E qeshura e ndritshme hap secilën derë dhe në vend tuajin thotë - të faleminderit, më fal dhe - të dua!Ndoshta
kurrë nuk do ta arrini famën e yllit hollivudian, ndoshta kurrë nuk do
të xhironi film me Brad Pitt ose të darkoni me Sienna Miller, porse ajo
që ata i bën të veçantë, në fakt, është - të qeshurit.
Në të vërtetë, komikja amerikane, Fillis Diller, kaherë ka vërtetuar
se si qeshja është shtrembërim i cili drejton çdo gjë! Në çast do të
përmirësojë fjalën e shëmtuar, do të zvogëlojë tendosjen dhe të gjithëve
do t'ua zbukurojë ditën. Sepse, jemi të sigurt, ekzistojnë ditët kur ju
duket se fustani juaj i preferuar nuk ju rri bash mirë, se flokët i
keni si fshesë, ndërsa këpucët më të dashura ju vrasin aq keq, saqë as
mendoni t'i mbathni më. Dhe, e tëra kjo ju ndodh para ndonjë takimi të
rëndësishëm zyrtar ose takimi me të dashurin, të cilin e keni pritur me
muaj që t'ju ftojë të dilni bashkë Ju, thjesht, nuk e ndieni veten si
person i cili mund ta ndërrojë botën, ndërkohë që më shumë se kurrë ju
nevojitet vetëbesimi. Mirëpo, ja, e tërë kjo le të shprehet me qeshjen
tuaj, me këtë gjest aq të vogël, që përhap vibracione aq të mira! Veçse,
sado që të keni dhëmbë të bukur, më të hijshmit janë kur janë të bardhë
si inxhi! Në fakt, krahas qeshjes së përkryer, askush nuk do ta vërejë
nëse nuk keni krehje të pëlqyer të flokëve, nëse mbani këpucë nga
koleksioni i vjetruar, madje edhe nëse maskara juaj ka 'rrëshqitur' nga
qepallat në kapak të syrit. Me qeshje, sa çel e mbyll sytë do të hapni
çdo derë që dëshironi, me të më së lehti do të thoni 'faleminderit', 'të
lutem', madje edhe ato dy fjalët më të bukura 'të dua'. Qeshja është si
erëza ideale për gjellën më fine. Dhe, kurrë nuk mjafton, prandaj
ngrohtësisht ju këshillojmë, shfrytëzojeni në sasi të pakufizuara!
Nuk do të pendoheni.
Të mos plakeni për shkak të stresit Sipas reagimeve tona ndaj stresit, secili prej nesh i takon njërit
nga tre tipat e njerëzve, thonë profesionistët. Njerëzit e lumtur, që i
takojnë tipit B (të relaksuar dhe të qetë) ose ata që radhiten tek tipi C
(të suksesshëm kur janë nën ndikim të stresit) duken dhe sillen si
shumë më të rinj sesa e kanë moshën. Ndërkaq, personat e tipit A janë të
ndjeshëm, preken lehtë. Prandaj dhe janë kandidatë potencialë për të
përjetuar infarktin, ndërsa për shkak të stresit të përhershëm që kanë,
të cilit dhe i nënshtrohen, plaken shumë më herët! Mirëpo, kjo gjendje
stresore mund të ndryshohet, nëse:
• Përpiqeni të jeni më të përshtatshëm në rrethin ku jetoni
• Nëse mundoheni të liroheni dhe të dëgjoni ç'kanë për të thënë të tjerët
• Nëse ushtroni të meditoni, të merrni frymë thellë dhe të ngadalësoni ritmin e papërshtatshmërisë së jetës.
• Po ashtu, kur jeni nën ndikim të stresit, duhet shtruar vetvetes
pyetja - a thua, kjo që po ju pengon sot do të jetë kaq e rëndësishme
edhe nesër, edhe javën, muajin a vitin e ardhshëm?