Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Inflamacioni i kyçeve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Inflamacioni i kyçeve Empty
MesazhTitulli: Inflamacioni i kyçeve   Inflamacioni i kyçeve I_icon_minitimeSun Jun 05, 2011 9:34 pm

Infeksionet bakteriale janë ndër shkaqet kryesore të shfaqjes së artritit infeksioz.
Mikrobet patogjenë, nëpërmjet gjakut dhe sistemit limfatik zhvendosen
në kyçe dhe ndikojnë në shfaqjen e sëmundjes. Kontingjenti më i
predispozuar për t’u prekur prej saj janë fëmijët dhe ata që preken
shpesh nga anginat (bajamet).
Pas studimeve të bëra mjekët dhe studiuesit shpjegojnë mënyrën se si shfaqet dhe si mund të parandalohet kjo sëmundje.
Çfarë është artriti infeksioz?
Artriti infeksioz është inflamacion i kyçeve, i shkaktuar nga faktorë
të ndryshëm, ku më të shpeshtë janë infeksionet virale dhe bakteriale,
kryesisht me origjinë nga fyti: streptoksike, stafilokoksike, gjendjet
gripale, por dhe traumat, tuberkulozi, etj. Kyçet që preken më tepër?
Ky tip artriti për vetë natyrën e shkaktarëve mund të prekë njëlloj të gjitha artikulacionet e trupit.
Më të predispozuarit për t’u prekur nga ky lloj artriti?
Meqenëse në shumicën e rasteve, shkak për shfaqjen e këtij tip
artriti bëhen infeksionet nga mikrobet dhe ato virale, kontingjent
rreziku për t’u prekur nga artriti bëhen personat që kalojnë shpesh
angina dhe ata që kanë rezistencë të ulët imunitare. Natyrisht edhe ata
që pësojnë trauma dhe që vuajnë nga tuberkulozi. Përsa i përket
grupmoshave, më të rrezikuar janë moshat e vogla, por nuk përjashtohen
edhe të rriturit.
Bajamet shkaktari numër 1 në shfaqjen e sëmundjes
Ndër shkaktarët më të shpeshtë të artritit infeksioz janë tonsilitet
kronike. Prania e mikrobit, zakonisht streptokokut dhe stafilokokut, në
organizëm bën që personat që vuajnë shpesh nga bajamet të jenë
kontingjent rreziku për shfaqjen e artritit infeksioz. Kjo ndodh për
faktin e thjeshtë që mikrobi kur gjen terren zhvendoset në
artikulacione, duke krijuar inflamacion të tyre.
Komplikacionet që mund të shfaqen nëse sëmundja nuk trajtohet si duhet?
Nëse sëmundja nuk trajtohet si duhet ose mjekimi i saj nuk realizohet
në kohë, mund të ndodhë që infeksioni që ndodhet në kyç, nëpërmjet
gjakut dhe sistemit limfatik të zhvendoset në zemër dhe të shfaqë
komplikacione të rënda, që shpesh çojnë deri në paralizim të pacientit.
Diagnostikimi
Artritet infeksiozë të thjeshtë nëse trajtohen në kohë kurohen mjaft
mirë dhe janë plotësisht të shërueshëm. Ndërsa rastet që shfaqin
komplikacione kërkojnë trajtim më të gjatë dhe sipas pasojave që
shfaqin.
Periudhat e shfaqjes se këtij lloj artriti
Ky lloj artriti mund të shfaqet gati në të gjitha periudhat e vitit, dhe
për vetë veçoritë klimaterike që stinët shfaqin, mund të ndikojnë në
favorizimin e shfaqjes së rasteve të artriteve infeksiozë.
Kurimi
Në përgjithësi për trajtimin e këtij lloj artriti përdoren antibiotikë
me doza sulmi. Mjekimi me to zgjat për 10 ditë dhe si shoqërues
rekomandohen antiinflamatorët. Njëkohësisht të sëmurit i rekomandohet të
qëndrojë shtrirë, në ambiente të ngrohta dhe të shmangë korrentet e
ajrit.
Parandalimi
Duke qenë se kjo është një sëmundje që ka si origjinë një sërë faktorësh
edhe parandalimi i saj do të përfshijë një sërë masash të përgjithshme.
Kështu këshillohet të tregohet kujdes për t’u mbrojtur nga tonsilitet
(bajamet) dhe infeksionet e tjera me natyrë virale. Kjo bëhet duke
forcuar sistemin imunitar, shmangien e korrenteve të ajrit, duhet
treguar kujdes në veshje, etj. Një rekomandim të veçantë që u jepet
këtyre personave është bërja e kulturës së fytit, e cila do të ndihmojë
në eliminimin e mikrobeve patogjenë, që janë dhe origjinë e kësaj
sëmundjeje.
Shenjat dhe simptomat e shfaqjes se artritit reumatoid:
1- Është simetrik, prek gjunjët, këmbët, kyçet
2- Simptomat janë më të forta në mëngjes. Pacientja ose pacienti
e ka të vështirë të lahet, vishet apo të krihet në mëngjes.
3- Shoqërohet edhe me serozit
4- Anemi
5- Xhunga nën lëkurë.
6- Kur sëmundja përparon shkakton shformime karakteristike të
gjymtyrëve: gishtërinjtë e duarve zhvendosen lateralisht për
nga ulna, gishtërinjtë pësojnë kontrakturë, etj.
7- Përparimi shoqërohet dhe me shkatërrim të kërcit të kyçeve dhe
me ankilozë të kockave.
Shfaqjet e Artritit reumatoid
Artriti reumatoid është një nga sëmundjet inflamatore të ashtuquajtura
“sëmundje të indit lidhor”. Kjo është një sëmundje kronike që shoqërohet
me inflamacion të membranave sinoviale dhe formim të të ashtuquajturit
“pannus”. Shkaku i shfaqjes së artritit reumatoid nuk dihet. Kjo
sëmundje prek femrat 3 herë më shpesh se meshkujt. Mosha e prekur
zakonisht është 20-40 vjeç.
Shpesh pacientët e diagnostikuar kanë antigjenin HLA-DR4. 50-75% e
pacientëve me diagnozën e artritit reumatoid “shërohen” brenda dy
vjetësh. Këta pacientë zakonisht nuk kanë faktor reumatoid, dhe kanë
funksion të mirë të kyçeve. Pacientëve që vijojnë të kenë simptomat e
artritit reumatoid edhe pas 2 vjetëve, u shkurtohet jeta mesatarisht me
10-15 vjet. Këta pacientë duhen trajtuar në mënyrë më agresive.
Rastet e shfaqjes së Artritit psoriatik
Psoriaza njihet më mirë si sëmundje e lëkurës e cila karakterizohet nga
infiltrimi limfocitar i lëkurës, trashja e shtresës skuamoze të
epidermës, akantoza, etj. 10% e atyre që kanë psoriazë preken nga
artriti psoriatik. Artriti psoriatik është një nga artropatitë e
quajtura seronegative. Shenjat dhe simptomat më të dukshme vihen re te
sipërfaqja e thonjve, e cila nuk është e lëmuar por ka gropëza,
vijëzime, etj.
Trajtimi i psoriazës bëhet me pomada me blozë, rreze ultraviolet,
etj. Për artriti psoriatik mund të përdoren edhe kripërat e arit,
penicilamina, etj. E ngrohta ose e ftohta ndihmon duke pakësuar
dhimbjen. Kur sëmundja është e përparuar, në grafi shihen erozione të
kyçeve, ngushtim i hapësirës midis kockave, etj. Diagnoza vendoset
klinikisht.
Zonat ku shfaqen gungat reumatoide
Dhimbjet nëpër kyçe që ndihen gjatë lëvizjes janë simptomat tipike të
artritit reumatik. Kyçet enjten, dhembin dhe në rastin e përparimit të
sëmundjes bëhen të nxehta. Më e zakonshmja është që kyçet preken po aq
shumë në të dyja anët e trupit. Një simptomë mund të jenë gungat
reumatike që krijohen aty ku ka shtypje ndaj lëkurës.
Kjo sëmundje mund të ndryshojë shumë midis njerëzve të ndryshëm.
Përveç se shqetësime në kyçe, deje dhe muskuj, njerëzit me artritin
reumatik mund të kenë edhe simptoma të tjera si gunga reumatoide në
nënlëkurë. Ato shfaqen në vende të tilla në trup ku ushtrohet shumë
shtypje ndaj lëkurës, si për shembull tek bërrylat apo në gishtërinj. Më
i rrallë është malcimi në pleurë, cipën e zemrës apo në sy.
Shkaqet e shfaqjes së artritit reumatoid
Studiuesit nuk kanë arritur akoma të sqarojnë shkaqet që çojnë në
artritin reumatik. Me sa duket ka shumë faktorë që marrin pjesë.
Është konstatuar se ka disa prirje të trashëgueshme që përbëjnë një
rrezik më të madh për t’u kapur nga artriti reumatik. Rreziku për t’u
kapur nga një variant më i rëndë i sëmundjes mund të jetë gjithashtu i
trashëgueshëm. Tek dikush që ka prirje për t’u kapur nga kjo sëmundje
mundet që disa lloj infektimesh të bëjnë që ajo të shpërthejë.
Faktorët hormonalë, por edhe tuhatja mund të ndikojnë në të.
Pezmatimi reumatik i nyjeve trupore, kyçeve, ose ndryshe artriti
reumatik është një sëmundje malcuese që shpesh nis në nyjet e vogla, në
duar dhe këmbë. Malcimi çon në mpirje në kyçe, sidomos kur njeriu çohet
në mëngjes apo ka qëndruar në vend për një kohë të gjatë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Inflamacioni i kyçeve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: