Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Kosovën mund ta vërshojnë makinat e vjetra

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Kosovën mund ta vërshojnë makinat e vjetra  Empty
MesazhTitulli: Kosovën mund ta vërshojnë makinat e vjetra    Kosovën mund ta vërshojnë makinat e vjetra  I_icon_minitimeThu Jun 09, 2011 10:25 am

Pas humbjes së kredisë nga FMN-ja, Qeveria e Kosovës ka nisur të
planifikojë se prej nga të mbushë buxhetin e të mos dalë me deficit në
fund të vitit. Një nga mënyrat që të rriten të hyrat doganore dhe të
mbushet buxheti edhe për 20 milionë euro, është parë që të lejohet futja
e veturave më të vjetra se tetë vjet.
Ministria e Financave
nuk ka deklaruar se për çfarë arsye po shqyrtohet mundësia për lejimin e
futjes së veturave më të vjetra se tetë vjet. Ndërkaq, Adriatik
Stavileci, zëdhënës i doganave, e ka mohuar të ketë lidhje ky vendim me
rritjen e të hyrave nga doganat.
Avni Zogiani, drejtues i organizatës “Çohu”, ka thënë se me lejimin e
futjes së veturave më të vjetra se tetë vjet, ky është një reagim
kryekëput i nervozizmit të qeverisë për shkak të krizës buxhetore që e
kanë futur vendin, shkruan Zëri.
Ai ka thënë se e tërë Qeveria është duke funksionuar që të mbushë
buxhetin me forma të ndryshme, që të sigurojnë për pagesën e autostradës
apo “Bechtel&Enka”. “Thaçi është kryeinspektori kryesor për
autostradën dhe po shfrytëzon çdo mundësi të mundshme për të mbushur
buxhetin, që të arrijë t’i rregullojë punët edhe me FMN-në”, ka theksuar
ai.
Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Naim Huruglica, kishte deklaruar
se që nga fillimi i muajit korrik mund të lejohet importimi i veturave
më të vjetra se tetë vjet. Stavileci ka thënë se prej korrikut pritet të
ndërrojnë politikat fiskale, për lejimin e futjes së veturave më të
vjetra, por ky vendim do të merret nga MF-ja. “Ne nuk po synojmë që të
rrisim të hyrat përmes kësaj metode, por ne vetëm do t’i zbatojmë
vendimet, po gjithsesi kjo ka ndërlidhshmëri, nga se pritet që të rritet
numri i importit të veturave dhe pritjet për rritje të buxhetit janë
deri në 20 milionë euro”, është shprehur Stavileci.
“Pres rritje të importit së paku 20 milionë euro në vit, me lejimin e
futjes së veturave më të vjetra, që do t’i sjellë të hyra shtesë
Buxhetit të Kosovës ky projekt. Po flas gjithmonë duke pritur që ky
ndryshim mund të sjellë në treg të Kosovës 10 ose 15 mijë vetura në
vit”, kishte thënë Huruglica. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Kosovën mund ta vërshojnë makinat e vjetra
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Teknologjia-
Kërce tek: