Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Ushtari i UÇK-së “spiunon” UÇK-në

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Ushtari i UÇK-së “spiunon” UÇK-në  Empty
MesazhTitulli: Ushtari i UÇK-së “spiunon” UÇK-në    Ushtari i UÇK-së “spiunon” UÇK-në  I_icon_minitimeSun Jul 10, 2011 9:08 am

Dick Marty mund ta ketë shfrytëzuar edhe dëshminë e Fahredin Gashit për ta hartuar raportin e tij me të cilin implikon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në kidnapimin dhe dërgimin e civilëve në Shqipëri.

Ish-pjesëtari i UÇK-së që ndodhet në paraburgim dhe po gjykohet për vrasjen e një fshatari të moshuar nga një fshat i Lipjanit ka dëshmuar për krime të supozuara të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës kundër popullatës civile në Kosovë. Në një video dëshmi që ua ka dhënë hetuesve të Gjykatës së Hagës për ish-Jugosllavi në vitin 2004 në kampin finlandez në Lipjan në cilësinë e të dyshuarit tri pjesë të së cilës i ka publikuar portali Lajmeshqip.com, Gashi thotë se mund të ketë pasur kidnapime të shumta të civilëve të cilat nuk mund të jenë bërë pa dijeninë e komandantëve të zonave.

Gashi që është akuzuar nga Nazim Bllaca për përfshirje në krime nën komandën e Azem Sylës është pjesëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës ka thënë se asnjë plumb nuk ka mundur të shkrepej pa dijeninë e komandantëve. Sipas tij, për fatin e këtyre të zhdukurve dinë më së miri komandantët e zonave përkatëse Fatmir Limaj, Rrustem Mustafa, Shukri Buja, Sylejman Selimi…

“Pa dijen e tyre nuk ka guxuar të shkrepej asnjë fishek”, ka thënë ai, duke u shprehur se “në Shqipëri dhe në vende të ndryshme mund të ketë kampe të përqendrimit, ku janë mbajtur dhe mbahen ende pengjet e UÇK-së”, ashtu sikurse, gjithnjë sipas tij, “edhe në Serbi mund të ketë kampe ku mbahen pengje dhe të zhdukur nga Kosova”, shkruan “Koha Ditore”.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka pasur komandë e disiplinë. Pa dijen e komandantit nuk është bërë asgjë… UÇK-ja më ka çarmatosur dy herë dhe së fundmi, në ditën kur delegacioni kosovar është nisur për në Konferencën e Rambujesë, ma kanë marrë pushkën përgjithmonë Fatmir Shurdha dhe Skënder Hoti, i njohur me emrin “Tigri”. Ata më kanë çarmatosur… Ku ka tym ka edhe zjarr, dhe UÇK-ja ka bërë kidnapime të civilëve…”, ka deklaruar Fahrudin Gashi, i njohur si Faruku.

Gashi që është akuzuar nga ish-bashkëluftëtari i tij, Nazim Bllaca, se kanë kryer krime bashkë në kuadër të SHIK-ut e ka pranuar para hetuesve të Hagës se ka pasur raporte të mira me Policinë Serbe para lufte dhe se kishte pasur frikë se mos po vritej nga UÇK-ja. Për t’i rregulluar raportet edhe me UÇK-në ai ka thënë se kishte dërguar një kontingjent mëlmesa vegetë në zonat e luftës të kontrolluara nga ish-guerilja.

Gashi e ka pranuar edhe në të kaluarën se ka dhënë dëshmi për hetuesit e Hagës dhe se një CD e posedon Nazim Bllaca me anë të së cilës, sipas tij, e ka shantazhuar për ta zhvatur. Mirëpo, Nazim Bllaca mohon një gjë të tillë. Në një prononcim për “Kohën Ditore” nëpërmjet telefonit të premten, Bllaca ka thënë se po ta kishte këtë CD qysh ditën e parë të lindjes së problemeve me SHIK-un do ta publikonte atë. Sipas Bllacës, kjo video ka prejardhjen nga Azem Syla, shkruan ndër të tjera Koha Ditore. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Ushtari i UÇK-së “spiunon” UÇK-në
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: