përfshirja e disa gjykatësve si anëtarë të KQZ-së.
ENEMO rekomandon që të punohet më shumë me personelin e qendrave të
votimit për të siguruar se po zbatohen masat kundër manipulimeve
zgjedhore si dhe shkeljes së proceduarve si votimi në grup, falsifikimit
të nënshkrimeve në listat e votuesve etj.
Qendra e Numërimit dhe e rezultateve rekomandohet që të rrisë
transparencën e veprimeve të saj duke publikuar të gjithë raportet e saj
në faqen e internetit të KQZ-së dhe duke ofruar informacione në kohë
për të gjitha palët dhe vëzhguesit e akredituar thuhet ndër të tjera në
raportin final të rrjetit të vëzhguesve ndërkombëtar për zgjedhjet e
përgjithshme të vitit 2010. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Parregullsitë në zgjedhje, dëmtuan demokracinë Kosovë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Votimi elektronik shmang parregullsitë në zgjedhje!
» Në Kosovë ka pasur vjedhje në zgjedhje
» Demokracia në Veprim denoncon parregullsitë
» Gratë përforcojnë demokracinë
» Koalicion qeverisës apo zgjedhje të reja?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: