Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Krasniqi mbështet opozitën

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Krasniqi mbështet opozitën  Empty
MesazhTitulli: Krasniqi mbështet opozitën    Krasniqi mbështet opozitën  I_icon_minitimeMon Jul 04, 2011 6:13 pm

Jemi këtu të mbrojmë ligjin dhe jo ta shkelim atë. Këtë ua ka bërë të qartë kryeparlamentari Jakup Krasniqi deputetëve në mbledhjen e sotshme të Kuvendit të Kosovës, në momentin kur po diskutohej për Këshillin e Komisionit të Pavarur të medieve.

Krasniqi ka mbështetur të hënën kërkesën e opozitës për votimin, jo vetëm të katër kandidatëve, por të tetë kandidatëve që kanë konkurruar për Këshillin e Komisionit të Pavarur për Media, raporton KosovaOnline.

Kërkesa për votimin e tetë kandidatëve ka ardhur nga Ismet Beqiri, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, i cili ka kontestuar vlerësimin e Komisionit “Ad hoc” të Kuvendit të Kosovës për këtë këshill. Edhe Vetëvendosja dhe AAK-ja e kanë mbështetur kërkesën e Beqirit, ndërkohë PDK dhe KKR kanë thënë se duhet të respektohet ligji dhe t’i besohet punës së Komisionit “Ad hoc”.

Sidoqoftë, Krasniqi ka thënë se ky komision ka bërë shkelje të ligjit, duke mos zgjedhur emrat me konsensus. “Shkelje ligjore ka bërë Komisioni ‘Ad hoc’. Unë, sikurse edhe ju, jam këtu për ta mbrojtur ligjin. Ligji kërkon konsensus të komisionit. Unë dyshoj që mundet komisioni të arrijë konsensus. Andaj nëse nuk ka konsensus më së miri është që me votim të fshehtë të votohen”, ka thënë Krasniqi.

Ligjvënësit me shumicë votash kanë vendosur që kjo pikë të shtyhet për një seancë tjetër. Në një mbledhje të 24 qershorit, Komisioni “Ad hoc”, i drejtuar nga deputeti i PDK-së, Berat Buzhala, me votim të fshehtë ka votuar për tetë kandidatët për këtë këshill, prej të cilëve më së shumti vota kanë marrë Sadija Nikshiq, Xhavit Shala, Ramë Bajraktari dhe Hamdi Podvorica.

Kuvendi i Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe katër projektligje, Projektligjin për dizajnin industrial, Projektligjin për patenta, Projektligjin për mbrojtjen e fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera dhe Projektligjin për markat tregtare dhe ka miratuar edhe raportin e punës së Komisionit për ndihmë juridike. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Krasniqi mbështet opozitën
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: