Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Rexhepi paralajmëron “xhematin protestues”

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Rexhepi paralajmëron “xhematin protestues”  Empty
MesazhTitulli: Rexhepi paralajmëron “xhematin protestues”    Rexhepi paralajmëron “xhematin protestues”  I_icon_minitimeTue Jun 28, 2011 9:19 am

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, e ka paralajmëruar “xhematin protestues” se nuk do të lejohet bllokimi i rrugës të premten e ardhshme. Protestën në kërkim të një xhamie të madhe ai e sheh si të drejtë të organizatorëve, por bllokimin e rrugës në asnjë mënyrë.

Besimtarë të fesë islame të organizuar nga një lëvizje e quajtur “Bashkohu”, e udhëhequr nga Fuad Ramiqi, kanë protestuar dy të premte radhazi para Xhamisë së Çarshisë, duke kërkuar një truall në qendër të Prishtinës për ndërtimin e një xhamie të madhe. Ndonëse në kryeqytet janë mbi 20 xhami, sipas këtyre protestuesve por edhe të Bashkësisë Islame të Kosovës, nuk janë të mjaftueshme për t’u bërë vend besimtarëve, shkruan Koha Ditore.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka dhënë një jo të prerë, se të premten nuk do të lejohet falja e namazit në rrugë. Jo pse është kundër namazit, por kundër bllokimit të rrugëve dhe lëvizjes së lirë. Ai kërkon që kjo çështje të zgjidhet në mënyrë institucionale e jo nëpërmjet bllokimit të rrugëve. Më tej, Rexhepi ka thënë se policia është e obliguar ta zbatojë ligjin me përpikëri.

Lideri i lëvizjes “Bashkohu”, Fuad Ramiqi, shprehet se nuk po cenohet liria e lëvizjes së qytetarëve. Më skandaloze, sipas tij, është bllokimi i rrugëve për ndonjë këngëtar apo edhe për vizita, siç ishte ajo e shefit të delegacionit serb për bisedime, Borislav Stefanoviq.

Po ku do të ishte trualli më i përshtatshëm për ndërtimin e xhamisë? Për Fuad Ramiqin hapësira e blertë para Fakultetit të Filologjisë do të ishte më e përshtatshmja. Ndonëse nuk e shenjëzën saktë atë pjesë, ai thotë se hapësira e përshtatshme është ndërmjet katedrales katolike dhe kishës ortodokse, që ndodhet në hapësirën e Qendrës universitare.

Nga ana tjetër rektori i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova, shprehet kategorikisht kundër ndërtimit të objekteve të kultit fetar në Qendrën universitare. Ndonëse e pranon se prona aty është komunale, ai ka thënë se është kundër. E për të treguar këtë kundërshtim ai ka treguar se si gjatë viteve ‘90 ka qenë kundër ndërtimit të kishës ortodokse në hapësirën universitare.

“Më 26 qershor (1991 v.j.) kemi dalë rreth e qark këtij trualli diku 6 mijë studentë dhe profesorë. Ne kemi thënë se këtu duhet me dhënë shpirt e mos me lanë të ndërtohen objekte fetare në qendër të Universitetit dhe për këtë jam maltretuar fizikisht dhe psiqikisht”, ka thënë ai. “Unë kam qenë dhe jam kundër ndërtimit të objekteve fetare qoftë kisha, xhamia, sinagogë. Ne nuk e kishim lejuar as kishë katolike e as xhami”.

Bashkësia Islame e Kosovës ia ka vu syrin një hapësire përballë Institutit Albanologjik në “Ulpianë”. Ata synojnë ndërtimin e xhamisë mu në hapësirën prej 90 arësh, në të cilën aktualisht ndodhet çerdhja e fëmijëve “Fatosët”.

Duke i mbështetur kërkesat e protestuesve por jo protestën, kryemami i Kosovës, Sabri Bajgora, ka thënë se Bashkësia Islame e Kosovës nuk ka ndonjë koordinim me protestuesit, mirëpo kërkesat e tyre përputhen me ato që BIK-ut të shtruara qysh 12 vjet më parë. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Rexhepi paralajmëron “xhematin protestues”
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pacolli paralajmëron njohje të re
» G20 paralajmëron për sfidat e të ardhmes
» LG paralajmëron 20 celularë me Android
» Kuçi paralajmëron masa për shkeljet në MD
» Moratti paralajmëron Realin për Militon

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: