Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Përforcohen me ekspertë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Përforcohen me ekspertë  Empty
MesazhTitulli: Përforcohen me ekspertë    Përforcohen me ekspertë  I_icon_minitimeThu Sep 08, 2011 7:58 am


Njëri nga ekspertët më të njohur të marrëdhënieve me publikun dhe këshilltari i dikurshëm i ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, Alastair Campbell është angazhuar për të këshilluar zyrtarë të Qeverisë së Kosovës në fushën e komunikimit strategjik.

Ministria e Jashtme njofton se Campbell është vetëm njëri prej shumë këshilltarëve që janë angazhuar muajt e fundit nga Qeveria.

Shumëkush në Angli beson se fuqia e vërtetë prapa ish-kryeministrit Tony Blair ishte pikërisht drejtori i tij i komunikimeve, Alastair Campbell.

Campbell ishte autori i porosive dhe taktikës mediale të laburistëve pas kthimit të tyre në pushtet në Angli, e më vonë edhe njeriu kryesor në mbrojtjen mediale të politikave të Blairit si lufta në Kosovë dhe Irak.

Pas rënies së Tony Blairit nga pushteti, Campbell është tërhequr nga politika derisa vazhdon të mbetet në “treg” me librat e tij të popullarizuar dhe angazhimet si këshilltar për komunikim i kompanive të mëdha botërore.

Campbell pritet që së shpejti në listën e “studentëve” të tij ta përfshijë edhe Qeverinë e Kosovës, njofton gazeta Express.

Eksperti i famshëm i marrëdhënieve me publik do të mbajë një kurs intensiv për zyrtarë të lartë të Qeverisë rreth çështjeve të komunikimit strategjik. Ardhja e tij është organizuar nga Këshilli Britanik dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës.

Ky trajnim është vetëm një pjesë e programit njëvjeçar të përgatitur nga MPJ-ja dhe Këshilli Britanik nga fondet e përbashkëta të Prishtinës dhe Londrës.

Arjeta Emra, drejtoreshë e Këshillit Britanik për Kosovën ka konfirmuar ardhjen e Campbellit në Prishtinë. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Përforcohen me ekspertë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: