5 ushqimet që e përmirësojnë erën e rëndë Ushqimi i pasur me qepë ka qenë i shijshëm, por kur
zgjoheni në mëngjes goja e juaj mban erë të rëndë.Çfarë
të bëni? Kur aroma e gojës tuaj është prekur nga ushqimet
me erë të keqe - zakonisht hudhrat, qepët ose nga mishi me erëza, por
edhe peshku e djathi - juve ju nevojitet një freskues. Dhe në të shumtën
e rasteve duhet të kalojnë 30 deri në 60 minuta kohë pasi të keni
ngrënë (ndoshta edhe 24 orë ndonjëherë), që era e rëndë të kalojë.
Derisa tentoni kot që vazhdimisht të pastroni gojën me brushë, provoni
t’i kundërviheni ushqimeve të tilla me atë që është më e lehtë: me
ushqime të tjera.
1.
LimonPërpini një prerje limon ose kafshoni një pjesë nga lëvorja - është e
lehtë ta bëni edhe në restorant, ku shpesh shërbejnë garnitura limoni
dhe nëse nuk ka, mund të porositni ujë me limon. Për rastet tjetra,
sheqerkat e aromatizuara me limon ndihmojnë po ashtu shumë, dhe mund të
sigurohen dhe ruhen pa vështirësi.
2.
Majdanoz dhe garnitura tjera të gjelbraKur pasta e juaj e ngarkuar me hudhra ose hamburgeri i mbushur me qepë
ju shërbehet me disa gjethe të gjelbra dhe majdanoz anash, konsideroni
atë si një shenjë lajmëruese, jo vetëm një joshje për sy. Të përtypësh
majdanozin pas ushqimit jep një erë të veçantë nga vajrat freskues të
aromës gojore.
3.
Molla dhe ushqime tjera të forta dhe të freskëta (dardha
të forta, karota)Ata kanë shumë përbërës ushqimor që nxisin prodhimin e pështymës dhe kjo
ndikon si shpëlarje pastruese për gojën tuaj. Këndshëm!
4.
Erëza të fortaPër zgjidhje më ekzotike, merrni ca anis, cardamom, koriandër, ose fara
kopri në shportën tuaj kur të bleni ushqime. Përzieni pjesë të
barabarta nga to, në një vazo të vogël të mbuluar dhe mbani në kuzhinë
afër kripës dhe piperit. Përtypni disa fara dhe do të çlironi mjaft
vajra për të aromatizuar gojën pas ushqimit me erë. Dhe do të shihni se
goja juaj do të ketë shije mahnitëse.
5.
Kërcej të mendrës ose kanellësSecili prej këtyre aromatizuesve të fuqishëm dhe të shijshëm do të
largojë shpejt aromën sulfurore të qepës dhe hudhrës. Plus, vajrat
esenciale të kanellës do të vrasin disa lloje qelbëse të baktereve
orale, të cilat aspirojnë të ndërtojnë shtëpi në gojën tuaj. Edhe
çamçakëzët nga këto bimë janë po aq efektiv. Nëse zgjidhni çamçakëz të
ëmbëlsuar me ksilitol, kjo do të freskojë aromën tuaj të gojës dhe
ndihmojë uljen e kaviteteve – është gjest i mençur nëse jeni adhurues i
çamçakëzëve.
6.
Dredhëzat dhe jogurtiNëse nuk mund të kaloni ditët pa u kënaqur në ushqimet që kanë aromë të
rëndë, hani ushqime që parandalojnë erën - kjo është edhe më mirë se sa
shërimi. Konsumimi i një gjysmë filxhani i jogurtit pa sheqer dy herë
në ditë mund të ulë nivelin e sulfurit të hidrogjenit në gojë (që ka
erën e vezëve të prishura). Luleshtrydhet (edhe pjepri, portokalli dhe
frytet tjera me nivele të larta të vitaminës C), po ashtu frenojnë erën e
keqe të shkaktuar nga bakteret e gojës. Filloni dhe përfundoni ditën me
kupë frutash të mbushura me një porcion të madh jogurt dhe ndoshta
kurrë nuk do të duhet të shqetësoheni sërish rreth aromës së gojës.