Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Bllokimi i rrugëve problem për banorët shqiptarë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Bllokimi i rrugëve problem për banorët shqiptarë  Empty
MesazhTitulli: Bllokimi i rrugëve problem për banorët shqiptarë    Bllokimi i rrugëve problem për banorët shqiptarë  I_icon_minitimeMon Sep 05, 2011 1:30 pm

Zyrtarë të Komunës së Mitrovicës theksuan të hënën se bllokimi i rrugëve po krijon probleme për banorët shqiptarë, ndërkaq situata e sigurisë gjatë dy javëve të fundit u vlerësua e qetë, përkundër disa incidenteve që kanë ndodhur në veri.
Në takimin e Komitetit lokal për vlerësimin e situatës, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës, Behxhet Bala tha se në përgjithësi situata ka qenë e qetë, ndërsa disa incidente që kanë ndodhur në veri nuk kanë ndikuar në gjendjen e përgjithshme.

Ai përmendi konkretisht disa protesta të qytetarëve serbë në veri, të cilat bëhen me qëllim të tensionimit të situatës. Në këtë kuadër ceku protestat e punëtorëve serbë të gjykatave, të cilët pa ndonjë shkak kanë protestuar dy ditë rresht kundër kthimit të gjykatësve shqiptarë atje, edhe pse ende nuk ka ndonjë datë të caktuar për kthimin e tyre.

Këtë ai e vlerësoj si një skenar të strukturave paralele me qëllim të krijimit të një pasigurie për kthimin e tyre. “Edhepse ende nuk ka ndonjë datë të caktuar për kthimin e punëtorëve shqiptarë në gjykatat në veri, punëtorët serbë organizojnë protesta kundër kthimit të tyre. Kjo është indikative”, tha ai.

Bala tha se problem në veri mbetet bllokimi i shpeshtë i rrugëve nga serbët. Tha se kjo është duke vështirësuar normalizimin e jetës atje. “Është shndërruar në dukuri bllokimi i rrugëve pas çdo lëvizje në veri dhe kjo është duke krijuar probleme për qytetarët e rëndomtë”.

Në këtë kontekst përmendi banorët e fshatrave shqiptare të Leposaviqit, të cilët prej korrikut kanë mbetur të bllokuar. Tha se ata kanë probleme të mëdha, meqë ka njerëz me sëmundje kronike, mandej nxënës që ndjekin mësimet ne Mitrovicë etj.

Ai ka përshëndetur operacionin e strukturave të sigurisë në veri për arrestimin e të dyshuarve për krime, konkretisht për vrasjen e policit Enver Zymberaj. “Arrestimi i kriminelëve është mënyra e vetme për vendosjen e rendi dhe ligjit në atë pjesë të vendit”.

Ndërsa komandanti i stacionit jugor të policisë, Avni Zabeli, tha se në jug të qytetit gjendja ka qenë e qetë dhe nuk ka pasur ndonjë problem serioz. Theksoi se janë të fokusuar në ofrimin e sigurisë në zonat me popullatë të përzier si në veri ashtu edhe në jug të qytetit. /Telegrafi/

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Bllokimi i rrugëve problem për banorët shqiptarë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Banorët e Leposaviqit bllokojnë KFOR-in
» Papunësia, problem aktual
» Prioritet qetësia, jo zhbllokimi i rrugëve
» Rexhepi: Zhbllokimi i rrugëve s’është përgjegjësi e jona
» AO: Nadal më tej pa problem

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: