Studim mbi vlerat e vitaminës D Instituti amerikan i Mjekësisë është i përfshirë në një
studim që ka të ngjarë të rezultojë në një rritje në konsumimin e
rekomanduar ditor të vitaminës D. Studimi tregon se vitamina D ndikon në
gati çdo pjesë të trupit dhe se niveli i ulët i vitaminës D mund të
jetë me pasoja të rënda për shëndetin.
Vitamina D që
përftohet nga rrezet e diellit, thithet nga organizmi nëpërmjet lëkurës,
dhe bllokohet kur njerëzit përdorin mbrojtëse diellore për të shmangur
prekjen nga kanceri në lëkurë. Vitamina D gjendet edhe në disa ushqime.
Por ndërsa njeriu vë dhjamë, vitamina D mbetet e bllokuar në yndyrën e
trupit.
Ajo që shkencëtarët po zbulojnë është se shumë njerëz nuk kanë në
trup sasi të mjaftueshme vitamine D. Kjo është arsyeja pse Dr Michael
Irwig jep leksione mbi Vitaminën D për personelin e spitalit të
Universitetit George Washington. Ai thotë se nivelet e ulëta të
vitaminës D përbëjnë problem jo vetëm për amerikanët, por për njerëzit
në mbarë botën.
Vitamina D ndihmon trupin për të absorbuar kalcium, si dhe ndihmon
për formimin dhe forcimin e kockave. Mungesa ekstreme e vitaminës D
shkakton deformim e kockave tek fëmijët dhe dobësimin tek kockat e të
rriturve. Mjekët rrallë i dallojnë këto kushte. Por studimet e kanë
lidhur mangësinë e vitaminës D me një numër problemesh të rënda
shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, disa lloje të kancerit,
osteoporozën, diabetin, sëmundjen e Alzheimerit dhe disa çrregullime të
sistemit imunitar. Niveli i ulët i vitaminës D është lidhur edhe me
presionin e lartë të gjakut.
DR. Michael Irving thotë se vitamina D luan rol në gjithë trupin. Rol
aktiv, kjo vitaminë luan në gjoks, në prostatë, në zorrën e trashë dhe
nëpërmjet këtij aktivizimi, Vitamina D ndihmon për të mbrojtur trupin
nga kanceret në këto organe, duke rregulluar mënyrën e rritjes dhe
vdekjes së qelizave.
Mjekët kanë gjetur lidhjet edhe midis vitaminës D dhe shtatzënisë.
DR. Irving thotë se rezultat e disa studimeve kanë treguar se nëse një
grua shtatzëne merr 4 mijë njësi vitamine D në ditë, gjasat e
komplikimeve të lindjes zvogëlohen shumë. Tek gratë shtatzëna që kanë
marrë doza të larta vitamine D janë vënë re edhe pakësime të rasteve të
infeksioneve, lindjeve para kohe madje të diabeteve mellitus
gestational.
Instituti i Mjekësisë, i cili këshillon qeverinë mbi në fushën e
shëndetit, pritet të paraqesë rekomandime të reja rreth sasisë së
vitaminës D. Sipas rekomandimeve të tanishme, një amerikan duhet të
marrë çdo ditë 200 deri 600 njësi të vitaminës D. Por shumë ekspertë,
duke përfshirë Dr Irwig, rekomandojmë për të rriturit 1000 deri 2.000
njësi vitamine D në ditë, sasi që mund të plotësohet vetëm duke marrë
vitamina shtesë në formë tabletash.