Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Masazhi kundër dhembjes së kokës !

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.Delfina
WebMaster
WebMaster
dr.Delfina


<b>Postime</b> Postime : 1077

Masazhi kundër dhembjes së kokës ! Empty
MesazhTitulli: Masazhi kundër dhembjes së kokës !   Masazhi kundër dhembjes së kokës ! I_icon_minitimeThu Jun 02, 2011 3:10 pm

Dhembja e kokës mund të bëhet shumë e padurueshme. Më së shpeshti shkaktohet nga ushqimi jo i rregullt, jeta e shpejtë, stresi dhe pagjumësia. Nëse nuk mund t’i eliminoni këta faktorë, atëherë bëni diçka natyrale dhe të padëmshme. Ju rekomandojmë masazhin kundër dhembjes së kokës. Masazhi do t’ju relaksojë dhe do të bëjë që dhembja e kokës të kalojë.
Masazhin e kokës dhe të tëmblave mund ta bëni edhe vetë, por është më mirë që t’ju ndihmojë partneri apo partnerja. Duhet ta vëni kokën në krahë të partnerit i shtrirë në shpinë, por mund të rrini edhe ulur dhe i kthyer me shpinë nga partneri. Masazhin fillojeni nga tëmblat. Lëvizjet të jenë të lehta dhe rrethore. Bëni masazhin 3 minuta dhe kujdesuni që lëkura të mos irritohet shumë, sepse atëherë masazhi nuk mund të bëhet i pakëndshëm. Partneri duhet të prekë në tëmbla aty ku gjendet një “gropë e vogël”.

Pas masazhit duhet me maje të gishtave tregues të shtrëngoni atë pikë. Do të keni ndjenjën se dhembja në çastin e parë po shtohet, por pastaj lehtë fillon të largohet. Pas këtij masazhi bëni masazhin pjesës së kokës mbi ballë. Partneri duhet me shuplakë ta kapë kokën ashtu që vetëm gishtat e mëdhenj të jenë të lirë. Fillojani me lëvizje rrethore, pastaj vazhdoni me maje të gishtave lehtë në drejtim majës së kokës. Bëni masazh kësaj pjese të kokës 3 minuta, pastaj me majat e gishtave të mëdhenj në vendin ku ata bashkohen mbi ballë shtrëngoni lehtë disa sekonda.

Dhembja e kokës tashmë do duhej të pushonte. Nëse akoma keni dhembje, vazhdoni me masazhin e majës së kokës dhe të pjesës së qafës. Majës së kokës gjithashtu duhet bërë masazh me lëvizje rrethore, ndërsa masazhi i qafës bëhet njësoj si edhe masazhi mbi ballë (me lëvizje rrethore të gishtave të mëdhenj).

Pas këtyre masazheve lodhja dhe nervozizmi do të pushojnë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.com
 
Masazhi kundër dhembjes së kokës !
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Masazhi lehtëson dhimbjen nga artriti
» Nga vijne dhimbjet e kokes dhe si kurohen
» Dhembja e kokes largohet me gjilpere virtuale!
» Ndryshimet klimaterike nxisin dhimbjen e kokës !
» Si mund të dallojmë migrenën nga dhimbjet e tjera të kokës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: