Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Ndarja e Kosovës rrezikon Ballkanin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Ndarja e Kosovës rrezikon Ballkanin  Empty
MesazhTitulli: Ndarja e Kosovës rrezikon Ballkanin    Ndarja e Kosovës rrezikon Ballkanin  I_icon_minitimeTue Aug 16, 2011 10:10 am

Eksperti amerikan për çështje rajonale, Daniel Serwer ka thënë se ndarja e Kosovës do të ishte e rrezikshme, sepse, përveç reaksionit domino, do të hapeshin edhe shumë çështje të tjera, si ajo e Shqipërisë së madhe.
Në një intervistë për gazetën Epoka e Re, Serwer ka thënë se ndarja e Kosovës do të sillte probleme në gjithë rajonin.

“Qëndrimi i Prishtinës është se nuk do të ketë ndarje. E vlerësoj këtë pozicion. Ndarja do të shkaktonte probleme jo vetëm në Kosovë, por në gjithë rajonin: në Maqedoni, Serbinë Jugore, Sanxhak, Bosnjë dhe Hercegovinë etj. Me këtë veprim do të krijoheshin edhe katër probleme të reja në rajonin e Ballkanit. E kundërshtoj ndarjen dhe besoj se bashkësia ndërkombëtare me këmbëngulje pushtë kundër një veprimi të tillë”, ka deklaruar Serwer.

Ai ka thënë se zgjidhja më e mirë për serbët do të ishte pranimi dhe zbatimi i Planit të Ahtisaarit, i cili sipas tij, do t’u garantonte të drejta maksimale.

“Plani i Ahtisaarit brenda tij i jep mundësi të mjaftueshme palës serbe për shumë qeverisje. Duhet të punohet që të hyrat, paratë dhe të gjitha projektet për veriun të iniciohen dhe të kalojnë përmes Prishtinës”, ka shtuar ai.

Serwer beson se Bashkimi Evropian do t’ia vërë kusht Beogradit pranimin e realitetit të ri në Kosovë.

“Shpresoj se kancelaria Merkel do ta thotë një gjë të tillë në Beograd. Nuk do të thotë se do të duhej që 27 vendet e BE-së ta bëjnë një gjë të tillë, por mjafton vetëm një shtet ta kërkojë këtë kusht”, është shprehur ndër të tjera Serwer. /Telegrafi/

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Ndarja e Kosovës rrezikon Ballkanin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ndarja e Kosovës rrezikon Evropën
» Serwer: Ndarja e Kosovës joreale
» Serwer: Ndarja e Kosovës një ide e keqe
» Maqedonia nuk frikohet nga ndarja e Kosovës!
» Ndarja e Kosovës ide shumë e rrezikshme

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: