Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 VV: Marrëveshja, vulos zmbrapsjen e Thaçit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

VV: Marrëveshja, vulos zmbrapsjen e Thaçit  Empty
MesazhTitulli: VV: Marrëveshja, vulos zmbrapsjen e Thaçit    VV: Marrëveshja, vulos zmbrapsjen e Thaçit  I_icon_minitimeMon Sep 05, 2011 7:44 am

Me marrëveshjen e fundit me Borislav Stefanovicin, Edita Tahiri vulosi zmbrapsjen e Hashim Thaçit nga veriu i Kosovës. Edita Tahiri me këtë marrëveshje vulosi dështimin e maskaradës së quajtur “reciprocitet” që realisht nuk u implementua asnjëherë. Ajo e vulosi kthimin në gjendjen para 25 korrikut. Kështu kanë deklaruar të dielën përfaqësues të Lëvizjes “Vetëvendosje” në një konferencë për media që u mbajt një ditë pas arrestimit të aktivistëve të kësaj lëvizjeje.
“Bojkotimi i mallrave të Serbisë duhet të lidhet me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, kërkimfaljen dhe pagimin e dëmeve të luftës, kthimin e trupave të pagjetur, dorëzimin dhe dënimin e mijëra kriminelëve etj.,etj., dhe jo me njohjen e ca vulave ku as nuk shkruan Republika e Kosovës. Në kohën kur strukturat ilegale të Serbisë janë forcuar, kur policët e Kosovës plagosen e vriten në veri, kur Tadic refuzon shpërbërjen e strukturave ilegale edhe pas kërkesës së kancelares Merkel, vazhdimi i bisedimeve me Serbinë është i palogjikshëm dhe shumë i dëmshëm për Kosovën”, ka thënë Xhelal Sveçla, anëtar i “Vetëvendosje”.

Nga ana tjetër, Albana Fetoshi ka theksuar se Serbia i ka pranuar vulat doganore, sepse në emërtimin e tyre nuk e kanë fjalën Republikë.

“Pikërisht në këtë pikë është kundërshtimi i vërtetë i Serbisë, pra te Republika e Kosovës. Dihet që Serbia e pranon Kosovën që nuk i thotë vetes Republikë. Pra, ajo i pranoi vulat pa mbishkrimin Republika e Kosovës në to”, është shprehur Fetoshi.

Lëvizja e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës dhe policinë për, siç thonë ata, dhunën e ushtruar ndaj pjesëtarëve të saj gjatë arrestimit.

Lëvizja “Vetëvendosje” të shtunën ka organizuar një aksion protestues kundër zëvendëskryeministres Edita Tahiri duke hedhur domate kundrejt automjetit zyrtar të kryenegociatores në bisedimet me Serbinë pas kthimit të saj nga Brukseli, ku ajo kishte mbajtur takimin e radhës me Borko Stefanovicin. /Telegrafi/

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
VV: Marrëveshja, vulos zmbrapsjen e Thaçit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet :: L.VETEVENDOSJE!-
Kërce tek: