Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Barrikadohen dukagjinasit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Barrikadohen dukagjinasit  Empty
MesazhTitulli: Barrikadohen dukagjinasit    Barrikadohen dukagjinasit  I_icon_minitimeThu Jun 30, 2011 10:20 am

Qindra familje të rajonit të Pejës, Deçanit dhe Istogut vazhdojnë të kenë probleme në shfrytëzimin e pronave të tyre që shtrihen përgjatë brezit kufitar Kosovë-Mal i Zi. Madje, shënimi i demarkacionit me shtetin malazias që pritet të ndodhë në shtator të këtij viti, nuk pritet të jetë edhe aq i lehtë, ashtu sikurse pretendon Qeveria e Kosovës, pasi që banorët e Rrafshit të Dukagjinit janë duke u vetorganizuar për mbrojtjen e pronave e tyre, të trashëguara nga gjyshërit dhe stërgjyshërit e tyre.

Banorët e 36 fshatrave të brezit kufitar që kanë stanet e tyre përgjatë kufirit me Malin e Zi, nga përfundimi i luftës e këndej janë penguar nga forcat e shtetit fqinjë që t’i shfrytëzojnë pronat, duke iu pamundësuar kështu qasja në trashëgiminë e tyre, shkruan Zëri.

Autoritetet malaziase tashmë kanë hyrë në brendi të territorit të Kosovës rreth 6 kilometra, duke vendosur kështu rregulla të ashpra për banorët e rajonit të Pejës, Deçanit dhe Istogut, të cilët dëshirojnë t’i kenë nën shfrytëzim pronat e tyre. Edhe sivjet stanarëve iu është pamundësuar shkuarja në bjeshkë, për shkak të djegies së staneve të tyre nga forcat e Malit të Zi. Livadhet dhe kullosat kanë mbetur të “shkreta”, ku “dora” e banorëve të Rrafshit të Dukagjinit nuk është ndjerë tash e një dekadë.

Shefqet Balaj nga fshati Strellc i komunës së Deçanit, i cili ka pronat e tij në Bjeshkën e Zhlebit tregon se autoritetet malaziase po e administrojnë dhe kontrollojnë gjithë vijën kufitare edhe në brendi të territori të Kosovës.

Ish-drejtori i Policisë Kufitare, Behar Selimi, i cili ka qenë pjesë e ekipit për shënimin e demarkacionit të kufirit me Maqedoninë pret vështirësi në shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

“Ka prona të paluajtshme, për të cilat ka pretendohet se janë banorëve dhe që mund të jenë me të vërtetë, por që iu mungon dokumentacioni. Andaj, në këtë drejtim pres që të ketë vështirësi”, ka thënë ai.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Pejës, Ali Berisha, thotë se është marrë shumë seriozisht me shqetësimet e banorëve të kësaj, ane të cilët frikësohen se pronat e tyre mund të mbesin përtej kufirit me Malin e Zi. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Barrikadohen dukagjinasit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: