Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 LDK nga hija në “hije”

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

LDK nga hija në “hije”  Empty
MesazhTitulli: LDK nga hija në “hije”    LDK nga hija në “hije”  I_icon_minitimeMon May 30, 2011 8:39 am

E ndier në hije nga aktivitetet e shumta dhe të njëpasnjëshme opozitare të Vetëvendosjes, Lidhja Demokratike e Isa Mustafës ka marrë vendim që ta themelojë një qeveri në hije, përmes së cilës synojnë që t’ia shkurtojnë jetësgjatësinë qeverisë “Thaçi II”. Ky trup i ri brenda partisë më të madhe opozitare në vend do të formohet deri në fund të qershorit dhe si i tillë do të përbëhet jo vetëm nga anëtarët e LDK-së por edhe nga ekspertët e fushave të ndryshme, të cilët përveç punës së dikastereve qeveritare do të vëzhgojnë me kujdes edhe qeveritë komunale, shkruan sot gazeta Zëri.
Sipas gazetës, zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës thonë se themelimi i qeverisë në hije nga ana e LDK-së është një emitim që i kanë bërë PDK-së. Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, duke e mirëpritur këtë vendim të partisë më të madhe opozitare, ka thënë se me këtë vendim “LDK ka emituar PDK-në”.
Në fillim të vitit 2005 partia, që atëherë ishte më e madhja në opozitë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), pati themeluar “qeverinë në hije”, e cila i mundësojë të dalë “në diell” duke fituar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Anëtari i kryesisë së kësaj partie, Lutfi Haziri, thotë se qëllimi i nismës së LDK-së është që të kontribuojë në qeverisjen e mirë dhe t’i “hapin sytë” qeverisë në rastin kur ajo nuk qeveris si duhet.
Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Lutfi Haziri, mohon se partia më e madhe opozitare në vend ka marrë këtë nismë për t’u treguar se është “e gjallë”, në kohën kur “Vetëvendosja” është shumë aktive në polikë.
“Jo absolutisht. Është opozitë deklarative (“Vetëvendosja”). Opozitë praktike është LDK-ja dhe kjo është dëshmuar. E para me të cilën e kemi dëshmuar këtë është rasti i Pacollit. Rrëzimi në Gjykatën Kushtetuese është veprim, nuk është deklaratë. LDK-ja me veprim korrekt është opozita e vetme në Kosovë, e cila në disa segmente koordinon me disa parti tjera por është udhëheqëse dhe lidere opozitare në Kosovë”, shprehet ai.
Analisti Behxhet Shala thotë se qëllimi i LDK-së me këtë veprim është që të forcohet gradualisht për të ardhur në pushtet. Por, ai shprehet i bindur se kjo do të jetë e vështirë nëse kjo parti paraprakisht nuk reformohet për brenda.
“Mendoj se LDK-ja më shumë ka nevojë për reforma, për inkuadrimin e kuadrove të reja, personave që kanë ide dhe që prodhojnë rezultate sesa krijim të një ‘qeverie në hije’. Derisa nuk ndryshohet kahja e aktiviteteve mund të krijohen këso ‘qeveri në hije’ por nuk prodhohet asnjë rezultat”, thotë Shala.
Sipas tij, LDK-ja mund të formojë çfarëdo “qeverie në hije”, por e ka të vështirë ta realizojë qeverisjen e mirë, meqenëse është vetëm parti opozitare që nuk ka ndikim në qeverisje.
Ideja e partisë më të madhe opozitare në vend për themelimin e “qeverisë në hije” nuk shihet si rrezik nga drejtuesit e Lëvizjes “Vetëvendosje”, të cilët thonë se janë të interesuar që në Kosovë të shohin jo vetëm qeverisje të mirë por edhe opozitë të fortë.
Liburn Aliu nga kjo lëvizje thotë se megjithatë nuk është “qeveria në hije” ajo që mundëson një qeverisje të mirë.
“Kjo nënkupton që LDK-ja po heq dorë nga politikat e mëhershme, sepse për gjendjen aktuale politike edhe Lidhja Demokratike e Kosovës e ka hisen e vet. Gjasat që të ndryshohet kjo (gjendja politike) janë që LDK të bëjë ndryshime thelbësore dhe jo vetëm ndryshime që kanë të bëjnë me një mirëqeverisje”, thotë Aliu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
LDK nga hija në “hije”
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Isa Mustafa formon qeveri në hije

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: