Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Si ndikon mosha në gjumë?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Si ndikon mosha në gjumë?  Empty
MesazhTitulli: Si ndikon mosha në gjumë?    Si ndikon mosha në gjumë?  I_icon_minitimeTue Aug 02, 2011 9:35 am

Më shumë se gjysma e burrave dhe grave mbi moshën 65 vjeçare
ankohen për së paku, një problem me gjumin. Shumica e të moshuarve
përjetojnë pagjumësinë dhe të tjerët probleme me gjumin.
Me
plakjen, modeli jonë i gjumit ndryshon. Në përgjithësi, njerëzit e
vjetër flenë më pak, përjetojnë më shumë gjumë të parehatshëm dhe
kalojnë më kam kohë në stadet më të thella të gjumit se sa të rinjtë.
Sidoqoftë, duke u bazuar në moshë, kthimi i gjumit të rregullt është
esencial për shëndetin fizik dhe mirëqenien emocionale.

Kush i shkakton problemet me gjumin në njerëzit e moshuar?

Janë një varg faktorësh të cilët me kalimin e viteve mund të ndikojnë
në pamundësinë për të fjetur mirë. Në disa prej shkaktarëve më të
shpeshtë përfshihen:

Zakonet për gjumë të pakët: Modeli i çrregullt
fli-zgjohu mund të ndikojë në ritmin individual dhe ta bëjë edhe më të
vështirë mbajtjen e një orari të rregullt të fjetjes. Gjendje të tjera
të lidhura me sjelljen, siç është konsumimi i alkoolit para gjumit,
zgjatja e kohës së të ndenjurit syhapur në shtrat edhe të ndenjurit kot
gjatë ditës mund po ashtu të ndikojë në aftësinë për të fjetur.

Sëmundjet e ndryshme: Disa gjendje të keqësuara
shëndetësore janë të shpeshta tek të moshuarit. Disa nga këto sëmundje,
ku përfshihen insuficienca e zemrës, artriti, aciditeti në stomak,
menopauza dhe sëmundja e Alzheimerit, mund të kenë ndikim në gjumë. Këto
çrregullime mund ta bëjnë të vështirë rënien në gjumë ose mund të
shkaktojnë zgjim të shpeshtë, duke ndikuar kështu në kohën e
përgjithshme të gjumit dhe kualitetin e fjetjes.

Barnat: Disa barna mund të çrregullojnë aftësinë e
personit për të rënë në gjumë ose për të pasur një gjumë të qëndrueshëm
dhe, madje, mund të stimulojnë pagjumësi gjatë natës.

Si ndikon mosha në gjumë?  1%2855%29

Ankthi psikologjik ose çrregullimet psikiatrike: Mosha e shtyrë
karakterizohet nga shumë ndryshime të cilat mund të çojnë në pagjumësi.
Për shembull: ndryshimet jetësore si vdekja e një të afërmi, zhvendosja e
familjarëve, ose kufizimet fizike si pasojë e sëmundjeve, mund të
shkaktojnë stres të theksuar dhe probleme me gjumin.

Çrregullimet e gjumit: Sëmundjet e lidhura me gjumin
si apnea e gjumit, sindroma e lodhjes së këmbëve dhe çrregullimet
periodike në lëvizjen e gjymtyrëve, në disa raste mund të lidhen me
moshën.

Lodhja: Lodhja shpesh çon në kohë jo produktive me
pak aktivitete ditore; kjo mund të çojë edhe në një orar jo të rregullt
të fjetjes dhe zgjimit dhe në probleme kronike të gjumit.

A bëni gjumë të mjaftueshëm?

Nevojat për fjetje të secilit person janë të ndryshme. Nëse tash bëni
më pak gjumë se sa kur jeni të rinj, por ende ndjeheni të pushuar dhe
energjik gjatë ditës, mos u brengosni, sepse në moshë të shtyrë ju keni
nevojë për më pak gjumë. Sidoqoftë, nëse ndjeni se mungesa e gjumit
ndikon në aktivitetet tuaja ditore, duhet të bisedoni me mjekun. Ka disa
rrugë të cilat ju mund t’i ndiqni për të arritur sërish tek gjumi
kualitativ. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Si ndikon mosha në gjumë?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Një orë gjumë mund ta ulë tensionin e gjakut
» Kafja ndikon pozitivisht në zemër?
» Shtatë orë gjumë, zvogëlojnë problemet në zemër
» Autizmi, sa ndikon gjenetika dhe mjedisi?
» Si ndikon gripi në inteligjencën tuaj?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: