Ka rreth 80 mije substanca toksike ne treg dhe vetem disa
qindra jane testuar per siguri. Por kjo nuk eshte e gjitha, disa mund
te shkaktojne kancerin.
Prija e kafes, solari, apo te perdorni pak puder, gjeste normale dhe
ne dukje te pademshme por qe mund te provokojne kancerin. Kete e
mbeshtet raporti amerikan “President’s Cancer Panel”, i cili ka nxjerre
ne drite nje probem te madh.
Jane disa substanca kancerogjene te fuqishme, te listuara nga nga IARC, Agjencia Nderkombetare per Kerkime mbi kancerin.
Pudra- Aromatike dhe delikate, ndihmon lekuren te
marri fryme dhe mbitegjitha prandalon acarime te pakendshme. Eshte
prezente pothuajse ne te gjitha banjat, perdoret per higjenen dhe
kujdesin e trupit tek te rriturit dhe femijet.
Shume pak e dine qe mund te rrise rrezikun e kancerit ne vezore nese
aplikohet ne organet gjenitale te femres. Sipas analizes se 16
studimeve, rreziku i kancerit ne vezore rritet ne 30 % ne vitet ne te
cilat femrat e kane perdorur ate cdo dite.
Pirja e kafes- Eshte nje pije e konsumit te madh
dhe eshte nje nder me te diskutuarat. Ne fakt ekzistojne dy fronte,
sipas shume eksperteve mund te kete efekt kancerogjen, ndersa per te
tjere mund te parandaloje disa tumore te caktuara.
Ne nje raport te IARC me 1991, thote se: konsumi i kafes rrit
rrezikun e kancerit te fshikzes, ndersa nje analize bere javet e fundit
ka vertetuar qe parandalon tumorin e prostates.
Pirja e alkoolit- Eshte goxha i njohur fakti qe
alkooli eshte i demshem per shendetin dhe qe konsumi i tepert rrit
mundesine e kancerit ne stomak, melci, zorren e trashe dhe te
gjirit. Mund te kufizojme demet duke mos e ekzagjeruar me dozen, nje
gote ne dite per femrat dhe dy maksimumi per meshkujt.
Peshku ne uje te kripur- Kjo eshte nje nga metodat e vjetra aziatike per te ruajtur peshkun.
Disa studime kane vertetuar nje lidhje mes konsumit te ketyre produkteve dhe tumorit ne vezore e kanceri i prostates.
Pajisje per femije te bere me materalie antizjarr- Tris
te klorinuar, jane te njohur si substanca kimike te ndaluara ne vitet
70 per prodhimin e veshjeve per femije (gjendeshin me teper ne
pizhamat). Disa testime te ndryshme kane verifikuar qe ne brendesi te
ketyreve Tris, shpesh permban disa vonues zjarri qe konsiderohen si
kancerogjene. Deri ketu eshte gjithcka ne rregull, por a e dini ju se ku
mund ti gjeni keto Tris?
Ne te gjitha produktet e femijeve, te bere nga poliuretan te tilla si karrocat e femijeve apo ndenjeset per makina.
Shazllonat- Duke marre rrezet e diellit ne menyre te
pakujdesur i ben dem lekures. Mendoni qe shazllonat leshoje rrezatim
Uv 10 here me te larta se ato te diellit ne mesdite. Ne 30 vitet e
fundit eshte trefishuar melanoma tek grate te cilat i nenshtrohen
cikleve te rregullta per nxirje artificiale.